Deputetët e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste kanë shfrytëzuar takimin me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë në kuadër punimeve të Komitetit ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe atij të Shqipërisë, për të nxirë apo për të vlerësuar pozitivisht situatën politike në vend.
Kryetarja e delegacionit, Monica Macovei është detyruar disa herë t’i tërheqë vëmendjen deputetëve të PS dhe të PD që të respektojnë kohën që kishin në dispozicion dhe t’i përmbaheshin çështjeve të shtruara në diskutim, pa u përhapur në shumë të tjera. Megjithatë, as njëra dhe as tjetra nuk janë respektuar nga deputetët shqiptarë.
Macovei është detyruar t’i ndërpresë fjalën demokrates Albana Vokshi dhe socialistit Eduart Shalsi, të cilët i tejkaluan minutat që kishin në dispozicion dhe po flisnin për çështje jashtë rendit të përcaktuar.
“Unë po mundohem të vendos rregull në këtë diskutim. Njerëzit duhet të kuptojnë për çfarë po diskutojmë. Duhet të ketë barazi për të gjithë”, u është drejtuar Macovei deputetëve shqiptarë.
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në tryezën BE-Shqipëri për stabilizim-asociimin, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni.
Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit.
“Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.
Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR.
“Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet. Rekomandimet janë që reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh ajo.
“E rendesishme eshte qe te korrigjohet Kodi Zgjedhor. Keni disa rekomandime, merruni me to. Nuk kam degjuar ne raport qe zgjedhjet ishin me te keqijat. Korrigjimet duhet t’i beni para zgjedhjeve, jo pas tyre”.
Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se ka shumë hetime, por nuk ka ndjekje penale.
“Ka një numër të madh hetimesh, nuk ka shumë ndjekje penale. Procesi në vetvete kërkon kohë, por duhet bërë shumë punë. Duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim.
Për të ndihmuar në zhvillimin e vendit opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Sikur është sistemi shëndetësor.
Korrupsioni e ndërlikon jetën, e bën më të vështirë, humb besimin e njerëzve te institucionet, i bën njerëzit të mos e pëlqejnë fare klasën politike.
Korrupsioni ndërpret konkurrencën reale në sektorin e ekonomisë. Paratë publike janë paratë e qytetarëve, paratë e buxhetit. BE pret nga Shqipëria përpjekje dhe rezultate të matshme.
Nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën. Nëse kemi dy probleme me korrupsionin brenda shtëpisë, atëherë pse duhet të marrim edhe një tjetër?
Prandaj mos e përdorni korrupsionin si argument që ka edhe në vendet e tjera”, deklaroi Monica Macovei.
Nuk ka me qarte se kaq.