Nga Ylli Pata
Është komentuar shumë këto ditë kërkesa e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të mos hyrë në vetting. Lajmi ka rrëshqitur n në mënyrë anonime nga organet e vettingut deri në mediat pranë mazhorancës. Kjo ka shkaktuar një reagim të qarqeve pranë opozitës, të cilat kanë akuzuar komisionet e vettingut si “vegël e Edi Ramës”.
Por cfarë ka ndodhur realisht?
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dërguar një letër zyrtare dhe konfidenciale komisionit të vettingut. Në letër, Llalla theksonte se nuk dëshiron të rivlerësohet, pasi nuk do të hyjë në sistemin e drejtësisë.
Pra, ish-kryeprokurori do të jetë një qytetar privat. Komisioni i Vettingut ka shkelur të gjitha rregullat me publikimin e ekzistencës së letrës, por edhe ka kompromentuar rëndë institucionin.
Anëtari që e ka shpërndarë këtë fakt rrezikon të gjithë institucionin. Kjo është hera e dytë që veprohet me Adriatik Llallën në mënyrë të tillë.
Para një muaji, duke ju referuar burimeve nga vettingu, disa media pranë qeverisë thanë se është gjetur se Llalla nuk ka diplomën e shkollës së mesme. Kjo pasi e ka falsifikuar atë.
Pra, mbi ish-kryeprokurorin është bërë një vetting publik, përpara se ai të hynte në procedurat e vettingut.
Në një farë mënyre, po e shtyjnë Adriatik Llallën për të deklaruar ndonjë ditë: “E shikoni, pa hyrë në vetting më dërrmuan, lëre më pas po të hyja”.
Dhe ka shumë gjasa që të ndodhë kjo. Madje nuk duhet të ketë asnjë çudi se zoti Llalla të hyjë fuqishëm në politikë. Ky lajm ka kohë që qarkullon në sallonet e Tiranës, por dilemma është me kë do të shkojë ish-Kryeprokurori, me PD-në apo LSI-në?
Vendimi për të mos hyrë në vetting, në një farë mënyre duket se është një lëvizje politike e Llallës. Kjo sepse nëse ai do të jetë pjesë e gjyqësorit, siç i takon me ligj një ish-kryeprokurori, do të duhej detyrimisht të hynte në vetting.
Nëse ka zgjedhur jetë një avokat, hyrja në vetting vetëm do t’ia rriste reputacionin pasi i bënte publicitetin e duhur për të pasur punë e klientë. Edhe nëse do të zgjidhte karrierën akademike sërish do të kishte favore nga vettingu.
I vetmi profesion ku vetingu “s’i bën hajër” është politika. Kjo sepse ekzistenca e një dosjeje dhe bërja e saj publike e bën një politikan “më të brishtë”.
Normalisht, nëse është totalisht i pastër mund t’i japë favor, por duket se ish-Kryeprokurori ka menduar ndryshe. I pozicionuar që në fillim kundër vettingut, reformës në drejtësi dhe Donald Lu-së, ai duket se betejën do ta vazhdojë.
PD-ja dhe LSI-ja nuk kanë miratuar asnjë komision vetting; ato hynë në fuqi vetë me short, duke krijuar kështu një premisë që institucionet të konsiderohen vetëm të Edi Ramës.
Adriatik Llalla duket se do t’i shtohet “taborrit” të kontenstimit të reformës, duke shtruar argumentet e tij siç ka bërë edhe me përplasjen ndaj ambasadorit amerikan.
Tanimë gjërat janë më të qarta: ka një front pro dhe kundër reformës në drejtësi.
Pjesë e frontit të dytë është bërë edhe ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili sipas gjasave do të jetë “ylli në ngjitje” i këtij fronti që pas 25 qershorit ka bërë koalicion politik dhe kanë nisur aksionet politike.
PD-LSI deri tani të gjitha aksionet i kanë bërë kundër drejtësisë: sulm ndaj Kryeprokurores së përkohshme, sulm për ekstradimin, sulm për hetimet ndaj drejtorëve të rrugëve etj etj.
Duket se opozita më shumë se me ekonominë dhe problemet sociale, betejën e saj do ta bëjë në rrafshin juridik.
Ka prej një viti që panelet gëlojnë me nenet e Kodit të Procedurës Penale dhe madje edhe ato të Gjykatës së Strasburgut.
Opozita është kthyer në juridike më shumë sesa politike.
Dhe në këtë rast vendi për Adriatik Llallën është hapur vetëvetiu.
Ai do të flasë, sipas gjasave për rezistencën që i ka bërë në sistem të gjithë atyre(PS dhe ndërkombëtarëve) që kanë dashur reformën në drejtësi.
Pra është ambjenti pjellor për Adriatik Llallën, madje për të zënë një vend primar në kupolën e opozitës.
Me “rolin e viktimës” që ka luftuar fort me “zabtuesit e drejtësisë”. Por gjithsesi, i duhet të tregojë numrin e amzës…
Per asgje s’e ke kete m……..
Gramshakeve u heq kapelen vetem per fyellin e mrekullueshem. Per kaq sa beri eshte i pari dhe do jete i fundit ne sojin e tij.
E meriton te merret me politike Tik Dhalla. Te gjithe qe Jane ne rrjetin e krimit me politike merren.
Po si more Ylli Rosa nuk te vjen turp te shkruash te gjitha keto rreshta me lavde per kete hajdut pa shkolle te mesme? O zot o zot ku eshte katandisur gazetaria shqiptare. Ti duhej te shkruaje shkurt qe ky duhet te behet gati per burg per te gjitha krimet si ka bere dhe per pengimin e drejtesise. Ptu pleher gazetar.
CFAR POLITIKE THONI OGAZETARE LESHI KY LLALLA ESHTE PER NE BURG ,KY ESHTE I PARI QE DUHET TE FUTET SE KA BERE SHKELJE TE RENDA DHE KA MBULUAR SHUME KRIME QE DUHET TE ISHIN HETUAR DHE PASURIN QE KA VEN NUK E JUSTIFIKON DOT SE ESHTE VEN NEPERMJET KRIMIT ROBQIRI TE KALBET NE BURF SE ESHTE NJERIU ME I POSHTER I SISTEMIT TE DREJTESISE
E ka sqaruar ne fund te shkrimi: “Por gjithesesi, i mungon numuri amzes”. Katastrofe Shqiperia me nje ish prokuror pa shkolle te mesme! Dhe akoma diskutojne; jo vetingu, jo politika. Adriatiku do ikij te fshihet.
Mendoj se Z.Llalla nuk mund te shpetoje kaq lehte nga e kaluara e tij pasi duhet te jape llogari per dosjet e mbyllura (kur ato çeshtje duhej te hetoheshin ) se dyti te jape llogari per pasurine e tij perfshire dhe qytetar i thjeshte ,se treti duhette jape llogari per akuzat kunder USA dhe ambasadorit amerikan,se katerti per dipllomen e falsifikuar gje qe denohet me ligj prandaj pak durim ….TIK-TAK
O rose, mos u mundo te kalosh lumin, pa mberitur te ura, duro dhe pak dhe do e shohesh kete K…., dhalle ne se do e kaloje a jo Vettingun. Vettingu o rose, NUK eshte as i Rames, as i lulit apo dhalles……bej durim ti dhe dhallat dhe kosrat e ketij vendi, do kete gallate, te jesh i sigurt…….
Po si nuk te erdhi ndoht nga vehtja te shkruash gjthe keto rjeshta per nje onxhobonxho qe ne pak vjet ne detyre, nga nje fshatar moracak e kaloi vehten ne milioner dhe tani e ka lluksin te largohet nga drejtesija bashke me ato qe ka vjedhur. Atij per te lare gjynahet i duhen 8 vjet burg dhe sekuestrim pasurije
llalla te gjeje diplomen e shkolles smesme nje here. Si mund te punosh e gjykate me arsim 8-vjecar??? vetem ne Shqiperi mund te pretendosh te besh gjera te tilla.
Ylli! Ty te shkon mendja se ky fare personaliteti do te kete kurrajon te riciklohet ne politike? Absurde! Per dy arsye, se pari gjithe karriera e tij nje deshtim total dhe si itille, nje deshtak nuk do ti bente nder asnje formacuioni politike, ne te kundert do ta kompromentonte keq ate. Se dyti! Limoni sigurishte qe ka me shume vlera ushqyse se domatja. Te ishte limon do te ishte nder per te, por ai eshte nje domate e prishur, qe edhe ta shtrydhesh, as per salc nuk ben! Ky lake’ i sherbeu me devocion ustait, pasi edhe vete perfitoi shume nga ky sherbim, por tanime qe gjithcka doli ne drite te diellit, te dyja palet, ustai me cirakun, do te mundohen te rrine larg njera tjetres.
Ka mundesi te marre vendin e E.Halimit
ne PD e padronit Saleh.
Keto 4 vitet e arthme i duhen te vijoi shkollen e mesme naten . Me von , me te pare e me te bere . Zgalem
Thyfte qafen !