Pallati i Lulzim Bashës dhe “arroganca” e Edi Ramës

15 Janar 2018, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të ekspozuar atë që quhet arrogancë e Edi Ramës, në vendimin për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, mbi thelbin e problemeve që mbart gjithë ai ndërtim, probleme që kanë brenda historinë e zaptimeve të pronave në Shqipëri, historinë e korrupsionit politik dhe në fund, dhe pazaret politike rreth tyre.

Dua të rendis më poshtë këto tre probeleme.

Çështja e parë, është çështja e paligjshmërisë së atij pallati. Pallati është ndërtuar duke u nisur nga një sipërfaqe toke e disa ish- pronarëve, që gjendej në buzë të detit dhe është trefishuar duke u futur në det. Ky është fakt që mund të provohet edhe tani që pallati është shembur, mund të provohet nga fotot krahasuese kur ishte në këmbë, mund të provohet dhe nga vendimet e Prokurorisë së Vlorës rreth atyre që kanë bërë “kolaudimin” e njollës para se ta hipotekonin.

Një politikan që zapton jo më bregun e detit, por dhe vetë detin, për një biznes korruptiv, konsiderohet viktimë e pushtetit dhe arrogancës, nga të njëjtët që ndërmorën “xhihad” në Tiranë, pse kryetari i Bashkisë, po bënte një kënd lojërash për fëmijë në park.

Strasburgu me të drejtë vlerëson se ndaj ndërtesës në fjalë ka pasiguri juridike. Pasiguri juridike ka pasur dhe për pallatin tek lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”, të cilin nuk e lejuan 15 vjet që të ndërtohej, por në verën e vitit 2013, me përfshirjen e familjes Berisha, pallati u bë brenda tri muajsh, duke tundur në dorë “një vendim të Strasburgut”, që fliste për pasiguri juridike ndaj pallatit dhe një gjobë 15 milionë euro. Si përfundim, Berisha duke ikur nga zyra, vendosi të ngrejë një pallat të paligjshëm se gjoja i dhimbseshin 15 milionë euro, “që duhet t’u paguante” atyre që në fakt u rrëmbeu pallatin.

Është e njëjta histori, vetëm se ky pallat nuk u lejua të qëndrojë në këmbë, por të paguhet gjoba.

Çështja e dytë, që lidhet sërisht me liderin e opozitës, është konsiderimi i Lulzim Bashës, si një biznesmen legjitim, që mund të ndërtojë një pallat që vlen 13 milionë euro, pa e pyetur askush ku i ka gjetur paratë. Pallati i ndërtuar në emër të vjehrrit të tij, një ish- kapter i papunë, është një etalon i korrupsionit 25- vjeçar në Shqipëri, një guidë për të shkuar tek “peshqit e mëdhenj”, të cilët sot i kanë pasuritë në emër të vjehrrave, kunetërve dhe baxhanakëve.

Lulzim Basha nuk duhet të ndjehet i poshtëruar se i kanë prishur pallatin, pasi për atë është dëmshpërblyer. Ai duhet të ndjehet i poshtëruar që modeli i një politikani hajdut, që paratë e vjedhura të pushtetit, i kanalizon si biznese të vjehrrit, një kapter në asistencë që ndërton një pallat që vlen 13 milionë euro.

Dhe së fundmi, duhet të flasim dhe për përgjegjësinë e qeverisë “Rama” në këtë histori dhe atë që quhet arrogancë e tij. Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vërtet probleme me mbrojtjet ligjore ndaj çështjeve që ngrihen kundër shtetit. Nuk di të them nëse është paaftësi, apo ndonjëherë pazar, por është e vërtetë.

Por në këtë histori, Edi Rama është përgjegjës se e nisi çështjen siç duhet, pra si paligjshmëri, por në fund e devijoi duke i rënë shkurt dhe duke  e shpronësuar si pallat të ligjshëm, meqë investitori Lulzim Basha, kishte shitur një pjesë të objektit tek qytetarët. Po ashtu, zyrat e tij ligjore, mund të kenë treguar paaftësi në mënyrën si kanë mbrojtur çështjen, pasi Strasburgu flet për dhunën shtetërore, rrethime policeske etj, ndërkohë që në Strasburg duhet të shkonte çështja e shumës së kompensimit, pasi pallati nuk u prish si i paligjshëm, por për interes publik. Shqipëria ka ligj për shpronësim për interes publik dhe ai është shpronësuar me atë ligj. Me atë ligj që Sali Berisha shkatërroi redaksinë time, se “rrezikonte sigurinë kombëtare”.

Pra, pronari Lulzim Basha, bazuar tek ligji mbi të cilin u prish pallati i tij, duhet të kërkonte në Strasburg më shumë para, siç dhe mori, por në Strasburg, çështja nuk është paraqitur kështu. Në Strasburg, për fat të keq është konsideruar sikur qeveria ka prishur një ndërtim të paligjshëm. Dhe këtu është baza e gjithë dyshimeve që qeveria, ose e ka lejuar vetë këtë truk, ose është e paaftë. Por jo arrogante.

Hetimi ligjor i atij pallati si i paligjshëm, u nis por nuk përfundoi kurrë. Sipas procedurës, në Strasburg, nuk mund të gjykohet një çështje që nuk është gjykuar në mënyrë shteruese në Shqipëri. Kjo çështje (paligjshmëria), akoma nuk është hetuar dhe nuk është gjykuar në Shqipëri, dhe Strasburgu nuk mund të flasë për një gjyq të pambaruar në Shqipëri. I vetmi gjyq i mbaruar në Shqipëri është VKM e qeverisë për prishjen e pallatit të Bashës, si ndërtim i ligjshëm, dhe për këtë ka dhënë një shumë kompensimi. Qeveria nuk mund të kompensojë një ndërtim të paligjshëm. Ajo ka kompensuar dëmin që është bërë për interes publik.

Në fakt, në Strasburg çështja është paraqitur sikur qeveria ka ushtruar dhunë shtetërore ndaj një pallati të Lulzim Bashës, që ja ka lënë trashëgim i jati dhe ka shkel rregullat. Pallati është prishur në paqe të plotë me pronarin, pa e çuar atë në gjyq për zaptimin e detit dhe tmerrin urbanistik, miratuar me firmë të Sali Berishës në KKRTSH. Në Strasburg është paraqitur krejt e kundërta. Kjo është thjesht një gënjeshtër e lejuar të thuhet në gjyqin e Strasburgut dhe është ose paaftësi flagrante e mbrojtësve të qeverisë “Rama”, ose korrupsion flagrant i tyre. Por kurrsesi një e drejtë e Lulzim Bashës si pronar real dhe përfitues real i 13 milionë eurove, që në fakt po ua merr për herë të dytë nga xhepat qytetarëve shqiptarë, një herë si hajdut tenderash dhe një herë si hajdut i dëmtuar. Se ato para me të cilat u bë pallati nuk ja ka dhënë vjehrri në pajë. Në xhepat tona i ka marrë dhe ato.

15 komente në “Pallati i Lulzim Bashës dhe “arroganca” e Edi Ramës”

  1. undefined says:

    Bythe e breke thote populli

    1. adi says:

      sapo lexova ketu te tema qe timonieri dhe i zoti tepsise deklaroi se do e prishte pallatin e bashes 1000 here.
      pra timonieri pallatin e ka prishur me vetedije te plote kuptohet edhe per pasojat.
      DREJTESIA SHQIPTARE NUK KA RAST ME TE MIRE DHE ME FLAGRANT QE TE BURGOSI SHPERDORUESIN E 14 MILIONE EURO TE SHQIPTAREVE , NESE AJO ESHTE VERTET E PAMVARUR NESE AJO DO VERTET QE NE SHQIPERI MOS TE VIDHET ME, NUK KA FAKT ME FLAGRANT QE TIMONIERI TE PERFUNDOJE NE BURG
      NE KROCAI PER SHUME ME PAK KRYEMINISTRI SHKOI NE BURG.
      NDERKOHE PO PER TE NJEJTIN FAKT DREJTESIA SHQIPTARE KA NE DORE TE COJE NE BURG PER FALLSIFIKIM GJITHE RILINDASIT QE I BENE LETRAT VJERIT TE BASHES PO NDOSHTA EDHE VETE BASHEN.
      PRA
      DREJTESIA SHQIPTARE KA NE DORE QE ME NJE GURE TE VRASI 2 ZOGJ
      NE BURG EDI RAMEN
      NE BURG LULZIM BASHEN
      NESE PER NJE SKANDAL TE TILLE ME LEKET E MI ME LEKET TUAJ NUK MERET KJO PROKURORJA E RE DHE KETA TE 2 NUK PERFUNDOJNE NE BURG
      ATEHERE E KENI TE FAKTUAR SE E GJITHA ISHTE NJE LOJE NJE TALLJE TRAPI ME SHQIPTARET( KUPTOHET SI GJITHMONE , KUSH NUK KA TALLE TRAPIN ME SHQIPTARET) PER REFORMEN NE DREJTESI.
      DHE UNE VAZHDOJ TE MENDOJ QE E MERITOJNE SE NE CDO VEND TJETER TE BOTES PERFSHI DHE AFGANISTANIN ASNJE NGA KETA BANDITE NUK DO I VOTONTE DHE AS DO I MBRONTE ME SHOQERIA.

  2. zi says:

    Hedh grepin mero,
    mblidhen bushtrat e pirankat dhe fap ne rjete.
    Doja te shtoja dhe; se e keqja ne shqiperi tashme ska ngjyre,forme,ndjesi
    prandaj dhe gjithcka duket shume e nderlikuar.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Edi Rama I vuri kapak mendimit qe une deri dje kisha per te. Populli fukara dhe i denuar qenka I destinuar te shohi dhe vuaj ne kurriz maskaralleqet e politikaneve-hajdutave shqiptar.. Popull i destinuar te vuaj.. Batakci kryeminister.. Te aplikohet Reforma ne Drejtesi.. Fshesa te kapi kush i ka rene dhe vazhdon ti bie ne qaf ketij populli fukara.. Harram o Edi Rama te lejoje dicka kaq poshteruese per pazaret e tua politike.. E vodhet popullin sy per sy.. Vjedhje spektakolare. Pse more qerrata nuk harxhoje dot 1 miljon euro nga nje studio ligjore e specializuar te mbroje tasksapaguesit e rropatur shqiptar.. Une svij kete vere te kontriboj asnje kacidhe qe parat e mija ti kanalizosh me vendime gjyqesh nga nje pale tek pala tjeter duke pastruar parat e hajdutave te tjere ku ti paske gisht.. Arsyeja?!?! Per tu pare.. Reforma ne Drejtesi..

  4. I merzituri says:

    Jepi Sale.

  5. kastriot says:

    Si shume ‘budallenj’ qenkan treguar Euro-
    atlantiket dhe qeveria jone dhe shume te zot qenka treguar Avokatja e ‘shqiptareve’Sidoqofte bisnesi dhe kapitali leviz kurse shqiptaret levizin rrugeve te botes per nje jete me te mire qofte dhe ne pol te veriut kurse nje pakice kthehen nga ’emigracioni’ euro-atlantik per te zhvilluar bisnes politik apo influence fitim prures per tu larguar nqs duket ndonje shenje jo e mire

  6. shvejku says:

    Ne protesten e 27 janarit duhet te marrin pjese dy pale:
    Opozitaret e PD,LSI-se dhe antaret e PS-se!
    Te gjithe me parullen:
    -Te shporret Edi Rama qe i dha vjerrit te Bashes 17 milion euro!

  7. votren says:

    Edi Rama dh qeveria e tije ka mundesine qe pasi te behet drejtesia(nese behet),ta rihape qeshtjen per paligjshmerine e ndertimit te pallatit dhe te vihen para drejtesise te gjithe,qe kga kryetari i KKRTSH qe ka firmosur vendimin.Te pakten te mos i gezojne parat tona dy here.

    1. mirel says:

      Vazhdoni akoma me endera ju? Kaq rrace budallenjsh sa nuk kuptoni qe pazari eshte kopsitur qe me kohe?
      Nuk kuptoni akoma qe jane bande kriminelesh?

  8. mali says:

    Mos flisni sipas oreksit.Prishja e pallatit me demshperblim ishte rruga me e shpejte per zbatimin e projektit te lungomares. Ne Strasburg ky lloj vendimi eshte derguar dhe gjykuar.Po te pritej vendimi i gjykates per paligjshmeri do te ishim akoma ne piken zero sepse ky vendim eshte akoma ne kalandrat greke,prandaj drejtesia e re qe po krijohet duhet te kete ne shqyrtim dhe paligjshmerine e ketij pallati ,burimet financiare dhe te gjitha parregullsite e ndertimit ( zaptimit te detit )

    1. mirel says:

      Oo shokuu maaali.. Ckemi? C thote partia?
      I keni marre direktivat si do vidhni dhe te duket si investim?
      Kujt po i digjej per Lungomaren.
      Njerezia donin rruge.
      Ramuti donte Euro.
      Ka menyre me te sofistikuar se kaq per te vjedhur miliona euro? Jo
      Vetem ne Shqiperi kreu i qeverise mburret per grabitjen qe i ben popullit.
      Nuk ka paturpesi me te madhe se arroganca e Ramutit per te prishur dhe 1000 te tjera.
      Shteti fillon nga zbatimi i ligjit dhe jo nga demahperblimi per kriminelet.
      E kupton kaq apo je fare truthare? Apo je i partise dhe ke dale per fushate?

  9. Elton says:

    O Mero ti je i regjur me keto pune , nuk eshte aq e thjeshte te ndjekesh paligjshemrine e terrenit si dhe te ndertimit si dhe te parave , keta kane vjedhur po eshte e veshtire tia gjesh fillin sepse kane hyre vete ne loje kur gjerat ishin te tera te ligjshme . Eshte e vertet qe qeveria eshte mbrojtur shume keq ne Strasburg dhe nuk eshte hera e pare , por une muk mendoj qe eshte paaftesi , dy jane opcionet o eshte me te vertet e veshtire sepse Strasburgu njeh vulat e shteteve dhe zyretareve nuk mund te thuash eshte e korruptuar ajo vule apo shkrese ., ose keta kane rene dakort qe njeri tjetrin ne fund te fundit mos ta prekin .Edi Rama qe po demskon perdite aferat e Lsi se po thote qe kane frike dmth mendohet qe kane vjedhur dhe abuzuar me shtetin shkon e ben president shefin e tyre , tani kjo eshte o te tallesh bythen me popull me nderkombetaret e me te gjithe ose shembull i qarte qe po te bej president se veshtire se te arrestojne . Me vjen keq per kryeministrin por cdo dite e me shume merr krah kjo e dyta , shume veprime te tij jane te paqarta fut ketu edhe marreveshjen e famshme qe asnjeri se di dhe nuk solli asnje rezultat pervec se nje kohe cilesore ne zgjedhje .Nuk jane te gjithe njesoj , normal qe jo , po ama nuk eshte asnjeri nga ata kristalin i paster kjo eshte e sigurt dhe e tregon edhe mos mbeshtetja 100 perqind qe kerkojne nga Usa por qe nuk u a jep , gjithmone ambasadori flet per te dyja kahet politike .

  10. radioloja luli-lili-luja says:

    Qofsha i gabuar por “zbulimi i madh” i gjykates Strasburgut pikerisht ne vigjilje te 7 vjetorit te masakres 21 janarit 2011 eshte thjesht nje veprim i kalkuluar nga lobet serbe & greke & makartiste & antishqiptare ne Washington & Bruksel ne mbrojtje te dyshes se kuislingeve te tyre BMB (Berishe Meta Basha) qe dihet se kane metastaza te fuqishme deri ne Strasburg dhe Bruksel.
    .
    Eshte pikerisht po ajo dore qe kurdisi arrestimin e Nipit Enver Hoxhes pikerisht ne 5 vjetorin e kasaphanes te 21 janarit 2011 nga nazi-berishistet te ndihmuar hapur atehere nga anti-ambasdori Arvizu per te cilin shqiptaret duhet te kujtojne “menget e perveshura te tij” ku tregua magjistar me votat e gabuara te hedhura ne kuti te gabuara duke i rrembyer Rames nje fitore qe e uroi dhe USA & BE….Dihet nga te gjithe se Ermal Ilir Enver Hoxha u kap si bossi i kokaines ne rrang nderkombetar dhe u katandis ne nje rol teper periferik ku Xibraka nuk kishte filluar akoma prodhimin e pare….cfare makabriteti i sherbimeve inteligjente dhe dipllomatike ne sherbim te sali serbit dhe lul serbashes
    .
    Eshte pikerisht po ajo dore qe ne21 janarin e kaluar kurdisi kryqzimin e Saimir Tahirit dhe arriten qe me tre prokurore tropojane te arrestohej ish ministri i mbrenshem se i kishte shitur makine Habiljave qe nuk ishin vetem kusherinjte e larget te tij..por miq te aferm te Lul Bashes qe kishin afera dhe ne pallatin e vjerrit.

    .
    Pra Strasburgut eshte thjesht jo vetem nje veprim i kalkuluar nga lobet serbe & greke & makartiste & antishqiptare ne Washington & Bruksel per eklipsimin e 21 janarit por dhe nje
    hanxhar ne duart e dyshes bash-berisha ( pa harruar dhe monstrat monikakrymadhi-titvasili-luanrama te lesheise) per te ndeshkuar Edi Ramen i cili eshte shtetari me i sulmuar egersisht nga antishqiptaret dhe kriminelet 2B dhe 2M qe fatkeqsisht kane nje mbeshtetje jo vetem te fshehte por dhe te hapur si kjo e Starsburgut qe eshte e lexueshme qe Europa kjo “kurve e motit” eshte me bashkriminelat.
    .
    Ajo qe me tremb eshte fakti se Buldozeri Brian Yee deklaroi ne Beograd se Serbia eshte prioriteti nr 1 i Amerikes..Fakti tjeter qe bossa te BE deri dhe te kryemistri kinez ..bile dje dhe kryemistri japonez deklaruan se Serbia eshte celesi i Ballkanit qe do te thote se rruga e Shqiperise per ne BE kalon nga Beogradi dhe Athina te cilet pas 1992 kane realizuar ate qe nuk e arriten ne shekuj…dhe merita e pare pas hipkrizese se miqve tane i takon kuislingeve te tyre BMB (Berishe Meta Basha) .
    .
    Eshte ne dore te shqiptareve sot sidomos ne prag te 7 vjetorit te masakres 21 janarit
    qe jo vetem ti dalin zot jetimeve te bulevardit por dhe Edi Rames qe po poshtrohet hapur
    jo vetem nga Pinoceti i Viqidolit por dhe nga ata qe e prune ne pushtet nga Beogradi ne 22 mars 1992
    qe per fat te keq Buldozeri Brian Yee tha se Serbia eshte njeshi amerikes ne ballkan
    qe do te thote se kelyshet e serbit BMB duhet te vine ne pushtet
    …dhe per kete porositet Strasburgu qe te dergoje nje kartoline e 2018-es per shqiptaret
    RAMAIK….DHE HAJDE LULUGATI..I SERBISE
    QE BE PERSERI U NJESHI AMERIKES…SI NE 1991

  11. pokeristi says:

    O….komentuese salixhinj!!!Mos haroni se marifetet e para jane bere me salibaben,pra fillojini komentet me te dhe pastaj shkalle,shkalle deri tek Luli,Edi a kushdo tjeter,qe eshte implikuar,ne kete afere te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje