Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur Me Universitetin e Tiranës pas flalës së Jorida Tabakut.
Rama ka thënë se Universiteti i Tiranës ka problem me keq qeverisjen e brendshme.
“Nuk e di pse zonja e nderuar është ndjerë e fyer.
Agjencia britanike e akreditimit e ka rankuar UT e ka listuar të fundit në listën e universiteteve që e ka marrë në shqyrtim.
Në gjuhën popullore kjo quhet “bishti i fundit i kavallit”.
Është tek fakti që UT është katandisur për shkak të keqeverisjes në bishtin e fundit të kavallit.
Anëtari i PD-së Dhori Kule që ka pasur detyra të mëdha në PD, foli qartë dje ku tha se kemi probleme të brendshme dhe u shpres se i vinte turp që ishte pjesë e atij universiteti” tha Rama në Kuvend.(TemA)