Glorifikimi i G.D dhe kryqëzimi i Ylli Pangos

17 Shkurt 2018, 18:59Politika TEMA

Nga Anri Bala

Para së gjithash më duhet të biem parimisht dakord, se asnjë nga mediat shqiptare nuk e mohoi skandalin e mesazheve erotike midis Salianjit dhe G.D. Protagonizmi i dy deputetëve të opozitës nuk u mohua as nga vetë deputetët, aq më pak nga kolegë e miq të tyre dhe as prej atyre që u kishte rënë në vesh ky thashethem. Të tilla biseda, tek ne si gazetarë kanë vite që kalojnë si psherëtima përmes organit të dëgjimit, por për një mijë arsye nuk më është dashur t’i publikojë, zgjedhje personale deri në momentin që të vendos të hap një revistë erotike, apo rubrikat e gazetës ku botoj të jenë të tilla.

Për dijeni, në Shqipëri, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të civilizuara në botë, kushti kryesor që ua kalon gjithë të tjerëve, për të mos thënë më i domosdoshëm për të qenë politikan, është të jesh “gangster”! E për tu dukur si i tillë, duhet të kesh të paktën një dashnore. Ndërsa shkalla e gangsterllikut rritet në mënyrë progresive bazuar në numrin e lartë të dashnoreve që ke, pastaj vinë pushimet që ia pagon, veshmbathjet, qiraja banesës, makinën fringo të re, etj! Por respektivisht me burrin “gangster”, ajo që nuk i’a lë vetes qejfin mangut është gruaja e “gangsterit”…! Ndaj nuk kam botuar shumë për politikanët “gangsterë”, se s’di asnjëherë nga t’ia filloj të shkruaj: për politikanin gangster, apo dashnorin e gruas së politikanit gangster!

Kjo është arsyeja kryesore, që lajmet seksisto-erotike kur përfshihen këta “gango”, nuk e kanë peshën e publikimit si skandal, veçse glorifikojnë xhestin e “politikanit” fshatar pa tokë e “të paparë nga ato punë”… se dhe ky palo burrë, na qenka i “zoti” si gjithë të tjerët e sojit të tij, ndaj të mos i vëm faj pse nuk e ka mendjen te puna, pa e përzier pak atë me qejfin, sepse kjo është sakrificë e madhe.

Të dish se kush pallohet e me kë pallohet, se kush tradhëton e me kë tradhëton, se kujt i kap “frekuenca” ndryshe nga kolegu, e se kujt i punon apo nuk i punon, në pellgun tonë të ndotur politik nuk ngre asnjë peshë, por ama përtej sarkazmës së mësipërme, nuk mund të pranoj kurrsesi, që një xhest i tillë të glorifikohet dhe as që normat të aplikohen me dy standarte e të mos dënohen!

Fjala vjen, në të gjitha rastet ligjore, kryesisht gjykata përpara se të marrë një vendim, i referohet dhe vendimeve të tjera të proceseve të mëparshme ligjore dhe bazohet në të njëjtin arsyetim. Në këtë logjikë, pa dashur të bëj as avokatin dhe as gjyqtarin, po zgjedh edhe unë që si etalon matës, krahasimor të ngjarjeve me sfond erotik, të marrë rastin Pango, e ta krahasojë atë me rastin Salianji-G.D. Kjo ndodh sepse aktorët e ngjarjes ngjajnë si “dy pika uji”, në metodologjinë e kryerjes së aktit njëri në tentativë e tjetri të penetrimit, përfaqësojnë të njëjtin krahë partiak, e deri tek funksionet politike të njëjta.

Asnjë rast tjetër, i cili u përdorur së fundmi pa sukses nga gjithëfarë moralistësh pa moral, për ta bërë të zezën të na duket pak si e bardhë, nuk mund të identifikohet apo shihet si analog, përveç se këtij krahasimi, në pjesën e “shfaqjes” dhe jo në faqen e “prologut”.

Pas publikimit nga emisioni “Fiks Fare” të videove me sfond seksual të Pangos me një vajzë të re, skandal i cili u pasqyrua edhe në shumë media ndërkombëtare, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, si kujtesë për ata moralist që e kanë harruar, e shkarkoi brenda 3 orëve deputetin dhe ministrin e tij të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Videoja e famshme, që ia nxorri Pangos “mbërtheckat” zbuluar publikisht dhe shkarkimi i tij, ishte një shfajësim përpara opinionit publik, për politikanin “me brekë nëpër këmbë”, pasi nuk kishte frymor, as mace e qen rruge, e jo më Sali Berisha që ishte mjeshtri i këtyre punëve, që nuk ishte në dijeni, se pedagogu i famshëm i shkencave ishte me namë dhe famë për kësi punësh dhe nuk kishte lënë studente bukuroshe pa ngacmuar e pickuar, në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku edhe jepte “mësim”.

Pango u shkarkua për imoralitet, edhe pse në atë kohe ministri i gëzohej statusit të beqarit, por që i eksituar për momentin nga ai “fat”, që i erdhi në zyrë, harroi se ishte funksionarë i lartë shtetëror, e sjellje të tilla përbënin skandal deri në krim.

Për dreq, kur njerëzit ngjajnë edhe në fat, nuk ke se çfarë u bënë. Njësoj edhe protagonistëve të mesazheve me sfond erotik, i’u është dhënë e drejta si ish ministri nga ish-administratori i “Universitetit Europian i Tiranës” Henri Çili, të japin mësim në degët e sociologjisë, mes studentëve dhe studentëve bukurosh e bukuroshe ditën dhe natën.

Ndërsa kolegu i tyre ishte i fiksuar pas “mbërtheckave”, këta dy mësimdhënës edukator, ishin të dashuruar dhe eksitoheshin me fjalët q*u, të q*u, q*rësit aq shumë, sa do i kenë tmerruar  prindërit e ketyre të rinjëve, kur kanë dëgjuar se nga çfarë perversash po shkollohen e edukohen fëmijët e tyre.

E që edhe universiteti ku jepet ky llojë mësimi të mos marri damkën e imoralitetit, megjithëse ka plotë shembuj si magazinë popullore e partisë pa moral, duhet të shkarkohen menjëherë me nisjen e punës së administratorit të ri. Të tillë pedagogë që flasin me gjuhë rruge, nuk janë të denjë të jenë pjesë përbërëse të mësimdhënies të asnjëlloj universiteti.

Por pjesa imorale dhe më e shëmtuara në sjelljen e dashnorëve tanë të fshatit politik, është shkëmbimi i mesazheve erotike teksa bënin punën e deputetit, për të cilën paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Është e patolerueshme dhe fyese, që një deputet çfarëdo, të harxhoj kohën e punës së paguar nga qytetarët, për tu shërbyer atyre, me mesazhe erotike, për të cilat jam i sigurtë se do turpëronin çdo njeri që ka pak sedër dhe e njeh njollën e turpit.

Duhet të jenë tepër të guximshëm, ose shumë të papërgjegjshëm për atë që kanë bërë, që heshtin duke pranuar autorsinë pa e pohuar se… po e kemi bërë, e duke u glorifikuar si nismëtar të perversitetit dhe imoralitetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai kuvend në fakt nuk ka shumë moral, që kur hiqen çizme e humbasin brekë, flirtohet dhe imagjinohet seks, duke parë gjokset e bythët e kolegeve, ku flitet për prostituta dhe çingije, për raki, kioska e qofte dhe kurrë për hallet e njerëzve.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, hollandezi hokatar-qokatar nuk shkarkon asnjë, pasi pjesa më e madhe e grigjës së tij, për të mos thënë të gjithë, e për të mos i marrë me radhë me emra, ose kanë dashnorë/e, ose janë divorcuar, ose po kërkojnë burrë për tu divorcuar…! E si të tillë janë brenda moralit të llojit, e kryetari i tribusë s’mund  t’i shkarkojë të gjithë, se sigurisht duhen kthyer mbrapsht lekët e abonimit 4 vjeçar në karriget e Kuvendit, për të  bërë “qejf” opozitar, shkëmbim mesazhesh erotike, fjetur e vegjetuar, e pse jo duke ngrënë tollumba tek mban veshur bluzën e re ku shkruhet e stampuar: “O sa mirë me qenë kur*/ar!

21 komente në “Glorifikimi i G.D dhe kryqëzimi i Ylli Pangos”

  1. Lyl says:

    Ky esht morali i shpk henri cili&grigja kurva e co. Per sa kohe te ket baxhella te tilla mjer ky vend.

    1. adi says:

      Me palle dhe djale kompleksiv dhe me inteligjence te ulet zor se gjen ne gazetari.
      O palle o bala
      Ylli pango ishte minister dhe shfrytezoi postin prandaj ishte e denushme.
      Cdmth kjo qe po te jesh deputet dhe te jesh i ri ne moshe nuk duhet te qi.. se del nje anri bala e shkruan traplleqe qe te mari rrogen mujore prej skllavi????
      PS: o palla bala ki kujdes kur sulmon universitetin e timonierit ( universitetin e cilit) se ai atje ka ca perfitime plus qe i punon edhe gruaja prandaj kujdes se te iku buka e gojes, timonieri nuk fal kur i futesh ne pjese .prandaj bej diare nga goja sa te duash po mos u ngatero me miellin e gjermanit.

      1. miri says:

        I drejtohem Andit.
        Ore Andi,prandaj i paguajme ne qe brenda ne sallen e kuvendit te merren me kurvelleqe deputetet.
        Jashte salles dhe ambjenteve te tjera jo zyrtare te vrasin veten.
        Sic duket edhe ti je nga sorollopi i tyre.

  2. tiranasi says:

    Mire thua Anri,por kujt ja thua,harrove kuqon kur ish ne presidence!

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    idiot, as qe kane lidhje apo krahasim rastet me njeri tjetrin. mjaft se late koqen e namit.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    idiot, as qe kane lidhje apo krahasim rastet me njeri tjetrin. mjaft se late koqen e namit.,,

  5. Aleko says:

    Ka civilizim e civilizim.Por civiliziimi me I kendshem eshte ay alla shqipetare kur e hane Turpin me buke sidomos prijsit.tane qe marcin nga ditet tona

  6. Vazhdoni te shani socializmin diktaturen bllokmenet dhe me kete flamur vidhni prisni shani percani e pasurohuni.
    Shani varferin soc dhe nuk shikoni mjerimin.
    Shani burgjet dhe ndertoni burgje se nuk keni vende.
    Shani spiunet dhe lavderoni spiunet digital dhe ata qe spiunojne ketu dhe sa hapin syte ne mengjez ne tv.
    Shani luften e klasave dhe heshtni per vellavrasjen e sotme.
    Shani byron politike dhe lavderoni idiotet e sotem politikan hajdut kriminel e kurva e kurvar…….

  7. Qifja says:

    Pashi perëndinë!
    Bëni të mos dal më në ekrane kjo GD-ja,
    se na u neverit ekrani.
    Ishalla e zë FRUTHI ADRIAN HILËN,se ai na e shpifi.
    Edhe MUT ,është gati të nxjerr në ekran AD HILA,për inat të EDI RAMËS.!???????

  8. mirel says:

    Cfare idioti. As qe ngjajne me njera tjetren.
    Do bini ne batakun e injorancise te gjithe.
    Vazhdoni merruni me nderin e humbur te Katerina Blum.

  9. durresi says:

    Anfi Balla. Me fal qe po ta them por e paske patur trurin te fikur dhe llogjika nuk te ka funksionuar kur ke shkruar artikullin.
    Po si mundesh ti te krahasosh rastin e Pangos me te Grides.
    Rasti i Pangos ishte nje abuzim pushteti kurse Grida po bente thjesht shkembim mesazhesh me nje shok gjera qe publikut nuk kane pse ti interesojne .
    Gjithe te mirat Shendet

  10. Boston says:

    Artikull teper i sakte.. Urime

  11. Alidemsi vjeter says:

    O Mirela ngjashmeria eshte se kujt i ngjan mamit apo babit dhe per kulture Shvejku thoshte se te gjitha rruget te cojne ne Bugjejovice (dmth tek vendi…).

  12. shqiptari says:

    te lumte per shkrimin

  13. Mik says:

    Shume komente i trajtojn rastin e Pangos dhe te GD, si pa lidhje, jo te njellojte !!
    Pse, a nuk asht veprim imoral rasti i GD, ashtu si i ministrit Pango ?

    Cilido komentues, mund ta zbus me fjale te bukura rastin e GD, por ama , prap asht dhe mbetet imoralitet 24 karat.

  14. PLAYBOY says:

    DMTH KY QILI KA HAP UNIVERSITET SEKSOLOGJIE PER PLAYBOY….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!????????????????????????

  15. basholli says:

    GD eshte e qete sepse ne listen e saje Salianji eshte i fundit.NUk ju thote asgje fjalia e perversit Salianji:¨”Q.u me me te bukurit qe Qi”? Kush jane keta me te bukurit? Me siguri e dini kush e kryeson listen e PD-se .Vete perzgjedhesi i listes LB prandaj GD eshte e qete dhe nuk lodhet fare perverziteti eshte per te rutine.Merrne me mend ku ka ardhe radha derui tek breshkani Salianj.LB e ka formulua listen kryesisht bazuar ne perfitime materiale e seksuale .Ka fute edhe disa pleq qe nuk jane te zotet as te lavre e as te gavres.

  16. BRSS says:

    ANRI DUHET TE JESH EDHE TI RRACE KURVASH QE TE DHIMBESEN KAQ SHUME MOR PLERE

  17. rrofte kurvlleku demokratikas says:

    Ky eshte nje skandal teper i rende per njerez normal, ne vende normale, ne shoqeri normale, por jo per shoqerine aktuale shqiptare, ku qe nga viti 1991 e deri me tani vetem vidhet e rjepet nje popull i pambrojtur, ku shkatrrohet cdo gje, u shkatrruan genet e njerezve, Sot Shqiperia eshte kthyer nje nje shoqeri analfabetesh, lypsaresh, nje vend ne depresion, nje grusht i vogel njerezish zoterojne pasurite e te gjith vendit, ku fukaralleku i ka mundur njerezit dhe luftohet vetem per nje cope buke me pras, institucionet i kane mberthyer grupet e organizuara dhe te armatosura kriminale, sot respektohen hajdutet, kriminelet, kurvat e kurvaret dhe jo vetem kaq por ligjet u krijojne te gjitha mundesite ekonomike horeve o horave qe te bejne kokrren e qejfit kudo, ne plazhet me te mire e me te shtrenjta te botes, te kene vila brenda e jashte vendit, siperfaqe te medha tokash te vjedhura me dokumenta fallco, te bredhin me avione me parate e gjakut e te mundit te qytetareve, te te rrahin e te vrasin ne mes te rruges po ngrite krye si me 21 Janar e deri te te grabisin e te zhdukin pa name e pa nishan.
    Kete situate e pruri deri ketu ajo qe quhet e djathte shqiptare.
    Prandaj rasti i ketyre deputeteve horra te PD (Pango, Duma Salinjasi, e te tjere sa te duash te vathit te tyre), eshte nje fije floku ne krahasim me gjemat qe i kane sjelle ketij vendi.
    Per rastin e ketyre dy horrave te diteve te fundit, te gjith skalionet e te djathtes jane hedhur ne sulm, per te zhbere ate qe publiku pa me syte e vet, per ta quajtur “nje asgje” dhe biles kercenojne gazetarin kurajoz qe i a vuri ne dispozicion publikut dhe thot se ka fakte te tjera edhe me te renda.
    E pate edhe ate krricin gazetar me mbiemrin Hila, cfar apologjie i beri kesaj hores duke na mbushur mendjen se “sa burre i mire eshte i shoqi i kesaj Dumes” (cfar llogjike, ajo G.D. nuk ka bere asgje se burrin e saj e kam mik dhe eshte burre i mire).
    Prandaj dua te perfundoj me ate qe kot shqetesoheni o njerez te mire qe nuk kini me cfar te ushqeni femijet, pasi mundi i juaj shkon per luksin, qejfin, horlleqet dhe pasurimin e horrave.
    Kur i shoqi e pranon kete ruspillek, ju cfar kini?
    Shkoni e votoni perseri Lulzim Bashen, te te sjelle perseri ne Parlament Dumen, Salinjasin, Balliun, Noken e Noken, e horrate tjere pasi akoma nuk kane mbaruar pune me pasurine kombetare dhe kan per te pire gjak akoma tek ju.
    Kete vend e shpeton vetem Zoti ne qiell dhe Amerika nga toka.

  18. Rocco Siffredi says:

    S’mund ta ndalosh te dale tek XXX, madje pa pagese kur te kete shfaqje kjo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje