Lideri i ISIS-it është plagosur në maj, 5 muaj larg drejtimit të grupit terrorist

13 Shkurt 2018, 09:08Bota TEMA

Lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është plagosur në një sulm ajror në maj të vitit të kaluar, pranë Raqqa-s, në Siri.

Kjo e ka detyruar të largohet nga drejtimi i Shtetit Islamik për rreth 5 muaj. Lajmin e bën të ditur CNN, duke iu referuar burimeve të inteligjencës.

Të dhënat janë nxjerrë nga marrja në pyetje e të dënuarve të ISIS-it dhe refugjatët nga Siria qendrore.

Nuk është ende e qartë nëse al-Baghdadi është goditur në një sulm të organizuar posaçërisht për të apo ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi rutinë në Siri.

Po ashtu, nuk është ende e qartë nëse sulmi është kryer nga koalicioni që drejtohet nga SHBA apo nga avionët luftarakë rusë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje