Partia Demokratike duket se po lëviz të gjitha gurët për të siguruar një hetim të plotë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Së fundmi demokratët pritet të miratojnë në mbledhjen e grupit kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë për trajtimin që i është bërë kësaj çështje.
Mësohet se komisioni hetimor do të ketë si objekt disa nën-çështje, por tre më kryesoret janë: verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.
E dyta, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur dhe e treta, ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish-ministrin e Brendshëm. (TemA)
Me Tahirin, pa Tahirin, PD-ja sebepe do, vetem te sabotoje vetingun!