Negociatat me Greqinë, tjetër takim Bushati - Kotzias

17 Shkurt 2018, 11:16Politika TEMA
Negociatat me Greqinë, tjetër takim Bushati - Kotzias

Shefat e diplomacisë të Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias kanë zhvilluar një tjetër takim kokë më kokë, në kuadër të ministeralit të BE-së, Gymnich, që u mbajt në Sofie.

Lajmi, i shoqëruar edhe me dy fotografi nga takimi, është publikuar nga Ministria e Jashtme greke.

Sipas burimeve diplomatike në Athinë, Bushati e Kotzias “kanë analizuar aspektet teknike që do të duhet të ndiqen javët e ardhshme në negociatat për çështje të ndryshme që po zhvillohen ndërmjet të dy vendeve”, raporton Ora News.

Që prej nëntorit të vitit të kaluar dy ministrat e Jashtëm kanë intensifikuar negociatat, me qëllim përmbylljen e gjithë çështjeve të diskutueshme.

24 orë para këtij takimi, ministri i Jashtëm grek kishte deklaruar në një intervistë televizive se “para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”.

Në të njëjtën intervistë, Kotzias kishte thënë se shpresonte që negociatat të mbërrinin një përfundim të mirë.

Të dy palët synojnë që më e largta në muajin prill të nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, gjatë një vizite që pritet të zhvillojë në Tiranë kryeministri grek.

1 komente në “Negociatat me Greqinë, tjetër takim Bushati – Kotzias”

  1. Albani says:

    E hoqen ligjin e luftes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje