Komisioneri për Emigrimin në BE, Avramopulous u takuar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në ambientet e ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Pasi nënshkruan marrëveshjen mes policisë dhe Frontex, së bashku dolën në një konferencë për shtyp.
Komisioneri u shpreh i impresionuar për arritjet në drejtësi ku nënvizon se Shqipëria do të jetë së shpejti në zemër të BE-së.
Ai këshillon që lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë.
“Shqipëria ka bërë progres dhe unë uroj që së shpejti të jetë pjesë e BE-së. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, historikisht dhe gjeografikisht”, tha ai.
Ndërkohë nga ana tjetër ministri Xhafaj garantoi se “Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e prodhuesve të kanabisit. Shqipëria do të përfitojë nga projektet e BE-së gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje”.(TemA)
kure komisoneri grek lavdron falco shqiperin,ndryshe thene ps me ramen,ka vetem nje kuptim.deti shqiptar shkoje per uflla dhe greqis ju pranuan 300km2 deti ilire.
Bravo skiperia ju ndjek nga televizori ne greki. Ktej fliten shume fjale te mira per ju. Na behet qejfi edhe ne emigranteve kur shikojm kto lajme pozitive
Komisioneri Avramopulous nje politikane europian dhe nje fqinje qe ne momnentet me te veshtira sic ka qene 1997, ka ardhur si nje mik I mire ne kohet te keqe per ne edhe ne Sarande. Nje politikan modern pa nacionalizma.
Bardhyl Bejko
Sarande