Edi Rama i përgjigjet Bujar Asqeriut: Lekët do t'i marrin ata që bëjnë shfaqje dhe jo ata që jetojnë me lavdinë e së shkuarës, teatri do shembet dhe do bëhet i ri

15 Shkurt 2018, 11:42Politika TEMA

Kryeminsitri Edi Rama i është përgjigjur aktorit Bujar Asqiriu i cili është shprehur kritik mbi vëmendjen ndaj artit në Shqipëri.

Rama thotë se mbështetjen financiare do ta marrin ata që bëjnë art dhe jo ata që jetojnë me lavdinë e së shkuarës dhe sot nuk sjellin prodhime në skenë.

Shefi i qeverisë tregon se Teatri Kombëtar do të shembet dhe do të bëhet i ri.

” Kemi ndërtuar për herë të parë nga ’91-shi, teatro, muzeume, stadiume dhe do vazhdojmë të ndërtojmë.

Teatrin Kombëtar do ta bëjmë dhe aty do krijojmë hapësirën europiane për të bërë teatër e për të parë teatër.

Pavarësisht teatrit në parlamentin që e keni kthyer në teatër, asgjë nuk na ndal në këtë rrugë,” shprehet Rama.
(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje