Kastriot Islami tashmë ka nisur pensionin politik, pasi tani është edhe jashtë Partisë Demokratike.
Por, për fat ka FB-në, ku bën ndonjë shënim, si për të na kujtuar se është ende aktiv në jetën publike.
Dhe natyrisht, gjithë inatin e ka me Edi Ramën, për të cilin thotë se është frikacak.
“Rama dje në shkëmbimin e replikave me Rumush Haradinajn ka shfaqur karakterin e tij që ja njohin të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe që gradualisht po ja njohin edhe shqiptarët kudo ku janë.
Gjithnjë në monolog, pra kur ska kërkënd përballë bën “cubin” dhe “gangsterin” duke lëshuar “ofendime e fyerje” dhe pret reagimin. Në të gjithë këto rast është nën efektin e eksitantëve dhe “ofendimet e fyerjet” pa emër konkret i drejton të shoqëruara me xheste e poza të neveritshme për një burrë.
Nëse reagimi ndaj “fyerjeve dhe ofendimeve” të tij mungon apo është në terma intelektualë ai vazhdon i krekosur me grupin e “bazhibozukëve” që e rrethojnë të shpërndajë lajme të rreme se “ja bëra kështu e ja bëra ashtu apo se e meritonte atë që thashë” në mënyrë që ata që rrethojnë të amplifikojnë gjithcka ka thënë apo të shpërndajnë shkaqet që kanë shtyrë të lëshojë “fyerjet apo ofendime” . Madje udhëzohen të shpërndajnë edhe gjëra që ai as i ka thënë dhe as i ka bërë për ta paraqitur atë superior.
Nëse reagimi është simetrik atëhere ai “kthjellohet”, kthehet në një “frikacak lëpirës” dhe merr të gjithë masat për të shpjeguar se “është keqkuptuar”, se ‘ato që kishte thënë nuk kishin të bënin me atë që kishte reaguar”, se “për për reaguesin ka respekt”, e lloj lloj shpjegimesh, një gamë lëpirjesh të neveritshme që bëhen edhe më të patolerueshme kur dëgjon dhe ridëgjon gjithcka ka thënë më parë në publik.
Kaq për këtë radhë!
Duhet përshëndetur Ramush Haradinajn, i cili përmes reagimit adekuat e ka detyruar të kthjellohet e të shfaqet në sytë e publikut gjithëshqiptar nga një “ganster” langaraq në një “frikacak” lëpirës. Sic është në realitet”, shkruan Kaçi.(TemA)
Ky, Koco Kokdhima dhe Kreshnik Spahiu jane figurat me qesharake, me bejne “optimist” kur mundohen dhe keta te thone dicka.
HA HA HA , HARADINAJ NJE CUB GJYSEMANALFABET , DETYROJ RAMEN . LANGARAQ QE KERCDN DDGE ME DEGE ESHTE KY SHKENCETARI QE NUK E MBAJTI AS PD .
Ke te drejte zoti kaçi i zi, sepse i zi ke qene dhe i zi vazhdon te jesh, me sa duket deri sa te vdesesh fizikisht, sepse politikisht ke vdekur me kohe. Po keshtu edhe Ramushi ka shume te drejte, pasi me veprimet qe po ben duhej lene atje ku e kerkon serbia. Edhe ky fare politikani me sa duket vone do te mesoje politiken qe duhet te ndjeke Kosova per te mbrojtur dinjitetin e saj brenda dhe jashte.
Akoma ti, gam gam gam…!