Presioni i Greqisë: Hiqni emrin “Çamëri” nga librat shkollorë

14 Shkurt 2018, 09:21Politika TEMA

Greqia, jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje çame po do ta zhdukë emrin “Çamëri” edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë.

Kjo ka qenë deklarata që është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinj.

Ministrit të Jashtëm grek i janë kërkuar sqarime për bisedimet që po zhvillohen me Shqipërinë dhe Maqedoninë për termat nacionaliste në librat shkollorë të këtyre vendeve, nga deputeti X. Theoharis.

Kotzias i është përgjigjur kësaj interpelance me shkrim me një letër zyrtare, e cila iu përcoll Parlamentit, raporton Shqiptarja.com.

Në këtë përgjgigje, në pjesën e parë që fliste për Shqipërinë, ministri Kotzias është shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë të qartë palës shqiptare se termat: “territoret shqiptare në Greqi” dhe emërtimi “Çamëri” për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e Gjeografisë.

“Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.

Por edhe shprehjet dhe hartat, në të cilat krahina gjeografike shfaqet me emërtimin “Çamëri”, të cilat demonstrojnë, fatkeqësisht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorikë anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”, thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar Parlamentit, sipas mediave greke.

9 komente në “Presioni i Greqisë: Hiqni emrin “Çamëri” nga librat shkollorë”

  1. Vëzhguesi says:

    Të heqin emërtimin “vorio ipiro”.
    Ajo pjesë quhet Shqipëri e Jugut.
    Tu vendosin të gjitha fshatrave
    te banuar nga arvanitas emrat qe kane patur
    Te shkruajne ne regjistrat e gjendes civile
    kombesine reale te qytetareve
    Dhe pas kesaj te shohim se cfare behet!

    1. Flm says:

      O vezhgues i karit …. le tiarim me radhe.
      1. Termi “vorio epir” eshte hequr prej vitesh nga librat shkollore Greke dhe nga retorika parlamentare, duke u perdorur “shqiperiae jugut”.
      2. Per emertimet ne Greqi as nuk duhet te te interesoj, sic nuk te detyron Greqia qe emrat Grek te te gjitha qyteteve jane Shqiptarizuar. Fshatrat e banuara nga arvanitasit kane po ato emra qe kishin. Kurse ne Shqiperi jane nderuar.
      3. Sa per kombesin “reale”, …. kombesia regjistrohet ashtu sic deklaron c’do qytetar. Nuk mund ta detyrosh ti qytetari Grek ta vej Shqipetare, kur termi “shqiperi”, nuk kame shume se 400 vjet histori.
      …….
      Kuptojeni JOOOOOO cameri,…..por THESPROTIA E EPIRIT te lavdishem.
      ….
      Mbaroj koha qe mastruboheshit me Shovonizma, tani Shqiperia dhe Shqipetaret duan paqe, mirqenie dhe integrim ne BE.

    2. lapi says:

      Shume te drejte ke,
      Po une nuk kuptoj pse camet rrine kshu s te paorganizuar.
      Mbase kane te drejte greket qe bejne keshtu.

  2. Tim Kalla says:

    Si shume i ka ngritur qeveria Greke kryet dhe pretendimet me shtete si Shqipria , Maqedhonia e Turqia , per te
    ndruar emrat dhe pretendime per ishuj ne detin Egje . Por me duket se i kruhet B…. e do ta gjej ne te arthemen .
    B.E-ja vazhdon te jet e heshtur per pretendimet e shtetit Grelk , deri per sa koh .

  3. Historia e Shqiperis says:

    Qirie grek, ti te drejt ke, po si t’ja bejme ne qe historin tone e kemi shkruar me gjak e lufte , biles biles edhe historine tende e ke te shkruar me gjak e lufte nga Shqiptaret , kujto 1821.
    Nuk ndrohet historia e Shqipetareve nga nje palo Kryeminister apo Ministri te Jashtem , mender teje as per ne ate vend nuk bejne as ti dhe ca me pak keta.
    Historia e Shqiperis eshte aty larte ku kendohet dhe hidhet valle , arin dot aty ti?

  4. epiri i vertete(lab+cam) says:

    Greket moderne jane njerez te c’mendur, ata akuzojne te tjeret per shkeljet e te drejtave njerezore te bera nga ta. Serbia luan te njejten strategji duke kryer krime dhe gjenocide e me pas don barazi me viktimat e saj.

  5. Jeff says:

    Never, greek?????????????? friends.

  6. Dash says:

    Shtet i turpshem…politike e turpshme mesjetaro_bizantine( e bukura eshte qe ne kohen e bizntit nuk egzistonin si komb) ,qe kur linden vetem me histori te shtremberuar dhe duke kerkuar ta shtremberojne edhe sot e kesaj dite ,…po gjerat sot nuk jane si 100apo 70 vjet me pare, per fat ka shume informacion dhe jane te qarta si drita e diellit…sot (dhe gjithmone) e kemi te keqen brenda

  7. Eri says:

    Turp!
    Por me duhet te perserise se e keqja eshte ketu brenda.
    Gazetare,politikane,parlamentar ,shtetar ,nje turme e padinjitet qe po i ben hysmetin shberjes se historise se Shqiperise.
    Mendjelehtesi apo e qellimshme shqetesimi i Mustafa Nanos dhe te ftuarit te tij Arjan Curri per gjoja mos trajtimin e mire te Barkes gjate debatit ne opinion?
    Nuk e di a arrijne keto mendje te kuptojne se askush nuk i ka keqtrajtuar e stigmatizuar perfaqesuesit e minoritetit neper studio,por jane tipa si Barka e Beci e DuLJA qe provokojne duke e konsideruar ceshtjen came ceshtje ullinjsh apo edhe insinuata akoma me ekstremiste.
    I shqeteson etika ne studio analistet tane,por jo retorikat antishqiptare,jo veprimtaria antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje