Heshtja në Parlament për skandalin Salianji-G.D, "shpërthen" këshilltari i Bashës: Më vjen turp nga përfaqësuesit e PD-së atje, ja si është trajtuar në Britani një rast i ngjashëm

15 Shkurt 2018, 14:44Politika TEMA

Këshilltari demokrat Fabian Topollaj është ndër të paktët politikanë që ka guxuar të dalë kundër rrymës për t’i thënë gjërat ashtu siç i mendon.

I njohur si një zë kritik dhe antikonformist brenda “selisë blu” , ai ka qenë ndër të paktit që ka folur hapur lidhur me skandalin që ka për autor deputetin Ervin Salianji dhe shtetasen G.D.

Në vijim të reagimeve për të kërkuar shpjegim lidhur me ngjarjen që ka tronditur opinionin publik, Topollaj shkruan se do ishte turp nëse ky skandal do të vijojë të mbulohet siç po bëhet duke e konsideruar si të patolerueshme.

“Media në kete rast vertetoi qe nje deputet i opozites, ne orar te punes jo vetem merret me ceshtje personale por ka dhe te dhena perversi. Disa deputete britanike dhane doreheqjen sepse ne kompjuter te tyre rezultuan te hapura faqe erotike, ky ne orar te punes luante shfaqje erotike. E pjustifikueshme dhe e patolerueshme,”  shprehet Topollaj.

Ai adreson një sërë akuzash për listën “Basha” të cilën e konsideron të turpshme.

“Profesionist jam kudo une, jo aty ku na pelqen jam aty ku sna pelqen sjam. Mua alfride me vjen turp nga perfaqesuesit e pd ne parlament dhe per kete fajin kryesor e ka Basha,” nënvizon këshilltari i djathtë, shkruan “TemA”.

Më herët edhe numri dy i kësaj partie Arben Ristani ka kërkuar shpjegim për skandalin duke kërkuar nga personat e përfshirë që të bënin transparencë dhe të sqaronin opinionin publik.

Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur.

Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes”, kërkonte Arben Ristani pa marrë përgjigje. (TemA)

 

3 komente në “Heshtja në Parlament për skandalin Salianji-G.D, “shpërthen” këshilltari i Bashës: Më vjen turp nga përfaqësuesit e PD-së atje, ja si është trajtuar në Britani një rast i ngjashëm”

  1. Ardi says:

    Fabian kot lodhesh PD me Lulin kryetar drejt shkrirjes.Ai po e diskretiton PD si nje i paafte, dembel genjeshtar dhe mashtrues drejt shkaterrimit te imazhit te PD pasi ka vene pas vehtes ne parlament disa injorante, analfabete, servile e vagabonde.
    Do te jemi shume qe nuk do te shkojme ta votojme me PD.

  2. Ku eshte rasti i Britanise se nuk po e gjejme dot Merooooooo.

  3. goliku says:

    Pse e trumpetoni kaq shume kjo eshte normale dhe MOS NA LENTE ZOTI PA KURVA,CE DO JETEN PA KURVA.BRAVO GD TE LUMTE P….por nje pyetje kisha ku e gjete ate Sli me ate fytyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje