Një “deja vu” e Blushit si politikan

29 Janar 2018, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Emërimi i Ben Blushit si drejtor i Top Channel, është  një vend i ri pune për të, dhe një paranojë për opinionin publik. Paranoja vërtitet rreth arsyeve përse Top Channeli po emëron në krye të televizionit një kritik të ashpër politik të Edi Ramës. Nëse do të ishte kështu, mendoj se Top Channel ka bërë zgjedhjen e duhur, për të ilustruar pozicionin e tij politik. Ben Blushi është padiskutim kritiku më i ashpër i Edi Ramës, më thelbësori në qëndrimin politik kundër tij, dhe më pak banal se çdo kritik tjetër i tij. Ndaj them se nëse është përzgjedhur për këtë aryse, ai është zgjedhje e duhur.

Kjo është në të vërtetë dhe e vetmja vlerë që do të kishte një emërim i tillë, natyrisht dhe përveç rrogës që i është ofruar në kontratë.

Nga ana tjetër, kalimi i Blushit nga gazetaria në politikë para 20 viteve, dhe kthimi sërish si menaxher në gazetari, është përpjekja për të përsëritur historinë e tij.

Ben Blushi hyri në politikë për shkak të suksesit si gazetar. Ai e përdori punën e tij si gazetar në vitet ‘90, në krye të gazetës “Koha Jonë”, për t’u futur në qeverinë “Nano” si zëdhënës i tij dhe më pas si prefekt, deputet dhe ministër. Më pasi ai vazhdoi karrierën me Edi Ramën si kryetar i grupit parlamentar dhe deputet, derisa në vitin 2017 u përpoq të krijonte një parti të tij.

Produkti politik i Ben Blushit ishte në fakt përgënjeshtrimi i çdo gjëje që kishte thënë e shkruar në gazetari. Ai “luftoi” autoritarizmin e Berishës si kryetar i PD, që refuzonte mendimin e lirë të anëtarëve, u “përball” me Ramën me arsyetimin se nuk po e linte të lirë si kritik të tij, dhe në fakt krijoi një partiçkë, që brenda disa muajsh u plasarit dhe u shkërmoq pasi Blushi u soll si një “Berishë” në miniaturë, duke përjashtaur të vetmen bashkëthemeluese që ju bashkangjit vullnetarisht nismës së tij dhe duke bërë të njohur më shumë anëtarë duke i përjashtuar, se sa duke i pranuar. Ai provoi se të gjitha çfarë kishte thënë e shkruar për politikanët, i kishte dhjetëfish vese të veta si politikan, që nga korrupsioni, mungesa e lirisë brenda një grupimi të vogël politik, e deri tek sjellje të dhunshme ndaj atyre që mendonin të kundërtën e tij.  Ai ishte pak si Berisha, pak si badigardët e Berishës që rrihnin kundërshtarët, pak si ata që akuzon për korrupsion dhe mbi të gjitha, i njëjtë si gjithë liderët shqiptarë që duan të bëjnë një gjë për vete, dhe jo për publikun.

Ezaurimi i tij si politikan, me një fund thuajse banal, i ka mbushur mendjen për një rilindje të re si gazetar. Nëse në fillim e përdori gazetarinë për t’u bërë politikan, tani po përdor politikën për t’u rikthyer i motivuar në gazetari kundër atyre që nuk e lanë të bënte hajër, sipas tij.

Kur historia tenton të përsëritet, ajo shpesh herë bëhet qesharake, por në rastin e Blushit mund të mos ndodhë kështu. Mund të jetë dhe më keq se kështu. Ai mund të jetë bërë pjesë e një pakete të re financimi për Top Channel, si garant i atyre që mund të paguajnë për ringritjen e tij financiare. Në këtë rast, nuk kemi rikthimin e Blushit si gazetar, por si mik oligarkësh, nga ata që rrinë para-mbrapa kryeministrit dhe që janë përfituesit kryesorë të pushtetit. Ben Blushi është së paku miku i shumicës së tyre dhe në këtë rast, është thjesht një vend i ri pune i paguar mirë. Kështu, do të kemi rast të shikojmë më shumë lajme pozitive pse duhen djegur plehrat, pse nuk duhet paguar taksa kur ndërtohen resorte në Tiranë, apo gjëra të tilla.

Nëse kthehet për të vazhduar misionin e tij politik të dështuar, ai mund t’ia dalë të marrë hak ndaj atyre që nuk i mundi dot si politikan, por tani duke përdorur një media të madhe, e cila po përjeton krizën e identitetit të saj. Dhe ky mund të jetë i vetmi problem i këtij rikthimi. Nëse objektivi i tij përkon me objektivin e Top Channelit, ne mund të shikojmë një media të angazhuar politikisht, që mund të prodhojë politikë më shumë se Monika me Lulin. Nëse jo, pra nëse Top Channel nuk ka objektiv të njëjtë me Blushin, mund të shikojmë së shpejti një “déjà vu” të sherrit Blushi-Hafizi me çiftin Blushi-Hoxha. Se në këtë rast, Ben Blushi nuk po kthehet si gazetar, por për të përdorur edhe një herë gazetarinë, për atë që nuk arriti dot si politikan.

22 komente në “Një “deja vu” e Blushit si politikan”

  1. Dino says:

    . E KE QA, PLAKO!!???

  2. Beni qe eci vetem per pak kohe me ndihmen e patericave te atyre qe servilosej,u rrezua nga mendjemadhesia dhe fodulleku se ai eshte me i zoti nga te gjithe.
    Ai eshte nje kopje e te jatit karierist e fodull.
    Kudo qe te shkoj do bej vetem sherr .

    1. mirel says:

      Gajaseni o plera komentyes me qyfyret e Meros.
      Qelbesiiira.
      Bejini karshillek Ramuti qe i ka falur Greqise detin.
      I fali varrezat.
      I fali nenshtetesine Janullatos.
      Dhe ju mereni si bajgat me Blushin.
      Yy rrace e felliqur.
      Nuk meritoni shtet.
      Bajga

      1. ABI says:

        O Mirel, o klluf! Po nenshtetesine Janullatosit nuk ia dha Rama, more trap, Po Ilir Meta. Se ne asnje vend te botes nuk e jep kryeministri shtetesine, po Kreu i Shtetit, mbreti, presidenti. Injorant qe ben gam gam kot.

  3. "BOHOTINA" says:

    Bravo! Bukur. Ky zemer zi keshtu e meriton.

  4. Tomi&Beni says:

    I ke bërë falas Rezonancën magnetike.
    Mes grafisë duket qartë dhe “maçoku” në barkun e Blushit….brënda maçit, pak më dobët, shihet “miushja” akoma e patretur e Hafizit……???

  5. I says:

    Top channel momentalisht mund te quhet. Meta-channel. I sherben Likes. Blushi eshte vene vetem se eshte kunder Rames. Kuptohet qe ka eksprience ne gazetari. Ndoshta edhe pak ne politike.

  6. Vjosani says:

    sakte, si ne matematike. Te lumte Mero!

  7. Emigranti SHBA. says:

    Zoti Mero, jepi nje porosi, se mos e rahi edhe zonjen Hoxha, ashtu si veproi me zonjen Hafizi, qe vetem grushti i mbetei pa ja dhen.se sla gje pa e ofenduar.

  8. korcari USA says:

    Blushi njihet nga shqipetaret si nje gazetar i zoti,si shkrimtar i lexuar dhe si politikan qe shkelqeu me inteligjencen dhe kulturen evropiane qe umundua ti afroje nje parlamenti me kriminele e idiote.Ti mohosh keto vlera Blushit eshte cmirezi dhe shprehje e nje gazetari te vockel qe perdor faqet e gazetes se tij per mllefe personale.Eshte e sigurte qe B lushi eshte ne te gjithe politikanet me i pa koruptuar e me i pasterti.Kur sulme te tilla behen jo per here te pare nga nje gazetar tipik e egzemplar i pa pare i lepirjes se kokave te pushtetit sa majtas e djathtas si Mero nuk eshte per tu cuditur dhe ska lexues qe nuk e perkthen kete si nje lepirje e radhes per Ramen.Turp z.Mero .Berishat dhe Ramat kane male me faje per kete popull por nje pjese e tyre ju takon tipave si ty .

    1. Spartaku says:

      Ben Blushi eshte trap.Nuk ka asnje merit.Ai di vetem te beje sherr,te zihet e te grushtohet me te tjteret.Eshte mendjemadh.

  9. sherifi says:

    Ai nuk ze dot rehat pa u grindur, njeriu nuk ben dote jasht tipit qe ka.

  10. Lenka says:

    Kopje e vogel e te atit. E fillojne me buje e mbyllin me deshtim.

  11. eli-tiv says:

    …ajo qe me ben peshtypje tek blushi eshte qasja e tij politike…perfundoi paste8copy sali…te shara si krimimel etj…degradim primitiv…edhe reagimet ne pergjuthesi te tilla. Nuk besoj si gazetar do sjelle ndonje ndryshim…do te shohim stilin e saliut si ne konceptim ashtu edhe ne zbatim..jane larg ne perceptimin bashkekohor te realitetit…me sa duket ne europe dine te zghedhin vetem rrobat firmato.

  12. mirel says:

    Cfare me flet per Blushin mir plere e Ramutit.
    Perse nuk e permend detin qe ka falur Ramiu o qelbesire sherbetore e Ramutit.
    Merua i kufomave greke.

    1. Mos says:

      Po ti je dashnori zgjebarak i Blushit qe te djeg kaq shume? Apo u bere xheloz se ta mori Vjollca. Po mos u bej merak se nuk eshte dashuri. Ata vetem interesa kane e do ia fusin njeri tjetrit, se, helbete, kane familje per te mbajtur, te dyja palet

  13. muro says:

    Paska lujt nga fiqiri Mireli. Gjynah, iku dhe ky.

    1. mirel says:

      Lum si ju qe jeni ne rrehull. Dava plerash.
      Nuk ju ben gje pershtypje.
      Komb qe e dhjet Dulja sa here qe e ze barku.

  14. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero, Blushi e ben vete resumen e tij nuk ka nevoje per ndihme. Nuk e kam idene a te kane dhene honorar per kete shkrim apo ke dale vullnetar por nuk ka gazetar profesionist dhe me pervoje qe te merret me biografine e nje personi qe ka lene karrieren politike dhe i eshte futur karrieres profesionale, nqs do ndodhte e kunderta ath po qe ke te drejte ti besh biografine pasi nje person qe le karrieren profesionale dhe i futet asaj politike e meriton ti behet biografia pasi veprimet e tij si politikan kane ndikim te drejtperdrejte ne fatet e nje vendi. Nuk te kam pare te besh te njejten analize psh per Nikolle Lesin kur la politiken dhe iu fut gazetarise serish, gjithsesi edhe nqs do e kishe bere prape nuk do ishte e drejte. Nuk di te them eshte i ndershem apo jo po fakti qe nuk cau dot perpjete do te thote qe nuk ka pranuar te beje kompromise me qypin e mutit ku te tjere politikane qe kane bere karriere kane zhytur krahun. ndoshta Blushi ka ngjyer vetem gishtin e si ka perlyer era, kush e di. Gjithsesi, fakti qe po i kushton nje artikull te tere do te thote qe nje grupi te caktuar i ka djegur kjo puna e Blushit tek Top Channel. Dhe tjetra, synimi i ketij artikulli nuk eshte vetem denigrimi i Blushit si karakter, por denigrimi Top Channel dhe ndertimi i nje paragjykimi te parakoheshem kur askush nuk e di se si do jete Top Channel nen drejtimin e tij. Fundja e ke koleg dhe kolegu gazetar nuk e perflet ne ket menyre nje koleg tjeter. Eshte goditje poshte brezit, nga ato qe ti i ke zanat dhe qe i perdor me mjeshteri.

  15. Ah! -te jete si i Ati ku ta gjesh. Nje KICO ka qene Ai.. .
    Qe eshte gjak i tij eshte…dhe per shqiperine jo si te tjere…qe perjetuan kaqe vjet pseudo e, s’po shpetojme,,!
    Radomi qe.. thote jam Dangelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje