Apartamente, prona, makina…njihuni me gjyqtarët që janë pasuruar me para dhuratë

16 Shkurt 2018, 08:19Politika TEMA

Gjyqtarët shqiptarë vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurive.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, Mimoza Brahimi, rezulton se ka marrë një kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Tuareg, bashkëshorti i saj blen makinë Smart me vlerë 11 mijë euro, ndërsa djali i tyre motor Yamaha 4 000 euro.

Në vitin 2013, gjyqtarja ka shitur një makinë Audi me vlerë 1 500 000 lekë, ndërsa thotë se babai i ka bërë dhuratë 40 milionë lekë. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, Arbena Ahmeti deklaron 1 200 dollarë dhuratë nga babai dhe 300 000 lekë dhuratë nga nëna.

Në të njëjtën kohë, duke iu referuar deklaratave të pasurive të publikuara nga Open Data, zonja deklaron se ka fituar 400 euro për asistim ligjor në hartimin e një kontrate ku palë ka qenë nëna e saj.

Gjithashtu, zonja deklaron 50 000 lekë si shpërblim për asistim ligjor gjatë përfaqësimit në gjykim, ku palë paditëse ka qenë sërish nëna e saj. Zonja bashkë me bashkëshortin kanë marrë nga prindërit zonjës Arbena Ahmeti 10 mijë euro hua, pa kontratë, për të shlyer blerjen e një apartamenti me vlerë 60 800 euro.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Tiranë, Emiljano Ruli, thotë se bashkëshortja e tij, Vildana Ruli, është bashkëpronare me 1/6, në një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 69.653 m2, në Durrës. Trashëgimtarët e pronës së sipërshënuar, mes tyre dhe zonja Vildana Ruli, kanë lidhur një kontratë sipërmarrjeje përfundimtare në datën 15.04.2016, për ndërtimin ndërtimi e kompleksit turistik “Perla”. Sipërfaqja e terrenit e vënë në dispozicion nga porositësit e kontratës është 44 587 m2. Zonja përfiton dy vila, ndërsa i njihet të drejtat pasurore për njësinë në sipërfaqen prej 171.58 m2,139.61 m2 dhe 41.21 m2.

Ndërsa gjyqtari Avni Sejdi, një vitin 2004, një vit pasi kishte filluar punë, blen një apartament në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë. Si burim, Avni Sejdi, sot gjyqtar në Gjykatën Administrative në Tiranë, deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit, 700 000 lekë kursime cash në vitin 2003 dhe 2004, 1 000 000 lekë hua, 400 000 lekë kredi dhe 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005. Në vitin 2003 deklaron makinë Bnez 190, 250 000 lekë, të cilin e ka shitur në 2007 për 400 000 lekë, ndërsa ka blerë në 2012 Mercedes Benz CDI 300 000 lekë.

Apartamentet

Gjyqtarja Bernina Kondi deklaron se së bashku me bashkëshortin, në vitin 2011, ka blerë një apartament me sipërfaqe 90.12 m2, në Tiranë, me vlerë 8 200 000 lekë. Si burim zonja deklaron 5 000 000 kredi në BKT dhe pjesën tjetër kursime familjare të bashkëshortit. Edhe gjyqtari Bezart Kaçkini deklaron se ka blerë një parlament sipërfaqe 91.1 m2, me vlerë 38 260 euro, ku si burim deklaron kursime personale dhe huamarrje pa interes.

Ndërkaq, gjyqtarja e Administratives, Elda Vrioni, thotë se sëbashku me bashkëshortin ka blerë një apartament 75 000 euro në Durrës dhe 750 448 lekë moblilje, ku si burim deklarojnë 21 mijë euro të ardhurat nga paga ndër vite dhe nga angazhimet e tjera akademike profesionale, 14 000 euro nga bashkëshorti dhe 40 000 euro kredi.

Përfundimisht Zonja Vildana Ruli përfiton 100 %: një vilë me sipërfaqe 102.2 m2 ( Kompleks Turistik); një vilë tjetër 135.98 e ndodhur në kompleksin turistik. Kjo për shkak të aneksit të Kontratës së Sipërmarrjes të lidhur me datë 22.10.2016 që është në vijim të Kontratave të Sipërmarrjes datë 04.05.2010 dhe 29.06.2012.Në këto kontrata paraprake, Zonjës Ruli i njiheshin të drejtat pasurore për njësinë në sipërfaqen prej 171.58 m2 dhe 139.61 m2. Gjithashtu me dakordësi mes palëve, vëllai ka hequr dorë nga sipërfaqja 41.21m2 që i ka mbetur pa përfituar nga Kontrata e Sipërmarrjes dhe ia kalon të drejtën motrës. Ndërsa sipërfaqja prej 4.99 m2 do t’i zbritet në Kontratën e ardhshme ku bashkëpronarët do bien dakord me investitorin për një sipërmarrje në sipërfaqe prej 19 hektarësh.

4 komente në “Apartamente, prona, makina…njihuni me gjyqtarët që janë pasuruar me para dhuratë”

  1. Kombi says:

    CFARE BEHET KESHTU , VETEM KETA TE DREJTESISE PASKAN PRINDER TE PASUR , GRA TE PASURA, QE I DHUROJNE KETYRE PASURI . NGA I ERDHI KJO PASURI , KUR SISTEMI KOMUNIST I NXORI VETEM ME CA LUGE DHF PIRUNJ ?? PO KUSH I PRANON MARIFETET E KETYRE MASKARENJVE .

  2. O says:

    Korupsioni ështé si përdhunimi., po të patën përdhunuar, përdhunon

  3. Al says:

    Ja te shohim o Kombi… Jane te gjithe ne test.. jo vetem gjyqtaret por edhe keto institucionet e reja. Te shohim a do i hane marifetet e ketyre krimineleve apo jo.

  4. Zefi says:

    Verifikoni edhe gjyqtarin Gentian Medja te Gjykates po Administrative te Shkalles se Pare Tirane, se ne gjykimin e ceshtjes time urdheroi njeri pas tjetrit 4 Akte ekspertimi per demshperblimin tim te pensionit te pa paguar per mbi 20 vjet qe varionin si shume nga 4.5 milion leke qe ishte llogaritur ne Aktin e pare,u ul ne 1.5 milion ne Aktin e dyte,qe nuk i shqyrtoi fare ne seance gjyqesore deri sa vendosi shumen qesharake sipas Aktit te fundit ne 200 mije leke te gjitha me leke te reja.
    Pra diferenca e demshperblimit nga Akti i pare ne te fundit ishte 4.3 milion leke!
    A ishte pa aftesi e tij apo mendonte se une do t’i jepja ndonje grusht paresh, nuk e di.
    Per mua ky gjyqtar duhet shporrur nga drejtesia si dhe ekspertja qe u be bashkefajtore me ate duke hartuar nje Akt ekspertimi antiligjot dhe skandaloz.
    Nje presion te forte ndaj ketij gjyqtari per marrjen e ketij vendimi skandaloz ndaj meje i ka bere sidomon kolegu i tij Kackini qe i ulurinte ndersa une isha pas deres ne pritje te shpalljes se vendimit perfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje