Historia e panjohur e vrasjes së Çerçiz Topullit nga ushtarët malazezë dhe roli i grekëve

18 Shkurt 2018, 11:44Politika TEMA

Nga Roland Qafoku

Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe, për më tepër, pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte.

I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar i cili, ndryshe nga Çerçizi që pushkën e kishte simbolin e lirisë, mbante penën.

SKENA E KRIMIT

Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetëra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjësonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit, ai dështoi.

Një skuadër ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qëndronte në Shkodër dhe, pa asnjë urdhër të shkruar e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij, Mustafa Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër.

Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar e këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qëndrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ata të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë.

Sapo karvani bëri disa kilometra në Fushën e Shtoijt, ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte, ushtarët i zbritën ata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata, duke qenë në numër të madh, arritën ta qëllonin për vdekje me plumba dhe duke i shpuar trupin me bajoneta.

Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.

SI U KRYE VRASJA

Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve, një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikal:

“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë.

Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kasha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”.

Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”.

Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:

“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropes gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.

GREKËT NË VRASJE

Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve.

Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekëve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit, në Selanik, në vitin 1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar, i cili u vra nëpërmjet një intrige.

Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët? Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e parë që vërteton këtë është e Kol Bjankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:

“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar, shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”.

Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik në gazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje atë që ai shkruan. Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin:

“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”.

Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa një mijë prova.

Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eliminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndihej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli” që botohej në Shkodër, në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve, por sidomos të serbëve dhe, nga situata e krijuar, ishte një rast që, duke e bërë bashkë me Mustafanë Çerçizin, të eliminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.

KATËR VARRIME

Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranuar trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936, në Gjirokastër, në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori, sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkisë së qytetit.

Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajo Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial.

Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. (TemA)

32 komente në “Historia e panjohur e vrasjes së Çerçiz Topullit nga ushtarët malazezë dhe roli i grekëve”

  1. bajoneta says:

    Vetem Qafoku mund te arrije e te shkruaje perçart sesi Çerçizin e vrane dhe me plumba dhe me bajoneta.
    E qellonin me plumba (nga larg) dhe e shponin me bajoneta (nga afer). Po ata qe e shponin me bajoneta, nuk hanin ndonje plumb per vete prej atyre qe qellonin ne mes te qsaj perleshjeje? Apo Qafoku ha pyke vetem nga hartimet e jo nga ushtriadhe lufta. Gjynaf, se dhteti ka harxhuar para dhe kohe per ta shkolluar ai ushtarak

    1. Flm says:

      Nuk e kuptoni qe jane mashtrime, … do shume llogjik te kuptohet qe te gjitha synojn armiqesimin me Greqin.
      Per c’do krim te Serbit te Gjermanit, te Turkut… “fajin” e ka nje Grek.
      Zgjohuni o popull dhe kuptojeni, qe ju shohin si bageti dhe ju perdorin si t’ju duan per llogari te Sulltanit te Anadollit.
      Po te ishit per nje “moment” qytetar Grek dhe te shikonit si “ziejn” gazetat shqiptare me urejtje idjote ….. a nuk do te thoshnit ….. “ptuuuuu o shkerdhata te pa besa, 1 miljon shqiptar kan gjet streh ne Greqi, dhe ju minoni paqen per llogari te Turkut, per ndonje “kocke”qe ju hedh sulltani, tani qe na keni nevojen tregoni kaq armiqesi imagjinoni po te ishit ne pozita te barabarta ose me te favorshme, se c’far maskaralleqesh do te benit o kopila Turk-Arnaut”.
      …… a nuk do te thonit te njejtat fjal.

      1. Flm says:

        Mos ma vini re se kam rrjedhur

      2. Edkari says:

        Ne ate kohe flitej se Aneja,mamaja e Enver Hoxhes
        bente gili-vili dhe me bimbashin ashtu dhe me Çerçizin
        por kur e mori vesht Çerçizi shkoj dhe e vrau bimbashin.
        Per Enverin flitej se ishte i Çerçizit prandaj Enveri
        i vriste te gjithe ata qe e njihnin e sidomos gjirokastritet.
        Ndersa Çerçizin nuk e di se kush e ka vrare po mendoj
        se do ja kete bo borxh.

        1. Alex says:

          Po da dija kush jeni ju te dy,motrat ja u kendoja,pisa!

          1. Edkari says:

            Alex do ta fusja kete mikun ne goje ty mbasi ta nxirrja nga p1ck4 motres tate

            1. Aleks says:

              TA QI TRUNGUN FAMILJAR ME TRENIN E MALLRAVE O PEDER PAKITANI!!!

              1. Edkari says:

                Ti dhe babai tent ta rruani

        2. tarasi says:

          Do qe super sikur ta kishe inicialin ” Trukari “………

      3. .......!!!!!? says:

        Ik mor te qifsha rracen tende me gjithe greqine ,pushtet e mutit pushta ,do vij edhe rradha juaj me gjithe janullen ne krye ,prej koqesh ka per tju varur populli shqiptar,fare e poshter !!

      4. mik says:

        Flm – degjo ketu ti shkerdhat. Ketu po flitet per histori, e jo per 1 milion shqiptar qe han buk nepermjet grekut ( gja qe e vlersoj dhe pajtohem me kete ) por kjo nuk do te thote qe per hir te ketij fakti, mos te themi te verteten. Tek e fundit, edhe ne kena ba per greket te njejten gje.

        1. Flm says:

          O idjot, qe ke goj ti te flasesh per histori, …ju nuk beni histori por propagant, keni kaq mllef qe ju jane eresuar syte dhe mendja.
          A mund te flasesh (ore i pa shkoll) per histori, kur nuk ke as nje referenc nga bibliografi, shqiptare ose e huaj ????
          Ky artikull hyn ne “shkencen” e propagandes (sic e thash me siper) dhe jo ne “shkencen” e
          histori.
          Ne gszetat nderkombetare nuk shikon as edhe nje, por as edhe nje artikullhistorik pa regerenc.
          Kurse ne Albanistan nuk shikon as edhe me referenc.
          Ky eshte ndryshimi ndermjet meje dhe trurit tend gjysem funksional.

  2. Moisi Golemi says:

    O Qafok idioti. Si mund te jete Cerciz Topulli “simbol i ushtarit te panjohur” kur ai njihet kush eshte?? Si simbol i ushtarit te panjohur, vihet gjithmone nje luftetar anonim, ose nje figure qe permbledh disa luftetare te ndryshem. Dhe jo nje luftetar i cili eshte konkret dhe i famshem. O Qafok!! O idiot!!

  3. faro says:

    Cili nga politikanet e sotem, eshte kaq idealist?!
    IDEALIST DERI NE VDEKJE!
    Figura te tilla, jane te rralla edhe ne bote.
    Heroizma te tilla, vertetojne qartesisht se c’autoritet dhe krenari, te jepte ne ato kohra, te qenit SHQIPTAR.

  4. la turqui n’ entra jamais-jamais dans l’ union europeenne.la reve du turquie de entre en union eropean est entere pour toujours.apres de insultes raciste et la poeme satirique de une depute turque contre le uck et les albanais en parlement allemagne,turquie definitive reste toujour anti les albanais.la porte de europ por la turquie reste ferme.rrnofte cerciz topulli dhe shqipetaret.

  5. undefined says:

    Ku eshte Pabesia Poshtersia Mashtrimi jane gjithmon te pranishem kromozoni i poshter kuŕdo-egjiptian i Athines ato jane idhtaret e ketyre cilesive te ndyra te njerzimit

  6. beni says:

    Cerciz Topulli u vra e u masakrua nga myslimanet se radikalisht ekstremiste shqiptar or Roland Qafoku sepse Çerçizi pat shok e miq të ngushtë Mihal Grameno që luftonte Turqinë dhe ekstremistët islamik javën varin duke akuzuar malazezët që qen si shqiptarët luftonin Turqinë!
    Mos u mer me fantazinë e gjoja patriotizmit islamik

  7. Alban says:

    Në Shekuj Të Paharrueshëm!
    Lavdi Të Gjithë Trimave Që Ka Lindur Kjo Tokë!

  8. Drenica says:

    Lohja rrace spiunesh

  9. cerciz topulli luftoje dy armiq,turkun dhe serbo-malazezet.cerci, topulli ,isa boletini dhe shume shqiptare js dy fish heroj se kuftuan dy pushtues.isa boletinit 4 her i eshte djegur kulla nga turqit,dhe 3 her nga serbet,e kuptushme kure kta armiq ka humbur betejat me iss boletinin,dhe isa nuk ka qelluar ne shtepi.por sot eshte e ri ndertuar kulla dhe valone flamuri shqiptar.lavdi herojve kombetare.

  10. Dunavatasi plak says:

    Kujdes ti Karleshi kur flet per te tjeret,se te kam vene re,flet shume percart,por po te kujtoj nje kenge te Cecos qe thote se po ta gjeta dot folene do ta bej si asnjehere.Tung…

  11. Mulazim hiqe tabore, Cerciz Topulli me tone! says:

    Lavdi heronjve te tille kombetare idealiste si Cerciz Topulli qe jane dhe do mbeten nderi e krernaria epopullit tone fisnik nder shekuj.
    Ne brezi i sotem i shqiptareve duhet jo vetem te frymezohemi ng vera e tyre por edhe te shohim veten ne pasqyre e te shohim ku qendrojme ne krahasim me ata rilindasit tane famemedhenj.
    Edhe eshtrat ne var do t’i levizn Ceco gjigandit po te shikonte sa poshte kemi rene ne pasardhesit e atij brezi qe po komplotojme te ngreme vareza per ushtaret e ushtrise greke qe hoqi flamurin kuq-e-zi dhe ngriti flamurin e kobshem grek ne trojet tona te jugut, qe vrau ,preu e therri 220 civile tw te paarmatosur ne Kishen e Kodres ne Lekel dhe me uren e zjarrit ne dorw dogji mbi 300 fhstar shqiptare.

  12. Mulazim hiqe tabore, Cerciz Topulli me tone! says:

    Lavdi heronjve te tille kombetare idealiste si Cerciz Topulli qe jane dhe do mbeten nderi e krernaria epopullit tone fisnik nder shekuj.
    Ne brezi i sotem i shqiptareve duhet jo vetem te frymezohemi ng vera e tyre por edhe te shohim veten ne pasqyre e te shohim ku qendrojme ne krahasim me ata rilindasit tane famemedhenj.
    Edhe eshtrat ne var do t’i levizn Ceco gjigandit po te shikonte sa poshte kemi rene ne pasardhesit e atij brezi qe po komplotojme te ngreme vareza per ushtaret e ushtrise greke qe hoqi flamurin kuq-e-zi dhe ngriti flamurin e kobshem grek ne trojet tona te jugut, qe vrau ,preu e therri 220 civile tw te paarmatosur ne Kishen e Kodres ne Lekel dhe me uren e zjarrit ne dorw dogji mbi 300 fshatra shqiptare.

    1. beni says:

      Po cerciz Topulli e Bajo Topulli ish vllazeruar me grekët të cilët luftonin Turqinë,ceçua me mir dinte greqishten se sa shqipen,shqipen e mësoj nga ortodoksia shqiptare kur filloj të mësoj se çdo të thotë të jetosh i pushtuar?

      1. Hahahaha says:

        Tarallak i Anastasit prandaj ja futen plumbin koqeve Priftit grek ne Korce se ishin “miqesuar” me greket apo cfare…..a te q…trute more kastravec i Anastasit si nuk doli nje normal nga tufa juaj por vetem kokrra hajvanesh

        1. beni says:

          Or shkerdhat e felliqte e Turqis,në vitin 1906shqiptaret e t’u myslimane vranë e prej njëlloj si një kafshe të gjetur me thika Papa Kriston e ditën e nesërme popullit ju prapaganduar se e therën grekët,natyrisht që popullit ju servir manipulimi për t’i bërë grekët vrasës dhe një vit më vonë komitet Mihal Grameno e Çerçizi vranë në gur të djalit priftin grek të pafajshëm për realitetin të Papa Kristos hakmarrje por ama të keq informuar nga prapaganduar gjithashtu më vonë vitin tjetër në hakmarrje të negovanit!!
          Ktu filloj politika e felliqte e orientalizmit për të mos rënë perandoria Osmane e patriotizmi islamik për të fut në sher ortodokset shqiptarë miq të përjetshëm me grekët në atë kohë!
          Esht njëlloj kur Saliu vrau Azemin për të marrë pushtetin me terroristët kosovare e akuzoj Fatos Nanon si agjent të Greqisë kte e ka pohuar me gojën e vet Perikli teta ish ministër i brendshëm!
          Esht njëlloj masakra ne Racaj pleq e plaka të persekutuar diku tjetër dhe të akuzojnë Serbinë ku amerikaniizmit bashkë me Uck kishin kryer këtë masakër për të bombarduar të nesërmen Serbin!
          Serbët thonë ne kemi vrarë e kemi bërë gjpor këtë masakër nuk e pranojn? Ka dëshmimtarë por kan frik nga terrorizmi kosovar e qeveri e Kosovës dije uck!
          Fëmi Agani ra viktimë e Uck por populli Kosovës nuk e njef kte prapagand se beson tek fanatizmi e nacionalizmi edhe pse ai përpiqet për pushtet e jo për shtet

          1. Hahahaha says:

            Shko or psikopat vizitohu se paske probleme serioze me veten e realitetin

  13. Shkodrani says:

    Historia eshte me se e njohur, mos beni sikur nuk e dini. Historianet duhet te guxojne ta ndryshojne variantin duke treguar te verteten e vetem te verteten. Enver djalli ishte djali i bimbashit turk kjo dihej ne Gjirokaster. Xhaxhai i Enverit pagoi Cercizin per ta vrare bimbashin qe te vinte nderin e familjes ne vend. I kerkuar ne cdo cep Cercizi u fsheh ne Shkoder me Muco Qullin. Qelloi qe bimbashi ishte malazez i myslimanizuar dhe kjo dihej boterisht. Cercizi u vra per gjakmarrje ne Shkoder nga fisi i bimbashit, me apo pa uniforme ska pike rendesie.

    1. killer says:

      O idiot po Cercizi bridhte ne jug dhe ne Greqi duke vrare dhe prere o pleher greke

  14. demokrat says:

    Luanin e Epirit edhe te lidhur nuk e gjunjezuan dot. Kur vjen puna per te vrare shiqptaret edhe mbeturinat turkoshake edhe hienat grekomane edhe katilet sllav i ben bashke urrejtja.Ky eshte ideali i djalerise shqiptare, shprehja e tij lapidare duhet tu mesohet femijeve qe e e djeshmja most te perseritet.

  15. halili says:

    Mëshirë, për injorantët analfabetë, që kaq kollaj, e hanë sapunin për djath, qoftë nga ndonjë “Qafok”, qoftë ngaq ndonjë “patok”…! Çerçiz Topulli, ishte një cub hajdut, që u kthye në vrasës me pagesë dhe ishte e qartë që do të përfundonte në atë mënyrë…! Siç e shikoni, historia përsëritet dhe… tregon (edhe sot) “identitetin” dhe “kulturën” albaneze, ku hajdutët dhe kriminelët “i mbulojmë me flamur” dhe në shumë raste i bëjmë “heronj”… @”demokrat”, o i mjerrë, lexo dhe njëherë rrëfimin e Qafokut ku: Një farë Mahmut GOLEMI (?!) (GOLEMI në Shkodër…???!!!), që e intervistoi (?!) Roland Qafoku (sepse nuk na thotë kujt dhe ku i tha ato që tha, ky Golemi i famshëm), tregon “historinë” e vrasjes së Çeços… (?!) Hahahahahahahahahahahaaaaaaaa….ç’injorantë dhe idiotë që paska kjo botë…

    1. UjkuTomorrit says:

      ej kafshe ato cubat qe thua ti ishin te vetmit qe i dilnnin perballe armiqve , nga cubat u clirua dhe gerrqia dhe shkinia dhe po nga cubat u mbrojten ato krahina ku turkut i dhiste bytha gjak nga frika . Vrromo i mutit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール コスプレ

    YourDoll株式会社 北米初のダッチワイフ売春宿はどこにありますか?ボディービルダーは彼のダッチワイフに「あなたは私を水で濡らしますか?」と尋ねます。セックスドール魔神調査– SexDollGenie.Comレビュートップ8の賢明なセックスドール、どれが好きですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje