–Sikur korrupsioni të ishte shmangur në 70 për qind të rasteve, sot do të kishte në Shqipëri 230 mijë vende pune më shumë. Korrupsioni i ka kushtuar Shqipërisë buxhetin e shtatë viteve të marrë sëbashku. Nëse gjysma e konkluzioneve, vendimeve, sugjerimeve dhe delegimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit do të gjenin rrugëzgjidhjen e tyre në drejtësi, korrupsioni do të ishte ulur mbi 45 për qind. Këto janë disa nga konkluzionet e Institucioneve Europiane që monitorojnë Shqipërinë.
Nga Bedri Islami
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pasi kërkoi të mos jetë më pjesë e sistemit tonë të drejtësisë, megjithëse për të desh u ndez parlamenti, jo rastësisht e jo papritur hyri në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan, duke përmbysur njëkohësisht edhe alibinë e opozitës se e gjithë mëria amerikane ndaj tij ishte në fakt vetëm e Donald Lu-së.
Familjarisht, si nuk ka ndodhur kurrë, ai nuk do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ndoshta më pas edhe drejt Europës, duke qenë shembulli i parë i një figure të lartë zyrtare që merr pas vetes një dënim dhe shenjë të tillë.
Duke kërkuar të mos jetë nën shqyrtimin e Vettingut, ai bëri përpjekjen e tij për të dalë nga loja pa humbje të ndjeshme dhe për të gjetur kohën tjetër e riardhjes së tij, qoftë përmes politikës, qoftë përmes një gjetjeje tjetër. Shanset e tij ranë marramendshëm shpejt. Ai do të mbetet edhe më tej i dëbuari i parë, që mund të marrë me vete edhe të tjerë, si ai guri që fillon e rrokulliset.
Por, jo gjithçka është vetëm tek një emër. Qoftë edhe prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë. Është shumë më tepër se kaq. Pas saj janë katër ulërima të sistemit tonë dhe të gjendjes së tashme, që ose duhen zgjidhur, ose do të ketë gllabërim të të gjithë pushteteve.
Ulërima e parë: Rasti Llalla tregoi se drejtësia jonë është e prishur nga maja dhe se, denoncimi i Departamentit të Shtetit ndaj prokurorit të përgjithshëm nuk është asgjë më pak se sa denoncimi i të gjithë këtij sistemi.
Në sistemin e drejtësisë ka depërtuar njëkohësisht mafia politike dhe oligarkia e drejtësisë. Llalla ishte emërimi i drejtpërdrejtë i Sali Berishës, pasi me forcën e kartonit dhe manipulimin e ligjit, dëboi Ina Ramën, që po ashtu, e kishte vendosur vetë dhe që i doli jashtë kontrollit. Politika, duke ndërtuar kupolën e saj mafioze, shumë shpejt ndërtoi një oligarki të sistemit të drejtësisë, që mori nën mbrojtje krimin politik dhe financiar, duke përfituar edhe vetë njëkohësisht. Oligarkë të kësaj kupole janë sot në Këshillin e Lartë aktual të Drejtësisë dhe rezistenca ndaj ligjit fillon që aty. Sqetullat e kësaj oligarkie janë ende të pranishme. Mjafton vetëm mbledhja e fundit e këtij Këshilli për të patur një vizion më të qartë se ku kanë përfunduar tentakulat e oktopodit mafioz të drejtësisë.
Fakti që njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i shmanget vetingut, që prokurori i përgjithshëm i deri pak javëve kërkon të mos jetë pjesë e shqyrtimit të dosjes së tij, që oligarkë të llojit gjingjonër nuk japin llogari për milionat dhe gjyqësia i ruan ato, për të ruajtur veten, janë më se të mjaftueshëm për të dëshmuar se ku është sot ky sistem. Për të zënë vend në sistemin e drejtësisë, deri para pak muajve, pagesa ishte rritur deri në 200 mijë euro, në rastin më fatlum dhe shumë më tepër në një rast të zakonshëm. Të gjitha çështjet më të bujshme janë mbyllur nga ky sistem i prapshtë, që deri tani nuk ka pasur asnjë lloj frike nga ndëshkimi.
Ulërima e dytë: Në rastin e largimit apo mos largimit të zotit Llalla nga pushteti i tij prokurorial opozita iu përvesh pushtetit me të gjithë forcat e saj. Më mirë se vetë ajo askush nuk e ka ditur thellësinë e zhytjes së drejtësisë, në këtë rast të kryeprokurorit në batakun e korrupsionit, qoftë pasiv, qoftë aktiv. E kanë ditur, sepse e kanë vënë vetë aty dhe se, në një përqindje dërmuese sistemi i drejtësisë është përcaktuar prej tyre.
Do të thotë se opozita është e gatshme të mbrojë çdo të keqe që është në themel të shtetit të së drejtës, vetëm që ajo të vegjetojë edhe më tej, duke pritur ditën e ardhjes në pushtet.
Opozita sot, jam i bindur, se e ka harruar Adriatik Llallën dhe një ditë do të jetë e gatshme ta shesë atë. Ai ishte një gur i vendosur aty, në atë post, për të bërë një pjesë të detyrës që i ishte deleguar dhe pikë.
Kur u synua heqja e tij opozita sulmoi me gjithçka kishte në duar. Ajo u përpoq të bënte një puç kushtetues dhe dhunim të strukturave të shtetit, duke synuar përmbysjen. Më tepër se frikë nga institucionet shqiptare opozita ndjeu frikën e strukturave jashtë shtetit shqiptar. Është ndër ato rastet e veçanta që, ndërsa gjithë muajin kërcënon me përmbysje dhe tërheqje zvarrë, në ditën e fundit, me dashuri dhe qetësi bën thirrje për të shkuar rehat – rehat në punën e tyre.
Opozita, duke e ditur shembullin e saj, që, kur ishte në pushtet, synonte të dërgonte drejt gjyqit opozitën, tani mendon se është koha e saj të përgjigjet. Zullumet e viteve të fundit, por jo vetëm të fundit, janë të shumta. Që nga familja ish kryeministrore e deri tek ish policë që kanë në zotërim restorante e resurse luksoze. Disa prej tyre u bënë edhe deputetë.
Edhe më tej opozita do të synojë t’i heqë gurin e parë sistemit të drejtësisë. Loja ka filluar me kërkesën për largimin e zonjës Arta Marku. Figura e saj po bëhet makthi i opozitës, dhe, jam i bindur, se nuk do të jetë e largët dita kur do të bëhet edhe makthi i një pjese të shumicës qeverisëse.
Me zonjën Marku do të ndodhë si në atë shprehjen e njohur të Edi Ramës, “prisni, se nuk keni parë gjë akoma”.
Tani për tani ajo është ndër njerëzit më të besuar të shteteve partnere në luftën kundër krimit e korrupsionit. Të heqësh sot atë, përmes kërcënimeve apo lojërave me ligjet, është njëlloj sikur të kërkosh dëbimin e strukturave që e mbështesin.
Ulërima e tretë: Po bëhen gati pesë vite që qeveris një pjesë e së majtës, socialistët me simbolin e tyre të rilindjes. Në pesë vite është bërë pak ose aspak për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe krijimin e domosdoshëm të klimës së ndëshkimit, qoftë të së djeshmes, qoftë të tashëm.
Fjetja kaq e gjatë e saj nuk mund të jetë vetëm si shkak i zgjatjes së reformës në drejtësi. Mazhoranca e vitit 2013 erdhi në pushtet përmes sloganit të ndëshkimit të krimit. Katër vitet e para, edhe me atë strukturë të çoroditur të drejtësisë që ishte, dosjet e fjetura në departamente, mund të zgjoheshin dhe, në mos përmes drejtësisë, duhej të bëheshin publike.
Në katër vite asnjëra nga dosjet e mafias politike dhe oligarkisë së drejtësisë nuk morën rrugën e tyre. Ndoshta edhe nga vazhdimi i lojës së vjetër politike, sipas së cilws: kur jam në opozitë do të denoncoj, por kur të jem në pushtet do të bëj një amnisti të heshtur.
Në fakt, alternimi i pushtetit nuk ka sjellë asnjëherë ndëshkimin e krimit, qoftë politik, njerëzor apo financiar.
Çështje të mëdha, të nxehta deri në përvëlim, kanë fjetur deri tani. Nëse kanë filluar të zgjohen, më shumë se sa meritë e atyre që qeverisin, janë nga ndryshimi i tanishëm në kupolën drejtuese të prokurorisë së shtetit. Numërimi i çështjeve të tilla të merr shumë kohë, kaq të shumta janë.
Droja është se mos, tani për tani, politika po e lë zonjën Marku të sjell në vëmendje gjërat e nxehta, duke i dhënë, mund të themi një lodër argëtimi, e më pas, t’ia heqë nga dora, duke e zbuar edhe atë vetë.
Nëse shumica qeverisëse ende do të shkojë me mendimin e përkohshmërisë dhe faljes së ndërsjelltë, në ditën e pendimit të saj, do të jetë tepër e vonuar.
Ulërima e katërt: Koha e humbur është drejt katastrofës. Gremina ku ka rënë sistemi i drejtësisë tani është aq e thellë, sa që nuk i duhet fundi. Të dhënat e para të Vetingut do të tregojnë se sa pak vetë e meritojnë të jenë në atë sistem.
Tani është koha e fundit.
Duhet nisur fort, pa kohë të humbur dhe pa droje se mund të ndodhë një përmbysje në reformën në drejtësi.
Nëse do të më lejohej do i sugjeroja zonjës Marku një fillesë, e cila prek majën e piramidës, por që do të trondisë jo pak nga themelet e ngrehinës së shtetit, të djeshëm e të sotëm.
Nisjani nga vilat e qeveritarëve. Si janë ndërtuar, kush i ka ndërtuar, sa kanë kushtuar tullat apo betoni, sa është paguar, me çfarë çmimi, si është bërë akomodimi i tyre, me cilin financim janë bërë, si ka qenë raporti i të ardhurave në vite dhe sa ka qenë e mundur ndërtimi i tyre me pagat që kanë marrë si deputetë, shefa partish, artistë apo sekserë. Pastaj me vilat dhe apartamentet e të afërmve të tyre, në të njëjtën rrugë.
E vetme nuk do mund ta bëni dot dhe e di se bashkë me ju, duhet transformuar edhe sistemi ynë i financave, por fillojeni një herë.
Do ju sugjeroja tri vila: të Edi Ramës, aty ku është ndërtuar, të Ilir Metës në Lalëz dhe të Sali Berishës në shumësinë e tyre.
Pastaj, njerëzit do ju mbështesin edhe më shumë..(DITA)
O Bedri
E nise I shkolluar shkrimin,por e perfundove si injorant
Per cfare vilash flet more injorant qe tenton ti mjegullosh gjerat duke e futur dhe iniciatorin e reformes EDin ne nje thes me Berishen.
Perse more idiot,dike qe ka vjedhur pelen me gjithe kapister duhet ta hetojme vetem per kapistren,te cilen shume e kane vjedhur.
Perse duhet te hetohen vilat,kur zullumi I tyre arrin 7 buxhete,nje vile dhe une e ti e kemi bere,dhe me pune krahu e jo rroge deputeti.
C’fare eshte nje vile more edepsez perpara 230 milione eurove te 50kilometrave rruge te kombit,perpara Rapiskanit,biznesit Gerdecian,kurrum,armo,bankers petrolium,21 janar skandalesh koncesionare,etj.
Bedri
Me jep konkluzionin,qe je nje kelysh I Berishes,dhe qe je I interesuar qe kurre te mos behet drejtesi,sepse e fute dhe Ramen ne nje liste me Meten dhe Berishen,por meqe per Ramen nuk ke akuze tjeter,e fut ne thes per “vilen”
Nuk duam more kelysh te denojme njeri per vilat,por per miliardat e korrupsionit,dhe as ta sugjerojme Arta Markun te humbe kohen me vilat,por me miliardat qe te permenda me siper,dhe pasi te kemi mbaruar pune me miliardat e korrupsionit Berishe-Mete-Bashe,atehere jam dakord te bejme inventarin e tullave dhe betonit te kujtdo vile,te Rames,tendes dhe times.
Si na u bekan vila keshtu o hale hashash komentues?
Bedriu e ka mire se duhet ta nisi nga gjurmet qe ta cojne te kujku!! Por bedriu qenka nje qorr muti qe nuk do ta shohi ujkun qe ka perpara syve dhe kerkon te merret me gjurmet.
Vilat po e po po ato jane aty e nuk kane ku te vene edhe sikur te shiten le te shiten pasi te gjithe e kane te ditur se nga kush u shiten.
Une them tja nisi nga CEZ qe po duket se pobahet si karrem per te peshkuar vemendjen e njerezve, pra le ti perveshin menget me kete nje here. Apo nga kontratat e shfrytezimit te maleve te skraparit nga greket qe ka bere ilir meta, le te shohim publikisht se si jane bere keto kontrata dhe se sa ka perfituar shteti prej tyre.
Por ka edhe nje ceshtje tjeter qe do te ishte me spektakolarja e korrupsionit politik ne shqiperi. Eshte ajo e grackes se ndertimeve dhe shitjeve te objekteve pa leje e tapi toke nga te dy palet e politikes i ke pjesen me te madhe te banesave dhe bizneseve ne tirane ku u jane mare leket njerezve dhe nuk u jepen tapite: i kane bere te dy palet PD e PS, kan3 shenjat e gishtave te sali berishes dhe te edi rames ato dhe nuk guan shume per tu hetuar.
Leruani vilat se nuk kane se ku flene ata. Behuni kontrollin se ku kane hedhur firmat dhe se ku i kane fshehur parate se do hyjne ne burg te gjithe e si rrjedhoje vilat nuk kane nevoj per hetim por sekuestrohen dhe nxirren ne shitje.
Ja u be hetimi i vilave, po ne rast se ata e jystifikojne ndertimin e tyre nepermjet lidhjece farefisnore per te cilat shqiperia eshte e njohur dhe ekonomise familjare dhe joformale ne marredhenie atehere si i behet?? Ti gezojne vilat dhe ta harrojme hetimin e 7 vjeteve buxheti te vjedhur????
Derri nuk mbahet prej bishti o bedri!! Derri e piken e dobet e ka te fshehur prapa [email protected]
Bedri je pjese e kazanit te qelbur te esadistit Berisha dhe e kriminelit dhe hajdutit Lulzim. Ndyresire e felliqur, ja cfare je. Akuzon Edi Ramen dhe poziten per zvarritjen qe opozita sllavo-serbe e Sali Berishes i kane bere reformes ne drejtesi dhe na e paraqet Edi Ramen te barabarte me kriminelet qe kane vrare, vjedhur dhe trafikuar kete vend. Ore idiot gazetar a mendon ti se ne publiku shqiptar kemi Alzeimer dhe kemi harruar cfare i ka bere Sali qeni dhe Lulzim horri (kriminele dhe vrases te paguar nga Serbia) ketij kombi. Edi Rama ka qene ne llogore me keta maskarenj dhe i ka detyruar qe te votojne per varrin e tyre me force dhe me pahir. Keta maskarenj nuk kane lene gjykate ne vend dhe ne BE per te vonuar dhe penguar gjithe procesin e vetingut dhe reformimit ne drejtesi. Keta palaco kane filluar nje veprimtari anti-shqiptare ne BE duke luftuar vendin e tyre aq sa Europa po i hedh poshte me perbuzje. Ti na shkruan qe Edi Rama nuk ka bere gje ne 5 vjet. Edi Rama eshte i forcuar nga Europa qe te marre per dore edhe opoziten qe te fillojne negociatat. Si mund ti marre keta per dore Edi rama kur ata e dine shume mire qe reformimi i drejtesise eshte fundi makbethian i tyre. Ore ata jane bere si Makbethi, ngrihen naten dhe shikojne gjakun dhe krimet qe i kane bere ketij populli dhe shohin burgjet qe do te hyjne. Ti na thua Edi Rama nuk ka bere gje. Ik ore spurdhjak i paguar me shkrime te ndyra per ta na treguar ne se gjoja te gjithe keta jane te njellojte. Jo or jo, nuk jane te njellojte. Nuk mund te krahasohet Edi Rama qe po punon per Shqiperine dhe shqiptaret ne Ballkan me keta kriminele e tradhetare te ndyre.
I nderuari Bedri!
Qe ne fillim po ta them hapur se problemin e shtron mbrapsht!
Se pari,rastet qe ka kapur KLSH-ja jane maja e ajsbergut te korrupsionin kolosal qe ka pushtuar shtetin shqiptar qe nga viti 1990 e deri me sot.
Por sado te verteta e te hidhura te jene ato fakte,prap nuk vertetojne ate qe shtron ti se do te ulej korrupsioni ne 70 %!
Keto shifrat e vjedhjeve te parave te shtetit jane pasoja,zoti Bedri dhe permendja e tyre sa per ilustrim te cdo sofizmi nuk zgjigj asgje!
Aftesia e njerezve te mencur dhe idealiste qe duan te ndertojne nje shtet NJEREZOR ne baze te ligjeve eshte qe te gjejne SHKAQET se perse eshte kaq i zhvilluar korrupsioni ne Shqiperi ashtu si ne te gjithe boten kapitaliste!
Se dyti,shkaku kryesor i lindjes dhe rritjes galopante te korrupsionit ne Shqiperi eshte sistemi politik kriminal qe u instalua ne Shqiperi me mbeshtetjen e agjenturave te huaja armike te Shqiperise!
Ne krye te shtetit shqiptar u vu armiku me i madh i kombit shqiptar Sali Berisha,qe vuri ne zbatim me konseguence te gjitha detyrat e vena nga padronet e tij per shkaterrimin e Shqiperise ne te gjitha drejtimet!
Gjate viteve te sundimit te tij kriminal u nxit percarja e popullit me parullen antikomuniste e antishqiptare “KOMUNISTET NE LITAR”!
Dhe kete parulle e hodhi ne qarkullim ish komunistri Sali Berisha me te gjithe ish komunistet dhe bijte e tyre,shumica kelyshe te BLLOKUT,qe zaptuan te gjitha foltoret e politikes dhe mediave ne Shqiperi!
U sajua nje profesion absurd dhe sharlatan qe iu vu emri “ANALIST”!
Keta horra analiste shetisnin sa ne nje tv tek tjetri,te ndare si me thike ca te PD-se e ca te PS-se dhe bombardonin popullin e shkrete me ato c’ka u jepnin per te derdellitur padronet e tyre!
Llapnin te gjithe per cdo fushe sikur te ishin kokat e medha te kombit,por qe ne fakt ishin dhe jane sharlatanet e kombit!
Se treti,shkak tjeter i lindjes se korrupsionit galopant ishte ndarja e pushtetit midis partive fituese ne koalicion njelloj si forme e si krim sic ndahej placka e luftes midis fituesve te fundit!
Kjo beri qe nje parti e vetme te zaptonte 1-2 apo me shume ministri,hoqen nga puna te punesuarit e meparshem dhe vinin militantet e tyre nga ministria e deri ne te gjitha rrethet e cqarqet e Shqiperise!
E dinin keta rrogtare se 4 vjet kishin ne dispozicion,prandaj i nxorrene kallajin shtetit dhe mbushnin xhepat apo llogarite bankare!
Askush nuk e kishte mendjen tek shteti por te partia qe i kishte vene ne pune!
Me keq nga te gjithe nga kjo plackitje politiko-kriminale e pesuan ARSIMI,SHENDETESIA,DREJTESIA,TRANSPORTI,DREJTESIA,MJEDISI ,MBROJTJA etj,qe ju dhuruan partickave te vogla ne numer, por te babezitura ne kasaphanen kunder shtetit sa keta sektore te rendesishem u katandisen si ne mesjete!
Se katerti,korrupsionin e ligjeroi perfundimisht ndryshimi ne Kushtetute e ne reregulloren e Kuvendit se kandidatet per deputete iu dha personalisht kryetareve te partive fituese,pra ata u bene SULLTANE te vertete te Shqiperise!
Ne zgjedhje populli,qe eshte trajtuar si dele ka shkuar te votoje qorrazi sepse deputetet jane caktuar me lista nga i pari i fshatit!
Eshte kjo arsyeja se pse deputetet sot as duan t’ia dine per hallet e zgjedhesve te zones se tyre,sepse ne fakt ata njohin si zgjedhesin e tyre te vertete vetem kryetarin e partise!
Shkoni nje dite ne seline e PS-se dhe do kuptonbi se PS-ja si parti ekziston vetem teorikisht dhe vetem ne koken e Edi Rames se atje do te gjesh vetem nje grua plake si dezhurn dhe dy vajza te reja qe vetem te pershendesin por qe nuk dine se cfare te bejne me hallin tend!
Pra me te marre pushtetin partia ne pushtet mbaron se ekzistuari dhe zgjohet nga gjumi letragjik vetem kur afrojne zgjedhjet e reja!
Se pesti,korrupsioni ka edhe nje shkak tjeter,qe u ngul “thiken” ne fyt njerezve!
Cdo drejtues institucioni mund te te pushoje nga puna qofte edhe pa motivacion dhe jo vetem nuk i behet vone se ankohesh me siper,por edhe kur e fiton gjyqesisht te drejten tende,jo vetem qe nuk kthehesh me ne vendin tend te punes se hequr padrejtresishtr,por edhe KULMI,se MILIONAT E DEMSHPERBLIMIT disa vjecar nuk i paguan fajtori qe te ka pushuar nga puna,por ….SHTETI!
Sot prej disa vjetesh shteti paguan miliarda leke pikerisht nga keto pushime te pa drejta nga puna,sepse me keto pushime behet politike hiqen ca militante e vihen te tjeret!
Di nje rast,qe nje shoku im fitoi gjyqin dhe mori si demshperblim rreth 150 milion leke!!!
Po sa te tille kane fituar te drejten?
Me mijra,por pushtetareve nuk u behet vone se i futin nje interviste duke mbjelle peme,sic ben lal Eri dhe e kaloi lumin!
Se fundi,kush do ta denoncoi korrupsionin kur vete administrata shteterore eshte ndertuar ne atre menyre qe ta nxise korrupsionbin?
Te vetmin qe jane te interesuar qe te mos linde ,pa le te nxitet korrupsioni jane vetem QYTETARET!
Qytetaret jane viktimat e vetme te krimit korruptiv!
Por keta ka vite qe u eshte mbyllur cdo mundesi per te denoncuar si korrupsionin ashtu edhe shkeljet ligjore e padrejtesite qe u behen nga administrata!
Por sot nuk ben pritje populli as kryeministri,as ministrat,pa le kryebashkiaku Veliaj,qe AS E KA IDENE SE DETYRA E PARE E TIJ DUHET TE JENE LETRAT ME ANKESAT E POPULLIT!
Zyra ankesash ka plot,bile kryeminisdtri ben gallate ne facebook duke kujtuar se keshtu i zgjidh hallet e popullit!
Kjo eshte nje tallje ekstreme ndaj ketij popullki qe flet me vete dhe pastaj bejne te habiturin pse po ikin shqiptaret me qindra per dite nga Shqipertia!
TUNDU zoti kryeminister nga vendi!
Boll me daljet neper tv se na nxorret zorret e barkut!
Nuk behet politike ne tv,facebool apo twiter,per me keq shtetin nuk e mban gjalle qofte edhe nje kryeminister,pa folur per kryebashkiakun Veliaj qe i ka hyre vetja aq ne qejf sa ka hedhur ne qarkullim (ne sa degjojme) kandidaturen per kryeminbister te ardhshem!
Mortja qe s;na ha po u vu kryeminister lal Eri qe vetem reklame di tre beje!
Ky njeri akoma nuk e ka kuptuar se Tirane nuk fillon tek zyra e tij e nuk mbaron tek Zogu i Zi,qe harxhoi te gjithe buxhetin vetem per qendren e Tiranes,qe edhe pa asnje lek shtese ishte shume me mire se baltovinat neper ish komunat,por tani pjese e Bashkise TIRANE NJELLOJ SI ISH MINIBASHKIA NR.5 SE U DUKET QE AJO ISHTE “beteja e stalingradit” QE U PASKA DHE FITOREN NE ZGJEDHJET E FUNDIT!
E ke fiks fare Alban! Se këtu është bërë sport popullor që të futen të gjithë në një thes, dhe ndaj të gjithëve të mbahet i njëjti qëndrim i baraslarguar që të hiqen si të paanshëm! Një idiotësi monumentale! Për Bedriun, kur zullumqarët nuk janë arrestuar apo dënuar këto 4 vjet, kjo ndodh se nuk i arreston Edi Eama. Ndërsa tani që gjërat kanë filluar të lëvizin në sistemin e drejtësisë, kjo ndodh se ka vullnet prokuroria! A e kuptoni tani se sa idiot i lig është ky kalemxhiu Bedri Islami?! Unë për çoç e mbaja këtë teveqel!?
Te pershendes per guximin i nderuar Bedri Islami. Fjalet e tua ne vesh te drejtesise dhe te perendise.
Nje mut qe po qelb Shqiperine
Bedri, Të lumtë!
Faleminderit , për dritën që hedh !!!??
Alban je ne rregull. Shqiperine nuk e penalizon nje Vile apo apartament, sado te shtrenjta qofshin. Ky vend vuan nga korrupsioni I papare, nga krimi, nga vjedhja e pakufi e financave te shtetit, nga tjetersimi prones, nga deformimi pushtetit, nga injoranca ne politike e administrate, nga mungesa e konkurences dhe ligjit, e perspektives, nga mungesa e besimit etj etj. Keto kane krijuar nje gjendje te tmerrshme, kane tulatur njeriun e ndershem e punetor, kane ndrydhur nisiativen e zhvillimin, kane frenuar investimet e huaja, I kane dhene krah hajdutit, partiakut dhe kriminelit. Jo me kot SHBA dhe BE jane perqendruar te drejtesia, qe te funksionoje shteti I se drejtes dhe te shmangen tere keto pasoja. Sepse drejtesia qe duhet te jete pushtet me vete, e pavarur, eshte bere vartese dhe ortake e politikes dhe krimit. Sa politikane, gjyqtare dhe prokuroret Jane kapur duke mare leke e sa Jane denuar, perfshi Presidentin hajdut, asnje. Ky eshte tmerri ketij vendi, jane milionat e rruges se kombit dhe vrasja e njeriut si mizat ne qender te Tiranes dhe para kamerave. Vila, jo nuk eshte vila krimi kryesor I tyre.
Viro
Jam plotesisht me ty daku
Ky Bedri Islami nuk ma merr mendja e eshte kelysh I Sali Berishes,sepse mire ”uleriu” tre here,mirepo ajo ulerima e katert sikur doli nga goja dhe mendja e Berishes.
Mire e mbushi lopa Bedri koven,por I dha nje ulerime te katert dhe e derdhi te teren
Vetem humor do te quhej nisja e hetimeve antikorrupsion duke filluar me tullat dhe tjegullat e Bedriut
Do te ishte nje fasade qe do te shpetonte hajdutet e vertete,Berishen,Zenin,Lulin,Meten,Imamin,Mustafajn,Ministrat Berishiane dhe Metiste,Gjin Gjoner dhe Balile
Ketu duhet te nise Hetimi dhe te perfundoje pastaj me Habilet e Tahirit dhe kujtdo Rilindasi tjeter.
NE SITE DUHET TE KALOJNE TE GJITHE PUSHTETARET DEPUTETET QEVETITARET QE KANE KALUAR NE KETE VEND NGA FILLIMI I DEMOKRACISE E DERI ME SOT.
NUK KA NEVOJE PER EMRA.
SHPALOSNI LISTEN.
BENI BILANCIN E TE ARDHURAVE TE PERFITUARA NGA BURIMET E JUSTIFIKUARA ME PRONAT DHE KAPITALET QE KANE AKTUALISHT.
DIFERENCA QE DEL JANE VJEDHJE.
KONVERTOJINI KETO NE TE ARDHURA PER BUXHETIN E KETIJ VENDI DHE DO TE SHIKONI SE RROGA MESATARE E PUNONJESIT DO TE RRITET ME DYFISHIN DHE DO TE TEJAKALOJE RROGAT MESATARE TE PUNONJESVE TE VENDEVE TE RAJONIT.
SI PUSHTETARE DO TE LLOGARISNI TE GJITHA PUSHTETET : ATE LEGJISLATIV EKZEKUTIV GJYQESOR DHE TE MEDIAS.
E GJITHE NOMENKLATURA E TE KATER PUSHTETEVE TE KALOJE NE SITE DHE FILTRIN E VETINGUT.
CDO GJE NE KETE VEND KA NEVOJE PER NJE FILLIM TE RI.
LUSIM QE KESAJ RRADHE KJO NDERMARRJE TE JETE SERIOZE E VERTETE DHE PRODUKTIVE.
ZOTI DUHET TA DOJE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET.
ASKUSH NUK NA E KA FAJIN PERVEC VETES TONE.
O Bedri .Z. Marku per mendimin tim duhet te filloje tu jape zgjidhje dosjeve qe mbylli krimineli Llalla qe jane pothuajse te gatshme duke i marre nga afer larg si: Dosjet Çez 21 Janare Gerdec Rruga e Kombit Kurum Nafte(ngjyrosje ) Skanimin ne dogana . Pastaj me nis me gjetjen e sekostrimin e pasurise se pfokurorve gjyqtareve politikanve dhe futjen ne burg te te gjithe atyre qe kan bere krime dhe qe kane vjedhur . Me vone tuj pa tuj ba i thojne nje shprehje te popullit .
Në atë kohë kur u bë Kryeprokuror patëm çeshtjen Fullani. S’kuptoj gjë kokderri
Komentin e taraboshit e late me e botu kur te vije Meroja a .
Bedri, je nje edepsez.C’ke me Ramen?Keshtu turbullohen ujrat? Bedri, je nje gjarper.
denis
Bedriu I hedh bar deleve,qe me sa shoh jane shumica e komentuesve ketu
Ty Bedri te lexoj,por asnjehere s’te marre vesh.Reformen nuk e deshte Edi,per c’fare arsye?
Ate e duan nderkombetaret si mjet per t’u perballur me nje klase apo nje rreth i caktuar ne Shqiperi,gjithmone e vazhdimisht ne rritje nga ana e fuqise ekonomike-financiare.Per kete u duhet nje qeveri stabile e shantazhuar.
Kane gjet te Edi.Prandaj opozita shpesh i thote frikacak.
Une personalisht nuk jam xheloz per arritjet e politikaneve tane ne keto 30 vjet,dhe nuk me pelqen te shikoje perndjekjen e tyre nen presionin e te huajve. Do deshiroja ata vete tashme t’i vendosin vehtes vijat e kuqe dhe te shikonin disi me gjere.
Qe te jete e besueshme nga gjithe shqiptaret, le te filloje nga shtepia e Rames, meqe opozita e ka pike referimi “vilen e Surelit”.Mendoj se ky eshte edhe mesazhi i z. Bedri. Nuk mendoj se kane te drejte disa komentues, per ate fjalor qe perdorin ne adrese te autorit te shkrimit. Ata mund te lexojne shkrimet e tij ne gazeten “Dita”e pastaj do te binden se kush eshte B. Islami,sot nder me te mirenjohurit ne Kosove e Shqiperi. Po permend Kosoven perpara, mbasi ndihmesa e Tij per UÇK a qene mbreselenese.
Ti Bedri ke te drejte,por edhe media,qe tani na hiqet si e pafajshme ne te gjitha keto krimet e te gjitha klikave ne fuqi qe nga viti 1990-te e deri me sot u ka sherbyer e po u sherben po prap ketyre horrave.
Shembull:
U kam derguar me e mail dy shkrime ku denoncoj shkeljet Kushtetuese dhe pa aftesine e administrates shteterore per zgjidhjen e halleve te qytetareve,gazetave TEMA,DITA,Telegraf,SOT,Shekulli,Koha Jone,Albania Free Press etj dhe emisionit investrigativ te tv KLAN ‘STOP” etj,avokatit te popullit etj,por jo vetem nuk i botuan keto shkrime qofte edhe me shkurtime,por as qe denjuan te me kthejne nje pergjigfje qofte edhe mohuese!
Bile nje punonjes i gazetes “Telegraf” kur e pyeta pas 3 javesh se cfare keni ndermend te beni me shkrimin qe ju kam derguar per pensionet,ai me idiotizem m’u pergjigj: Ohu,ti kujton se ne do t’u zgjidhim hallet e pensionisteve?
Pensionistet sot nuk kane keto halle qe shkruan ti,per shkeljet ligjore qe u ben ISSH,por halle te tjera!
Ju ktheva ketij cubi:
-Po pse more derdimen,cfare hallesh paskan pensionistet pervec bukes se gojes,mos kujton ti se halli yne eshte te kapim ndonje dashnore tani ne pleqeri sic bejne ca deputete?
Pra te gjitha keto gazeta jane ashtu sic i ka percaktuar Edi Rama : -“KAZAN”!
Kane friket kryeredaktoret te botojne kritika kunder qeverise se u priten reklamat e saj!