Disa mite për luftën italo- greke dhe varrezat e ushtarëve grekë

24 Janar 2018, 20:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një vëmendje më të madhe seç meriton boshatisja e një varreze të ushtarëve grekë në Sajmolë, një fushë e vogël buzë Vjosës, në Grykën e Këlcyrës. Dhe bashkë me këtë vëmendje të shtuar, ka dhë një reaksion politik, të adresuar qartë kundër kësaj historie.

Së pari, në Sajmol nuk po gjenden eshtra ushtarësh. Ky mit duhet të bjerë dhe nuk duhet të përmendet në shtyp si i tillë. Në atë vend që po gërmohet në Sajmol, është një varrezë e ushtarëve të vrarë grekë, ruajtur prej vitit 1941. E kemi pasur atë varrezë. Askush nuk e ka punuar atë tokë në gati tetëdhjetë vjet. As në komunizëm, as pas komunizmit nuk e ka lëvizur njeri kryqin. Pra, nuk kemi të bëjmë me kërkim varresh, por me boshatisjen e një varreze, për t’i çuar trupat në një varrezë të sistemuar 3 km më tutje, pranë Kishës së Shën Kollit, po në Grykën e Këlcyrës.

Në atë vend mbi rrugën kryesore ka pas dhe ushtarë të varrosur italianë, të cilët janë hequr në vitet gjashtëdhjetë, dhe nuk ka vend për spekulime. Medalione ushtarësh italianë dhe grekë ka gjithë fusha, sa herë e punon traktori, ashtu siç ka krehër fishekësh grekë dhe italianë në çdo qoshe shtëpish të vjetra.

Fusha e vogël e Sajmolës gjendet mes malit Golik dhe Shëndelli, ku janë shkatërruar batalionet “Lupi di Toskani” dhe “Julia” e italianëve, si dhe forcat greke të batalionit të Kretës dhe të Kallpaqit. As italianët dhe as grekët nuk kanë mundur dot t’i varrosin shumicën e  të vrarëve. Biles grekët shumë më pak se italianët. Tragjike është se shumica  e tyre mbetën në faqet e maleve ku janë vrarë, dhe kanë humbur në vite aty.

Gianni Granzotto, një ish- ushtar italian, gazetar dhe autor librash, që në vitet tetëdhjetë ishte president i ANSA-s në Itali, ka ardhur në vitin 1984 në Sajmolë dhe në Peshtan, aty ku është bërë beteja. Siç e përshkruan në librin e tij, “Vjosa ime e dashur”, tregon se si buzë rrugës në Peshtan takoi një bari dhe e pyeti: “A ka më të vrarë në Golik, që janë pa varrosur?”

-Ka, i ishte përgjigjur me vrazhdësi të natyrshme bariu. Sa herë shkrin dëbora, rrëshqasin poshtë rrungajave.

-Të lutem, mbulojini aty ku janë. Goliku ishte dhe mali i tyre.

Është në një farë mënyre një ndjenjë njerëzore të respektojmë dikë që jeta e ka përplasur të vdesë në malet tona, pavarësisht politikave të mbrapshta që e kanë sjellë aty.

Histeria ndaj zhvarrosjes së disa kufomave të ruajtura, është teprim dhe tejkalon problemet që shoqërojnë këtë histori, ku Shqipëria dhe shqiptarët janë viktima të një lufte që nuk ishte e tyre.

Dhe duhet të jemi realist, të pranojmë se shqiptarët kanë qenë më shumë me grekët në këtë luftë, kur ata ishin gjallë, dhe është e tepërt të bëjnë si anti-grekë tani me disa të vdekur. Për më tepër që mburremi dhe e kemi argument kundër ligjit të luftës, se disa nga kompanitë dhe batalioni shqiptar “Tomori”, dezertuan nga lufta.

Së dyti, duhet të jemi realistë dhe për konceptin e luftës italo- greke që preku Shqipërinë. Ne ishim “fronti shqiptar” i luftës italo- greke, pasi Italia, pas sulmit më 28 tetor 1940 kundër Greqisë, nuk e përballoi dot ofensivën greke dhe u tërhoq nga Greqia në territorin shqiptar në janar 1941, duke u kthyer nga vend pushtues, në një vend që u pushtua nga Greqia (në këtë rast si territor italian, pasi ne ishim të pushtuar nga Italia). Prandaj, kur i trajtojmë grekët si pushtues më 1940-1941, duhet të jemi të kujdesshëm të përdorim një kriter. Nëse ne themi se duhet hequr ligji i luftës, pasi ne nuk sulmuam Greqinë, por e sulmoi Italia, atëhere as nuk mund të themi që na pushtoi Greqia, pasi kemi qenë të pushtuar nga Italia. Ajo që disa quajnë pushtim grek, është se Greqia, disa muaj nga janari deri në prill, e vuri para ushtrinë italiane, duke e detyruar të tërhiqet në brendësi të territorit tonë, nga Kurveleshi, në Berat dhe deri Kolonjë, Korçë e Pogradec.

Dhe po të mos futej ushtria gjermane nga Bullgaria në Selanik dhe të pushtonte Greqinë, ne mund të kishim një histori dhe më të rëndë nga kjo luftë. Por pushtimi i Greqisë nga Gjermania, bëri që Greqia të dorëzohej dhe ushtria italiane marshoi sërish drejt Greqisë, tashmë si “fitimtare” ndaj një ushtrie që dikush tjetër ja kishte lidhur duart.

Së treti, problemi i varrezave greke në Shqipëri është një vendim i shtrirë në kohë nga së paku 12 qeveri shqiptare prej vitit 1987, dhe është një vendim ku pala shqiptare thjesht ka rezistuar apo toleruar, në varësi të halleve të tjera që ka pasur me Greqinë, por kurrë nuk është marrë seriozisht me thelbin e problemit. Çdo ushtar i vrarë në Shqipëri meriton të ketë një varrezë, dhe një të tillë e meritonin dhe ushtarët grekë, derisa e kanë ushtarët gjermanë, anglezë apo francezë.

Ajo që është e ndjeshme për opinionin, është konceptimi i këtyre varrezave si masive, dhe vendosja e tyre gjeografike në një nga kufijtë e pretendimeve historike të Greqisë. E vërteta është se këto varreza janë simbolike, pasi ato nuk kanë brenda tyre as 5 për qind të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, të cilët kanë mbetur maleve pa adresë dhe të paidentifikuar, pasi në tërësi ishte një ushtri sulmuese, që kishte mobilizar dhe vullnetarë. Vendshtrirja e tyre gjeografike nga Bularati në Këlcyrë, dhe më tej drejt juglindjes, është një fitore e politikës greke ndaj asaj shqiptare, firmosur së fundi nga qeveria “Berisha”, dhe që Edi Rama po e shkëmben me heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Pra, po i merr diçka për një gjë që ua kishim dhënë. Kaq është çmimi politik.

Histeria ndaj zhvarrimeve apo gjetjes së ushtarëve të vrarë në Shqipëri, nuk është një gjest që na nderon. Sidomos kur bëhemi “luanë” me të vdekurit dhe pula me të gjallët.

29 komente në “Disa mite për luftën italo- greke dhe varrezat e ushtarëve grekë”

  1. MAVROMATI says:

    .Nuk e kuptoj pse po behet Mero kaq tifoz me greket ?
    .
    Duhet ndare ana njerzore me ate politike ..me sakte atdhetare

    JANE
    ME SHUME SHQIPTARE
    TE VRARE NGA GREKU NE SHQIPERI
    SE SA U VRANE NE LUFTE ME ITALIANIN…
    .
    , ESHTE TRADHETI PER CDO SHQIPTAR QE LEJON VARROSJEN QOFTE E DHE TE NJE GREKU TE VETEM PIKE..
    .

    Me cfare ka ndodhur pas 1992 ( pushtimi nga micotaqis,milloshovic dhe islamiket e elez biberit) duhet ta shpallim Enver Hoxhen JEZU KRISHTIN E SHQIPTAREVE
    -lejimi cerekshekullor Janullatosit ( erdhi si i perkohshem)
    -lejimi i varreezave greke sipas vijes vorio epirit
    -shitja parcjale e detit jon
    -harresa e ceshtjes came
    PERBEJNE NJE KATER-KENDESH TE TRADHETISE SE SALI SATANAIT dhe te klases politike.
    PERBEJNE NJE SUKSES TE LOBIT GREK NE AMERIKE:

    **********
    AJO QE ME BEN PERSHTYPJE ESHTE:
    CFARE BEN LOBI SHQIPTAR NE AMERIKE KRYESISHT VATRA.
    CFARE BEJNE ANTISHQIPTARET E VOA-S TE ELEZ BIBERAJT QE ESHTE KTHYER NE KANIBAL ANTIKOMUNIST DHE KURRE NUK FOLI PER LOBIN SERB & GREK NE AMERIKE QE E SHPERFYTYRUAN ATE VEND ??

    Janullatos ne 100 vjetorin e Nolit ne Boston. Komuniteti shqiptar ne protesta. ‘Janullatos go home’

    8 Mars 2008 – Këtë te diele ne Boston, për te gjithë shqiptaret dhe veçanerisht, per ata te besimit te krishtere ortodoks ka nje feste, nje kremtim, nje përshpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 – vjetori i krijimit te katedrales se Shën Gjergjit nga shqiptari i shquar Theofan Stilian Noli.

    Duke marre referime nga nje artikull me titull “Elegji per Nolin – Ose buzëqeshja e vrerosur e IMZOTIT” nga Bostoni, thuhet se ata janë njoftuar se ne festen e besimtareve shqiptare, do te marre pjese edhe prifti greke, hirësia e tij – Kryepeshkopi Anastasio Janullatosi, i ftuar nga kisha shqiptare ortodokse Shën Gjergji ne Boston. Ky lajm ka tronditur thelle bashkësinë shqiptare , te kësaj zone. Te gjithë pyesin se “Ç’pune ka Janullatosi me Nolin? Ç’pune kanë besimtaret shqiptare me Janullatosin? Pse duhet drekuar me te? Shqiptaret shkojnë te nderojnë Nolin e jo atë njeriun qe diten e pare qe mori kishën shqiptare ortodokse, e hoqi portretin Nolit nga çdo zyre. Pse Janollatosi nuk e pavarësinë e Kosoves? Pse Janullatosi nuk mori pjese ne lutjen e përbashkët ne Shqiperi, kushtuar gjenocidit te vëllezërve e motrave tona, prindërve tanë Çameve te martirizuar?

    Sipas te njëjtave burime thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne katedralen Shën Gjergjit, e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin e famshëm PIER -4, njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Organizatoret, nga frika e protestave anti Janullatos, dhe reagimeve kundra Janullatosit e prezencës se tij ne kjo feste e bashkësisë shqiptare, ne Boston, është mbajtur e fshehte dhe çdo detaj mbi këtë aktivitet ende nuk është bere publik. Madje nje artikullshrues per HermesNews, ka pohuar se s’ka nje program, te njoftuar, s’ka nje agjende te ditës për te madhin tone Nolin, dhe krijesën e tij, katedralen e Shën Gjergjit. Sipas artikull shkruesit, konspiracioni me i madh, për këtë feste është se çdo pjesëmarrës duhet te jete aty kundrejt nje shume te vogël te $65, te cilat kërkohen për te ngrenë dreke me Janullatosin.

    Nder te tjera thuhet ne letrën e botuar nga HermesNews, se bashkësia shqiptare ne këtë zone ka bere nje reagim qe me tepër se sa fetar është i pastër, shqiptare. Thuhet se shume shqiptare e kane bojkotuar festen ne prezencën e priftit grek Janullatos, pasi megjithëse ata me pare kishin bere rezervime kur kane mësuar lajmin, shume vete i kane anuluar prenotimet ne lokal.

    Ne këtë lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele këmba e Janullatosit, jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirëpritur nga shqiptari i madh Athanas, shkruan nje besimtare nga Bostoni. Ai thotë se nuk do te ishte pjese e asnjë grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime, e paska krijuar tashme përçarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencën e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajnë te fshehte këtë fakt, megjithëse pranojnë me krenari kur i pyet se e kane ftuar ata Janullatosin grek, ne kremtimet për panshqiptarin Noli, thekson artikullshkruesi.

    Me tej thuhet se besimtaret shqiptare, atdhetaret e patriotet ne Boston e zonën përqark tij, megjithatë te dielën e kësaj jave ne Boston, simboli fetar i festes te zbehte, për t’i lënë vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishës autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Për te vetmen arsye, sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udhëheqës, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithëse Janullatosi, thuhet se ka ardhur për kurim pasi vuan nga nje sëmundje e rende, ai do te jete prezent ne Kishën e Shën Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshëm pavarësinë e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojnë nje prift greke me emrin Anasatasios Janullatos. Nuk ka ofendim me te madh. Me kujtohet Odisea i lashte, dhelpër dhe krijimi i tij djallëzor Kali i Trojës. Nje kalë Troje modern, qe nuk pranon te beje përshpirtje fetare, për viktimat çame te gjenocidit grek, por e politizon qenien e vet, duke mëshiruar çështjen politike te Qipros Veriore. Nje Kalë Troje qe ka ngulur këmbët e veta ne fshatin Kosine – Përmet, dhe zhvarros te vdekurit e lashte te ‘fakirëve’ përmetare dhe u ve emra luftëtaresh greke, qe kane mbrojtur te ashtuquajturin ”Vorio Epir” ne Luftën e Dyte Botërore.

    “Imagjinojeni Imzot Nolin, sot te kthehet përmbys ne varr”- tha nje bashkombase e nderuar kur mori vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian. Te gjithë qe ata kane vendosur te bojkotojnë festen ne kishe aty te jete prezentë prifti greke Anastasios Janallatos, te dielën, kane vendosur te shkojnë tek varri i Imzotit Nolit, dhe do te vendosin tufa me lule ne emer te gjithë bashkëkombësve. Ata thonë se ende shohin fytyrën e Nolit te gjalle, e kane parasysh tashme Nolin tone, me ato vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nënqeshje te vrerosur ne cep te buzëve te lodhura. Vështrimi i syve te tij pyet: ”Edhe këtë ma bëtë o vëllezër ???”

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’ as i varrosur,
    Pres nje shenj’ e pres nje drite,
    Pres me vjet’ e pres me dite,
    Se ç’u tera, se ç’ u-mpaka,
    Se ç’ u-çora, se ç’ u-mplaka….

    Mendohet se asgjë me shume se ky varg i madhërishëm i Imzot Nolit nuk do ta përshkruante me mire gjendjen shpirtërore te tij nëse do te ishte gjalle

    1. ajjajajajaj says:

      Mero degjenerata, le nam o pis…me shkrime per Ramen

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    sakt Mero,por kot je lodhur me hollesira apo argumenta per ti mbushur kokat boshe birazereve sunite,shiite apo tourkotsame YSTERIA apo urrejtia Pathologike eshte tipar i turkoshakeve ndaj grekeve apo ORTHODHOXISE ne pergjithesi..

    1. Uashington Post, 11 mars 1946 e pabesueshme says:

      Materiali i meposhtem tregon se Greqia here hapur dhe here fshehur ka perkrahje nga Amerika dhe Be shume me teper se Shqiperia per aresye gjeostrategjike..

      ****.
      NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË
      .
      .
      (Çarles C. Hart, ish-diplomat i SHBA në Shqipëri
      në kohën e Zoogut (1925-1929),
      lufton me dy artikuj kundër miratimit
      të një rezolute thellesisht antishqiptare
      të përfaqsuesit Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Claude Pepper në vitin 1946.)

      LETRA E PARË

      “Uashington Post” më 1 mars 1946

      I dashur senator Pepper,

      Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të reparacioneve kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit…

      Këtë lëvizje të drejtësisë për Greqinë e polli C. Diamantopulos, ambasadori grek në Uashington, njëherazi kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në Shtetet e Bashkuara…

      Unë çuditem, senator Pepper, në qoftë se ju e kuptoni që një pjesë e madhe e kërkesës së reparacioneve greke është e drejtuar Italisë, për të cilën qeveritë në Uashington dhe në Londër janë munduar për dy vjet ta shkarkojnë nga çdo përgjegjësi për shkatërrimet që ka sjellë në Shqipëri, Jugosllavi, Etiopi dhe Greqi… Ju thoni, senator, se drejtësia për Greqinë ka katër qëllime, dhe i treti ndër ta është ‘Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë’.

      Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset që tani një atentat ­grabitjeje kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që përpiqet. Ky i ashtuquajturi Epiri i Veriut është tani Shqipëria e Jugut, e cila mban në gjakun jetësor ekonomik atë vend të vogël dhe kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake saqë është dhënë vendimi kundër Greqisë tri herë me radhë.

      Në gushtin e 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi një mision në Greqi për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij misioni, katër italianë dhe një përkthyes shqiptar, u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Një mision pasardhës caktoi kufijtë e sotëm, të cilët u miratuan nga Lidhja e Kombeve. Këtë herë, një metodë më e qytetëruar po përdoret duke iu zëvendësuar juve dhe shumë nga kolegët tuaj në vend të dorës së vdekjes që u përdor kundër misionit të pafat në 1923.

      Qeveria greke nuk i kapi kurrë vrasësit, duke treguar kështu fajësinë e saj dhe për këtë i pagoi Italisë një milion dollarë si një idemnitet punitiv për këtë krim. Përveç një kohe të shkurtër prej disa muajve më 1914, ky i kështuquajturi Epir i Veriut, nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë që 600 vjet e këtej. Indianët e Amerikës kanë tani tepër të drejtë të kërkojnë Virxhinian ose çdo shtet tjetër të Shteteve të Bashkuara ku kanë jetuar 300 vjet më parë.

      Meqenëse kërkesa greke bazohet në fakt në gjeografinë e vjetër, është interesante ta dimë se Straboni, një nga autoritetet më të mëdhenj mbi Greqinë e Vjetër (lindur në 64 para Krishtit), na thotë se epirotët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, që do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, por shqiptarë.

      Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Diamantopulos, të cilët shpresojnë që të rivendosin në fron Mbretin Gjergj, muajin që vjen, pa marrë parasysh protestat e shumicës së qytetarëve grekë.

      Për të fituar simpati për Greqinë në përpjekjen e saj për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Diamantopulos flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në 1939, si përfundim i dallavereve të shumë viteve me Musolinin.

      Konferenca e Ambasadorëve, një simultare e Lidhjes së Kombeve, e shiti për herë të parë Shqipërinë në 9 nëntor 1921, kur votoi që ta bënte këtë vend virtualisht një protektorat të Italisë, pa marrë parasysh faktin se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve dhe që kish kështu të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve.

      Shqipëria e injoroi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini i kërkoi qeverisë shqiptare që të nënshkruante një dokument për pranimin e protektoratit.

      Qeveria shqiptare, për të fituar kohë, thirri ministrin britanik, amerikan, frëng dhe jugosllav, duke i informuar se vetëm 24 orë afat kish përpara se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik, duke i keqkuptuar instruksionet e tij, protestoi kundër këtij demarshi italian dhe për fatin e tij të keq u thirr nga Austin Chamberlain, ministri i Punëve të Jashtme, i cili pranoi se veproi në këtë mënyrë, për të marrë me të mirë Musolinin.

      Si ministër i Amerikës në Tiranë, në atë kohë, unë e dëgjova këtë histori të kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Por, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duart e qeverisë sonë qenë të lidhura nga politika izolacioniste që kish vendosur Senati, i cili e përbuzi konventën e Lidhjes së Kombeve. Po kjo politikë e ndaloi Presidentin Ruzvelt që të merte masa drastike kur Musolini pushtoi Etiopinë.

      Jugosllavia dhe Franca nuk bënë asnjë veprim, dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, iu dorëzua me padashje Italisë në një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, i cili përgatiti udhën e invazionit italian 13 vjet më vonë.

      Duke e akuzuar Shqipërinë se i është shitur armikut, z. Diamantopulos, organizatori i lëvizjes Drejtësi për Greqinë, qëndron në një tokë që lëviz. Ai është në Uashington nën patronazhin e Mbretit Gjergj.

      Tani, senator, dëgjo!

      Kredoja jote në jetën publike ka qëndruar gjithnjë në një besim të deklaruar te vullneti i popullit. Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju sugjeroj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë si Epir të Veriut.

      Për shekuj me radhë Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarë, dhe Korça, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, të cilën grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale, është pothuajse ekskluzivisht shqiptare në popullsinë e saj.

      Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyetini se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë nuk kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.

      Por, për të mirën tuaj, Senator, kini mendjen.

      Kërkesa zyrtare greke për reparacionet është paraqitur tetorin e kaluar. Shuma e përgjithshme është 10,449,566,000 dollarë, nga të cilat 5.088,517,000 dollarë i është ngarkuar Gjermanisë. Kuptohet se diferenca duhet të vijë nga Italia, e cila nuk mund të paguajë vetëm se një fraksion të vogël të një shume të tillë, as Gjermania nuk mundet të paguajë një dëmshpërblim të tillë në të holla, dhe në qoftë se po, atëherë ekonomia e Evropës dhe e botës duhet të shkatërrohet, përveç shkatërrimit të të dy vendeve paguese.

      Dhe, sigurisht, në qoftë se Greqisë i paguhen njëmbëdhjetë miliard dollarë, nuk do të mbetet asgjë për ato kombe që kanë humbur shumë mijëra herë më tepër njerëz, të holla, gjak, djersë, punë dhe lot. Grekëve, gjithnjë dallaveraxhi natyralë, u vjen mirë një gjë e tillë se shuma që ata kërkojnë do t’i jepte vendit nga 1750 dollarë për çdo njeri, grua dhe fëmijë në Greqi.”

      LETRA E DYTË

      “Uashington Post” më 11 mars 1946

      “I dashur senator Pepper,

      T’ju shkruaj juve, senator, u bë një zakon, kështu të jesh i përgatitur se ke për të dëgjuar nga unë gjersa ju keni për të treguar interes në qëllimet grabitëse të grekëve që duan të rrëmbejnë pjesën më të pasur të Shqipërisë. Kam përpara meje një kopje të rezolutës të paraqitur më 19 shkurt, me anë të së cilës kërkohet kthimi i “Epirit të Veriut” (duke futur brenda dhe Korçën), Greqisë.

      Disa muaj më parë kam dhënë në këto shtylla një histori të shkoqitur të rezolucionit tuaj, por riparaqitja e tij nga ana juaj më detyron që të bëj një përsëritje.

      Rezoluta juaj na kujton dredhinë politike të Henry C. Lodge, i cili thoshte se ishte duke vepruar në emër të disa zgjedhësve grekë në rrethet e Massachusetts. Ai pohoi injorancën e tij mbi këtë çështje, kur tha se nuk dukej se kishte ndonjë kundërshtim.

      Rezoluta juaj nuk ndryshon as edhe një fjalë ose rrokje nga rezoluta e Lodge-it që u aprovua nga Senati më 20 janar 1920, ku nuk qe bërë apeli i senatorëve të pranishëm. Ai që kryesonte mbledhjen, tha vetëm, “Meqenëse s’ka ndonjë objeksion, rezoluta miratohet”. Në atë kohë në sallë kish vetëm pesë senatorë duke qenë se edhe senatori Lodge në atë çast mungonte në sallë.

      Ato kohë Shqipëria nuk kish miq në këtë vend dhe për amerikanët Shqipëria nuk ekzistonte si shtet. Prandaj nuk kish asnjë zë që të kundërshtonte dredhinë e Lodge-it. Rezoluta e senatorit Lodge nuk kishte fuqinë e ligjit sikundër do të kishte juaja. Zoti Lodge pranon se ai mocion qe një dhuratë për votuesit grekë.

      Shqipëria u njoh nga qeveria jonë më 1922 dhe një rrymë e madhe emigrimi shqiptarësh filloi. Një fakt interesant është se një e treta e atyre emigrantëve janë tani banorë në shtetin Massachussetts. Shqipëria ka tani mijëra miq në Amerikë, të cilët janë të vendosur që t’i jepet drejtësia atij vendi të vogël.

      Në “Uashington Post” më 1 mars, kam treguar se imperialistët grekë kanë qenë mundur tri herë në përpjekjet e tyre të fëlliqura që të rrëmbejnë një pjesë të Shqipërisë. Tani unë ju tërheq edhe njëherë vëmendjen për faktin se kufiri i sotëm shqiptaro-grek u miratua nga një komision ndërkombëtar zyrtar dhe u aprovua nga Lidhja e Kombeve.

      Grekët kërkojnë Korçën. Përse?

      Në rezolutën tuaj, senator Pepper, imperialistët grekë kanë bërë të gjitha përpjekjet që të specifikojnë që Korça, qyteti më i përparuar i Shqipërisë përveç Tiranës, kryeqytet, t’i jepet Greqisë. Grekët besojnë se Korça ka mundësinë të bëhet fillimi i një qendre metropolitane nga më të mëdhatë e Evropës Jugore dhe këtu kanë të drejtë…

      Ka vetëm një grusht grekër në popullsinë e saj shqiptare. Është për t’u shënuar se Korça është qyteti më proamerikan në botë jashtë Shteteve të Bashkuara përveç posedimeve ishullore. Ndërkohë, më tepër se gjysma e popullsisë ka qenë në Amerikë dhe një pjesë e madhe ka marrë nënshtetësinë amerikane.

      Një atmosferë amerikane përshkon qytetin. Qytetarët janë progresistë dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë sipas modës amerikane, ata janë luajalë në radhë të parë kundrejt vendit të tyre dhe në radhë të dytë kanë besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë nga korçarët e sotëm kanë lindur në Amerikë dhe kanë vajtur në Korçë si fëmijë. Ndërsa prindërit vinin të shihnin familjet e tyre, pa u kujtuar se lejet e tyre kishin kaluar dhe e humbën nënshtetësinë amerikane nga ndryshimi që u janë bërë ligjeve tona të emigrimit.

      Senatori Pepper, mendoje prapë këtë punë.

      A do t’i linit juve gjithë këta shqiptaro-amerikanë nën zgjedhën greke? Nuk mund të ketë gjë më tragjike se kjo. Greqia është një komb tregtarësh. Më tepër se 40.000 shqiptarë banojnë tani mjerisht në guvernatoratin grek të Janinës, ku popullsia shqiptare është mbizotëruese. A do të pranoni që për hir të atyre shqiptarëve të ketë një plebishit në Janinë?

      Komiteti i rëndësishëm i Senatit që ju kryesoni ka përpara një rezolutë (Rezoluta 82), që t’i jepet Greqisë imperialiste dhe grabitqare titulli mbi një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë dhe një të pestën e burimeve agrare më të pasura të vendit. Meqenëse Greqia nuk e ka patur të sajën tokën në posedim në 500 vjet e këtej, a nuk do të mendoni që Shqipëria, në të cilën ajo tokë bën tani pjesë, ka të paktën aq të drejtë të plotë sa ka dhe populli juaj për shtetin e Teksasit (Texas)? Shqipëria e Jugut, të cilën Greqia kërkon të marrë, është e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarët, sikundër dhe Texas-i është i populluar nga teksanë. Të lutem, mbaji këto gjëra në mend në qoftë se rezoluta 82 e Senatit vjen që të shqyrtohet përpara komitetit tuaj.

      Një herë në të shkuarën ti dhe unë takoheshim dendur, Senator, dhe unë isha kryelartë për këtë njohje.

      Korrigjimet e vogla në Shqipëri kanë për qëllim që t’i vjedhin këtij vendi një të katërtën e popullsisë dhe një të pestën e tokës së saj më të mirë dhe që të bëjnë 230.000 shqiptarë në mes të të cilëve 150.000 muhamedanë, si skllevër.

      Grekët nuk mund të thonë se shumica e popullsisë së tokës që bisedohet është e përbërë nga grekë. Jo, dhe ata heshtën në çështjen e plebishitit dhe për arsye të mira. Le të përsëritet dhe një herë, toka që kërkohet nuk ka qenë e Greqisë që 600 vjet e këtej, vetëm rastësisht për një kohë të shkurtër në 1914. Sipas më të mirit autoritet mbi Greqinë e vjetër, populli i Shqipërisë së Jugut (i cili quhet me dinakëri si Epir i Veriut nga grekët) nuk ka qenë grek dhe as që ka folur ndonjëherë greqisht.

      Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper, që kini marë përsipër çështjen e imperialistëve grekë, natyrisht pa djallëzi, mund të kishit shpëtuar nga ky gabim sikur të kishit pak kulturë klasike. Dëgjoni: Virgjili ka thënë: “Unë i kam frikë grekët, edhe kur të japin dhurata”. Euripidi, vetë një grek, ka thënë: “Mos i zë besë një greku”.

      Unë e kam vizituar shumë herë Greqinë dhe këto pikëpamjet e mësipërme nuk i pranoj për sa i përket karakterit mesatar grek. Po s’ka dyshim se Virgjili dhe Euripidi, duke përfaqësuar kulturën më të lartë të kohës së tyre, kanë njohur tipin e grekut-reaksionar, imperialist dhe monarkist, si ai që ka mbushur senatorin Pepper dhe juve me rrëfime të shtrembëruara përsa u përket kërkesave greke.

      Këta grekë, mjeshtër të intrigave, kanë qenë të kujdesshëm që t’u mos ua tregojnë më as juve, as senatorit Pepper, kërkesat e plota të Greqisë, të cilat në letër do të bënin njerinë të besonte se pjesa më e madhe e gjysmës perëndimore të hemisferës së lindjes, ka qenë krijuar vetëm për Greqinë. Këtu imperialistët do të donin të ndryshonin ndoshta dhe versionin e parë të gjenezës së parë (të Biblës – K.F.): “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën për Greqinë”. Dhe ata nuk u kanë thënë juve se kërkojnë njëmbëdhjetë miliardë dollarë si reparacione.

      Greqia, një herë djepi i artit dhe i kulturës, nën udhëheqjen e imperialistëve të uritur, është bërë tani një shesh smire dhe lakmie që kërcënon paqen e botës. Lufta e Parë Botërore filloi në një vend më të vogël se Greqia. Këta grekë tokë-grabitës, u pëlqen që ta quajnë Shqipërinë si një shtet muhamedan të vogël, të ndyrë, barbar dhe si vend brigantësh.

      Le të më lejohet të them se Shqipëria në 50 vjet e këtej nuk ka prodhuar as një shembull brigandazhi kaq të poshtër, kaq të djallëzuar sa vrasja më 1923 në Greqi e Misionit zyrtar të Lidhjes së Kombeve që ishte dërguar të përcaktonte në vend kufijtë greko-shqiptarë.

      Edhe një fjalë të fundit, senatori Pepper.

      Zhvishuni nga këshillat dhe nga shoqëria e reaksionarëve të mashtruesve imperialistë dhe monarkistë që duan t’u bëjnë juve udhëheqës në grabitjen e një vendi të vogël dhe pa mbrojtës, që ka qenë viktimë e njerëzve dhe e kombeve të këqij për 3000 vjet e këtej”. (Uashington Post, 11 mars 1946).
      .
      Epilog
      Nga me siper del se jo vetem ne Europe por dhe ne Amerike ka zyrtare amerikane qe jane pro greqise (serbise) dhe kundra shqiperise dhe anasjelltas.Me cfare k andodhur pas 1992 besoj qe proshqiptaret ne amerike & europe jane me te pakte ne numer….pamvaresiht nga tullumbacet qe degjojme.
      .
      Ajo qe ndodhi ne 1945-1946 ne kete beteje midis nje amerikani fisnik si Çarles Hart dhe nje zyrtari amerikani progrek si senatori Claude Pepper per fat te keq ndodhi dhe pas 1991..
      .
      Nuk me ka interesuar kurre cfare ka qene Enver Hoxha..ishte shejtan apo shenjtor apo i ka patur te dyja….rendesi sot ka qe ai vend..ai shtet dhe ai komb eshte ne piken me te ulet te historise tij i poshtruar nga miqte me keq se nje pushtim nga armiqte.
      .
      .Ka ardhur koha qe ata zyrtare amerikane qe merren me shqiperine te
      HEQIN LIGJIN 70 VJECAR
      TE LUFTES ME ENVER HOXHEN
      se po e beni si Jezu Krishtin
      ne versionin shqip..

    2. Bellkameni says:

      E hapi perseri kapakun e pusetes ky kulufi i Pontit.

    3. mandakalli says:

      O palikari ne Shqiptareve nuk na rruhet as per fene e turqve e as te grekeve . Po te kishe ndopak llogjike ti do ta kuptoje qe besimi yt ka ardhur nga lindja e mesme tamam andej nga ka ardhur dhe feja e turqve. Idiote qe kujtoni se jeni me te mire se njeri-tjetri dhe mundoheni te na bindni se perralla qe besojne greket eshte me e bukur se ajo qe besojne turqit. Psikopat dhe fanatik fetar hap syte e shiko se vendet me te zhvilluara ne bote vendet nordike jane vendet me ateiste ne bote.

    4. Amy says:

      Te lumte Mero, i sakte si gjithmone ne arsyetimin tend, dhe qe na fakt eshte fiks sic ti po e analizon, gjerat e tjera te thena apo te shkruara nga te tjere jane per te bere sherr, dhe jo zgjidhje, Le te pine pak uthull kujt i vjen inat qe kete zgjidhje qe i ka vene kjo qeveri,

    5. Goni says:

      Epo kur te ben moral dhe ky i semuri psiqik qe te vetmin argument ka gervishjen e banoreve te globit!
      Keta te hedhin dhe persiper dhe semundjet patologjike qe kane vete.Tipike e psikopateve.Nuk urren njeri greket dhe ortodokset,por bastardet si puna jote qe ushqim kane vec urrejtjen per te tjeret.Cfare ortodoksi je ti!Ti nuk je njeri.Ti je thjesht nje legen qe do te denoj zoti duke gervishur veten dhe duke nxjerr eren e kermes qe ke grumbulluar ne kete bote..

  3. askushi says:

    Duhej nje qartesim i kesaj historie dhe me mire se ti qe je nga Peshtani nuk mund ta bente dikush tjeter.

  4. Gjergj Thanasi says:

    Mero vende vende ia keput kot vende vende genjen ne funksion pro Rame dhe pro grek. Se pari nJulia dhe Lupi di Toscana nujk kane qene bataljone por dy divizione, Julia ishte divizion alpin. Divizioni Julia pergjithsisht u luftoi ne malet e Pindit ne territor grek deri afer Mecoves. Julia pesoi himbje te medhadhe ishte heroizmi i alpineve, qe beri qe Julia mos shfaropsej apo mos dorezohej rob ne teerritor grek. Se dyti varri i pare i zbuluar ishte italian dhe ka mundesi qe ne mediat italiane te shpertheje nej furore ne kete kontekst duke apsur parasysh fushaten elektorale atje si edhe ringjalljen e aprtive te tipit Casa Pound, apo Fiama Trecolore. Greke shpetun paq me varret e Kosines, ku ne vend te eshtrave prej palikari shpesh kishte edhe eshtra gomari pa harruar eshtra grash dhe pleqsh shqiptare. Fakt ky i provuar shkencerisht nga ekspertiza e Prof.meksit ekspert i nievelit europian persa i perket mjekesise ligjore. se treti nuk kishte bataljon grek te kKretes, por divizion, qe shqiptaret me perbuzje nisur nga Turqishtja e quanin gjiritlli. Perjashtimisht trupat e ketij divizioni ndryshe nga tradita luftarake e banoreve te Kretes paten performance te dobet dhe disipline ushtarake mizerabel! Se katerti Berishes dhe Lulsuhit rastesisht ju keput ushkuri i benevrekeve (tangat ne rastin e Holandezit), por me kete qe beri Rama pas trimerive me katolike ne kishen ortodokse ne Breg (Riviere), historia me Padre Kacalanon, tregoi qe u kthye ne identitet, doli para grekeve fiks pa breke fare sic dilte ne plazhet e Frances me gruan aktuale te nje deputeti rilindas te sotem! Se pesti edhe Ramiz Alia, Sokrat Plaka Reiz Malile u mburren se e hoqen ligjin e luftes, pro greku vende vende e hoqi dhe vende vende e la, pra Rama deri tani ose eshte debil ose na kujton ne debile dhe na ushqen me luge bosh. Se gjashti Mero ti je myslyman dhe une i krishtere ortodoks, gjithsesis te kujtoj ate frazen e Ungjillit: The sins of the fathers are visited upon their children! Mos mekato te pakten per hesap te grekeve ore z.Mero!

  5. F. K says:

    Në të gjithë atë rrëmujë dhe të vdekur si ka mundësi që nuk flitet për dramën e civilët shqiptare dhe pronat e tyre që u dogjën nën zjarrin e luftimeve. Pikërisht mero citon fshatin peshtan të tepelenës, aty ku gjyshërit e mi humbën gjithçka, mushkat ja u morën grekët, shtëpia u bombardua nga italianët vetëm sepse dhe kjo fatkeqësisht ndodhej në mesin e luftimeve. Mijëra civile u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe humbën gjithçka, të jenë kaq të rëndësishëm valle vetëm viktimat Italo – greke?

  6. Eri says:

    Ke quan histeri ,ti Mero!Te drejten qe kerkojne shqiptaret qe edhe te vdekurit e tyre te respektohen po njesoj?
    Po per ata qe fati i perplasi te vriten mizorisht ne token e tyre,ne shtepite e tyre,nuk kemi asnje te drejte ti perkujtojme?
    E di ti cfare eshte histeria?!
    Te vrasesh femije e gra,tu lesh pa varre,te dhunosh edhe vdekjen.Nuk e ke larg as Panaritin,as Hormoven,as kujtimet e mizorive ne jugun nga je zotrote.Te vazhdosh akoma te perligjesh ate mizori,ky eshte histerizem.
    Vetem fakti qe si rrallehere i del ne mbrojtje Berishes ,uurejtjes qe te mban gjalle,tregon shume.Nje mendje si e jotja e perllogaritur politikisht , nuk ka si ta kuptoj.Nuk je shqiptari i i duhur per te folur per nder e kode respekti.Je shume i molepsur ne skuta qe ti i di.

  7. Lee lee says:

    Historia eshte baza e 1 populli per DNA e tij.Per tiparet e tij.Per cdo gje .Ne akoma sdim historine tone .45 vjet histori te sajuar dhe 20 vjet per inertesi te loqeve qe vinin nga ai sistem .Gjenerali i ushtrise se vdekur .Kjo eshte fiks ca dim ne .Te jesh krenare me luften e tjetrit .Dhe po the dhe 1 te vertet Mero do te nxjerrin antishqip.filogrek .

  8. pena says:

    Ti mero ben mire te besh kujdes e mos futesh ne cdo problem pavaresisht se haptas ben rolin e padronit te te vertetes.Te keshilloj te flasesh edhe me pak por edhe te mos behesh kopja e lubonjes e kompani si posedues te se vertetes universale. qe u ka dal boja.

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero te kam dhjere mu ne integrim te BE-se nqs kjo do te thote kosto per femijet e niperit tane neser. Do ti pranoja keto varre simbole nqs Shqiperia dhe Greqia do e benin kete marreveshje ne kushtet e barazise por ne kushtet qe jemi jemi totalisht te pabarabarte. Veto qe zoteron Greqia ne BE na ve ne ne pozita inferiore, mjafton kjo qe ne ti themi derrit (grekut ne kete rast) daje. Dihet qe nje nga kushtet per tu pranuar ne BE eshte te zgjidhim mosmarreveshjet me fqinjet, po kush na i la ne dere ne ballkanasve keto mosmarreveshje? Na i lane vete vendet qe sot udheheqin BE-ne, Franca Gjermania dhe te sapo veteperjashtuarit Anglia gjithashtu edhe e perhereshmja Rusi por pa harruar dhe Turqine “mike” qe ne shkembim te pjeses Europiane te saj pra stambollit beri pazar me vilajetet shqiptare. Dhe Europa e krishtere qe vazhdimesine e krishtere te saj ia ka per borxh Arberve te Gjergj Kastriotit zgjodhi ti lere Turqise Kostandinopojen dhe te shpartalloje trojet e shqiptareve te “muslimanizuar” mes fqinjeve te ortodoksizuar duke harruar qe shqiptaret i dhane bizantit Perandore dhe te tjere njerez te shquar. Pra Europa i futi hajdarin Ballkanit dhe tani na e ka lene dobicin ne dere duke thene zgjidhini vete hallet tuaja. Qeveria Shqiptare duhet ti kerkoje Fuqive te Medha rishikimin e traktateve te londres dhe berlinit pasi ato jane ne gjenezen e problemit shqiptar dhe atij ballkanas. Shqiperise i jane shkeputur territore ne vazhdimesi per arsye se Shqiptaret per shkak te gjuhes dhe identitetit te tyre kombetar nuk afronin as me latinet as me sllavet as me gjermaniket pra konsideroheshim barbare po te perdorim terminologjine qe perdorej ne kohen e Perandorise Romake per popujt me kulture, gjuhe dhe zakone te ndryshme nga Roma. Europa na detyrohet nje Falje te Madhe per padrejtesite shekullore qe i jane bere shqiptareve. Per mire apo per keq vetem Enveri pati largapamesine qe te kuptonte qe respekti buron nga fuqia ushtarake dhe ekonomike dhe beri aq sa mundi per te fuqizuar shtetin Shqiptar duke ju dhene nga nje pushke e nga nje lopate ne dore Shqiptarve te cilet me hir a me pahir ndertuan me aq sa paten mundesi nje Shqiperi te ciles fqinjet i druheshin dhe rrjedhimisht edhe e respektonin. Si perfundim, Shqiperia nuk duhet te nxitoje per tu futur ne BE pasi asgje e mire nuk vjen nga vendimet e nxituara per perfitime politike te momentit apo nga fotot buzagaz te Ditmirit me Greket. Ne po leshojme shume me teper sesa nga se po marrim. Varrezat ne shkembim te nje ligji lufte qe ska asnje vlere juridike eshte nje idiotesi pasi edhe sikur ta heqin ligjin e luftes askush nuk e ndalon Greqine te pretendoje territore qe as i takojne a i ka pasur dhe te na shpalli serish shtet armik. Zyrtarizimi i dhe ngritja simbolike e varrezave Greke nuk eshte simbol miqesie por simbol armiqesie te cilen greket do e shfrytezojne tinezisht per te mbajtur gjalle frymen antishqiptare dhe pretendimet e tyre, fryme e cila do ju duhet kur te vije momenti i pershtatshem. Ato varreza, ne menyren si po ngrihen e propagandohen jane nje Kale Troje brend vendit tone. Debati i sotem ta pranojme “Kalin e Trojes” apo jo brenda mureve te shtetit tone eshte shume i ngjashem me debatin qe u zhvillua gjate luftes se Trojes mes udheheqesve te asaj kohe. Disavantazhi i trojaneve ishte qe nuk kishin nje precedent, nderkohe qe ne kemi avantazhin e mesimeve te historise e nuk duhet te bejme te njejtat gabime idiote. Shqiperise nuk i duhet kjo lloj paqeje me Greqine, politikaneve po sepse keshtu sigurojne jetegjatesine e sulltanatin e tyre mbi shqiptaret. Historikisht padron-politikanet e shqiptareve kane shitur interesat e vendit per hir te jetegjatesise se kolltukut dhe kur vendi ka qene i rrezikuar dhe eshte dashur qe keta padron-politikane ta udheheqin ata e i kane bere naften dhe i kane lene shqiptaret ne balte. Mos kujtoni se politkat moderne te Globalizmit dhe multikulturalizmit do ndryshojne natyren njerezore dhe te marredhenieve mes kombeve, ne fund fare kur te gjitheve t’ju bjere bytha ne uje do jene o lele o nena ime dhe dy duar per nje koke e keto marreveshjet e miqesise do jene letra per te fshire menderen. Sic ka thene nje burre i zgjuar, marreveshjet behen per tu shkelur.

  10. krokodil says:

    Mero, keture qe ju lidhen duart, sa u liruan nuk ngurruan ti shkonin camet ne hell. Po varja, se ata nuk jan as shqipetare, as njerez.

  11. FAP says:

    BashBkohem me Meron.Boll me idiltizma e cammleqe apo mendime te inercive.Thirrini mendjesjemi ne ptragun e bashkimit me Eurooen,pervecqe andartet ishin arvanitas vullnetareqe erdhen esakrifikuan jeten per atedheun e tyre.Ka arvanitas qe jane me patriote se disa komentatore ketu…

  12. Neve says:

    Me indinjon injoranca e disa komentatereve qe azhornohen per tema pa piken e njohurive e aftesive profesionale e historike.Thjesht inflyencohen nga ide e inate paranojakesh

  13. Pellazgos says:

    Zoti Mero cne Gianni Granzoto dhe jo Gjon?
    Juve nga Janis qe e kishte emrin i Ati i Jeorgios Kastriotis Orthodhoks e quajtet Gjon Kastrioti edhe Skender beun Gjergj!
    Neve si Orthodhokse per 1100 vjet Perandori Greke te Bizantit nuk kemi patur emra shenjtoresh katolike.
    Sa do vazhdoni te” fallsifikoni ” historine dhe te pranoni respekt nga te huajt?
    Ne monedha te Skenderbeut shkruhet George nga Jeorgios juve pse e quani Gjergj?
    Pse fallsifikoni histori e?

    1. mirel says:

      Ju orthodhjeret

  14. votren says:

    Ke shume te drejte Mero deri ne nje pike.Absolutisht qe eshte teper njerezore qe cdo kush e jo vetem greket te kerkojne te renet e tyre.E kane bere dhe italianet shume kohe me pare.Por rivarrimi ne token shqiptare pse?

  15. B says:

    Secila pale te mare ushtaret e saj e ti nderojne ne vending perkates. Ndersa shtetit Shqipëtar ti kerkojne te falur e ta demshperblejne per demin dhe pasojat qe te dy palet shkaktuan.

  16. "BOHOTINA" says:

    Ndersa komandantet greke dhe propaganda e tyre atehere thoshte me mburrje per te treguar se ishin ushtri moderrne se: “Ushtaret e vrare dhe te plagosur i transportojme brenda dites ne Greqi, per shkak se fronti eshte afer me Greqine”. Tani nga na dalin tere keto vatra varresh?

  17. Filip says:

    Shkrim i bukur qe i pergjigjet historise e realitetit…Bravo Mero!

  18. mirel says:

    Mero: “Cdo grek i vrare e meriton nje varreze”
    Pse i la Greqia ushtaret e vet pa varreze?
    Mero, si i pikelluari i Greqise ja le fajin shqiptareve qe greket nuk kane varreze. Sipas Meros ushtaret greke vazhdojne te bien me shiun poshte..te zhvarrosur.
    Nuk ka as 5 % te te vrareve, thote Mero. Ka dhe te paidentifikuar.
    Dakort. Nje monument perkujtimor i perbashket per Luften ku u ndeshen italiane dhe greke, ..dhe nje grope e perbashket per ushtaret e paidentifikuar, nje per greket, nhe per italianet . Amerika perdor nje menyre te tille per ushtaret e panjohur.
    Pyetja per Merin: Kush je ti mor qen bir qeni qe ngarkon me faj dhe pergjegjesi morale shqiptaret per varrosjen e atyre qe shteti grek refuzoi ti merrte?
    Kush je ti qe filozofon mbi ligjin e Luftes?
    Sipas teje Shqiperia eshte ende territor Italian.
    Se cc’i ka hipur Meros ne koke qe te beje pelivanlleqe dhe te kerceje dege me dege nga nje argument ne tjetrin.
    Mero, ne te eshte merzitu Shqiperia dhe shqiptaret atehere udha mbare ne Greqi, ose te Dulja. Pas teje dhe kushdo si ty.
    Te rrish te germosh neper gropa si puna jote, dhe te kerkosh arsye per te bere Shqiperine me faj perse greket kane bere genocid kunder shqiptareve, ta besh Shqiperine me faj pse greket kane pretendime aktuale territoriale, ta besh me faj pse greket kane organizata aktive qe veprojne ne Shqiperi, qe nga Janulla dhe Dulja, ta besh me faj pse greket sulmojne dhe vrasin ushtaret ne kufi ne Gjirokaster, atehere kjo jo vetem nuk te ben te kuptosh arsyet pse qeverite e meparshme nuk e kane konsideruar kerkesen e pales greke per varreza, por kjo te ben dhe antishqiptarin me te madh, ne krah te Berishes.
    Sigurisht, perkrah teje rreshtohet Ramuti.
    Ai eshte urdherdhenesi, dhe ti je sherbetori i bindur, si sherbetor i Berishes qe ke qene.

  19. Tepelena says:

    Kalemxhiu Mero Baze dikur b.lepires i Sali Berishes, tani eshte bere b.lepires i Edvin Rames.

  20. Alban Hamzai says:

    Z.Mero! Urime per analizen e qarte e te sakte qe I beni problemit.Mirepo ne vendin tone ka edhe poturake nga ta cilet nje pjese e kuptojne problemin,por e shtremberojne per te cuar uje ne mullirin poturak dhe pjesa tjeter poturake qe nuk ka idene ,por ecen qorrazi e rreshtuar ne taborin poturak.Te tille jane edhe nje pjese e komentuesve te mesiperm .Por nuk ke se cfare te besh,jetojne edhe ata ne Shqiperi dhe kjo eshte fatkeqesia e sotme e vendit.Por artikuj te tille si ky do te ndihmojne per kthjellimin e mendjeve poturake .Ju lutem botoni komentin tim!

  21. Luciano Skura says:

    urime per shkrimin zMero.Jam shume dakort qe te ngrihen varrezat greke per te renet e tyre ne luften italo-greke.Po per ushtaret shqiptare te vrare ne kete lufte dhe te ngelur maleve te Greqise kush do kujtohet tua ktheje eshtrat ne Shqiperi apo te ngreje nje memorial ne Greqi?Sipas statistikave jane rreth 200 ushtare shqiptare te vrare ne kete lufte.Perse shteti yne hesht dhe nuk e perfshin ne bisedime me palen Greke kete ceshtje?Meqenese ashtu si thoni ju ne kemi qene te pushtuar nga Italia fashiste atehere shteti yne duhet te nderhyje tek shteti italian,i cili eshte pergjegjes per gjetjen e eshtrave te tyre.Shteti italian nuk eshte i interesuar per ushtaret tane pasi te vetet i mblodhi cep me cep.Edhe dicka tjeter.Ne perfundim te luftes Italia fashiste u denua nga forcat aleate per te demshperblyer te vraret ne lufte.gje qe nuk ndodhi kurre.Ku jane listat e ushtareve te batalionit *Tomorri*?Theksoj se ka qene nje batalion i mireorganizuar me lista dhe me evidenca.Qellimisht fshihen ndoshta nga nje marreveshje shqiptaro-italiane.Mali i Kallpoqit ne Greqi gelon nga eshtrat e te reneve tane.Deri kur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje