Tërmeti që mbron kanionin nga “tërmeti”

12 Shkurt 2018, 20:17Sociale TEMA

Në luginën Bënçë-Kurvelesh të Tepelenës, katër shoqëri koncesionare kanë fituar të drejtën të ndërtojnë 8 HEC-e.

Në tre HEC-e janë kryer disa punime, ndërsa në disa të tjera nuk është hedhur asnjë lopatë dhe.

Bashkia e Tepelenës kundërshton ngritjen e tyre, pasi pretendon se lejet koncesionare janë dhënë në zona të mbrojtura me ligj, si kanionet e Nivicës dhe të Progonatit dhe se ndërtimi i tyre vetëm do të dëmtonte vlerat turistike, historike, monumentale dhe biodiversitetin e kësaj krahine.

Top Channel shkoi në fshatin Nivicë të njësisë administrative Kurvelesh, 30 kilometër larg Tepelenës. Në sheshin kryesor të fshatit, që ndodhet 750 metra mbi nivelin e detit dhe rrëzë malit të Këndrevicës 2100 metra të lartë po restaurohen të gjitha ndërtesat.

Nivica që në latinisht do të thotë dëborë, është përfshirë në listën e 100 fshatrave që kanë përfituar fonde nga qeveria për t’u kthyer në destinacion turistik me rreth 600 milionë lekë të vjetra.

Kalaja e Nivicës, 2400 vjeçare dhe banesa e Myfit Kaçubajt janë të dyja monument kulture. Më tej, vijnë kanionet e Nivicës. Ujëvara me lartësi 220 metra është ndër më të lartat në Europë, në krah ujëvara e Gusmarit. Atraksione këto që kanë tërhequr rreth 1500 vizitorë gjatë dy viteve të fundit.

Bashkia e Tepelenës kërkon t’i mbrojë nga qeveria, e cila po i kthen ujëvarat në beton. Kompania koncesionare që do të ndërtojë HEC-in “Driza 1” mbi ujërat e Nivicës e ka hedhur në gjyq bashkinë.

Kryetari i bashkisë Tërmet Peçi refuzon dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore për ndërtimin e kësaj vepre.

Kompania “Kendervica Energy” në qershor të 2017 fitoi gjyqin e megjithatë sërish nuk po lejohet të punojë nga bashkia.

“Nuk jemi absolutisht kundër investimeve, por duke parë këtë bukuri që e ka falur nëna natyrë e shohim të arsyeshme që t’i japim prioritet turizmit. Këtu nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë, nuk është zbatuar konventa e “Arhausit”. Mbi të gjitha, këtu ka një VKM të 2002 me një listë ku përfshihen shumë monumente të natyrës, së bashku me kanionet e Nivicës. Ne nuk kemi asgjë me shoqërinë aksionere. Ka një shkelje dhe një VKM të 2002, prandaj ne e kemi ankimuar, kjo do të shkojë deri në gjykatë të lartë dhe deri në Strasburg”, shprehet Tërmet Peçi.

Situata ndërlikohet nëse kemi parasysh faktin që ministritë e Mjedisit, Turizmit, Energjisë dhe Kulturës kanë dhënë miratimin e HEC-it, duke thënë se nuk dëmton vlerat e krahinës dhe nuk përfshihet në listën e zonave që kanë përparësi në zhvillimin e turizmit.

“Drini 2000”, një kompani që ka marrë dy HEC-e ka ndërhyrë, duke shkatërruar turizmin. Flasim për turizëm vendas dhe të huaj. Turistët nuk mund të vijnë të shohin si kalon rruga e tubacionit. Ne mendojmë që të gjithë luginën e Bënçës dhe të gjithë malësinë e Kurveleshit ta kalojmë në park të mbrojtur rajonal. E kemi bërë studimin për këtë. HEC ër të përfituar një pakicë apo promovim të turizmit malor të qëndrueshëm duke e lidhur dhe me bregun e detit si asnjëherë për të gjithë këtë komunitet, apo të përfitojnë 5 persona”, Peçi.

Kanionet e Nivicës janë vija ndarëse ndërmjet dy politikave që bien ndesh me njëra tjetrën. Deri në buzë të kanioneve vepron projekti “Rilindja rurale”. Turistët prej aty do të shohin tubacionet e HEC-eve.

Duke pasur parasysh çështjen e HEC-eve të Osumit, të Vjosës, Valbonës dhe të Nivicës, ku nevoja për energji bie në konflikt me natyrën çështja shtrohen, cilën anë do të mbajë shoqëria dhe qeveria, që duhet të mbrojë interesin publik, por edhe të nxisë interesin privat.

Tërmet Peçi deri tani është në anën e natyrës, por me siguri edhe vendimi i tij do të jetë përballë presionit të biznesit dhe të gjykatës, e cila bashkërisht me qeverinë kanë mbajtur anën e betonit kundër natyrës.

Turizëm apo hidrocentrale? Kjo është dilema mbi të cilën sot po zhvillohet një betejë mes bashkisë së Tepelenës dhe katër kompanive koncesionare, të cilat kanë fituar të drejtën për të ngritur 8 hidrocentrale përgjatë luginës Bëçë-Kurvelesh. Se cila nga këto të dyja, turizmi apo hidrocentralet do të marrë prioritet, kjo mbetet për t’u parë…(TCH)

6 komente në “Tërmeti që mbron kanionin nga “tërmeti””

  1. keshtu ndodh says:

    Po mos u ankoni kur priten dritat, veçse. E pra, kjo eshte Shqiperia, male, fusha, gryka lumenj, katarakte, dhe hidrocentralet nuk do ndertohen as ne Maqedoni e as ne Greqi, do ndertohen ne Shqiperi. Problemi eshte ketu se si do te menaxhohet qe mos te prishin ambjentin dhe mundesi ka se u be si semundje e pasherueshme tani; hopa, turizem; po ja nuk erdhen turistat, çdo beni?! Ndersa energji do prodhohet. Semunsjet kanceroze te demokracise me lirine jane bere kaq gengrene sa po vjene po shtohen deri ne mbulimin me çarçafe te zi gjithe territorin. Cave u duket se do jetoj 200 vjet, por jo ore, hani, pini dhe kendoni ca vjet se do vdisni e shkuat per mut qeni.

    1. mirel says:

      Ik mor plere. Paskan shkuar per ti dhene drite Bences e Kurveleshit ca kerma koncesionare te Ramutit.
      Plera Ramut te heqi dore nga konsiderata we ka per Natyren dhe vendin si prone private.
      Banoret e dine hallin vete, nuk do vene ca morra qelbesira tju betonojne e tju vjedhin ujerat e burimet.
      Kafshe te ndyra parahistorike. Bota po investon ne enerigji diellore mor kurva qe pretendoni se po rregulloni Shqiperine.
      Ngrihuni mor njerez, bjeruni ketyre vandaleve hajdute. Do ju permbysin toka dhe kullotat qe te hane larot e Ramutit.
      E ka gjetur ky plere, si me Teatrin po ben me gjithe Shqiperine.
      Firmuesi i Bingos dhe kritiku i Robertit.
      Plera te qelbura. Ngordhci me gjithe cka u permban pragu. Fare e ndyre e politikes. Duhet shuar e gjitha. E ka bere zoti natyren per miliona vjet, e te vene e ta prishin 3 horra.

  2. Pro reformes says:

    Barbari,babezi! Ne vend qe te behen barrikad per te mbrojtur natyren dhe te ardhmen e tyre, shkojne pas partive neper mitingje. Per te ardhur keq.Turp per ata qe leshojne keto leje ndertimi. Faqen e zeze pacin gjithe jeten.

  3. ambjentalusti says:

    Tej asaj bukurie qe i ka falur natyra asaj zone, do thosha : te dhjefsha ty ” keshtu ndodh” , energjine , qe do prodhosh dhe biznesin tend. Po si mund nje shoqeri e emancipuar te lejoje , qe lugina e bukur poshte asaj zone te mahniteshme me pyje pishe e bredha , te shkallmohet dhe te betonizohet vandalishte, kur ajo me burimet e shumta ujore, me bimesine e shumellojshme dhe gjithe bukurine qe i ka falur Zoti, mund te kthehet ne nje zone turistike verore dhe dimerore. Pa folur ketu per hec- in tjeter qe do ndertohet ne ujevaren ne kanione. Qendro si burre Z. Peci dhe mos u terhiq nga keta vandale , qe po e shkaterrojne kete vend.

  4. emer says:

    u ka ngritur keq mendja shqipove, cdonjeri do te jete pronar i nje HEC-i, te kete hec-in e vet personal
    pushteti vendor eshte sa i rendesishem aq edhe i brishte. Ai eshte shenjestra e pare e botes se fuqishme te biznesit.

  5. Viro says:

    Na ka mbet mendja te hidrocentralet po lumi nuk eshte e vetmja menyre per te prodhuar energji. Prandaj lereni natyren si e ka bere zoti, lereni lumin te rrjedh si ka rrjedhur ne perjetesi. Sot ka menyra te ndryshme per energji. Mbillni panele diellore, shfrytezo eren etj. Na ka mbet ne koke betoni dhe hidrocentralet qe mbolli Enveri. Per ndertim njohim vetem betonin, per energjine lumenjte. Biznesmen idiot, institucione idiote, akademi shkencash idiote, politikanet hajdut. Te gjithe anakronik. U duket vetja sikur dine po dine nje mut. Kane leke po nuk kane mend. Perse nuk behet nje studim I pergjithshem per alternativat zhvilluese perfshi ate energjitik. Njeriu eshte shume I vogel para natyres, prandaj ajo nuk duhet prekur kollaj. A e mbani mend nisiativen e taracave per te siguruar buken ne vend? Ne prishem natyren, kur bota prodhonte miell pa kufi sepse ishim te izoluar. Ishte gabimi jone. A I mbani mend tunelet e qendrat e zjarrit, u ndertuan gjoja per tu mbrojtur. Ishte gabimi jone, nuk na kercenonte kush, ishin te friksuar se donin te mbanin pushtetin. Nuk jemi aq parashikues per te ardhmen. Kanionet e skraparit nuk I perdorte kush se nuk dinim. Tani qe u hapem po vine te huajt po mesojme, kanionet Jane biznesin I mire. Keshtu do ndodh dhe me kanionet e Tepelenes. Per lumenjte ne dime vetem qe mund te perdoren per zhavor dhe hidrocentrale. Tani po mesojme se mund te perdoren per turizem, kanotazh etj, po kjo nuk eshte fundi. Zhvillimi I shoqerise krijon opsione pafund shfrytezimi, prandaj te priremi kah menyrat e reja e shkencore dhe Jo ato anakronike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje