Xhafaj: Një zyrtar i FBI ishte 3 muaj këtu. Pas një muaji do dëgjoni…

16 Shkurt 2018, 08:23Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj thotë se Shqipëria ka disa operacione të përbashkëta me FBI-në dhe DEA-n amerikane.

I pyetur gjatë një interviste televizive këtë mbrëmje lidhur me rolin e FBI-së në Byronë Kombëtare të Hetimit, Xhafaj tha se amerikanët do qëndrojnë të paktën dy vite dhe do kenë rol aktiv në hetime.

Ministri Xhafaj zbuloi se një zyrtar i FBI-së ka qëndruar në Shqipëri për tre muaj dhe u largua vetëm para pak ditësh, por nuk pranoi të zbulojë për çfarë arsye ndodhej këtu.

“A do dëgjojmë ndonjë lajm të madh se sa herë ikin ata?…” pyeti Fevziu ndërsa Xhafaj u përgjigj shkurtimisht: “Do dëgjoni muajin tjetër“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje