Dëmi real që na bëri Edi Rama

19 Shkurt 2018, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka njëqind arsye për të kundërshtuar propozimin e Edi Ramës për një president honorifik të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe akoma më shumë arsye për padobishmërinë e tij. Është një nga ato gjërat që Edi Rama i bën me qejf për t’i mbajtur miqtë e armiqtë rreth vetes, qoftë dhe duke e sharë.

Dhe duke qenë i tillë, nuk ja vlen të komentojmë Edi Ramën.

Reagimet e shqiptarëve ndaj Edi Ramës, duhet të na vlejnë për të kuptuar se sa rëndë dhe sa joseriozë jemi, dhe kur kemi të drejtë të jemi të ashpër me një politikan si ai.

Nëse Edi Rama do merret 30 sekonda seriozisht për atë që tha, duhet marrë si një provokim ndaj Perëndimit, dhe jo ndaj shqiptarëve. Nëse Perëndimi do ta marrë seriozisht atë deklaratë, ka plot probleme që duhen parë në themel me linjat e politikës së jashtme shqiptare në rajon e më gjerë. Por, Perëndimi është i përmbajtur jo se i pëlqen deklarata, biles nuk e honeps dot fare atë retorikë, por di të bëjë skonton e populizmit në Ballkan.

Kurse reagimet shqiptare janë një mjerim.

Pikësëpari, përjashto disa intelektualë mendjehapur, që kanë kapur të vetmin thelb problematik të këtij reagimi, që po të ishte serioz, ishte karshillëk ndaj Perëndimit ndaj statusit të sotëm të shqiptarëve në Ballkan, dhe një lloj dyshimi mbi të ardhmen e rrjedhave të Kosovës drejt Perëndimit, gjithë reagimet e tjera, nuk janë në funksion të dëmit që mund të bëjë kjo deklaratë, por të halleve të gjithësecilit, sikur kjo deklaratë u bë realitet.

Po t’i shikosh reagimet shqiptare e t’i shtrydhësh ato, sidomos ato të Kosovës, duket sikur ajo që tha Edi Rama, u bë, dhe ata po mendojnë si po ua merr ky postin e presidentit kombëtar.

Dikush ka hall se Rama po fut në varësi Kosovën, a thua që ai e caktoi që presidenti do jetë nga Gjirokastra, një palë tjetër ka hall se mos presidenti do zgjidhet nga ata që mbjellin kanabis, e të tjerë që përfytyrojnë president vetë Edi Ramën.

Mjerimi është se në vend që shqiptarët të zbulojnë në këtë rast, mendjen e hapur pro-perëndimore të tyre, dhe më së paku të tallen me këtë deklaratë, ata sillen si një katund i vogël, që bën sherr se kush do zgjidhet kryeplak. Biles mezi po pres dhe reagimet nga Presheva, Mali i ZI e Maqedonia, të thonë dhe ata pse mos ta kemi dhe ne si përfaqësues atë presidentin e Ramës.

Në një farë mënyre, provokimi i Edi Ramës zbulon trishtueshëm mentalitetin shqiptar, mjerimin intelektual të debatit publik, dhe mungesën e një mendimi të qëndrueshëm shqiptar rreth identitetit tonë dhe të ardhmes sonë në Europë.

Mjafton një broçkull populiste në një festë të Kosovës, ku dhe ashtu gati sa nuk u përmbys tavolina para festës nga një kryeministër ekscentrik, që siç kthen gotat me fund, apo hidhet në pishina me rroba pas pijes, po ashtu tenton të bëjë politikë, që ata të cilët ndjekin debatin, të shikojnë se më joserioze se ajo që tha Edi Rama, është ajo që thonë shqiptarët e tjerë pas tij.

Grupi i dytë i defiçentëve, janë të përcaktuarit si nacionalistë shqiptarë, andej e këtej kufirit, të cilët janë të magjepsur nga ideja se kjo mund të ndodhë, por u vjen inat që këtë ide e ka thënë dikush që ata e dinë që nuk e ka seriozisht. Por dhe ata shkëlqejnë me heshtjen e tyre si njerëz të kompleksuar, që dëshmon se nacionalizmin e kanë ideologji pushteti, dhe jo identitet. Vigjilentë ndaj idesë se mos historia i dokumenton si kundërshtarë të një “ideje kombëtare”, ata nuk dinë ç’të bëjnë me këtë “hata” që u ka ndodhur, dhe ata nuk janë pjesë e kësaj historie.

Dhe në fund, natyrisht më të shëmtuar janë politikanët e Tiranës, të cilët Edi Rama nuk ka nevojë t’i tallë si patriotë, se i ka tallur si kundërshtarë, kur i ka futur në çadër për revolucion dhe i ka nxjerrë për dy tendera në CEZ dhe një faturë pallati 13 milionë dollarë. Këta mendojnë se një president më shumë, është një hajdut më shumë, duke fyer kështu dhe Thaçin e Metën, dhe akoma më keq, mendojnë se kjo gjë dhe mund të bëhet, sikur presidentët e sotëm të mos ishin hajdutë.

Ky është realisht mjerimi anti-perëndimor i shqiptarëve, dhe nëse ka bërë një dëm real Edi Rama me këtë deklaratë, nuk është se ka marrë ndonjë rrezik personal mbi supe, pasi ai di ta kthejë në humor pas ca kohësh këtë gjë, por ka zbuluar një mentalitet anti-perëndimor, primitiv dhe të pastabilizuar, rreth çështjes shqiptare në rajon.

Njësoj siç ka zbuluar thelbin primitiv të shoqërisë serbe, duke i provokuar në Beograd, apo duke tërbuar nacionalizmin e vjetër grek me refuzimin katërvjeçar, tani na bëri dëm, duke na zbuluar çfarë mendojmë vërtet për veten tonë dhe Perëndimin.

S’di të them nëse kjo që na ka bërë është moderne apo primitive për një politikan, por është një gjë e pashpirt ndaj banalitetit tonë, pasi tregoi çfarë tmerri është shakaja e bashkimit kombëtar. Dhe i vetmi dëm real që na ka bërë, nëse do flisja si propogandist i “çështjes kombëtare”, siç “po na thërret atdheu”, sot!

53 komente në “Dëmi real që na bëri Edi Rama”

  1. Flm says:

    Shume e drejt o Mero, prandaj nuk behemi as njerez as shtet, se kemi hunden me te madhe se topet.

    1. Grigor says:

      Faleminderit. Bashkohem me komentin tend.
      Vetem se am nje pyetje. Ne shqipetaret kemi shumë pordhe, duke filluar nga politikanët, e deri tek disa idiote te vertete, me emra po aq idiote, si Noizy.
      Problemi qendron se gjithashtu ne shqipetaret as bythe nuk kemi per te bere ndonje gje. Po e presim Shqiperine te na e jape Europa ne pjatancë. Sepse vete ne? . Po qe per ne, Shqiperia do ishte vetem nje pordhe e madhe.
      Tani, pyetja eshte kjo. Duke qene se jemi nje popull pordhacësh, dhe duke llogaritur se bythe nuk kemi, pordhet nga na dalin mor burre I dheut?
      Sepse edhe Shullazi qe shiste shumë pordhe, tani na doli, qe nuk Ka bythe dhe I kane rene pendet fare.
      Dhe fajin na e Jane serbet me greket, sepse ne? Ku kemi faj ne? Ore, ne fund te fundit, a ka zot? Po mire mo, hajde po e pranojme qe Ka nje zot. Tani, ky zoti, po qe burre I mire na e bie ne tave Shqiperine,

      1. Theatrical says:

        o z.Baze,
        me shaka pa shaka,me shume gjasa drejt asaj po shkohet, nje president te perbashket ose jo,dale nga dale do bashkohen dy shtetet,dhe kjo jo per nacional-romantizem a patriotizem,por si nje nevoje “mbijetese” ku kercenimi nga fqinjet tane vjen e behet me i madh..faktori shqiptar eshte rritur,shqiptaret jane me dy shtete,USA kerkon ta ndaloje ekspansionin rus në Ballkan,Turqia “kujdeset” per Greqine etj
        para 50 vjetesh(le te themi) ,kushedi se si mund tiu dukej e sa mund te jene tallur me idene e nje Kosove shtet me vete,por ja ku sapo u festua 10 vjetori I Pavaresise..
        zgjidhja me e mire sigurisht do ishte futja në EU,dhe keshtu shume probleme zgjidhen

    2. Amy says:

      Mero ka bere nje analize qe askush nuk e bente dot, dhe as qe ju shkon ne mendje ta bejne, kush do mendoj mendje hapur, Basha genjeshtar ne thelb, Berisha mashtrues, Meta hajdut, Mona nje idiote e lindur, apo te tjere pas ketyre mostrave qe na drejtojne,

      TE LUMTE MERO ! hapu syte ketyre njerezve nga Shqiperia dhe Kosova !!!

      1. Martin says:

        Whoa Amy. Vertete?! Nje debilizem I pashoq frymezuar apo paguar nga Rilindja. Turp!

    3. Monumenti dhe Tulla e Meros says:

      O Mero ziu, o palaco , katran dhe degjenerate. I zhduke te gjitha ato shkrime apo tema ne interes te Shqiperise dhe kombit duke i zevendesuar me shkrimet e tua idjotike , fshatare dhe kamuniate. Shkrime vetem kundea Saliut e PD dhe ne bythlepirje te paturpshme ndaj Rames e Metes. Po kush jane ata budallenj qe te lexojne apo marrin seriozisht ty o o Erjon Brace!

  2. Cuku says:

    Mero te lumte ,,me mire.se kaq prishet

  3. shushica says:

    Ne boten moderne politika leviz me shpejtesi ,eshte e paparashikueshme ,realizohet ne kohe reale dhe eshte shumedrejtimeshe .Rama ,si politikan modern ,makiavelist i persosur ,perdor te gjitha mjetet e gjuhes per te arritur qellimin .Dhe qe i ben presion Europes ben shume mire .Do te thosha qe presioni nuk duhet te mjaftohet me fjale apo me disa levizje drejt Turqise .Vete vendet e BE i bejne presione nga me te ndryshme qendres vendimarrese ,Berlinit dhe Parisit .Shtrirja e kapitalit kinez mbi nje sere vendesh ,ridalja ne skene e Rusise putiniane perdoren me mjeshteri nga mjaft vende per te terhequr me shume kapitale .Kete loje e bene te gjithe vendet ish sovjetike apo ne kufi me Rusine ,po e bejne Greqia ,Serbia ,Portugalia ,Qipro ,vendet e Vishegradit ,dhe BE ,pervec deklaratave ,nuk nderrmerr asnje veprim .Edhe Rama ,vec fjalimeve,do te bente mire te ftonte Xi Jipingun ne Tirane ,me shprese qe ai do te pranonte ,dhe atehere sigurisht BE do te shpejtonte per te hapur bisedimet per pranim .Ky eshte shantazh real dhe qe mund te kete vlere reale.Shpresojme qe dikush do ta kujtoje Ramen per te luajtur me fort ,jo me karten nacionaliste ,e cila nuk ka shume pershe ,por me karten gjeostrategjike ,e cila praktikisht ka vlere me te madhe ne lojen e madhe politike .

  4. Shoku " Shpati " says:

    Mero presidenti honorifik eshte caktuar . Nuk iken Nexhi pa u bere president Enveri , ministri I jashtem kosovar . Ja te shohim …

  5. selim rroshi says:

    Une se shoh nga ai kend se thjeshte nje ide per te qene i kendshem per momentin. Te kishte prioritet Kosoven kishte hequr doganat me pare e cdo gje tjeter qe ndihmon ekonomite e dy pjeseve tona.
    Un inatin e kam pse ben rolin e gomarit cdo dite e me shume ky kryemnistri yne.

  6. evgjitngrenesi says:

    nuk e përtyp dot mero që gjërat po lëvizin drejt bashkimit kombëtar dhe përpiqesh ta kalosh me ironi. plas po deshe,shqipëria do të bëhet edhe po sdeshe ti dhe mostra të tjerë të integrimit! po ju vjen fundi merooooo

  7. Tarrasi says:

    Shkurt fare : Shqiperia qenka nje katund mbushur me deficente e delirantë, ku kampionin e mbaka Kryeministri, si personi i fundit qe duhet konsideruar seriozisht ! Ka edhe ndonje zograf te llojit “dridhe Like ” si M. Baze qe i ve kapakun !
    Dhe pastaj thone me habi : “Perse nuk ka investime te huaja ne Shqiperi” ?

  8. felix says:

    Baze, perderisa Serbia nuk e njeh dhe shume gjasa ka qe nuk deshiron as ne te ardhmen e afert ta pranoje Shtetin e Kosoves, atehere Sentenca e Rames nuk perben asgje per tu çuditur.

  9. Gine says:

    Kur do , je burre me mend ti Mero. Pergjithesisht nuk do, por kesaj here ke fol me mend.

  10. Nacionalisti( qe s'ka sec ben) says:

    Rama tha: Neqoftese do me lejonte historia( nenkupton historine e perbashket,kosove-shqiperi,nje komb) dhe duke i marre leje historise,do propozoja nje president te perbashket.
    S’ ka c’ te komentoj asnje europian ose mendjehapur Mero.
    Historia eshte e perbashket…europianet na ndane dhe e dine shume shume mire.E kane te shkruar ne qi-tapet e tyre.
    A eshte e mundur ne kete perjudhe? Jo!
    A na lejohet? Jo!
    Por me lejen e historise,dmth po te ishim nje dhe mos te na kishte shkerdhyer mire e mire europa,do kishim nje president dhe nje kryeminister.
    Pa vdekur une dhe ti z.Mero,ptesitenti i perbashket do behet realitet…ketu do jemi.

  11. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Edi Rama çdo gja qi thot e mer ma pare miratimin e Hamerikonve o Mero djali .
    Shakaj osht gjysma e se vertetes dhe duhet pranu qi BASHKIMI i Shqypnis me Kosoven osht i pakthyeshem.
    RROFTE AMERIKA
    Rroft Albania

  12. Don says:

    Mero te pershendes. Shkrimi eshte i shkelqyer por une do te shtoja nje element logjik qe po me rezulton shpesh se fundi. Edi Rama po ben gomarlleqe te qellimshme per te krijuar nje alibi jashte rrethit te perflakur te korrupsionit qe te dale nga politika. Kjo puna e presidentit te perbashket eshte nje blof qe lidhet vetem me kete logjike. Edi Rama kerkon qete dali bute dhe i parrezikuar nga politika. E ben hallall te largohet i “zemeruar” edhe pse e shane qe del me atlete apo brekushe se sa te akuzohet si i korruptuar. Rama ka frike dhe i ben keto marrezira jo se nuk e di qe jane marrezira te peshtira por e ben te spostoje vemendjen nga korrupsionet dhe vjedhjet e tij. Kjo puna e presidentit te perbashket ishte nje marrezi dhe nje thike mbas shpine per diplomacine Amerikane e mbi te gjitha nje sabotim i arritjeve dhe perspektives se shtetit njomshtak te Kosoves. Deklarata te tilla jane ndihme per serbine te cilet po ekspozojne politiken e shqiptareve si pa tru dhe te pa besueshme. Veri re Mero se Rama po kerkon indirekt te uli kredencizlet e tij jo tek nderkombetaret sepse per ata nuk i behet vone por tek Ruci, Xhafa, dhe gjithe asambleja e socialisteve. Rama po kerkon te mbaje profil te ulet qofte dhe profil idioti vetem e vetem qe rruga e RamaExit te mos kaloje nga prokuroria dhe drejtesia.

    1. Rreji says:

      Bravo. Nuk e luan as topi. Kendej e njejta gje. Ramu shkon ne S. Moris dhe rrit rrogen vetit sa per diversion me popullin.

  13. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkk…………….

  14. like says:

    duhej te priste dikush deklaraten e Rames per te zbuluar mjerimin e intelligences se intelektualeve shqiptare?

  15. Aleko says:

    Po avash or burre se nuk permbyset bota me nje fjale qe guxuam te themi ne shtepine tone.E cfare tha ate qe eshte reale, permendi nje enderr qe kane Shqipetaret prej shekujsh. dhe Evropa e madhe nuk besoj se do friksohet nga nje plangprishes qe seshte vec bishti i8 kavallit…Avash mos vini ulerimien..ne fund te fundit evropa e para 100 viteve qe na beri leshe e li ,spaskemi te drejte te themi asnje fjale..

  16. mirel says:

    E hapi thesin Edipi

  17. petro says:

    Mero baze une te uroj shendet p[or kete radhe nuk gjykon drejt.Edi rama eshte i fundit qe ka thene e folur per bashkimin e shqiperise me kosoven.ate se pari e ka thene vet vendosja.pastaj rexhep qosja e mbledhjet e perbashketa te dy qeverive te shqiperise e kosoves.cfar tha edi se tha qe mbasi te jete bere kosova antare e okb ne duhet te vendosim nje president te perbashket.cfar te keqe ka ketu.pse mer mendjen e kryehajdutit te shqiperise lulzimit.ai rremuje kerkon. te bej te fala.

  18. Ylli says:

    Nuk e dinim qe Rama qenka humorist i Portokallise.U tall ,do tallet ,ben humor ,kur te tallet ,e kishte me shaka ,Rama vdes per tu tallur……kjo quhet analize.
    Se kam me Ramen se mire beri qe ngacmon here pas here ,por e kam me keta klounet e Rames ,si Baze dhe Batoni ,qe flasin budallalleqe per te mbuluar budallalleqet e Rames.
    Kryevepra ishte qe Rama dha 13 milion $ per Bashen per te dale nga cadra ??? Do i kete marre nga fitimet madheshtore qe ka gazeta Tema.Ne kete rast eshte tallur Rama apo Mero ???

  19. alphade says:

    Sikur Edi t’a kishte perseritur nja dhjete here fjalen “enderrim” do t’i ngjante
    Martir Luther Kingut me fjalimin e tij te famshem “I am a dream” !!!!. Fjala
    “President i perbashket ” i K/ministrit eshte nxjerre nga konteksti. Kete e
    kam thene edhe dje ne komentim tim botuar ne gazeten ” Dita” , por sot
    po shikoj se ka marre “flake” gjithe Ballkani, BE-ja ,neser do te dali rusi me
    deklarate “kercenuese” ,por sidomos deklates endrrimtare te K/ministrit Ra-
    ma ka ngjalkur furtune ne politikanet shqiptar qe e kane konsideruar nje sa-
    krilegj e heretizem . Sepse politikanet e “mencur” shqiptare nuk lejojne te ti-
    lla “lajthitje” te K/ministrit duke tundur flamurin e patriotizmit kur dihet se
    me nocionin “patriotizem” ata e kane te lidhur vetem me kolltukun e push-
    tetit dhe me pushtetin vjen edhe grabitja ,por sidomos shpetimi i pasurise
    se grabitur dhe mosndeshkimi nga vettingu.
    Basha sot pyeste se kush do te ishte hajduti tjeter ? Duke ia perplasur ne sy
    hajduterine dy presidenteve aktuale: Meta- Thaci ?!
    Zoti Basha nese don me gjithe mend te dish per hajdutet e tjere, cdo shqiptare,
    te pakten 96 per qind e tyre te japin emrat e mbiemrat e 4-5 hajduteve shqip-
    tare:
    1- Vendin e pare per nga pasurite e grabitura,per krimet e gjenocidin ndaj
    shqiptareve e ze Ish- kryetari yt ,Sali Ram Berisha,lindur ne Vicidol,banues
    ne Tirane : kryekrimineli,kryehajni,kryemafiozi i Shqiperise i te gjitha kohra-
    ve.
    2- Vendin e dyte e ze aleati yt imediat ,sebashku me bashkeshorten e tij ,i njo –
    me “nickname” te bautizuar nga shefi yt de facto, Ilir Floriri ,lindur ne Cepan
    te Skraparit dhe banues ne Tirane : me profesion shtangist, u be poltikan ,
    terren ku pa pune, paaftesi,mediokritet ,etj, mund te behesh i pasur brenda
    sa hap e mbyll syte,privilegje ,salltanete sulltanesh,…………!!!
    3-Vendin e trete , medaljen e “bronxit” e keni fituar ju zoti Basha: me tre fakte:
    240 milion eurot e Rruges se Kombit,ku i cove ? Bleve vilen ne Hollande.
    Vrasjet e 21 Janarit dhe faljen e detit fqinjit tone jugor. Per keto tre akuza,
    zoti basha e ke te siguruar burgun e Recit , sebashku me dy te paret per t’i
    bere “fresk” dhe per te qare hallet ne ditet e veshtira duke kujtuar kohet e
    lumtura ,ku vrisnit e prisnit sikur te ishit te perjetshem . Aq injorante jeni
    treguar sa qe keni kujtuar se jeni te pavdekshem . Edhe dielli ,nje dite do te
    shuhet ,lum ai qe e mbyll kete jete me ndershmeri e humanizem …..!!!

  20. Vangjel Konini says:

    Me ndjeni qe po ju shkruaj ketu disa mendime qe nuk kane lidhje me artikullin tuaj, por qe dua te behen publike ndoshta si nje shkrim i veçante ne gazeten tuaj. Shpresoj te me mirekuptoni. Ne fushen e gazetarise pervoja ime eshte zero.

    Një padrejtësi që duhet korigjuar
    Një klub sportiv, kushdo qoftë ai, në thelb përfaqëson ndijesi, dëshira dhe krenari të një komuniteti njerëzor të caktuar. Zaten, këtu e kanë origjinën klubet sportive. Nga pikpamja shpirtërore ai është pronë e komunitetit njerëzor përkatës.(dikur edhe nga pikëpamja material ai ka qënë pronë e këtij komuniteti, sepse mbahej nga burimet material të tij).
    Në kohën e sotme klubet financohen nga individë dhe grup individësh të cilët e shohin aktivitetin e klubit si burim fitimi material. Natyrish njihen edhe finacime nga financat publike por që shpesh janë në nivele më të ulta se ato jo publike. Pavarësisht kësaj në të gjitha rastet ato kontrollohen nga individë ose grup i vogël idividësh dhe aspak nga komuniteti njerëzor i lidhur shpirtërisht me klubin.
    Në një klub sporiv si aktorë shumë të rëndësishëm janë sportistat që aktivizohen aty. Me veprimet apo mos veprimet e tyre ata ndikojnë ndjeshëm në jetën shpirtërorë të komunitetit. Sportistat profesionistë, veç të tjerash, aktivitetin sportiv e kanë burim të ardhurash materiale. Në këtë këndvështrim ata kanë interesa fitimi njëlloj si investitorët e klubit.
    Ndodh që aty, ku lëvrohen para, apo realizohen fitime monetare, të ndeshim edhe abuzime nga individë të caktuar. Prandaj ndërtohet një legjislacion i posaçëm dhe organe përkatëse ligjzbatuese, qëllimi i vetëm i të cilëve është lufta kungër abuzimit dhe abuzuesve. E gjitha kjo bëhet në shërbim të komunitetit apo komuniteteve. Imperative per legjislacionin dhe ligjzbatuesit është identifikimi dhe ndëshkimi i keqbërësve. Dhe keqbërës mund të jenë vetëm ata që lidhen drejtpërdrejt me fitimin. Komuniteti që mbështet klubin e tij (klubin e zemrës), nuk ka asnjë lidhje me abuzimin dhe abuzuesit.
    Në dosjen e përgatitur nga inspektorët e UEFA-s për klubin “Skënderbeu”, pretendohet që veç ndëshkimit monetar, klubi të pezullohet edhe nga aktivitetet sportive të UEFA-s për 10 vjet !!?? Kjo e fundit është absurde. Këtë absurd e kemi përjetuar në kohën e diktaturës enveriste. Në atë kohë dënohej i gjithë fisi, në se njëri prej anëtarëve të fisit nuk i nënështrohej “vijës politike të Partisë”, pra shkelte ligjin që kish vendosur diktatura.
    Zotërinj të UEFA-s, unë jam një banor i zakonshëm në qytetin e Korçës, jam një tifoz i “Skënderbeut”. Si unë janë edhe shumë e shumë të tjerë, njerëz të zakonshëm, natyrshëm të ndryshëm nga njeri tjetri, por që, që të gjithë ne ndjejmë, dëshirojmë dhe krenohemi me klubin tonë sportiv. Shpirtërisht ai është i yni. Ju nuk kini të drejtë të na ndëshkoni duke na larguar nga gara. Në se faktoni shkelje dhe abuzime nga individë të caktuar, vendosni sanksione për ta dhe jo për ne, komunitetin mbështetës të klubit. “Skënderbeu” ka qënë, është dhe do të jetë prona e jonë, e komunitetit Korçar. Presidentët, stafet drejtuese dhe lojtarët vijnë dhe ikin. Korça dhe korçarët mbeten këtu. Më ndjeni në se e personalizova problemin, por dua të shpreh që, nuk kini të drejtë të penalizoni klubet sportive kushdo dhe kudo qofshin ata. Në se legjislacioni i organizatës tuaj (pse jo edhe e jona) përmban ndëshkime të tilla, kjo përbën një padrejtësi që duhet korigjuar. Ndryshe “do të vrisni tërë fisin vetëm dhe vetëm se një anëtar i tij shkel vijën e Partisë”.
    Shkruar nga V.Konini

  21. mali says:

    o tema,
    late namin! publikoje komentin qe shkrova me pare. eshte nje opinion. apo kur nuk i shkon per shtat meros juve e fshini. turp te keni, se medemek jeni gazete me mendje te hapur.

  22. arber says:

    Eshte presion kunder nderkombatereve mbi statusin qe ka shqiperia dhe radhen qe duhet te mbaje per futjen ne Eu.
    Kercenimi apo presioni per destabilizim ne rajon eshte nje karte ne avantazhin tone si shqiptare kete duhet ta pranojme pavaresisht konceptit qe ka ky togfjalesh aspak kurajues dhe pozitiv, por .ne fund te fundit ne gare jemi me serbine dhe shtetet kandidate sepse kush hyn i pari ne Europe ka nje avantazh te madh kundrjet tjetrit.Dhe nga ana tjeter kush mendoni ju se luan paster nga shtetet e tjera. Keto fjale nuk mund te thuhen zyrtarisht apo me protokoll por ama ne nje forum apo gazete,po. Kjo eshte loja qe ne me hir apo pahir po luajme. Te gjitha analizat e tjera mendoj se behen per perfitime me karakter interesi vetjak partiak apo te ndonje rrethi pak me te gjere.Nese ka bere mire apo ka gabuar rende Edi Rama dhe stafi keshillues i tij , me kete presion per destabilizim te ballkanit , kete nuk mund ta themi tani por mendoj do te marrim nje pergjigje nga koha dhe muajt ne vazhdim.

  23. Gjoni.Shkoder. says:

    Rama asht si puna e atyne qe per te qendruar ne faqet e para bejne gomarllekun e radhes.
    Ndoshta ja rakomandon miku i tij turk per ndonji arsye por Shqiperise i ben dem te madh.
    Ne nuk po gjejme derman me politikanet tane, dikush hajdut nji tjeter kriminel dhe vrases ky i fundit qe patem pak shprese karagjoz dhe me nji mori maskaralleqesh.
    Edi Rama nuk eshte i pelqyeri i shqiptarve por shqipot nuk kane asnji alternative tjeter.Mut nga cdo ane te zgjedhesh.Edi asht muti ma i mire.

  24. Mersin says:

    Mero vetem nje korrigjim: – per Thacin nuk e di por Ilir Meten nuk e ka fyer, i ka thene te verteten.

  25. @autori says:

    @Mero
    Sado komente qe te behen, te cilat rizbulojne mentalitetin e njohur socialo-arkaik te shqiptareve ne rajon, ato nuk ndryshojne asgje ne opinionet qe te tjeret kane per ne. Por, problemi qendron tek politikanet tane kryesore, qe me pa pergjegjshmerine e tyre i kundervihen integrimit te shqiptareve me Europen. Sado qe ti perpiqesh ta largosh pergjegjesine nga Rama, ai nuk eshte i denje as per shaka te tilla. Sepse nuk mund te behet “humor” me keto gjera.
    Lodhesh kot ti qe mbron sot Ramen dhe ata qe vazhdojne me Berishen, Meten dhe gjithe hajdutet e tjere. E kam thene dhe po e perseris: Vetem protektorati europian do ti bashkoje dhe ujdise shqiptaret ne nje shtet te vetem.
    Me falni, por e verteta duhet perseritur shpesh, sepse me dendur perseritet genjeshtra dhe mashtrimi tek ne.

  26. Preza says:

    Do te pranohej teresisht kjo analize, Mero, e bere me elegance, duke e relativizuar deri ne parendesi, ose duke e trajtur ate si thenia e vjeter, ” hodhi nje budalla nje gure ne lume”, por neke te rast ti e trajton duke patur parasysh Edi Ramen, qe gjera te tilla i ben rendom dhe se kush nuk e vlereson ate si sa me siper, eshte symbyllur, jo elitar, turme e painformuar dhe pa intelekt qe te kuptoje, veprimet e holla e te cilat Rama i kthen ne humor.
    Duke lene menjane analizen e sakte per eventin e momentit, nje pyetje e thjeshte lind vetvetiu. A eshte Shqiperia nje vend i qindra e mijra problemeve dhe halleve?? A jane shqiptaret sot, dhe a jetojne te rinjte shqipetare ne Shqiperine e pashprese, dhe qe nuk ofron me asgje per ta, me idene qe te ikin me vrap nga ky vend?? A nuk kemi ketu mungese te rendit dhe qetesise publike, ku qytetari ndjehet i kercenuar? A nuk kemi njeqint halle e probleme per te zgjidhur. Sigurisht qe po. Dhe pikerisht per kete arsye, pretendojme qe kemi nje qeveri dhe nje kryeminister qe te drejtoje punet dhe te merret me hallet e shqiptareve. Tjua lehtesoje sadopak dhe te punoje qe shqipetaret te rrine ne Shqiperi, dhe te mos largohen. Ky duhet te ishte rroli i Kryeministrit sot. Te rrinte nate e dite ne zyre dhe ne te gjithe Shqiperine dhe te bente ndryshimin.
    Por kjo nuk ka sesei te ndodhi per sa kohe Kryeministri yne batutaxhi nuk merret seriozisht. Ska problem ketu se ai u tall, ska problem atje se ai beri shaka, ketu nuk e kuptuat se shakaja ishte shume e holle, atje ai eshte artist dhe keshtu flet pa seriozitet etj justifikime. Mungesa e seriozitetit eshte papergjegjshmeri. Kemi nje Kryeminister te cilin e votuam, por qe sa me teper kohe qe kalom aq me shume na bind qe nuk di te beje asgje, dhe qe premtimet qe dha jo vetem nuk i mbajti por po i shkel me te dyja kembet. Shqiperia eshte nje vend me halle ku batutat nuk pine uje… Serioziteti, pergjegjshmeri, vlersimi per popullin, puna e palodhur per te ndryshuar status quone dhe imazhin e Shqiperise, keto duhet te ishin tiparet e Kryeministrit shqiptar.
    Keto tipare Rames i mungojne, dhe ne na mbetet vetem te themi; “He mo se berei shaka”.
    Varja puneve te Shqiperise, se i kujt i plasi per shqiptaret….!!!!!

  27. return of the saint says:

    Deshe te thoshe kulture politike zero bota qesh me deklaratat prej sharlatani te Ram’s

  28. Jimi says:

    Kur e hodhi kete ide, Rama ishte shum i qarte, madje e ka parashikuar edhe kete “furune”! Peshku ne det tigani ne zjarr! Merua ka shum te drejte kur thote, se gjithsecili e kupton si ti pelqej. Partizane, militante, te mencur, budallenj, le ta tjerrin e sterhollojne si tu pelqej.

  29. Aleko says:

    sa analista te medhenj jemi bere ne Shqipetaret,ske ke lexon me pare per xhevairet qe na leshojne..I themi kryeministrit Sus! ..se mos thuash ndonje fjale me teper se vjen Evropa dhe na hodhi ne det…Alarm se kryeministri I SHqiperise permendi vetem nje ender te kombi te lashte qe u godit ne pabese…Vazhdoni analista: grini sallate ndonje jave..Presion per te mos pare as endra vec ne diktaturen komuniste beheshin o zotrinj…..

  30. xhemal says:

    Rama ka te drejte .e Shikon te ardhmen .me optimizem e Shikon tek bashkimi i njerezeve e tek ky bashkim eshte fuqia dinjiteti prosperiteti i nje lombi .eshte edhe nje shuplake per europen e cila i do popujt kur te futen ne bashkesine e tyre te veshur mire asgje me teper kaluan gati 28 v jet e prape premtime boshe eshte nje pritje shume e gjate .ne te bashkuar mund te jetojme me mire .ne shqipetaret jemi paqesor askuj si kemi borxh te tjeret na kane sulmuar gjymtuar.persekutuar jemi ndofta vendi me paqesor ne europe .se dime te jetojme ne harmoni Brendavetes e me fqinjet.une mbeshtet ramen ndoshta ai eshte njeriu qe po e kupton .situaten e ka guzimin e kurajo si patriot ti thote gjerat hapur e ne shqiperi ka bere reforma rrenjesore ne te mire te s humices se shqipetareve te cilat do sjellin reclutate por duhet durim Pune.e bashkim la dallime

  31. Reflection says:

    Ku eshte halli jot, Mero, te dukesh mendje hapur me keto qe thua?? Sjellja j;te eshte edhe servilizem i te dukurit gazetar nje hap para te tjereve e kete e ke bere shpesh edhe ne ca raste me fqinjet jugore…;) Rama mund te m;s e thoshte, e tha, mire beri. Pse ne duhet te behemi servile te pafund kundrejt perendimit, i cili, eshte po ai qe na ka shkaterruar?? Ti be filozofin ketu po ne “maqedoni” ndonese mund te jemi edhe shumice po s’kemi asnje vlere, europa e dhj*re rri pa ze per kete rast por kur vjen momenti, 3 % perzirje serbe, ashkali, turq etj kane te drejte gjuhe ne nje shtet te banuar per 95% me shqiptare po kjo nuk te sjelle vjellje ty… Rri pa ze Mero, kur ke pak per te thene se kjo te be me shume nder. Tung

  32. Per presidentin says:

    Mendoj se Rama ishte serioz she eshte nje ide e shkelqyer. Kadare, Qose etj Jan kandidate potential. Asnje ligj nderkombetare nuk shkelet dhe asgje te keqe nuk ka, nqs populli e do let te behet, nuk ka ligj me bote qe pengon aspiratat demokratike te nje populli. Perendimoreve nuk ka pse u intereson kjo gje, por edhe nqs u intereson kujt I plasi menderja?

  33. Lili says:

    Problemi i meros eshte se eshte nga albanistani,
    Shqiptaret e vertete,ato qe punuan per çlirimin e Shqiperise nga komunizmi,ato qe punuan per çlirimin e kosoves deri ne pavaresi,ato qe punojne per Kombin e jo per xhepin e tyre,punojne tash per Shqiperine e. bashkuar,deshtet s’deshtet ju .Edhe keta shqiptare sot ne bote punojne neper zyret e qeverive te botes ,e kane ma shume ndikim se nje Ramush apo nje edi tek eproret e tyre.
    Bashkimi po behet neper diaspore,e po behet me te madhe bile ku shqiptaret e kosoves e te shqiperise kurorezohen.E vetem ky fakt neper zyret e gjendjes civile te botes ndikon ma shume se llafet e Rames a thacit…
    O shqiptare t’albanistanit, Shqiperia do behet siç e enderrojme ,deshtet scdeshtet,ju si gjithmone bashk me shtypin tuaj do jeni nje tren vone

    1. Tjetri says:

      Do na thuash ” nje shqiptar te vertet” qe punoi per çlirimin( hahahaha) e shqiperise nga komunizmi me emer dhe mbiemer?
      Gje ndonje pusht e shkruaj emrin.

      1. Lili says:

        Ka plot qe mundesuan intervenimin amerikane sensibilizimin e botes per me nderhyj tek ju,pa e marr vesh ju hiq bile.

  34. Mentari says:

    Edi Rama nuk ka nevoje per “ndihme” sepse ai sot per sot eshte Kryeidioti me i madh i shqiperise.

  35. pro says:

    ..kjo eshte nje thenie e fuqishme per momentin,”ideale”,por per infrastrukturen ekonomike , politike e me gjere eshte enderr..do te vije koha e nje realiteti te tille…do te vije..!

  36. Treviso says:

    Kafja o pihet me sheqer o PA sheqer. Edi Rama per ti tehequr vemendjen kundershtarit apo che grupit ku ndodhet i pelqen kafja me kripe, che e din shume mire se cfar sikletesh do heqe.

  37. Ariu says:

    Po sikur kjo te jete porosi e perendimit dhe amerkaneve, çdo thoshje ti o Mero filozofi?

  38. DETAR BREGU says:

    FOL SA TE DUASH POR NESE ELITA NDERKOMBETARE KA VENDOSUR QE FAKTORI SHQIPTAR TE BASHKOHET NE NJE KJO SKA SE SI TE KUPTOHET VECSE NE NJE SHTET TE VETEM.
    DUKE U BASHKUAR NE B.E. RRJEDHIMISHT DO TE PRECIPITOJNE SITUATAT PER NJE SHTET TE VETEM DHE E VETMJA PASAKTESI E RAMES MUND TE JETE PARASHIKIMI NE KOHE NDOSHTA JO BRENDA 10 VJETESH POR ME VONE DO TE JETE VETE EVROPA QE DO TE THOTE : ” BOLL JU ALBANEZET SE NA CATE KOKAT ME DY VOTA “.

  39. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ndoshta ketij tonit i duket vetja si Skenderbeu kur hyri ne Kalane e Lezhes dhe tani shef enderra me Beslidhje Lezhe ku te ftoje gjithe “Prijesit” e trojeve Shqiptare qe ta shpalli veten Mbret te Dardani-Shqiperi-Epir me shpresen se Perendimi do i japi Titullin Karlores i Mançes…….

  40. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ndoshta ketij tonit i duket vetja si Skenderbeu kur hyri ne Kalane e Lezhes dhe tani shef enderra me Beslidhje Lezhe ku te ftoje gjithe “Prijesit” e trojeve Shqiptare qe ta shpalli veten Mbret te Dardani-Shqiperi-Epir me shpresen se Perendimi do i japi Titullin Karlores i Mançes……..

  41. petrit says:

    I nderuar Mero artikullin drejt e ke shkruar por mos i fut te gjithe shqiptaret ne nje thes, shumica e shqiptareve kane votuar Edi Ramen per punen qe ai ka bere dhe po ben, per endrrat e tij te guximshme qe vazhdon me perpjekje te medha ti beje realitet. Endrra qe ai tregoi ne 10 vjetorin e pavaresise se Kosoves(qe me pare askush nuk e besonte por ube realitet) sigurisht do te kete kundershtare por ata jane pakice, tani trimat dhe potimistet e kane liderin qe enderron guximshem ,le ta ndihmojme ta realizojme ,kushtet jane krijuar.

  42. ----- says:

    Ndërkombëtarër, me mbështetjen e Ramës nga brënda, po bëjnë gjithçka për të larguar nga politika të korruptuarit si Thaçi, Meta e kompani. Edi Rama, si “bir kurve” që është, shfrytëzon rastin dhe jep një mundësi zgjidhje që duhet marrë në konsideratë. Në këtë kontekst e shoh unë këtë deklaratë. Rama thjesht me një gurë kërkon të vras dy zogj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje