Tërheqja nga politika e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi duket se po pasohet në prapaskenë nga një lobim i fortë për të sjellë në vend të tij në Kuvend biznesmenin Astrit Veliaj. Ky renditej i dyti në listën e PD-së në Qarkun e Beratit, pas Halimit që e kryesonte atë.
PD arriti të marrë në këtë qark vetëm një deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Duke qenë se PD nuk plotësonte kriteret e barazisë gjinore ajo është dënuar nga KQZ që sa herë ka lëvizje të tilla të kenë përparësi femrat për tu futur në Kuvend. Kështu, në bazë të ligjit, vendin e Eduard Halimit duhet ta merrte Juvina Jani që mbante vendin e gjashtë në listë. Por ajo e refuzoi menjëherë mandatin e deputetit me arsye personale.
E kontaktuar nga Lapsi.al, Jani tha se i duhet të përkushtohet ndaj djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shtoi se shumë shpejti duhet të udhëtojë jashtë vendit. Pas saj mandati i deputetit duhet t’i kalonte Monika Qoses, e shtata në listë.
E pyetur të premten për këtë çështje, Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhte do ta pranonte atë. “Do ta pranoja me kënaqësi, do të ishte një vlerësim për mua” – tha ajo të premten. Duket se diçka ka ndodhur 24 orë më pas pasi demokratja Monika Qosja duket se ka ndryshuar mendje.
E kontaktuar përsëri nga TCH, përmes telefonit, kandidatja e fundit në listën e PD-së për Beratin në zgjedhjet e 25 qershorit nuk pranoi të fliste.
Pyetjes nëse i qëndron deklaratës së një dite më parë, Monika Qosja iu përgjigj shkurt duke thënë se “nuk kishte një konfirmim zyrtar” dhe më pas mbylli telefonin. Nëse edhe Qosja refuzon atëherë mandatin e merr i dyti në listë, që përkon me emrin e biznesmenit Astrit Velia.
Vetë Astrit Veliaj është shprehur se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, – tha Veliaj për Panoramën.
E njëjta gjë ndodhi në Laç me listën e demokratëve, ku ish-zv.trajneri i Kombëtares, Vasil Bicaj, refuzoi mandatin, gjë që mundësoi futjen në Parlament të Mhill Fufit.
Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj.(Lapsi.al)
Kush eshte koke qypi me i madh ne PD??? Astrit Veliaj. Njeri qe vertet ka universitetin UFO ku te gjithe dalin si UFO qe andej pasi bryl “shef” leshi bryla dhe te tjeret.Astrit Veliaj ish shofer taksie por edhe pa shkolle ka ecur perpara fale mbeshtetjes se Genc Rulit dhe Saliut.Duhet pare origjina pasurore e tij dhe une jam shume i bindur qe aty eshte nje pjese e parave te korrupsionit Berishian apo Rulian. Arta Marku qendisi pak keta te tre se ju ka ardhur koha.
undefined