Çuçi i përgjigjet Bylykbashit: Asnjë konkluzion për votimin elektronik

17 Shkurt 2018, 13:17Politika TEMA

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi i është përgjigjur Oerd Bylykbashit, i cili tha dje se Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet të tij.

Në një reagim për mediat, Çuçi sqaron se… “deri më tani kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri”.

Më tej Çuçi thotë se:- “Siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë parlamentare, në Komision nuk kemi arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim që lidhet me votimin elektronik, sepse, siç kemi rënë dakord me të gjitha palët, në Komision do të vazhdojmë të marrim vendime me konsensus pasi të kemi marrë ekspertizën më të mirë të vendit dhe ndërkombëtare”.

Reagimi i plotë i Çuçit

“Unë nuk e di se për cilin komision parlamentar e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.

Siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë parlamentare, në Komision nuk kemi arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim që lidhet me votimin elektronik, sepse, siç kemi rënë dakord me të gjitha palët, në Komision do të vazhdojmë të marrim vendime me konsensus pasi të kemi marrë ekspertizën më të mirë të vendit dhe ndërkombëtare.

Vetëm kështu do të bëjmë të mundur që t’ju ofrojmë shqiptarëve një proces zgjedhor, i cili përputhet me standartet dhe praktikat më të mira perëndimore. Fryma e bashkëpunimit dhe e konsensusit që kemi vendosur në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, do të vazhdojë”. (TemA)

1 komente në “Çuçi i përgjigjet Bylykbashit: Asnjë konkluzion për votimin elektronik”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Votimi eleltronik do seriozitet ne nje politike SHUME te pjekur te vendit… Monika me cizme, e qesharaku me goditje ne foltore, “kriminel, kriminel” si adolishent, e cadra ngujimi si ne ish kullat veriore jeni larg te berit politike me njerzllik.. Mbani fletushkat per edhe nja 10 vjet se qesharaku dhe kjo opozite me Mulra e th-th-th-je seshte gati per dicka serjoze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje