Nga Ylli Pata
Menjëherë pas qëndrimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të treguar arsyet e futjes së Adriatik Llallës në “listën e zezë”, reagoi ish-ministri i Drejtësisë, numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. Bashkëpunëtori më i ngushtë i Kryemadhit dha një qëndrim që u duk se ishte edhe ai i partisë së tij.
Vasili kërkoi nga DASH që meqë flitet për korrupsion, duhet të bëhet menjëherë publike kë ka mbrojtur ish-kryeprokurori. Ky është reagimi i vetëm i klasës politike pas vendimit të parë të kësaj natyre të qeverisë së SHBA.
Është precedenti i parë që ka ndodhur me një zyrtar shqiptar që të futet në “Listën e Zezë amerikane”. Po çfarë është e ashtuquajtura “Lista e Zezë”.
Është një vendim politik që merr Departamenti i Shtetit për të ndëshkuar persona apo organizata që nga SHBA cilësohen si përkrahës të terrorizmit, regjimeve despotike, klikave të korruptuara, etij. Në një listë të tillë edhe pse nuk ka pasur politikanë nga Shqipëria, aty rezultojnë politikanë shqiptarë. Disa janë hequr më vonë.
UÇK-ja e Maqedonisë ka qenë pjesëmarrëse në “Listën e Zezë”, me Ali Ahmetin në krye, por që më vonë një pjesë emrash u hoqën duke nisur nga kreu i BDI-së. Menduh Thaçi është ende në këtë listë, natyrisht jo për “terrorizëm”, pasi nuk ka qenë pjesë guerrileje, por për të tjera akuza.
Edhe disa ish-komandantë të UÇK-së në Kosovë u futën pjesë e “Listës së Zezë” nga Presidenti Bush në 2001, pikërisht për mbështetjen e luftës në Maqedoni.
Vendosja e Adriatik Llallës, më shumë se një vendim për të “vlerësuar” për keq ish-kryeprokurorin, duket se është një qëndrim për të treguar se toleranca e Uashingtonit ka një kufi dhe bëhet ndaj një fenomeni të adresuar qartë prej 4 vjetësh: korrupsionit dhe ndëshkimit të zyrtarëve të lartë.
Që nga koha e Arben Rakipit, SHBA ka vendosur një raport shumë të afërt me Prokurorinë e Përgjithshme. Hetimi i vrasjes së Azem Hajdarit, në bazë të një dosjeje që u hartua në ambasadën amerikane në Tiranë ishte nisja e këtij bashkëpunimi.
Në vitin 1998, ish-kreu i opozitës Sali Berisha pranoi të japë deponimet e tij para një prokuroreje të huaj në ambasadën amerikane.
Në vitet që vijuan raportet mes kryeprokurorëve dhe ambasadorëve të SHBA ishin të mira por jo aq të ngushta. Ato u bënë të tilla me Ina Ramën, kur Kryeprokurorja bashkëpunoi me FBI-në për provat e vrasjeve të 21 janarit.
Amerikanët e mbështetën Ina Ramën gjatë përplasjes së saj të fortë me qeverinë “Berisha” dhe inkurajuan nisjen e hetimeve për dosjet e zyrtarëve të lartë.
Pas daljen e videos Meta-Prifti, amerikanët sollën një ekspert për ta vlerësuar, por ai u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë me një vendim 5 me 0.
Gjyqtarët sollën disa ekspertë nga Universiteti “Kristal”.
Duket këtu ka nisur edhe një qasje më drastike e SHBA-së dhe BE-së për të kryer një reformë në drejtësi, pasi krijuan përshtypjen se gjyqtarët kanë krijuar një korporatë që bashkëpunon me kastën politike.
Kjo nuk ka emër tjetër veçse “Regjim”.
Dhe siç dihet, SHBA e BE ndërmorën vendimin për reformimin e drejtësisë shqiptare, pra gotitjen e “Regjimit”.
Në këtë rrugë, SHBA vazhdoi marrëdhënien e mirë me prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin e dërguan në SHBA për të takuar ekspertë amerikanë të antikorrupsionit, por e dërguan për të përgatitur edhe një grup prokurorësh të përzgjedhur, të cilët do të duhet të futeshin në punë në vjeshtën e vitit 2015.
Hetimi ndaj Shpëtim Gjikës dhe Ardian Fullanit, i dhanë Llallës besueshmërinë e partnerëve për të kryer paralelisht edhe reformimin e gjyqësorit, por edhe hetimet ndaj korrupsionit.
Përvoja në krye të ILDKP ku bashkëpunoi ngushtë me amerikanët ishin një tjetër plus që Llalla të ishte i “përzgjedhuri” për të pastruar politikën. Plani ishte që pikërisht në këtë vit të niste “gjuetia e peshkaqenëve”.
Ndaj Adriatik Llallës në këtë kohë, pra kur u arrestua Ardian Fullani, u vërsulën një arsenal shumë i fortë politik dhe mediatik, nga Sali Berisha tek Frangaj e Fevziu.
Por në vjeshtën e 2015-s, kryeprokurori duket se ndërroi rrugë. Prokurorët e trajnuar në SHBA jo vetëm që nuk u emëruan në postet kyçe për të nisur hetimin e dosjeve të mëdha, por u hoqën fare.
Llalla ndërmori në prokuroritë e rretheve një operacion për largimin e të gjithë atyre që kishin nisur “avash-avash” dosjet ndaj klasës politike.
Por kulmi arriti në vitin 2016, me miratimin e reformës në drejtësi, kur Prokuroria nisi kontestimet e draftit të amerikanëve.
Llalla dërgon në gazetën Dita, një letër ku aludon se ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka kërkuar pezullimin e hetimeve ndaj kompanisë Bankers.
Pas kësaj, Donald Lu bëri kërkesën e famshme për të arrestuar “Shullazin, Balilin e Lul Berishën”. Llalla arrestoi vetëm Shullazin, edhe atë pasi i tha Sali Berisha.
Ambasadori amerikan, akuzoi më pas kryeprokurorin se po pengon reformën në drejtësi që u inicua nga SHBA.
Jemi në fillimin e vitit 2017-koha kur duhet të kishte filluar vettingu por që u tentua të hidhej në erë reforma në drejtësi.
Kryeprokurori e cilëson reformën në drejtësi si një projekt i George Sorosit, Donald Lu-në e cilëson sorosian dhe e akuzon se ka kërkuar të mbylle hetimet, pra as më pak e as më shumë sesa për abuzim e korrupsion.
Jemi pak përpara ngritjes së çadrës së PD-së në Tiranë. Në portalet pranë opozitës hapet lajmi që Donald Trump ka shkarkuar ambasadorin amerikan në Tiranë.
Lajmin e shkruan i pari një website që është pranë familjes “Berisha” dhe më pas u mor nga media edhe serioze.
Në fakt ambasadori amerikan në Tiranë ndodhej në Uashington dhe i kërkoi DASH që të hetohen të gjitha akuzat e kryeprokurorit shqiptar.
DASH, me anë të një ekipi të posaçëm hetoi me hollësi të gjithë akuzat e Llallës ndaj Donald Lu-së.
Gjatë kohës së hetimit, ambasadori nuk doli fare në publik dhe që bie në kohën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në fund DASH nxori se gjithçka ishte e pavërtetë.
Donald Lu-së, iu dha një fuqi edhe më e madhe dhe këtu Uashingtoni vendosi të ndërmarrë hapin e madh kundër të gjithë atyre që të parët nisën “luftën me Amerikën” .
Adriatik Llalla është i pari dhe vetëm “zbatuesi” i skenarit të luftës.
Tani pritet që të njëtat vendime të merren për ata që e nxitën dhe e urdhëruan Llallën…
A KA TURP ME TE MADH PER NJE SHTET QE KRYEPROKURORI SHPALLET NON GRATA NGA VENDI DEMOKRATIK ME I FUQISHEM NE BOTE.TURP PER ATA QE VUNE NJE MAFJOZ NE KETE POST POR A KA TURP SALI KRIMINELI DHE ILIR FLORIRI.
Ky perpiqet qe ta nxjerre konfliktin SHBA-Drejtesi e korruptuar shqiptare si nje konflikt individual. Konflikti nuk eshte individual. SHBA e njeh shume mire ambasadorin e vet dhe nuk ka nevoje te beje hetime per te. Kjo eshte nje perplasje e SHBA-se me te gjithe banditet e Sali Berishes qe prej nje kohe te gjate kane qene pro-sllave dhe pro-serbe madje vegla te Serbiste, thjesht esadiste. Esadist permbledh ata njerez qe shesin dhe tradhetojne atdheu dhe vien ne sherbim te sllavo-serbeve. Amerika nuk mund te lejoje qe Shqiperia te kthehet ne nje domen sllavo-serb. PLus SHBA e di shume mire qe kjo kaste banditesh dhe trafikantesh ka bere krime te renda dhe ka bere trafikime nga me te tmerrshmet duke filluar me trafik armesh, municionesh, trafik droge, trafik edhe njerezor. Plus ka terrorizuar shqiptaret dhe ka shitur detin e Shqiperise. Llalla me banditet e tij te korruptuar ne prokurori e gjykatat e shkalleve te ndryshme, qe mbushen xhepat ne shkembim te mbrojtjes se qeveritareve trafikante e kriminele (vrases e vjedhes se parave te kombit) nuk mund te vazhdonin te ishin ne krye te drejtesise shqiptare. Banditet sllavo-serbo-grek duhen futur ne burg. Populli shqiptar i ka kuptuar dhe i njeh. Deshira e SHBA-BE perputhet me aspiratat e popullit shqiptar. Ja perse populli votojn Ramen dhe PS qe keta zarbo, kriminele dhe trafikante te qerohen dhe te rrasen brenda. Kjo eshte e verteta more ti qafa e ‘Pates’ dhe ajo ato qe shkruan zotrote.
Se besoj qe llalla te shpifte per ate punen e bankersit!
Amerika nuk pjerdh se ka apo nuk ka drejtesi ne shqiperi perderi sa interesat amerikane nuk preken. Boll me me keto naivitete dhe nguliteni ne koke qe drejtesine nuk do e bejne te huajt por vet ne, ose nuk ka per tu bere kurre!!
Llalla dihet qe eshte si mi i nxjerre nga mullari i halese, por amerika dhe evropa perse duhej te prisnin 27 vjet per te bere reforem ne drejtesi? A thua keta supermena nuk e dinin kush ishte sekretari i partise se punes qe u vetquajt pishtari i demokracise???
Ne shqiperi nuk do te kete shtet ligjor perderisa vet shqiptaret nuk munden ta bejne ate shtet.
Ne fund te fundit cfare i eshte bere Llalles??? I eshte ndaluar hyrja ne shba. Edhe pastaj? Enver hoxha ja hoqi vetes kete te drejte. Po sali berishes cfare do i behet? Do i hiqet e drejta e udhetimit ne shba??? Ai jeton ne lalez dhe kur i teket vete ne dajt e ne vicidol, – ai eshte qytetar i lier shqiptar.
Heqja e te rdrejtes per vize ne shba eshte thjesht nje mase mospelqimi dhe jo ndeshkimi pasi ne nuk e dim nese llalles do i behet ndonje dem prej ketij veprimi dhe ana tjeter eshte se ai jeton ne shqiperi dhe i lire dhe i pasur.
Kjo histori me shume se cdo gje tjeter eshre histeria e mediave qe gjeten teme per lapsat e tyre.
Mafia politike dhe ekonomike shqiptare nuk tundet pasi eshte e ndertuar mbi te gjithe klasen politike si rrjet. Ata nuk ka force te jashtme qe i shkul pasi krimet e tyre i kane bere ne territorin shqiptar ku te huaj nuk kane juridiksjon veprimi. Tu ndalosh hyrjen ne mje vend te huaj nuk do te thot se i ke goditur veprimtarite e tyre ne vendin ku veprojne.
Sa do presjon qe te bejne te huajt keta nuk do te ndryshojn por thjesht do te manovrojne duke hequr njerin e duke ngulur tjetrin por qe topin e kane vete dhe pernalltine e gjuajn vete.
Ketu behet fjale per shqiptare qe kan vjedhur shqiptare dhe placka e vjedhur vihet ne vend vetem nga shqiptaret dhe nga askush tjeter. Cdo gje tjeter eshte thjesh gazetare e zyrtare te vendit e te huaj qe shojne ne pune per te siguruar jetesen dhe puna e tyre nuk eshte hakmarrja ne emer te popullit shqiptar.
Nese populli shqiptar pret qe te korruptuarve te tij tu hiqen vizat amerikane si ndeshkim per korrupsionin atehere nuk ka bere me shume nga c-beri ai ai qe perrmorti gardhin e beut nga inati qe beu i kapi gruan!
‘Lufta ” eshte midis PS-se e Adriatik Llalles,
por ne skene doli Donald Lu qe zuri vendin e PS-se.
e ne aktin e trete iku Donal Lu dhe po permendet SHBA.
Midis SHBA dhe Adriatik Llalles nuk ka lufte pamvaresisht
se hileqari Donald siqet sikur nuk ka gisht.
Me ze dhe figure Llalla i tregoj shqiptareve se ky ambasador
donte te nderhynte ne nje proçes te prokurorise dhe per kete
ky ambasador i kishte vajtur ne zyre Llalles.
Ne shqiptaret e kemi kuptuar qe ky ambasador eshte ketu i njeaneshem
dhe qe eshte kalimtar dhe asnjehere nuk mendojme qe SHBA ecen me
mendjen djallezore te Donaldit.
Shtoj se ky ambasador asnje here nuk i prononcua per kanabizimin qe ju be vendit tone.
Ne se do ishte ne doren time do e shpallja Donald Lu -Non Grata-
Eh more….. i Edit, se shpeton dot Llallen e politizuar ne krahun e hajduteve dhe tradhetareve te ketij vendi qe ti karjol e mbron me kaq zell. U erdhi fundi. Boll i hypet ne qafe dhe ropet kete popull o plehra. Edhe ti i …. Edit nje nga ata duhet te jesh. Lutju zotit.
OOO Car i Salihit…. OOOOO majmunipatransformueshemantishqiptare trushperlareidiotpylli !! Po te ishte Z Lu ktyetare i PS ,cfare te keqe i vinte Shqiperise??? USA te drejtoje nje Parti shqiptare… Nuk e kemi ate luks, por duhet te bashkpunojme e te zbatojme ato qe superfuqia e demokracise na afron,ose te kthehemi ne luftem kunder imp-revizion ‘te hame bare ‘ e salihi yt me familjen ..Nuk do zgjatem me mjerane te tille…
Eddkari ka bere nje koment mbeshtetur ne fakte ndryshe nga mendimtaret e komunizmit qe smundt te zhvishen kurre nga mentaliteti kamunist i djallit te cilet urrejne Berishen edhe pse ai ishte/eshte komunisti me i terbuar qe kemi njohur deri me sot.
Ky ambasador eshte nje yll ne ngritje dhe burre shtetit.Une qe neser do ta baja Kryministrin e Shqypnise.
???????????????????.Z.LU ?????.
THANKS,,!!!!????????????????
Apologjia? O zot sa injorancë…
Edkari, je as me shume e as me pak nje hajvan. Ne fakt duhet te jesh zenkari ose qimpek kari dora vete, pra dy mjerane, njeri i trembur deri ne palce dhe i dyti si sherbetor i pështire i te parit. Pra Donkishoti dhe Sançopanço.
Edkari, e paske mendjen si c’ ke emrin.
Aaaaa bukur e ndihmuan Ina Ramen ish ambasadori amerikan Arvizu qe fill mbas vrasjeve te 4 protestuesve me 21 Janar S . Berishen ambasadori e cilsoj burre shteti L .Bashen yll ne ngjitje qe per kete eshte dasht qe opozita e athereshme socjaliste te ankohej tek D .A .Sh a ishte vetem mendim i arvizut apo i shtetit amefikan .Edhe hetimet per vrasjen e Trebickes qe ishin hetuesa amerikan jo ehetuan por e dhjene dhe ato jo sikur te ishin hetuesa por sikur te ishin karrocjera ose ishte vete dora e amefikaneve ne “aksidentin ” e Trebickes .Po ashtu edhe hetimet rregh vrasjes se kriminelit Azem Hajdari e kan dhjere fare .
O EDKAR QENKE KARVERTETE
Kur “krimineli” Azem Hajdari i drejtoi gishtin Alise ti beje cicin neper stepa ose gjerize shoku,sa per Llallen mire ti behet se deshi te ishte i mire me te gjithe,kur ambsadori i kerkoje te mbyllte nje ceshtje ai duhet te lajmeronte menjehere presidentin e Republikes.Fshati ne feste.
E gjitha eshte loje e LU-se dhe bosit te tij cifut, eshte bllof qe po perdorin per te vene llallen nen presion me gjasme ekzistence faktesh inkriminuese dhe hapje hetimesh, dhe pas kesaj nepermjet personave te trete do ti ofrojne llalles amnisti ne kembim te atyre gjerave qe ju interesojn realisht Lu-se dhe cifutit. Lu-ja ka vene ne loje karrieren e tij me kete historine e peshkut te madh, ka vene koken ne tepsine e sulltanit prandaj eshte gati te beje cdo palacollek per ta shpetuar ate.
E gjitha eshte loje e LU-se dhe bosit te tij cifut, eshte bllof qe po perdorin per te vene llallen nen presion me gjasme ekzistence faktesh inkriminuese dhe hapje hetimesh, dhe pas kesaj nepermjet personave te trete do ti ofrojne llalles amnisti ne kembim te atyre gjerave qe ju interesojn realisht Lu-se dhe cifutit. Lu-ja ka vene ne loje karrieren e tij me kete historine e peshkut te madh, ka vene koken ne tepsine e sulltanit prandaj eshte gati te beje cdo palacollek per ta shpetuar ate. .
D.m.th. ne baze te hetimeve nga DASH,Llalla ka genjyer dhe akuzuar pa te drejte ambasadorin.
Me duket e pabesueshme.Do te ishte nje guxim per t’u admiruar.
Dhe nje keshille:Mos e shani kot EDKARIN se nuk e njihni.Nuk ju ben cudi fakti qe gjithmone flet me fakte?