Nga Ilir Yzeiri
Në festivalin e ardhshëm të këngës në Eurovizion do të marrin pjesë tre shqiptarë që përfaqësojnë shtete të ndryshme. Një vajzë shqiptare do të përfaqësojë Qipron, Ermal Meta Italinë dhe Bushpepa Shqipërinë. Në pamje të parë kjo është shenja e vitalitetit të lirisë dhe transferimit të vlerave nga vende të pazhvilluara në vende që kanë gjithë infrastrukturën e mundshme që talenti i vërtetë të lulëzojë. Në këtë pikë ne duhet të tregohemi modestë sepse, megjithë që kemi një Rita Ora, Bebe Rexha apo Dua Lipa, apo edhe Ermal Metën, italjanët fjala vjen, kanë më shumë se gjysmën e artistëve të Hollivudit apo njerëz të tjerë të shquar në të gjithë globin. Dukuria bëhet komplekse nëse e shohim nga një kënd tjetër.
Ermal Meta apo Kledi Kadiu në Itali janë produkt i emigracionit gati biblik që ndërmorën shqiptarët pas rënies së komunizmit, ndërsa Inva Mula fjala vjen e siguroi suksesin e saj falë talentit dhe mundësisë që të krijon qarkullimi i vlerave dhe elitave. Ndërkaq, fenomeni Ermal Meta na zbulon një anë tjetër të dukurisë e cila, nga njëra anë na bën të ndjehemi krenarë dhe nga ana tjetër na bën të ndjehemi të trishtuar, sepse në të gjitha rastet Ermal Meta ka vetëm origjinën shqiptare. Ai tashmë është një artist italjan, është kantautor italjan dhe, në të gjitha rastet, ai identifikohet me kulturën italjane, ashtu siç identifikohet fjala vjen De Niro me Hollivudin amerikan, megjithëse rrënjët e tij janë italjane.
Kjo është një dukuri me të cilën ne duhet të fillojmë të mësohemi dhe duhet të kuptojmë se talenti nuk është medoemos i lidhur me etninë. Në anë tjetër, fenomeni Ermal Meta ashtu si fenomeni Kledi Kadiu, duhet të na bëjnë esëll dhe të na shtyjnë të mendojmë e të kuptojmë se Shqipëria kështu siç është dhe me këtë sjellje ndaj kulturës do të zhbëhet prej artistëve seriozë dhe do të popullohet gjithnjë e më shumë nga ahengxhinjtë dhe shakaxhinjtë e netëve të vona që bashkë me kokëboshët e të enjteve fatale, po e rrezikojnë këtë vend që ta kthejnë në një mejhane të madhe me njerëz gjysmë të çakërdisur që duan llahinga, aheng, lloqe dhe mburravecë ekranesh që tregojnë se sa herë e kanë mundur kundërshtarin dhe se në ç’mënyrë e kanë sfiduar tavolinën.
Duke u bërë vazhdimisht një fshat i madh, ne po e kthejmë kulturën në një festival barcaletash dhe batutash bajate që i tregojmë në ekranet e televizioneve si gjetje të fundit të kokës sonë bosh. Fenomeni Ermal Meta na tregon përsëri e përsëri se jeta në liri, jeta pa kufij, jeta pa diktaturë mund të bëhet një shthurje totale dhe mund ta zhbëjë një komb të tërë më keq sesa e zhbënte
diktatura hapur dhe me ligje. Edhe në shumë shkrime të tjera para këtij, kam përmendur se diktatura komuniste kishte një projekt të qartë dhe atë projekt që ajo ashtu si gjysma e globit, e mendonte të drejtë, e zbatoi me përpikmëri. Ajo krijoi një rrjet të gjerë institucionesh kulturore, teatro, estrada, krijoi Kinostudion me ambiente të jashtëzakonshme që sot mund të përdoreshin si atelie për studio të huaja dhe shpalli se me anë të këtij mekanizmi, do të krijinte njeriun e ri dhe kulturën e re. Në fund projekti dështoi në mënyrë tragjike.
Dhe ajo që dihet botërisht është se me anë të këtij projekti, komunistët krijuan borgjezinë komuniste e cila ishte e para që filloi ta përqeshte projektin komunist të krijimit të njeriut të ri derisa e përmbysi atë në fund të viteve ’80. Për ironi të fatit borgjezia komuniste u bë aleatja e parë e të burgosurëve politikë. Por kjo është një temë më vete. Pëllumb Kulla, regjisori, shkrimtari dhe intelektuali më i dalluar i kohës sonë, në librat e tij, në artikujt e tij e ka shpjeguar në mënyrë brilante pikërisht këtë dukuri.
Ai vetë bashkë me talentin që ka, është emblema e kësaj dukurie. Mirëpo, liria që fituam pas rrëzimit të diktaturës nuk po na ndihmon që të rindërtojmë edhe shpirtin, pra, nuk po na ndihmon që të kemi edhe artistët tanë që të identifikohemi me ta. Mund të ketë shumë arsye dhe natyrisht në kufijtë e një komenti të tillë është vështirë të rroken të gjitha arsyet dhe shkaqet e kësaj gjendjeje. Ndërkaq ajo që është përsëritur me kohë në të gjitha vështrimet për këtë dukuri është kriza e modelit dhe shkatërrimi i institucioneve të politizuara apo të ideologjizuara të kohës së komunizmit.
Kjo mund të jetë një arsye, por, sipas meje, shkaku është më i thellë. Kriza e rëndë në kulturën shqiptare, pra në një vend që nuk ka një këngëtar si Ermal Meta që të këndojë Shqipërinë, nuk ka një aktor, nuk ka një piktor, një arkitekt, shkurt nuk ka artistë që të na frymëzojnë dhe të na bëjnë të qajmë prej emocioneve të bukura, është më e thellë. Ne nuk kemi një shfaqje që të na mbushë sytë me lot prej kënaqësisë, por në vend të tyre kemi njerëz që dalin në ekran, çirren apo tjerrin me tinguj një tekst që të nervozon dhe nga ana tjetër, shfaqjet që tërheqin më shumë njerëzit e lodhur të këtij vendi janë sherret banale mes njerëzish që ngatërrohen mes vedi për partira apo për grupe politike që ngjajnë me bandat.
Duke qenë kështu, ky vend kënaqësinë për t’u frymëzuar, për t’u emocionuar do ta marrë nga artistë të huaj. Nuk dua të jem pesimist, por kështu siç e kemi zënë, ky vend do të vazhdojë të zbrazet nga gjithçka e bukur dhe që të bën të derdhësh lot. Në ekranet e këtij vendi do të vijë dita që do të shohim vetëm cuba, moderatorë që masturbohen mendërisht me batutat e kohës së qepës, debate me njerëz të lodhur e të mërzitshëm deri në çmenduri, koketa kokëboshe që do të mbushin studiot dhe do t’u flasin shqiptarëve të droguar për pushimet që kanë kaluar nëpër plazhe afër
Kolumbisë dhe fëmijët tanë apo nipat tanë do të kenë vetëm një ëndërr. Të mos shohin çfarë llomotisin dhe për çfarë çirren ata shqiptarë që dalin nëpër ekrane, të mbarojnë shpejt një shkollë dhe të ikin nga sytë këmbët në një vend tjetër që atje të paktën të mësojnë se për t’u kënaqur duhet të provosh emocione që të mbushin sytë me lot. Do të ikin nga një vend që të vetmen kënaqësi ka kultivimin e arrogancës, fodullëkut dhe banalitetin. Do të thyejnë qafën nga ky vend që të mos dëgjojnë më sherrin e ministres së kulturës me Robert Ndrenikën, do të bëjnë të pamundurën që, nëse kanë pak zë për të kënduar, të shkojnë në një vend tjetër dhe të provojnë fatin ashtu si Ermal Meta.
Dhe ata që do të mbeten këtu duhet të përgatiten që festivalet e këngës apo manifestimet e tjera të mëdha të kulturës shqiptare do të bëhen gjithnjë e më shumë si ato paradat e trishtuara të injorantëve , mediokërve dhe budallenjve. Pas shumë e shumë kohësh, jam i sigurtë që të vetmit këngëtarë shqiptarë që do të kujtohen do të jenë ata që kënduan në komunizëm, të vetmit filma ata që u bënë në komunizëm. Dhe njerëzit e atyre kohëve do të pyesin me habi po kjo kënga « Bisedë me pushkën » ç’do të thotë?
Në këtë rast do ta gjejnë përgjigjen sepse për diktaturën do të flitet gjithmonë. Ajo që nuk do të kuptojnë ata do të jetë koha e pasdiktaturës. Për këtë kohë ata nuk do të dinë të flasin dhe nuk do të dinë çfarë të tregojnë, sepse asnjë tingull i kësaj kohe nuk do të jetë i vendosur në ndonjë vend që ata ta shohin e të emocioniohen me të. Do qeshin me diktaturën dhe me këngë si bisedë më pushkën, por do të vënë duart në kokë kur të hapin kapakun e ndonjë pusete me ahengjet e regjistruara në festivalet e këngës shqiptare pas rënies së komunizmit.
Bravo koment i perkryer
Sa te kemi Sinan Hoxhën, nuk pyesim per Ermal Meten dhe Kledi Kadiun. Turmat Bathoriane duan vetem tallava, qe te dalin ne mes te lokalit ku behet dasma dhe te tundin koken si Arusha Mira e famshme.
Por ama, eshte e vertete qe Radio Televizioni Shqipetar Luan nje role shumë negativ, ne vend qe te luaje rol edukativ.
Politika vazhdon ta kete te mberthyer per fyti.
“…..kultivimi i arrogances, fodullekut dhe banalitetit……”. kur e lexova kete shprehje mu mbush trupi me morrnica dhe gati shpertheva ne lot. Une jetoj prej 2 vjetesh ne Amerike, jam i lire, kam rilindur, kam rilindur sepse shpetova prej arrogances, fodullekut dhe banalitetit, kam rilindur sepse shpetova prej ketij kryeministri zhgaravine qe ngeli duke u marre me nje ish-kryeminister perbindesh nga malet e vicidolit, shpetova prej ministres se turizmit qe e kishte kthyer ministrine ne prone te vete e te Auron Tares. Ky kryeminister genjeshtar dhe mashtrues profesionist e tregoi veten me lejen e ndertimit te hidrocentralit mbi lanionet e Osumit, sepse per arsye KORRUPTIVE donte te me ndalonte te vija ne Shqiperi qofte edhe per tu argetuar ne kanionet e Osumit, dhe jo vetem mua. Ky zhgaravine, ky zhgaravine qe per kryefjale ka plehrat dhe Shqupin, ky zhgaravine qe cdo akt korruptiv te tij e lidh me bastardin e vicidoilit, ky zhgaravine qe pasi shkaterroi Tiranen dhe legalizoi mutin e madh te Sarandes kerkon te betonizoje edhe natyren Shqiptare, ky zhgaravine po betonizon edhe mendjet e Shqiptareve me gogolin Berisha………….
Bravo koment i perkrye
Pse te pelcasin ty do futesh hundet kudo ti dhe sa per dieni o gazetar injorane rrenjet e te madhit Robert De Niro jane arbereshe domethene me gjak shqiptari e deklaruar me gojen e tij ne Sanremo.
jo, eshte kuksian dhe e ka deklaruar ne mbremjen televizive me Davi Ledherman
Ishte dhe jot moter bashke me gruan tende me shal perpjete dhe ja kishin hyp njeres Robert De Niro tjetres Davi Ledherman.
Të gjithë shpirtrat janë të lindur per tu emocionur dhe prekur nga bukuria,ndjenja dhe arti.
Shkëndia që ndez këto emocione ,është ambienti kulturor dhe njerëzit e aftë dhe ndjeshëm.
Nje artist që në shqipëri do të kishte përfunduar duke shitur legena kauçuku,
në itali fiton nje festival të njohur botërisht.
Një ordiner si sypeshkaqeni dhe karmina që në itali nuk mund të ishin më shumë
se murator dhe badante,ne shqiperi bëjnë karshillik te gjithëve dhe gjithshkaje,
me pasuri qe nuk kuptohet nga fijne dhe ku jane fituar.
Per mediokritetin provincial shqiptar artisti i vertete eshte sypeshkaqeni.
Sepse ai ka gjithka duke qene asgjë.Nuk eshte fenomenale.
Ky eshte ndryshimi i kultures me antikulturen.Talentin me arrivizmin pa skrupull.
Shoqeria ku antivlera quiet vlerë,eshte e vdekur ose ne agoni ekzistenciale.
Kur te gjithe njerezit te pranojne qe identiteti me te cilin kane etiketuar vetvehten: “eshte…, po thjesht nje etikete”, ndoshta, ndoshta, kafsha qe mendon qe eshte kaq e zgjuar do ndaloje te krenohet dhe t’i bjere gjoksit…! Shqiptare, Bullgare, Nigeriane, Mongole, Meksikane, Myslimane, Kristiane, Budiste , idiote, te zgjuar etj, etj, etj…, fatkeqesisht jane shpikur nga njerezit per njerezit. Kafshe me “te zgjuar” nuk ka, vetem sepse jemi dhe kafsha me idiote.
Bjerini gjoksit. Arritje e madhe!
E ke qare. Fatkeqesisht ky eshte realiteti.
E ke qare, Fatkeqesisht ky eshte realiteti.
Shqiperia eshte nje fshat i madh,ku dominon fshatarsia qofte nga numri por me shume nga botkuptimi.
ne krye te fshatit ka udheheqes e politikan fshatare qe kan vesh nga nje kostum dhe u duket se jane bere qytetar.
Nga ta fillosh nga vicidoli qe ka 60 vjet ne qytet dhe ka botkuptimin e nje bariu dhish,qe nga fjalori ,dialekti,dhe gjykimi fshataro komunist i thashethemeve.
Do te kuptosh se si jane te tjeret mer e analizo myslym an murrizin qe nga orogjina dhe jeta e tij.
dhe njafton keta te dy qe te nxjeresh konkluzionin e te gjitheve.
shikoni kulturen e ketij populli qe mblidhen neper dasma dhe i hedhin parat ne shesh disa ahengxhinjve turkoshak qe kendojne si harixhinj me melodi turke.
shikoni sheshet se si mbushen kur kendojne keta kengetar demode,dhe fol per kulturen e ketij populli.
po kendoi e madhja ivna mula apo deri tek ermal meta,shqiptaret jane si te huaj qe nuk kuptojne,sa te dale ndonje jevg me kenge turke sikur i kane vene prizen dhe elektrizohen,prandaj edhe keta kengetar te medhenj ne saj te talentit te tyre(dhe jo sic thote lulushi) kane bere mire qe kane ikur atje ku i kuptojne dhe i vlersojne.
Si nga autori ashtu dhe komentuesit permendet me te drejte Inva Mula. Por ka plot te tjere qe shkelqejne ne skenat artistike, apo stadiumet dhe sallat sportive neper bote. Pse pak jane Ermonela Jaho, Gezim Mushketa, Perljocaj me fame si rralle ndonjehere. Nuk po numruojme ata dhjetra sportiste apo shkencetare te shquar. Dhe keta jane padyshim shqiptare. Por lind pyetja pse ata shkelqejne jashte? Kushdo e di pergjigjen. Kushtet ku te zhvillojne talentin por dhe trajtimi financiar nuk i kane. Arti, sporti dhe shkenca paguhen me shume se cdo profesion tjeter kur shkelqen. Po ku te shkelqejne? Ne diktature nuk kishin alternative tjeter, por gjithsesi dhe ashtu, trajtoheshin pak me mire se te tjeret, ngaqe ishin dhe pjese e propogandes. Fatkeqesisht Shqiperia nuk do te mund te mbaje dhe per shume kohe talentet ketu, me keto skena e mjedise sportive qe kemi. ,Ekonomi tregu, eshte dhe kjo.
E ri-veshtroj zhvillimin e botes si perpjekje e njeriut te nenshtroje natyren dhe njeri te nenshtroje tjetrin duke zhvilluar teknologjine dhe ditjrine. Shoqeria, pavarsisht nga menyra e organizimit te forcabe su duese nxjerr talente nepermjet ushtrimit te vetedisiplinimt per te arritur suksesin, duke kapercyer perplasjet dhe duke mus kuptuar nese force e panjohur i shmang rivalet edhe me me vullnet ne cdo epoke. Gjeniu eshte pasoje e nje lloj evolucioni, eshte pasoje jo vetem perzgjedjeje objektive, por edhe subjektive.
Ky Ermal Meta eshte nje kengetar shkerdhate qe nuk vlen dy leke.Me teper reciton se kendon.Muzike bejne vetem britaniket dhe amerikanet.Gjithe te tjerat jane majmunlleqe.Nga italianet respekt vetem per Celentanon e madh.Gjithe te tjeret ne plehra.
Z. Yzeiri: Ermal Meta nuk iku per tu bere kengetar sepse ahere ishte 13 vjec.Jame dakort qe Meta nuk eshte produkt i kultures shqiptare ashtu sic nuk eshte Maria Kallas produkt i kultures greke.Por te gjithe ata qe behen te njohur dicka kane nga vendi i tyre qe ne mund te mos na bjere ne sy.Akeni parasysh se si kendojne Afro -Amerikanet????.Edhe vetem ta degjosh pa e pare e kupton nga menyra e te kenduarit se kush eshte.Nuk perjashtoj faktin e diferences se madhe midis kultures perendimore dhe asaj Afrikane te cilat u nderlidhen por menyra e te kenduarit mor vella eshte pasta,brumi qe i dallon afroamerikanet. Dallimet brenda kontinentit tone jane me te veshtira per ti vecuar.Ermali eshte i kultures Italiane por eshte paste shqiptare me kompozimin,menyren e te kenduarit,tekstin e kenges dhe ndjeshmerine aristike pa harruar kurre edukaten familjare ne formimin e personalitetit te tij muzikor dhe shoqeror.Me gjithe katrahuren tone kemi kengetare te mire dhe ngadale ngadale do largohet vulgarizmi dhe do te evidentohen vlerat e verteta
Mosvazhdimesia e vlerave kulturore kombetare,ka krijuar stanacionin qe ben qe ne te fillojme nga dija qe eshte monopol i nje grupi qe politikisht kane te drejten e transformimit te vlerave sipas deshires dhe nevojave te tyre. Nuk kemi mundesine as te ekspozojme as te analizojme as te paraqesim figura tek te cilat te rinjte tane artiste te orientohen.Me pelqyen disa teza te cilat ne jeten e perditeshme shfaqen ne humor me banalitete dhe auditori krejt i pakultivuar gajaset sa te neveritet edhe pse eshte veshur bukur nga rrobat e gabit dhe pse origjina genetike e sjell estetikisht te bukur.Mjafon te shihni trendin e te rinjeve per te lene mjeker dhe Karl Marks po te ishte gjalle do fitonte cmimin Gines me performancen e tij.Shpesh here them kur jane estetikisht te bukur pse e shemtojne veten.Se fundmi eshte naive,meshiruese per nje komb kur nuk e kupton se artistet nuk kane atdhe,kane vlere dhe se jeta ato i perkedhel kur bien ne kombe te hapur dhe me kulture…
Per lelo-muzikantin.
Italia është vëndlindja e muzikes.
Mjafton vetem fakti se nëse ke parë ndonjëherë një partiturë muzike,
do shikosh se te gjitha kohet cilësohen ne Italisht.Psh. lento,andante,veloce,moderato etj,etj.
Mbase per ty muzika e vetme eshte çiftelia. Se paku mos flit per gjera qe nuk ke fare haber
se tregon vetem injorancen e thelle .Do kisha me shume respekt sikur te thoje”qe une njoh vetem çifteline”.
DENIRO THOTE QE RRENJET E MIJA JANE ARBERESHE .
Ju jeni modest prej orientali zoti gazetar jo njerëzit që punojnë për të arritur sukseset e tyre në të gjitha fushat ajo është merite e jona e njerëzve që punojnë.
@Lelo
Nga komenti duket qe je kontradiktor dhe injorant i muzikes. Po te informoj qe kur Celentano vajti ne rinine e tij ne Amerike, e “duartrokiten” me te shara dhe domate. Por, te tjere artiste italiane si Mina, etj. kane qene te mirepritur dhe te famshem ne Britanine dhe Ameriken tende. Nejse, kaq di dhe kaq thua, por nuk te falet te shash dhe te ofendosh nje talent si Ermal Meta, i cili duhet te beje krenar cdo shqiptar. Falenderime autorit per artikullin.
Bravo Ilir.
Duhen qe ne art , kulture , sport, media te dalin njerez vizionare, frymezues, te ditur, qe idete i kthejne ne vepra. Per aq kohe qe keta mungojne , nuk i evidenton, nuk i nxjerr njeri ne drejtim, por kemi pare vetem te rendomte , do te kete perhapje ne mase te gjere te drejtuesve te rendomte qe sjellin perhapje te antivlerave, muzikante te corientuar, gazetare e media per te ardhur keq, qe nuk respektojne arsyen, gjuhen, etiken dhe estetiken, orkestra e teatro qe nuk dine e nuk duan te punojne shume , te frymezojne , te mbushin sallat, te terheqin njerzit dhe te fitojne.
Sot eshte e djele. Ka ndonje koncert orkestra e RTSH, po opera, po ansamblet e tjere qe paguhen nga ne, po
ndonje koncert te tyre ne qytete. Po pjese te bukura muzikore ne sheshe , parqe , qe neser te vijne ne salla.
Kur do te kete drejtues qe punojne , vertet qe duan te punojne.?
E kuptoj deshperimin tuaj,dhe e aprovoj mllefin,por me duhet te them se e ardhmja do jete e bukur per Shiperine. Nje populli vetem mund tja ngadalesosh zhvillimin por kurre ta ndalosh.Italia qe ju permendni Irlanda jane shembuj optimiste.
Artan Sejko
Po shave,po kritikove,po bere qarramanin,shqiptaret te pelqejne,te thone bravo,te pershendesin,te urojne.Qare- mania eshte ilaçi i ketij populli.Sidomos po te shoqerohet me mallkime.Persene, nuk ma do mendia se se dime…ndodh sepse ne brendesine tone jemi shpirtzi dhe te keqinj.
Keshtu dhe ky zoteria,e ka nisur me te qare…ta kete fajin shpirtzia? JO! Fain e ka emancipimi dhe horizonti.
Ke artist sot zoteri,qe s’ kane asnje mangesi nga ana artistike-profesionale dhe mbi te gjitha nga ana shpirtrore.Artits pa pasur anen shpirtrore frymezuse per masat nuk egsiston me ne kete bote,ne ate kohen komuniste,po.Ke artist zoteri sot qe bejne pune sociale dhe merren me emancipimin e gjeneratave.Ke artist sot si Florjan Binaj,Gazmend Paja,Ledio Lako,etj,etj,qe kane dale nga kjo shqiperi qe ti shan,dhe s’ kane asgje me pak se aktoret e shume reklamuar hollivudian.Edhe kjo ceshtja e hollivudit sa po vjen e po zbehet,pasi aktoret anglez gjithnje e me shume po fitojne titujt ne hollivud,por duke mos pranuar te behen pjese e tij.
Aktor,piktor,muzikant,valltar,etj do kete dhe do dalin pafund,elitare gjithenje eshte e veshtire dhe ka qene.Mos te ngaterrojme koherat dhe sidomos ate televizorin bardhe e zi…vetvetiu bardhe e ziu eleminon tisa mangesi te aktorve.Pastaj aq ishin,kush aktor,kengetar,valltar,piktor dilte ne tv behej legjende.
Ja na thuaj z.gazetar ke talent pengoj shqiperia ? Me emer dhe mbiemer e jo me” jo klima,jo pushtei,jo derci verci”.
Okej,Ermal Meta fitoj sanremon…edhe pastaj?!?!?! E fitoj kenga zoteri,JO ERMALI!!!
E fitoj nje kenge e kompozuar nga dikushi dhe Ermali ishte thjesht kengetari.Per aftesite vokale te Ermalit,zakonisht vendos konsunmatori,populli ,ndersa per prapaskenat italjane , jane me te shumta ne vendin fqinj,te siguroj.
Kujt aktori ju rrefuzua e drejta per te shfaqur talentin e tij,apo te pelqen menyra sesi pergjidhen ne hollivud? Shpresoj te keshe degjuar se gjysma e aktoreve hollivudjane duhet te benin sex me producientet,me deshire apo me hir,perdryshe do u rrefuzohej “talenti” qe kishin.
Zoteri,ne jemi keq ne te perditshmen,aty po,nuk ecen dot perpara,ndersa per punet artistike,ne mos jemi me mire,jemi njelloj.
MUZIKA SHQIPTARE E VITEVE PARA 90-TES KA QENE E MREKULLUESHME , PASI E TILLE ISHTE DHE JETA .. !I KENDOHEJ PUNES DHE NDJENJAVE . KOMPOZIME DHE INTERPRETIME TE MADHERISHME ..! KUJTOJ ANITA TAKEN , VACE ZELEN , PARASHKEVI SIMAKUN , LINDITA SOTEN , EMA QAZIMIN , LUAN ZHEGUN , SHERIF MERDANIN , FRANCESK RADIN , KOZMA DUSHI ,BASHKIM ALIBALIN , FREDERIK NDOCIN , TONIN TERSHANEN E DHJETRA TE TJERE , ME CLODHET TRUPI I DERMUAR NGA JETA, NGA PUNA NE MERGIM , TANI NE MOSHEN 64 VJECARE .. . KOMPOZITORE DHE INTRPRETUES MADHESHTORE . KAM NJOHUR DHE VITET E FUNDIT TALENTE TE MEDHENJ SHQIPTARE NE VENDIN KOMSHI KU JETOJ SI XHERAHUN E MADH , FERYEREN E FJERIT QE DO TE PERFAQESOJE QIPRON NE FESTIVALIN EURPPIAN ETJ ..! JU LUTEM MOS I POLITIZONI GJERAT !
SHQIPËRIA I KA ASGJËSUAR ERMAL METËT PREJ 600 VJETËSH…
Që të jemi të sinqertë, që ta themi troç, shqip fare, jo prej 30 vjetësh, por këto nahije i kanë vrarë, i kanë asgjësuar Ermal Metët prej 600 vjetësh… Kanë asgjësuar këtu Pal Ëngjëjt, Marin Barletët, Lekë Matrëngët, Kamardët, De Radët, Gavril Darët, Karl Gegët, Aleksandër Moisitë, Migjenët, etj., etj.
Fakti që vijon e ndodh ende sot e njëjta gjëmë, do të thotë se po futemi në vitet e 700 -ta me të njëjëtën mendësi, me të njëjtën halabakësi dhe të të njëjtin kapadaillëk harbut…
Ky habitat i përçudnuar është në hasmëri fatale me talentin, vlerën, njeriun e mirë dhe këtë krerët e politikës shqiptare të këtyre 27 vjetëve e kanë demonstruar me një ligësi dhe mashtrim sa banal, aq dhe halabak, sa kriminal, aq dhe monstruoz…
Të tjerat jan ë pallavra…
te lumte, e gjej vetem plotesisht dhe meqe ra fjala Faik Konica si gjeni i madh i Shqiptareve i ka bere radiografine me te mire kesaj halabakerie e makuterie te papare. ne rast se diktatura e Enver Hoxhes i vuri kapak opozitarizmit ajo mbolli patritoizmin, por ky 27 vhecar i fundit eshte lavdia e te keqes me te madhe te Shqiperise e cila per nga permasat e demeve ndaj ketij kombi ja kalon edhe pushtimit osman dhe copetimit te viseve Shqiptare. Ajo qe mua me cudit aq shume eshte fakti se si ky popull arrin te ndjeke nga pas nje kryemafioz si Edi rama, nje pacavure e pafytyre, nje njeri i pabese dhe i uritur per ta pare kete komb ne gjunje.
Dicka qe ja vlen ta lexosh.Nje tabllo e boshllikut shpirteror.Shaba coment i mencur..vullnet i verber irracional apo lufta brenda llojit.Nuk e di muziken qe ta shpegoj por di qe muzika eshte univers me vete dhe ska lidhje me materien por me shpirtin. Per / Lelon/.Muzika italiane ka regres se shoqeria italiane ka regres.Dhe do te duket so barsolet po revolucioni imuzikes moderne nga italia filloidhe i kinematografis
Bravo como
Ne shikuesit Shqiptare te klanit, i kenaqim nevojat tona emocionale ne bordellin kulturor te telenovelave Turke. Iken ato vite kur shikonim fshehtas TV Itataliane.
Si nga autori ashtu dhe komentuesit permendet me te drejte Inva Mula. Por ka plot te tjere qe shkelqejne ne skenat artistike, apo stadiumet dhe sallat sportive neper bote. Pse pak jane Ermonela Jaho, Gezim Mushketa, Perljocaj me fame si rralle ndonjehere. Nuk po numruojme ata dhjetra sportiste apo shkencetare te shquar. Dhe keta jane padyshim shqiptare. Por lind pyetja pse ata shkelqejne jashte? Kushdo e di pergjigjen. Kushtet ku te zhvillojne talentin por dhe trajtimi financiar nuk i kane. Arti, sporti dhe shkenca paguhen me shume se cdo profesion tjeter kur shkelqen. Po ku te shkelqejne? Ne diktature nuk kishin alternative tjeter, por gjithsesi dhe ashtu, trajtoheshin pak me mire se te tjeret, ngaqe ishin dhe pjese e propogandes. Fatkeqesisht Shqiperia nuk do te mund te mbaje dhe per shume kohe talentet ketu, me keto skena e mjedise sportive qe kemi. ,Ekonomi tregu, eshte dhe kjo.
Jemi mesuar me genjeshtra ne shqiptaret.Pse pellumb kulla eshte simboli i intelektualit? Je nje gazetare leshi, ilir.Nuk ndertohen argumentet me rrena.
Mua per vehte nuk me ben pershtypje, si ne Itali, si ne Shqiperi Ermali mbetet shqiptar!
Mos ti futim ne nje vleresim provincial Talentet….
Sepse Arti flet me nje gjuhe te perbotshme!
Nuk ka rendesi ku eshte ne SHBA, ne Itali APO ne Shqiperi, ai na nderon kudo qe eshte!…
Teatri me real dhe domethenes i Shqiperise se pershkruar ne kete artikull eshte Parlamenti. Ku ka shfaqje me te bukur qe e sodisim pa paguar asgje (ndonje takse te vogel). Perse na duhen skenat e teatrove, operave, estradave kur kemi nje skene te madhe qe perfaqeson gjithe Shqiperine? Ku ka batuta me te bukura se ato ate E. Rames, “kokeministrit” qe drejton dhe eshte koka e gjithe Shqiperise? A ka vend tjeter ne bote qe drejtohet me batuta dhe te jete kaq gazmor sa Shqiperia? Na e kane zili gjithe bota. C’na duhet Ermali qe fiton Festivalin e Sanremos, kur kemi artiste te popullit qe na japin shfaqje ne Parlament?
Gjithe sanremo ishte recitim kacurelesh.
Ermal Meta eshte shqiptar, dhe jo thjesht me origjine shqiptare si citojne disa burime. De Niro eshte me origjine italiane, se ka lindur ne Amerike nga prinder qe kane jetuar prej shume kohesh ne SHBA. Madje i jati i tij eshte me prejardhje italiane dhe irlandeze, ndersa e eme, me prejardhje holandeze, angleze, franceze dhe gjermane (nga prinderit dhe gjysherit e saj). Pra,nuk ka asnje ngjashmeri me keto raste dhe duhet bere mire dallimi midis ketyre dy koncepteve. Kledi, Ambeta, Ermali, Ermonela, Saimir Pirgu, etj etj jane SHQIPTARE, dhe jo me origjine shqiptare, o njerez!
Zembren time ke shprehur! Edhe me lot ne sy jame