Nikollë Lesi shfaqet skeptik: A duan me të vertetë Basha e PD ta rrëzojnë Edi Ramën, apo kanë vënë 'shishen' në radhë...?

12 Shkurt 2018, 09:47Politika TEMA
Nikollë Lesi shfaqet skeptik: A duan me të vertetë Basha e PD ta

Nikolle Lesi shfaqet shume skeptik ne lidhje me deshiren e Lulzim bashes dhe vete PD per te rrezuar Edi Ramen nga posti i kryeministrit.

Botuesi i gazetes “Koha Jone” analizon te gjitha akuzat e forta qe ben Basha ndaj Edi Rames, por dhe levizjet aspak te tilla, madje shume te buta qe PD dhe kreu i saj realizojne ne Kuvend.

Lesi eshte skeptik nese vertet deshiron Basha dhe PD ta rrezojne Ramen, pasi sipas tij ka disa fije te padukshme qe e lidhin e marreveshjen e majit te vitit te kaluar qe e dekonspirojne kete deshire.

Lesi thote se ndoshta Basha ka vendosur “shishen e qumeshtit” ne radhe dhe prite te vije pushteti njehere.

“Nëse ndjek më vëmëndje lëvizjet dhe mënyrën e të bërit opozitë të PD-së, e sidomos të Lulzim Bashës, patjetër se ka diçka që nuk shkon me frymën opozitare të genit demokrat historik të kësaj force politike. Nëse qeveria Rama është me vota të vjedhura, qeveri e krimit, qeveri e grupeve të drogës, siç bërtet përditë selia blu dhe kryetari i kësaj selie, atëhere si ka mundësi kjo mënyrë opozite e cila vetëm flet në parlament, por nuk përballet me turma ndaj pushtetit. Me sa duket Lulzim Basha është i vetëkënaqur që ka minutat e tij pakufi për të folur në parlament dhe fluturues nga gëzimi se mblodhi me 27 janar një turmë stërmadhe në bulevard, por një pjesë e madhe e tyre nuk ishin të siguruar nga PD-ja, sepse LSI kishte elektoratin e vet në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”.

Kreu demokrat Lulzim Basha mendon se pret radhën e “shishes se qumështit” në vitin 2021 për të marrë pushtetin. Apo ka ndonjë lojë tjetër, e cila ka fije të padukshme që prej 17 majit 2017 dhe që me një djallëzi përfekte bëjnë sikur zihen me Edi Ramën, por nga ana tjetër sms-të “buzëqeshin” mes te dyve, duke u kthyer në dy aktorë politikë, ku tallen me popullin e tyre.

Një parti e traditës së fortë, me përballje kokë për kokë me pushtetet e radhës, si PD-ja, nuk mund të hesht, ndërkohë që populli pret piskamën për përballje.

Edi Rama po merr gjithë pushtetet me radhë, në mos e futi edhe drejtësinë krejtësisht në dorë, po qeveris me arrogancë të fortë jo ligjore, siç vetë pohon e deklaron Lulzim Basha; atëhere pse e mban popullin në zinxhir Lulzim Basha, apo se ka frikë se revolta këput zinxhirët dhe merr përpara mikun e 17 majit 2017?

Opozita nuk është me fjalë apo facebook. Opozita është përballje, është sakrificë njerëzore, është të jesh prijës i popullit, kur ke në pushtet një mazhorancë të inkriminuar, siç janë faktet në çdo koncension, tenderim, emërim apo tjetërsim të pronës shtetore në disa duar oligarkësh.

Lulzim Basha nuk duhet vetëm të buzëqesh apo të bërtasë jashtë asaj çka ndjen apo mendon. Ai duhet të jetë Udhëheqës i Opozitës së Bashkuar, duke qenë i pari në vijën e përplasjes se populit me pushtetit.

Dhe nuk ka shumë kohë. Nëse nuk e bën këtë pranverë thërritjen e popullit opozitar, bashkë me LSI, atëhere pazari Rama-Basha i 17 majit 2017 është mu në oborrin e PD-së.

Pyetja: A don me të vertetë PD-ja e Lulzim Basha ta rrëzojnë pushtetin e kryeministrit Rama apo e gjitha është një lojë e fshehtë, ku të mirat e ditës të pushtetit ndahen natën mes PS e PD?!”, shkruan Lesi.

1 komente në “Nikollë Lesi shfaqet skeptik: A duan me të vertetë Basha e PD ta rrëzojnë Edi Ramën, apo kanë vënë ‘shishen’ në radhë…?”

  1. nazeqare says:

    O M’kolle ! Ti po ben thirrje per perplasje por duhet te dish se po ndodhi perplasja, nje prej te pareve qe do i qihen robt do te jesh edhe ti. Ju bandite dhe kriminele katundesh qe kerkoni te fusni ne vellavrasje popullin shqiptar per xhepat tuaj. Sic ke bere ne 1996-1997.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje