Fuga “kritikon” Bashën: Ore edhe Ermal Metën do ta politizojmë, që na plaçin sytë na plaçin

11 Shkurt 2018, 17:44Politika TEMA

Akademiku Artan Fuga ka postuar në rrjetin social Facebook një koment mbi reagimet që shkatoi në rrjet fitorja e shqiptarit Ermal Meta në festivalin e  Sanremos.

Fuga ngre shqetësimin se triumfi i këngëtarit shqiptar në festivalin e famshëm Italian po politizohet dhe duke mos e lënë rehat sipas akademikut do ta kthehjmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Një ndër ta që reagoi për fitoren e Ermal Metës në Sanremo ishte dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Përmes një statusi në facebook Basha shkruante se në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos.

Postimi i plotë i Fugës

 “San Remo dhe dhunë shqiptare

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthehjmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pasur pas babë të dhunshëm;

O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane?

Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër.

Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t’i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egësirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri!

Që na plaçin sytë na plaçin”. (TemA)

4 komente në “Fuga “kritikon” Bashën: Ore edhe Ermal Metën do ta politizojmë, që na plaçin sytë na plaçin”

  1. xx says:

    Tamam ai kerric,Basha,kur permendi Ermal Meten,vetem shau qeverine.Ne se Ermali i lexon keto do thote ::;O zot ne cfare xhungle do isha ,po te mos kisha ikur”

  2. Tr says:

    MORE ZOTI AKADEMIK , POR BASHA ESHTE NJE IDIOT I PAPARE . TURP KUSH MERRET ME ATE . BASHES I MJAFTOJNE ANALFABETET E TIJ QE E DJEKIN NEPER PROTESTA .

  3. Bostonian says:

    Ju edhe shume palaco te tjere te katunit mediatik po e politizoni se populli vec se ve kengen nja dy e tri here edhe kenaqet me aq.
    Ma do mendja Se keto artikuj i keni per njeri-tjetrin me doemos.

  4. Ermali eshte nje tjeter fitore e partis dhjerokrate.
    Ky komb ka rrjedhur.
    Keta edhe kur humbasin thrrasin fitore dhe jo ne kete rast qe ka fituar Ermali sikur ka fituar saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje