PD kërkesë urgjente për interpelancë me Gjiknurin: Jemi të shqetësuar për...

11 Shkurt 2018, 11:07Politika TEMA

“Selia Blu” përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ka kërkuar interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Në dokumentin e siguruar nga “TemA” kërkohet që ministri Gjinkuri të japë informacione urgjente për inceneratorët që pritet të ndërtohen në Elbasan, Fier edhe Tiranë.

 

“Rreth këtij skandali të përmasave të paimagjinueshme nuk ka pasur asnjë reagim në përputhje me detyrimet që i burojnë nga ligji nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu na duhet të vëmë në dukje se ministria nuk i është përgjigjur shkresave të drejtuara nga deputetët e opozitës duke e thelluar edhe më skandalin.

Deputetët e opozitës parlamentare janë thellësisht të shqetësuar për këtë fakt dhe për heshtjen e pashpjegueshme dhe të paargumentuar të autoriteteve përgjegjëse.

Në vlerësimin tonë, është detyrë e Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit së një vendi kandidat për në Bashkimin Europian, që të analizojë me përgjegjshmëri këto fakte tronditëse, si dhe të mbajë qëndrim publik dhe mbi të gjitha të bëjë transparente për kuvendin dhe publikun kushtet në të cilat janë zhvilluar procedurat dhe si janë lidhur e termat e kontrateve”, thuhet në kërkesën e PD-së.

KEREKSE-PER-INTERPELANCE-ME-GJIKNURIN

1 komente në “PD kërkesë urgjente për interpelancë me Gjiknurin: Jemi të shqetësuar për…”

  1. Juristi says:

    Jeni komplet jashte realitetit.incelatoret e shpetuan qytetin e elbasanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje