VIDEO: Plasin të qeshurat në Kuvend, Rama këshilla Berishës: Je shumë qesharak, bashkohu me aktorët dhe fol në emër të Agron Llakajt se ai ka punë

15 Shkurt 2018, 12:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë batutash me ish0kryeministrin Sali Berisha.

Teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit, Berisha është ngritur në këmbë duke treguar disa fotografi humoristike në tabletin e tij. Kjo ka shkaktuar të qeshura tek deputetët.

Shefi i qeverisë e ka këshilluar që të bashkohet me aktorët dhe të flasë në emër të Agron Llakajt, ku ky i fundit njihet edhe si imituesi i Berishës prej vitesh.

Edhe pse ishe “boy of cows”, se vetë e ke thënë që rrije me dele e dhi, kur ishe në kohën e komunizmit luftoje me pantallonat “kaubojs”, dhe flokët e gjata. Berishë e ule nivelin e bisedës që nisa me Spahon. Por kur mendoj se çfarë do ishte PD pa Saliun, them që mirë që është. Sali universitetit publik gjëmën më të madhe ia bëri kjo politikë, dhe problematikat i sollët ju”, tha kryeministri Rama.
(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje