Së fundmi Kina ka tërhequr mbi 60 mijë trupa të Ushtrisë Popullore nga bazat dhe postat ushtarake në veri të saj.
Mësohet se ata do të nisen në një “luftë” të re për mjedisin.
Ushtarët do të angazhohen në një mision të veçantë ku do të lenë armët dhe do të marrin lopatat.
Forcat ushtarake do të mbjellin pemë në provincën Hebei, që rrethon Pekinin.
Objektivi është rritja e sipërfaqes së pyllëzuar të vendit me 2 për qind brenda këtij viti.(TemA)