Izet Haxhia ka treguar disa detaje të reja lidhur me të ashtëquajturën “vrasja e shekullit”.
I cilësuar nga drejtësia si një nga pjestarët e grupit të akuzuar si ekzekutorë të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ai ka treguar edhe njëherë skenën përpara ekzekutimit të tij.
Pas vendimit të gjykatës së lartë turke për ta ekstraduar në Shqipëri, tha në News 24 se janë dënuar vetëm ekzekutorët, por jo organizatorët e saj duke nënkuptuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Është zbardhur vetëm ekzekutori. Janë përfshirë shumë segmente. Ka qenë shërbimi sekret shqiptar i përfshirë. Ka qenë “grupi i Rognerit”. Kanë pasur dijeni edhe shërbimet e huaja sekrete. Ajo nuk ka qenë një vrasje e momentit, por një vrasje e mirëmenduar.
Duhen zbardhur tabulatet e telefonatave para vrasjes nëpërmjet Berishës dhe Azemit. Nuk janë zbardhur ato telefonata të orëve të fundit. Janë të gjitha të regjistruara.
Ka pasur një telefonatë të Azemit me Berishën që nuk është zbardhur.
Është thënë që telefonata që e ka nxjerrë atë nga selia e PD-së kam qenë unë, bujrum dhe le ta vërtetojnë.
Ka pasur disa telefonata të tjera Berishës me Azemin.
Edhe ato nuk janë zbardhur.
Që nga vitet 97 – 98 nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me politikanë.
Para disa muajsh më ka marrë në telefon një emër shumë i njohur i politikës nga radhët e mazhorancës së sotme.
Më ka kontaktuar duke thënë se ndodhej në Stamboll për arsye shëndetësore, por nuk e kam takuar,” tha Haxhia, ish-badigard i Sali Berishës.
Izet Haxhia deklaroi se ai disponon disa tabulate telefonike të cilat tregojnë se nuk është ai që ka folur me Azem Hajdarin në pritë, ku më pas u vra.
Ai deklaroi se ka qenë Berisha që ka kryer më shumë se 10 telefonata me Hajdarin.
“Janë tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në Gjykatë. Telefonave të Berishës, dhe Hajdarit, të cilët kanë qenë të regjistruara me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë. Po, për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit.
Ato që nga ora 3 pasdite, deri në momentin që ka arritur në Tiranë. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë të gjitha të regjistruara, nga kush është marrë, nga cilët numra telefoni. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar”, ka deklaruar Haxhia. (TemA)
OPA, BERISHA NË TAPET,SI URDHËRUESI I VRASJES SË AZEMIT.?????
Sali Berisha me gjyqin qe i ben Kazani Mediatik do jetoje nje pension te lumtur ,te garantuar edhe nga Edvin Rama.Keni kujtese te dobet!
I kudondodhuri xha Brahoja …kot nuk them une qe kryeprokurori eshte S Braho .
propaganda eshte bere ne shqiperi e kosove nje ushqim mediatik,partiak e individesh,se cilete po sulmojn njeri tjretrin.azem hajdari ka kene njeri nga patriotet me te mdhenje ne 40 vitet e fundit ne trojet shqiptare.mu ka dhimte shume.e vrane ne pabesi nga dora e zeze e ndonje te pashpirti dhe nunde te jete i paguar,nga idivide,parti e servise sekrete te huja ne ener te ndonje klani,partie e taborri.kjo vrasje duhet te ndriqohet e ghykohet,por jo procese te nontuara si te vllezrite kiqina ne kosove me deshmitar te paguar dhe ne funde vete gjykats jabe zene nr telefonata ne mes tyre duke fole,se skan asnje prove konkrete pdr ate raste por e gjitha ka qene nga disa deshmi te rrejshme te paguara nga pala e viktimes apo persona x dhe kta te burgosur kane mbajte 15 vite burg.kjo eshte nje rikrim nga drehtesia.edhe ne shqiperi gjykata nuk duhet te behet nga shpifjet por nga prova te krimite.