Mos thoni që e kemi prej natyrës!

4 Shkurt 2018, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një nga rrugët qëndrore të Gjirokastrës, e asfaltuar vitet e fundit, është shembur plotësisht, pasi uji ka vënë përpara asfaltin dhe po rrezikon dhe disa ndërtesa banimi në krah të saj.

Pak orë më parë një urë historike në Hoshtevë të Zagories u shemb nga lumi malor, edhe pse ishte vënë alarmi prej muajsh se ajo rrezikonte shembjen. Në të dyja rastet nuk bëhet fjalë për katastrofa natyrore edhe pse kanë ardhur prej forcës së natyrës.

Ura prej guri e Hoshtevës, një nga pesë urat e famshme të luginës së Zagories, është e parafundit që kish mbetur në atë luginë. Të tjerat janë shembur, por kryesisht nga luftrat.

Po ashtu lagjia ku ka ndodhur përmbytja në Gjirokastër është e vjetër sa Gjirokastra dhe nuk ka pasur ndonjë katastrofë të tillë nga natyra.

Katastrofa ndodhi, pasi zhvillimi kaotik urban i qytetit ka devijuar rregullat e mbijetesës së qytetit historik, ka ndryshuar rrjedhën e ujrave në shpate, dhe ka humbur sensin e kontrollit të natyrës përmes zhvillimit urban. Në të vërtetë ka ndodhur e kundërta. Zhvillimi urban nuk ka respektuar ligjet e natyrës dhe tani gjithçka po kthehet në ndëshkim.

Ndërsa ura e Hoshtevës, e cila ishte një monument historik, është rrëzuar për shkak të mungesës së vemendjes dhe heqjes dorë nga pritat në përrenjtë malorë dhe ruajtjen e natyrës, në Gjirokastër është bërë nga e kundërta, nga ndërtimet pa kriter dhe nga devijimi normal i kontrollit mbi natyrën.

Në të dyja rastet kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri njerëzore që dëshmon se ne po zhvillojmë vendin në sensin e gabuar dhe jashtë standardeve profesionale urbane.

Të ashtuquajturit urbanistët tanë, të pas viteve ’90-të, janë identikiti i një grupimi mediokrish, që hartojnë projekte bazuar mbi ‘googel’ dhe quajnë talent përdorimin e autocadit dhe jo idetë e qëndrueshme për zhvillimin urban të një qyteti, apo mbrojtjen e mjedisit.

Të dyja fatkeqësitë e ndodhura në Qarkun e Gjirokastrës, janë dëshmi e këtij problem që kemi me cektësinë, mediokritetin dhe pangopësinë e atyre që kanë për detyrë zhvllimin e këtyre zonave dhe ruajtjen e tyre.

Qyteti muze që mbrohet nga UNESKO, në fakt po zhvillohet aq keq, sa e vënë para përrenjtë e parë që dalin pas një shiu, dhe kjo ndodh në një qytet që shiun mezi e ka pritur për të mbushur hauzet dhe për t’i mbijtuar thatësirës gjithë verën. Grryerja e rrugës tregon ndërkohë dhe cilësinë me të cilën ajo është shtruar dhe shmangien e ligjësive urbanistike për devijimin e ujrave dhe drenimin e shpateve të qytetit.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Urën e Hoshtevës. Zagoria është një nga perlat e turizmit tonë malor ende e pazhvilluar për shkak të braktisjes së madhe nga banorët, por gjurmët e urave me harqe guri në zonë flasin për një zhvillim të hershëm urban të saj. Mungesa e banorëve, mungesa e sistemimit të përrenjve malorë, prerja pa kriter e pyjeve, që nxisin vërshimet e befta dhe mungesa e një strategjie kombëtare për të konservuar urat e vjetra prej guri, që aktualisht në gjithë Shqipërinë nuk janë as 20 copë, çon tek kjo katastrofë, e cila është e pariparueshme. Nuk është puna se nuk bëjmë dot një urë betoni mbi atë përrua në Hoshtevë, por ne kemi prerë ndërkohë një gjymtyrë të rëndësishme nga e ardhmja turistike e zonës.

Dhe në të dyja rastet mos thoni që nuk kemi çfarë tu bëjmë shirave. Shira kanë rënë tërë jetën dhe ky nuk është ndonjë rekord historik. Rekord historik është papërgjegjshmëria e zhvillimit të vendit sa i përket cilësisë së zhvilimit urban, ku ndërtohet duke pasur parasysh interesa të vogla financiare dhe jo bashkëjetesën me natyrën dhe projekte profesionale që i mbijetojnë kohës dhe lënë gjurmë në të. Përkundrazi zhvillimi jonë është më shumë një fshirës gjurmash se sa një zhvillim gjurmëlënës.

15 komente në “Mos thoni që e kemi prej natyrës!”

  1. Andrea says:

    Rilindje urbane pra me Artan Shkrelin!!!!

  2. Nardi says:

    PO VJEDHIN , MOR VËLLA!
    I FUSIN PARET NË XHEP !
    BËJNË TENDERA FIKTIV, DHE BËJNË SIKUR NDËRTOJNË !
    NË BURG !!!! ABUZUESIT !!!?????

  3. Kaonia says:

    Le se kete pune e zgjidh Moikom Zequa me miqte e Gjirokastres plus dhe Mirela Kumbaro qe si ruhet fare .Perfundimisht s ka Gjirokastrit me bole qe ta doje ate qytet sikunder kane bere Niko Peleshi per Korcen apo Jozefina Topalli per Shkodren.Vajten nje jete qe genjejne e s bene nje pune te hajrit ne kete qytet.Kryeministri te vi te fleje ne nate ne gjirokaster se i ngeli koka ne Korce e vlore.Te shikoj se c behet ne nje qytet qe po shuhet dita dites.

  4. Zigur Qarri says:

    Mero Baze thotë:
    Të ashtuquajturit urbanistët tanë,të pas viteve ’90-të,janë identikiti i një grupimi mediokrish,që hartojnë projekte
    bazuar mbi ‘googel’ dhe quajnë talent përdorimin e autocadit dhe jo idetë e qëndrueshme për zhvillimin urban
    të një qyteti,apo mbrojtjen e mjedisit”.

    Urbanistiken e mbas 90-tes ne Shqiperi,e kan bere politikanet dhe jo specialistet.Ato mediokrit,jan militantet qe
    u punesuan pasi u perzune ose u larguan specialistet e vertete.Keshtu qe,kap thelbin e ketij problemi kaq te
    madh,dhe jo te flasesh me gjuhen e nje politikani qe e hedh fajin diku tjeter,por kurre tek vetja.Katrahura eshte
    bere nga politikanet me vetedije,per vjedhur.Analizoi lejet e ndertimit ne Tirane,nje me nje dhe do te gjesh ate
    qe kerkon.Kryetaret e Bashkive mbas 90-tes,nuk e kan vendin ne burg,por ne karrike elektrike.

    1. @autori says:

      @Zigur
      Shume e sakte ajo qe ke shkruar.

  5. Rrumpallhane 27 vjecare e krijuar nga politika djallezore e karieristeve kriminel te tipit sali qe erdhen ne fuqi me premtimin e zhdukjes se varferis dhe diktatures.
    Dhe na sollen mjerimin dhe shkatrrimin.
    I leshuan turmat tru shplare rrugeve qe te vjedhin te vrasin e te shkatrrojn ne emer te demokracis.
    Doktor mortja donte vetem votat te behej mbret dhe nuk donte tja dinte perShqiperin.
    Ky eshte vetem fillimi i gabimeve qe kane bere tru shplaret per te fituar dhe per te mbushur xhepat.
    Cdo gabim i bere te kthehet mbrapsht si bumerang ndersa maskarenjt qe e lejuan dhe shkaktuan kete masaker nuk mbajne asnje pergjegjesi por vazhdojn te sulmojne njeri tjetrin per perfitime politike.

  6. Skerdi says:

    Jo mor Mero jo, nuk ta kane fajin ata te Autocadit, se po dite ta perdoresh mire programin te jep informacion dhe per rreziqet natyrore qe duhen evituar.

    E kane fajin politikanet qe kane ndertuar cfare kane dashur per te mbushur xhepat e tyre, dhe atyre te Autocadit ua kane vendousur projektin gati per ta firmosur, me idene se ka gjithmone nje tjeter gati ta firmose nese nuk duan ata ta bejne.

  7. Alban Dega says:

    KAMBANAT BIEN PER ATA QE KANE VESHE
    TE DEGJOJNE !

    O Zot shpetoi shqiptaret nga forcat e verbera e
    rrenimtare te vetvetes dhe natyres !
    Po nje termet i fuqishem!?
    Po nje qamet !?
    Nje analize ala Mero Baze…. domethene e persosur!
    Pergezime me kete rast edhe per djalin e tij Fatjonin qe ndoqa ne “ Zone e Lire “ te Canit… Talent i vertete ne gazetarine sportive !
    Profesor !
    Bem baba te te ngjaj … Plus !
    Eshte ne lulen e rinise dhe ka nje jete te tere perpara !
    Besoj se nuk te mbetet hatri Mero !

  8. Brahoo says:

    Bravo Mero per sensibilitetin intelektual dhe kulturor qe ke. Respekte.

  9. shvejku says:

    Shqiperia keto 27 vjet eshte SUNDUAR nga antishqiptaret dhe spiunet e agjensice armike historikisht me ne!
    Shahet Enver Hoxha me liber shtepie,por harrohen se ai ndertoi nje shtet modern,te fuqishem qe punonte per perspektiven!
    Keta banditet e sotem e te djeshem,me parullen e antikomunizmit i vune zjarrin Shqiperise,zhduken ushtrine,ndermarjet e Bonifikimit,Ujrave,pyjeve etj dhe cdo gje e kane dhene me koncesion per te mbushur xhepat e tyre!
    Jane shpenzuar miliarda ne ndertime,por shumica jane vjedhur sic e deshmojne edhe pamjet e ketyre katastrofave ne Gjirokaster ku asfalti ka rreshqitur si pete byreku!
    Po keshtu ndodhi me rrugen e Durres-Kukes,ate Tirane-Elbasan,ate te Gjinarit etj!
    E vodhen Shqiperine larot e LSI-se,PD-se dhe PS-se!

  10. gimi says:

    Ke te drejte mero,njeriu po I kundervihet me idiotesi natyres,lumejve, po nderton aty ku nuk duhet te ndertohet, ,,nderton anes lumejve,mbi kolektore,anes liqeneve dhe ne buze te detit duke hyre ne rere,,,keto o shqiptare jane te papranueshme,,,para se te ndertoni merrni leje ne bashki, ,,paraqitni projektin ne urbanistike dhe pritni miratimin,,,do ishte mire te shikonit sesi I kane bere ndertimet komshijte tane ne itali apo mal te zi.

  11. Kompetenti says:

    Sa per tifrtskuar kujtesen Meros: Laboratorin e hidraulikes sapo e shnderroi Edvini ne “teatet eksperimental” ww nuk funksionon. Kjo ishte teoria juaj e 90 qe i dinit gjerat me mire se Adili ju debilet neokapitaliste ( ketu perfshij Meron, Dash Shehin, Edi Ramen) dhe i qelbesira te tjera si keto qe shkaterruan gjithe institutet e projektimit dhe perzune gjithe inxhinieret dhe prifesionistet. .
    Kaq. Kjo ishte ne vecanti per Meron qe merr persiper te shkruaje dhe per gjera qe s’merr vesh.

  12. Edi says:

    E donit PD o bithkira??

  13. LILI says:

    po ende mero nuk guxon te permend kush eshte deputetja e kesaj krahine qe kujdeset aq pak per vlerat turistike edhe per trashigimin e kesaj ane!
    Ende mero nuk ka guxim me apostrofuar ministreshen e kultures per moskujdesin e saj karshi monumentet e kultures, u bene 2shembje aq me vlere sa cdo njeri i kultures ne bote do kishte dhane doreheqje nga pergjegjesia morale qe do duaje me pasur si intelektual e lere me si mbrotjesi me detyre! Kurse ministresha e jone asnje pikellim nuk e ka,edhe asnje fije dhimbje, e lere ma turpi per kete krime mbi vlerat turistike e trashegimin e humbur per faj te jokujdesit te saj!
    Turp per te e turp edhe ma i madhe per kryeministrin qe cdo dite na sjell ‘bukurite ‘ e shqiperise ..nga shtypi i juaj po harron me pranuar edhe keto monumente tash te humbur per faj te keqqeverisjes se tyre…
    Turpi u mbulovte ka te shkoni e ku te shkoni,

  14. I saktë gazetari më problematikën e ngritur!
    Gjëra e fundit që mendojnë shpeshherë urbanistët dhe arkitektët janë rrjetet inxhinierike të ujërave dhe sistemet e kullimit të ujërave sipërfaqësore. Nga rishikimi i mjaft zonave urbane apo edhe gjatë projektimit të ndërtesave, shumë pak është menduar për këto sisteme. Minimalisht, kanalet e ujërave të larta që qarkonin qendrat e banuara para viteve 90, nuk janë, ose janë mbuluar me ndërtesa të ndryshme pa I marrë parasysh kanalet. Hapni hartat e topografisë ushtarake të para viteve ‘90 dhe do të shikoni një rrjet kullues më kokë dhe fund të kopsitur. Në ditë e sotme edhe pezhishka e merimangës duket më e rregullt nga ky rrjet. Asnjë nga qeveritë nuk e ka trajtuar problemin në tërësi, por më copa elektorale ku shpesh nuk zbatoheshin dhe nuk zbatohen edhe konceptet minimale të hidraulikës. Në të gjitha qeveritë ka qenë ky problem. Gjithashtu, përgjegjës janë vetë shqiptarët më sjelljen bagëtishçe të tyre ndaj vetë jetë së tyre. Ndërtime në zona të riskuara, prishje apo mbulime kanalesh, vjedhje apo shkatërrime portash apo saraçineskash në sistemet e ujit dhe kullimit, etj. Dhe për ti rregulluar nuk shërbejnë as emisionet dhe as tenderat. Duhet studim tërësor i çdo pellgu. Ndryshe përmbytje me një pikë shi do kemi jo një herë, por dy herë në vit apo më tepër. Jemi katandisur si kryetari i këshillit, i luajtur nga i madhi Reshat Arbana, i cili e shau doktorin dhe pastaj kur u sëmur i biri i kryetarit, i thoshte doktorit, “Aman doktor në dorë tane”. ???!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje