PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për parafiltrat e KLGJ dhe KLP

10 Shkurt 2018, 17:54Politika TEMA

Partia Demokratike do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e filtrave ligjorë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorit që vijnë nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, është shprehur për TemATv se ankimimi do të ndërmerret kur të plotësohet vakanca e Gjykatës për të kërkuar një vendim 5:2, që është detyrues per Parlamentin.

Kjo nismeë do të ndërmerret për shkak se vendimet e deritanishme 4:3 të Gjykatës, ndonëse pro kërkesave të PD-së, nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca, pikërisht sepse nuk konsiderohen përfundimtare.

Nenet e kthyera nga Gjykata Kushtetuese, kanë të bëjnë me filtrat paraparlamentarë të caktuara nga mazhoranca – si vjetërsia në punë, komisionet e ndryshme te vlerësimit dhe pastërtia e figurës, të miratuara pa dakordësinë e opozitës, por qe gjithesesi janë aplikuar në zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP nga radhët e jo gjyqësorit dhe jo prokurorisë.(TemA TV)

1 komente në “PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për parafiltrat e KLGJ dhe KLP”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Komplet nje genjeshter… Tani qe u mbushen dhe 2 vendet dhe behen 9-te.. Nuk e pelqyen me 7-te.. Partia Socialiste te mos perfilli kete depozite sepse eshte e gjykuar dhe shumica e percaktoj PER AQ SA GJYQTAR ISHIN.. Akoma zhgarraviten te kapen pad cdo lloj alibie.. Jo or jo, Vettingu do vazhdoj dhe PS-ja te vazhdoj punen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje