Përse i duhen më tej PD-së Salianji dhe Grida Duma?

13 Shkurt 2018, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy deputetë të Partisë Demokratike janë “peshkuar” nga kamerat në Kuvendin e Shqipërisë, duke shkëmbyer mesazhe erotike përtej kufirit etik, që dëshmon për një raport tjetër mes tyre. Ka një përpjekje histerike nga shtypi afër PD dhe i kontrolluar nga Basha, që kjo të quhet jetë private e tyre dhe të mos ngacmohen në këtë pikë.

Në fakt askush nuk po i kërkon llogari dy deputetëve pse kanë raport me njëri-tjetrin, pasi kjo është në qejfin e tyre. Ata janë mbi 18 vjeç dhe janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Por ata nuk janë të lirë të jenë hipokritë, pasi janë depuetë të Parlamentit shqiptar.

Unë mund të rreshtoj tani më poshtë, mbi 100 raste, kur parlamentarë të shquar, ministra, deputetë, senatorë, guvernatorë apo çfarëdo posti publik, kanë dhënë dorëheqje nga detyra për shkak se janë bërë publike mesazhe jo korrekte të tyre në publik. Kjo nuk ka të bëjë me jetën e tyre, por me detyrën e tyre.

Një femër mund të ketë lidhje sekrete dhe një mashkull, mund të jetë dhe pervers, por nëse publiku do ta dijë këtë, nuk mund t’i zgjedhë ata deputetë. Dhe tani publiku ka përballë një fakt që e beson. Një politikan nuk mund të jetë simbol i një perversi seksual apo një femre me lidhje të jashtëligjshme.

Ajo që nuk kuptoj tani është pse PD kërkon të mbrojë nga publiku dy persona që nuk i përkasin më moralit të një zyrtari publik dhe nuk mund ta përfaqësojnë atë.

Ata duhet një orë e më parë të ikin nga PD dhe nga politika. Si njerëz të lirë mund të bëjnë çfardo eksperimenti seksual, apo perversiteti brenda kufijve ligjorë, pasi Shqipëria e ka të garantuar me ligj lirinë seksuale.

Kam dëgjuar shumë moralistë, nga ata që vdesin të dëgjojnë thashetheme nga Sali Berisha e ti quajnë të vërteta, që në këtë rast, fare papritur thonë se, shtypi nuk ka të drejtë të futet në jetën private të deputetëve. Në të vërtetë askush nuk ka hyrë në jetën private të tyre, por ata të dy kanë përdorur një vend publik dhe zyrtar si Kuvendi, të shfryjnë dufet ndaj njëri-tjetrit. Askush nuk i ka përgjuar posaçërisht dhe as u ka bërë ndonjë kurth, që edhe po t’ua bënte nuk do ishte fundi botës. Ata thjeshtë kanë dëshmuar se janë të padenjë për deputetë dhe duhet të dorëhiqen.

Sali Berisha e pati shkarkuar Ylli Pangon për katër minuta, për një aferë të ngjashme, jo se ishte e dënueshme penalisht, por se ishte jo etike për një zyrtar publik. Njësoj do bënte sikur të ndodhte që Astrit Patozi apo Jozefina Topalli të kapej me mesazhe të tilla. Tani këta të dy që përmenda janë zëvendësuar nga këta të dy që janë kapur me këto mesazhe dhe dikush po përpiqet ti bëjë dhe heronj, ose viktima të një lufte të padrejtë kundër tyre. Në fakt ata nuk janë as heronj, as viktima, por dy njerëz të padenjë për politikën shqiptare.

Çfarë ka më pak një histori perverse që bëhet publike, dhe mbi të gjitha çfarë i duhet më tej PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji. Kë do impresionojnë ata në publik me fjalët e tyre apo me moralin  e tyre? Mbi të gjitha duke qenë deputetë të opozitës, të cilët janë të dënuar të ngjallin shpresë në një shoqëri në depresion.

E di që ky shkrim mund ti ndihmojë ata të mos japin dorëheqje, pasi mund të konsiderohet si interes i armikut, por në fakt të vetmit që janë të interesuar që ata të dy të jenë ende deputetë, janë shumica në pushtet, pasi kanë me kë tallen.

Ajo që është bërë publike nuk është e dënueshme penalisht, nuk shkon askush në burg, nuk dëmton askënd përveç ndonjë drame familjare midis, por nëse mbrohet sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëhere ngrihet një pikëpyetje e madhe për moralin publik të opozitës dhe atë çfarë ajo ofron si model në politikë. Brenda 24 orëve Lulzim Basha zhduku nga lista e PD dy gra që së paku askush nuk kish dëgjuar ndonjë fjalë të keqe për to, duke futur në vend të tyre, një të përfolur, ndërsa sot është gati të bëhet hero për të mbrojtur dy njerëz që janë thjeshtë kufoma në politikë tani e tutje.

Mund ta bëjë, por duhet ta dijë se nuk e bën dot në emër të opozitës. Mund ta bëjë si “më kingu i PD”. Atë që kishte mërzitur Salianjin me Gridën.

30 komente në “Përse i duhen më tej PD-së Salianji dhe Grida Duma?”

  1. Artan says:

    PD nese mban kta dy baxhella mer fund perfundimisht. Esht turp qe kjo parti te perfaqsohet nga kta funderrina.

    1. shvejku says:

      Pyetja qe shtron Merua ne krye eshte i gabuar!
      Ne se do hiqeshin per keto arsye keta dy deputete,atehere ata do ta mbronin veten me mire se sa sulmuesit e tyre!
      Pse na hiqni ne-do ankoheshin keta,kur ne jemi deputete per politike e jo pse ndjellim njeri tjetrin per seks!
      Ne cilin ligj,rregullore apo statut partie thuhet se kur dy deputete shkembejne mesazhe ndjellese per seks,t’u hiqet mandati?
      Akoma ju me komunizmin?
      Ne cilin ligj eshte i ndaluar seksi virtual apo edhe fizik midis dy njerezbve?
      A nuk jemi edhe ne deputetet si gjithe njerezit e tjere?
      Ne se e gjykoni ndryshe atehere pse nuk e vini ne Kushtetute apo rregulloren e Kuvendit qe deputetet meshkuj duhen tredhur,ndersa femrat te veshin breke celiku ku celesin e tyre ta mbaje vetem burri i saj!

      1. Lesh-e-li says:

        Si gjithmone, tycat e vicidolit do I dalin ne mbrojtje bordellove te PDse. Jashte parlamentit ose jashte orarit the punes at le te shk…. sa te munden, por Jo brenda tij apo ne orar te punes.

      2. votren says:

        Shvejk se shvejk mbete.Autori e ka shpjeguar shume mire kur thote se ata kane te drejte qe te bejne c’te duan me jeten e tyre private por jo ne tempull dhe jo si ”tempullare”.

  2. malesori says:

    Mire thua por kujt ja o Mero! lulusheve ju ka plasur cipa,nuk ju ben pershtypje sjellja imorale ne parlament.

  3. Barca fc says:

    Po si mer morzi o Mero bagla kush e rruan bythen qka mendon ti ti je mbetur vetem nje kurve mashkull qe leh si kuder neper tirane dhe lepin ndonje byth kush ka nevoje nga komunist-socialist e PS .. ti qifsha robt mu ne pidh –

    1. Nje qytetar says:

      Or Barca malok koke-shtrembet , kjo ´qka´ti shkruan e tregon me se miri qe ti je nje funderrine berishiste , i cili megjithese nuk di te shkruaje Shqip, perdor nje fjalor ´fc´ (fekale) , sic je edhe vete.
      A je pare ne pasqyre mor pjelle incesti , se sa i percudnuar je ? A te shkon mendja ta pyesesh ´loken´se me cfare kafshe te ka ngjizur ?

    2. Tony uk says:

      Hahaaa o barca fc i paske leshuar pellumbat o i mjere.dhe shqipen se shkruan mire o toc,bajga jo bagla o te qifsha trute pjelle kafsherore.

  4. Berti says:

    Nuk i ben pershtypje Lulit me asgje, ai eshte kthyer ne nje genjeshtar e mashtrues klasi qe as skuqet e as zverdhet.

  5. Dritani i hilajve arrin deri aty sa thot qe grigja do kete me shum sukses se ka dhen pjeshken salianj pederastit.
    Edhe mue me pelqejn pjeshkat e Lapardhas..

  6. Koba says:

    Lul Sumkapuci eshte hermafrodit ,prandaj keto lloj fishekzjarresh nuk i bejne pershtypje.Po Sali Kriminel-Moralisti cfare thote Xhanem ? Pse nuk ndihet? Nuk e shikon ku e kane Dreqosur PD me “Zogjte ” e mbledhur nga Pinjollet e Tij te Azdisur!!!.PTU Legen Llamarine-Antishqiptar i Vertete.

  7. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Ti barca fc (fc- do te thote fekale) si mund te perdoresh nje fjalor te tille dhe botuesi i gazetes, me i lexuari gazetar sot, ta boton fjale per fjale, fjalor i denje vetem per Sali- njanin… dhe per ty ” fc”

    1. Hamshori says:

      Heu bre barca wc sa i qut qenke more gamor Baldushku!
      Po ti akoma nuk ke mare vesh se kur ti ishe ne internim,burg apo ne zbor gruaja jote harbohej me policin e zones,operativin e sigurimit apo brigadierin e kooperatives dhe femijte qe ti i quan te tute mund te jete te atyre qejflinjve!
      Shikoji me vemendje o gomar ne se te gjithe femijet te ngjajne sado pak ty nga fytyra?
      Jam i sigurte se asnjeri nuk ngjan me tjetrin ndersa ti,more pallosh gomari na mbroke nderin e kurvave te botes kur nuk e di se me cilet i ka zene jot shoqe kalamajte ne rreze te mullareve te fshatit!

  8. Sali kari says:

    Shikoni une se kam pelqye kurre kte salianjin
    Edhe Griden e kam mbajtur larg qe kur mora vest qe tradition burrin me kte djalin
    Por nuk e shaj e denoj dot publikisht se kam hallin e shkelzenit tim.
    Pse do thoni ju? Jua shpjegoj une pse
    Sepse salianji ka ngjashmeri me Xenin tim.
    Jane shume femeror.
    Gjithone besoja se ishin thjesht shoqe.
    Pa sex mes tyre.
    Por ne ato texte perverse salianji akuzon Griden per nje tjeter ne mes
    Aty eshte problemi im
    Te zbuloj kush eshte vertete palliuesi i Grides
    Salianji eshte thjesht shoqja Grides.

  9. Mentari says:

    Nuk krahasohet rasti pervers I Ylli Pangos qe shiste vendin e punes ne kembim te seksit me rastin e Grides dhe Saliasit qe jane ne pune dhe te barabarde ne detyre.Krahasime te kota te Meros dhe ajo tjetra eshte e ata nuk bejne seks por Flirtrime.

  10. Qifort nocka says:

    Une nuk e besoj. Ska mundesi qe Grida gjithe ajo femer sex te shkoje me nje te shemtuar dhe pederast.

  11. be-x says:

    o zoterinje, nuk e kuptoni qe vete PD-ja eshte shendrruar ne nje baxhelle kryesore, cfare prisni nga GT-te e pi…semes!

  12. DASHAMIRI says:

    BARCA fc Besoj se do jesh ndonje femije kopil i ritur ne ndonje shtepi femije dhe ske patur ku te edukohesh prandaj te falet çdo gje qe nxjerr te tilla fjale vetem se thuhet e verteta. Por besoj se je besnik i Partise dhe do te shperblehesh per sharjen me titullin “Bastard i merituar” Te tille njerez mund ti barazosh me kafshe

  13. fredi says:

    Mero djali,ne PD po q..e femra mashkullin , Salinjani eshte nje fytyre e peshtire ku neveria e tij arri sa kur del ne media,nderrojme stacion. Keta dhe po ti kapesh Çupulak ne shtrat do thone se i hoqem rrobat se i kishim te lagura dhe po i thanim,plere njera fekale tjetri. Po ti degjosh keta,jane dhe bertasin per moralin ne familje dhe shoqeri,sa te vjen per te vjelle. Si mund te presesh keta lloj mostrash te bejne ligje per moralin apo karakterin. Pthu fare e keqe,faji bie njesoj ke kryetari tyre qe ben amoralin .

  14. @autori says:

    Sot, ne vitrinen e reklamave te PD-se eshte ekspozuar vetem Duma dhe Salianji, si dy nga perfaqesuesit me te denje te shkerdhatokracise. Neser ose pasneser (nuk ka rendesi), do te shohim ne vitrinat e tjera te partive, te tjera mostra, ne mos njelloj, aty sorollaten pothuaj te gjithe. Kemi pare e degjuar edhe ne te kaluaren bema te tilla apo te ngjashme si keto, ndoshta edhe me keq po te kujtojme psh deri edhe presidentin aktual. Ka shume njerez qe kenaqen duke kapur ne flagrance “kundershtarin”, i cili tek e fundit eshte edhe ai nje perfaqesues i nje pjese te popullit. Te gjithe kane dale nga vota e ketij populli. Ky eshte ne fakt mjerimi me i madh i shoqerise tone dhe qe na ka mbuluar aq shume sa nuk shohim dot se ku po shkojme. Sepse nuk po arrijme te kuptojme akoma se malli qe na serviret nga te gjitha dyqanet e partive, mediave, forumeve e shoqatave, sidomos qeverive, eshte mall skarco dhe i skaduar, ndersa ne vazhdojme ta blejme akoma me cmim te plote..

    1. ak47 says:

      sa per saktesim, presidentin aktual me nje kengetare dhe aktore me nishan… qe e ka hit nje kenge per mollezat. respekte.

  15. sokoli says:

    O Sali Qeni Berisha ! A eshte Drida Duma lavire parlamenti dhe Ervin adolishenti,qesharaku, injoranti horr i parlamentit ? C’do te ndodhete ne nje vend perendimor ku deputetet te kapeshi ne sms te tilla e ku ? ,ne mes te parlamentit. Kjo lavire,ashtu si i quan ti, ky horr ,po ashtu si i quan ti, flasinper buken e gojes per popullin ? Mos valle edhe kur kane perdorur fjalen buke ,apo kafshat ,e kane si sinjal per kafshaten e gojes se poshteme midis tyre? Por kur hyjne kalamanjte ne parlament ,kjo do te ndodh. Deputet apo deputete qe ende nuk e kane dhene provim te drejten penale ,apo si quhet ,flasin per ligje.. Hajde, mjer ne, hjde?

  16. USAJ says:

    SHVEJKUT. TE QIFTE KINA NENEN EDHE MOTREN MOR RRACE MUT SIPAS TEJE NE PARLAMENT TE BEHET ORGJI CO TE TEM TE ATA PLERE

  17. Shqiptar i Ndershëm says:

    FATEKEQESISHT
    Pusht-eti Legjislativ, Egzekutiv, Juridik, Presidencial,
    Partite Politike ne Shqiperi, jane te mbushura Plot,
    Me Pusht-etar dhe Kandidate direkt per Pusht-etar,
    Qe shkelin “ne emer te lirise individuale”, vlerat morale publike, si Pushta;
    Qe kane vjedhur, vjedhin dhe bejne koncesione dhe korrupsione, si Pushta;
    Qe kane shitur, shesin Interesat Shqiptare Kombetare e Shteterore, si Pushta.

  18. Moralisti Pervers says:

    PD ti perjashtoje menjehere.
    Ata bashke me Ramen te krijojne Partine e njerezve pa breke.

  19. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Bill Klinton ne USA mbahet si Burre Shteti ne politike pamvaresisht se rasti i tij ishte ku e ku krahasuar me ca mesazhe seksi te ktyre dy zonjushave. Sipas standartit te Meros mbi kufomezimin politik Billi duhet te ishte zhdukur nga qarkullimi por ja qe Billi eshte aktiv dhe therritet sot e kesaj dite neper konferenca, seminare apo universitete te mbaje fjalime. Pyesni Jakomonin ( Lu-ne e Rames) po nuk besuat. Salianji nuk ka bere asgje qe ta penalizoje ate as juridikisht, as politikisht bile bile as moralisht pasi ata jane dy adult me qejfin e tyre dhe me njeri tjetrin bejne ate qe ju do qejfi ne nje marredhenie adultesh. Perderisa ne parlament lejohet te kesh celularin me vete e ta mbash hapur ath je i lire ta perdoresh si te te doje rrocka e nqs ne rregulloren e parlamentit nuk ka ndonje kufizim se per cfare perdor e cfare shkruan ne te ath Salianji eshte fare ne rregull. Ne rregull nuk jane ata qe pergjigjen per kamerat e parlamentit dhe qe duhet te sigurojne privacine dhe sigurin e gjithkujt aty. Po keshtu ndodh kur ke shokun Gramoz kameraman, i ka mbetur ves qe nga rinia e tij, apo jo o Mero?!!

    1. Irena says:

      Ke harruar nje fakt shume te rendesishem zoteri: Bill Clintoni e pesoi rende per ate qe beri me studenten, Monika Lewisnkin si dhe per faktin qe genjeu nen betim. Eshte idiotizem te krahasosh politiken dhe “rregullat” e lojes ne politiken shqiptare me ate ne Amerike.

  20. Erald says:

    O kUrv
    O fundërinat e kombit.

  21. Eraldi says:

    Di kufi etik ti mër pidh robsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje