Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë deklaron se pagat e pedagogëve do të jepen ditën e sotme.
“Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve.
Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti.
Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit,” shkruhet në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë vetëm dy ditë më parë pedagogët e Universitetit të Tiranës dolën me një deklaratë pasi kishte kaluar afro 10 ditë nga mosmarrja e rrogave të muajit janar. (TemA)
Uaaaai paska ber nder te madh kjo ministria ktyre po ca flisni rrogat i takojn cdo me then kji idiotsi
Jo z.Nikolla aktet nen ligjore nuk dalin mbas gafave te bera (se kjo vec gafe mund te quhet sepse ata qe e kane per detyre kane fjetur), por oto i paraprijne zbatimit te ligjit.Ju duhet te kishit nxjerre mesime nga rremuja qe u krijua per pranimet ne Universitete pas miratimit te ligjit te ri.
Eureka….eshte pergjegjsi ligjore e Shtetit te garantoje pagat e arsmit te larte publik…