“Çlirimtarët” që po vrasin Kosovën!

5 Janar 2018, 19:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pesë shtetet kryesore të Perëndimit, SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, janë bashkuar në qëndrimin e tyre kundër përpjekjeve të udhëheqësve kosovarë të dalë nga UÇK, për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, duke bërë paralajmërime të rënda për të adhmen e Kosovës dhe ekzistencën e saj.

Përkundër këtyre paralajmërimeve, kryeministri Haradinaj, presidenti Thaçi dhe përkrahës të tyre, duket se janë të vendosur të ecin në këtë rrugë, duke i bërë Kosovës, ndoshta gjëmën më të madhe të mundshme, që nuk kanë mundur dot t’ia bëjnë këto 19 vjet armiqtë realë të saj. Në këtë valle duket se po qëndron në distancë dhe Vetëvendosja, e cila po ecën me parimin, “t’i shtyjë armiqtë e saj në greminë, bashkë me Kosovën”.

Ka shumë asyetime në këto momente për papërgjegjshmërinë e lidershipit politik të Kosovës, duke ngritur lloj- lloj hipotezash. Por është më e thjeshtë se sa lodheni ta gjeni. Duke pasur për 19 vite në mendje “heronj” që kanë çliruar Kosovën, shumë pak vetë kanë guxuar t’i shikojnë ata ashtu siç janë në të vërtetë.

Kur ata kanë vrarë njëri- tjetrin për eleminime politike, shumëkush i ka justifikuar se kanë vrarë tradhtarë. Në fakt, kanë vrarë kundërshtarë politikë.

Kur ata kanë zaptuar shtëpi dhe prona, për të bërë biznese, shumëkush i ka justifikuar si fitimtarë, që duhet të fuqizohen. Në fakt, thjesht ata janë sjell si hajna.

Kur ata kanë guxuar të hyjnë në politikë si injorantë, shumëkush ua ka falur, pasi ka arsyetuar se nuk kanë pasur kohë për shkollë, se kanë dalë në mal.

Në fakt nuk është e thënë t’i bëjnë të dyja punët, dhe të injorantit, dhe të intelektualit.

Kur ata hyjnë në zgjedhje e vodhën vota, shumëkush i ka justifikuar, se këtij populli duhet me ja vjedhë votën se nuk ua jep çlirimtarëve. Në fakt, ka justifikuar vrasësit e votës së lirë.

Kur ata vodhën në emër të pushtetit, shumëkush i justifikoi se nga pak vidhet kudo, dhe në SHBA. Por në fakt ka justifikuar hajdutët që nuk dënohen kurrë.

Në të vetmin rast në historinë e Kosovës, kur ata po përballen me vetveten dhe historinë e tyre, kur disa prej tyre dhe mund të shkojnë para drejtësisë për ato që kanë bërë, ata po dëshmojnë se nuk kanë lidhje me Kosovën. Ata po e flakin Kosovën si një leter higjenike, pasi kanë kryer nevojat e tyre.

Të gjithë ju që shqetësoheni përse këta nuk i zë frika për të ardhmen e Kosovës pas këtyre paralajmërimeve, apo përse nuk iu dhimbset e ardhmja e Kosovës, duhet ta kuptoni se ata nuk kanë qenë kurrë ashtu si i keni menduar. Janë thjesht disa njerëz banalë, që Kosova u ka hapur rrugë nën mitin e njerëzve që ishin gati të vdisnin për Kosovën, dhe tani po sillen si njerëzit që duan të vdesin Kosovën për të shpëtuar vetë.

Ata janë të qartë dhe të vendosur në rrugën e tyre, pasi mes të ardhmes së tyre dhe të ardhmes së Kosovës, zgjedhin veten e tyre.

Problemi real që ka Kosova, është që sot më keq se në çdo ditë të historisë së saj, ka në krye një konglomerat antivlerash, njerëz të rëndomtë dhe një shoqëri të dorëzuar para tyre. Nëse ata sot nuk do të ishin në politikë, Kosova do ishte një vend më i sigurtë.

Ky është gjyqi më i rëndë që Kosovës ja kanë bërë vetë kosovarët me duart e tyre, me pafuqinë e tyre për të ndryshuar klasën politike dhe me indiferencën me të cilën e shikojnë Kosovën, që po shkon si flutura drejt flakëve. Për t’u djegur!

29 komente në ““Çlirimtarët” që po vrasin Kosovën!”

  1. katarakti says:

    Ky shkrim i Meros nuk me la shije te mire. E ka shkruajtur si atehere kur ishte bashkepunetor i gazetes “Rilindja” te Rugoves. Nuk ka lene gje pa thene kunder atyre qe luftuan kunder Serbise. Eshte e vertete qe Kosoven e çliroi NATO me ne krye Ameriken, por po te mos ishte lufta e UCK-se dhe represioni i Millosheviçit ndaj saj, Nato nuk do te gjente dot arsye per te intervenuar. Kjo puna e Gjykates Speciale vjen disi ere. Duket si nje lloj shpate e Damokleut qe u rri mbi koke atyre qe luftuan. Dihet qe ne lufte ka edhe gabime, edhe viktima te pafajshme. por nje fjale e urte thote qe fitimtaret nuk gjykohen. Kosova ka nevoje per nje sistem drejtesie te pavarur. Ndersa gjykimet per te ashtuquajturat “krime” te luftes i ka kryer Gjykata Nderkombetare e Hages. A mos duhet te besojme tani edhe akuzat per ate “Shtepine e Verdhe” ku u merreshin organet e brendshme serbeve. Nese ka nje te vertete ne keto akuza, ata persona qe kane kryer veprime te tilla, duhet te denohen me se paku me burgim te perjetshem. Por une di qe ka mijera kosovare te vrare qe ende nuk u eshte gjetur varri, me dhjetra mijera gra dhe vajza te perdhunuara nga makina serbe e luftes, ndjekur nga nje pastrim etnik i te gjithe kosovareve drejt Shqiperise dhe Maqedonise. Dhe shefi i shtabit i ushtrise se Millosheviçit qe ka kryer keto krime eshte sot perseri ne post te larte ne Beograd! Mero Baze vuan nga kompleksi i te huajit. Vetem kur Kosova dhe Shqiperia do te jene ne giendje te marrin vete vendimet e tyre, pa pyetur se çfare do te thote Brukseli dhe Uashingtoni, apo ky apo ai ambasador, vetem atehere keto shtete do te jene vertet te pavarura dhe sovrane.

    1. adi says:

      turko-shqipfoles
      patjeter qe do vinte kjo dite.
      morali dhe filozofia mbi te cilen euro-amerikanet cliruan kosoven nuk ka lidhje fare po fare me moralin dhe filozofine e turko-kosovareve dhe e banditeve qe e drejtojne.
      dhe ti mero nuk ke pse cuditesh kaq shume dhe e zbulon tani mbasi folen euro-amerikanet se ata qe drejtojne kosoven jane nje bande porsi keta ketu ne shqiperi,se nuk lane gje pa vjedhur e grabitur porsi keta ketu ne shqiperi, se ata jane te pashkolluar porsi keta ketu ne shqiperi, se ata per interasat e tyre jane gati te shesin kosoven porsi keta tanet ketu ne shqiperi dhe si keta ne kosove si keta ne tirane nuk dolen sot apo dje po kane te pakten 18 vjet qe bejne te njejten gje.
      dhe nuk i zgjodhen amerikanet as europianet keta jane qe ka zgjedhur populli trim e liridashes qe tani duhet ti ridali zot vetes.
      mero
      nuk ke shkruajtur ate qe eshte me e rendesishmja deklaraten e departamentit amerikan te shtetit qe thote se:
      nese ne kosove keta banditet do vazhdojne keshtu amerika nuk do pengoje me propozimet e rusise ne keshillin e sigurimit.
      dhe per kedo qe ka pak me shume tru se shimpazeja e di domethenien e kesaj fraze.
      mero
      ke haruar te shkruash se amerika e cliroi kosoven per shqiptaret jo per banditet qe qeverisin , jo per rinine islamike qe bente feste kur vriteshin te krishteret, jo per isistet dhe as per turqit.
      ke haruar te shkruash se amerika njohu jeruzalemin ku mysylmanet nuk kane pjese, i nderpreu ndihmat nje tjeter shteti mysylman dhe bandit si pakistani, eshte gati ti shpalli lufte turqise nje vendi tjeter terrorist, prandaj nuk ka asnje cudi qe te beje dicka te ngjashme me nje vend ku shumica ndihen ose mysylmane ose turq ose bandite dhe shqiptaret jane ne minorance ose nuk jane fare.
      kemi per te pare cudira . vetem nje gje eshte e sigurt qe isistet dhe turqit e ballkanit duhet te dridhen!!!!!!!

      1. mirel says:

        E drejte. Mero sikur i ka bere analizen shtetit dhe politikes se Shqiperise.
        Asnje ndryshim nga karakteri i hajduteve dhe
        krimineleve te qelbesirave qe na qeverisin.

    2. Arjani says:

      Prit se do te vijne bjevgjit neo grek tani te te tregojne standartet e cifuterise amerikane. …

      qe te jemi te sinqerte femra te dhunuara mund te kete diku tek 2,000 dhe jo dhjetra mijra sepse eshte ekzagjerim masiv.

      Perendimi gjithmone i ka shkaterruar shqiptaret ne 200 vitet e fundit.

      Ja kemi pare hajrin edhe keto 26 vite.

      Ka plot magjype serve me krime lufte qe nuk jane denuar dhe keta kerkojne te denohet UCK-ja qe ka mbrojt veten.

    3. katarakti 2 says:

      Lereni per nje cast Shtepine e verdhe anash. Merruni me dhjetra e qindra vrasje, gjate dhe pas luftes, te cilat ende presin qe nje gjykim objektiv dhe i pangarkuar do ta zbardhe gjenezen e tyre(Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Ilir Konushevci, Ekrem Rexha, Smajl Hajdaraj, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, etj. etj…)

  2. Lili says:

    Jo mero baze, jo, keta njereze i kemi te promovuar e te perkrah nga keta nderkombtaret… njereze te tjere,te shkolluar ne Perendim , ne kualifikim perendimor e me tradite demokratike nuk u zgodhen ga keta nderkombtare …
    Ishim shume profesionista qe erdhem ne kosove, po ´nuk duam njereze si ju se jeni nationalistà ishte arsye pse nuk na deshten neve nate kohe po perkrahen Ramushin i katapultuar nga sherbimet angleze qe i thane krijoje partine tende,qe te manipulojne ma mire skenen politike ne Kosove si va do qefi…
    ndoshta do kishim tjeter situate sot sikur Quinti mos te kishte perkrah keta njereze kollaj te shantazhuar nga sherbimet… kur jo direkt sherbetore te tyre si ne rastin thaci e haradinaj

  3. LORA says:

    Mero vellai ,ke harruar qe keta antivlerat ”clirimtare” i dergonin me mijra kosovare ne Shqiperi ditet e votimeve,per te votuar ne favor te shqup-it dhe kunder Shqiperise ,,,,,,per te djegur vullnetin zgjedhes te Popullit Shqiptar te Shqiperise.
    Qofte i shenjteruar vullneti dominant i shqiptareve te 23 qershorit 2013 ,qe ua kyci cdo shans e Porte intencionesh piromane ndaj nesh.

  4. usali serberisha says:

    Ju zoti Mero flisni sikur je i shtepise bardhe apo i OKB dhe jo shqiptar..
    .
    Keto perendimoret qe thua zotrote vetem ate qe kane bere po bejne dhe do te bejne me saliserberishen e tyre kane shkuar ne hell jo vetem shqiperine por dhe kosoven qe jane kthyer me poshte se vilajetet e kohes osmane…
    pra me qarte;
    Ate gjeme qe ka bere berisha per cerekshekulli (dhe po vazhdon akoam) dhe serbi te na kishte pushtuar nuk do arrinte ne kete pike

    Kur shikoj kete” shume zhurme per asgje” ne lidhje me trekendeshin Tirane-Prishtine-Beograd dhe kete ligjin fallco per gjykaten mendja me shkon per dy gjera kryesore:
    E para:
    Deklarata e nje politikani te larte serb qe tha tekstualisht : Nqs do ta dinim qe kosovaret do te abuzonin me “kosova republike ” sic vepruan pas vitit 2000 ne do ja kishim plotesuar kete kerkese qe ne 1981..
    E dyta:
    Shume koqevare ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste& elezbiberiste kane 50 vjet qe na cane bythen (mos na falni per shprehjen) qe Enveri ja la Kosoven Titos ne 1945-1946…Kur dihet qe shqiperia atehere ishte me financa zero dhe 90 perqind e vendit me 980 mije banore ishin malarike-analfabete-anadollake…dhe fazhizmi e kishte bere kete “dhurate” ne fund te fundit
    KY JANE FSHEHUR KETO
    koqevare
    ibrahimfuckrugoviste
    & xhaferrdeviste
    & elezbiberiste
    qe pas 1992 jane vene ne dore te sali satanait….pse nuk shkoi dhe nje here te vetme sali bisha te “fshati i gruas” ne Beograd por ja lane “dobicin” rames??
    Si ka mundesi ne 2018 akoma Kosova eshte “GJYSMA GJEL DHE GJYSEM PULE”
    Duke patur aleate:
    1-Ameriken
    2-Angline
    3-Gjermanine
    4-Italine
    5-Turqine
    6-Francen
    7-vendet nordike
    8-vendet e beneluksit
    9-BE
    10 NATO
    11-Shqiperine..etj etj
    …………………..
    a duhet te vazhdojne kanibalizmin kundrejt enver hoxhes per kosoven te ketyre ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste & elezbiberiste dhe andreastefanisteve..

    a mos duhet ti japim nje medalje enver hoxhes qe beri zgjidhjen e duhur me kosoven..dhe i la te vet-vendosnin me Titon sic bene realisht dje dhe sot..??

    nje kosove dhe nje shqiperi me nje serberishe jashte burgut nuk i duhet as dreqit…

    1. D O K L E A T I says:

      Nuk ka gje me te keqe per shqiptaret sesa:
      Marrja e fese islame dhe gjuhes serbe. I cili eshte identiteti ?
      Erdogani me tre gishta.
      SHBA ju pati dhane doren te luftoni Berishen por perqafuat vellaun e Saliut Erdoganin dhe cerdhen e tije Konferencen Islamike.
      Kan pase thane : Nuk ka gje me keqe se te jeshe me katolik se papa.
      Po nuk mundet te formoshit shtetin ev Palestines per 50 vite e nuk do keni sukses as sot.
      nese nuk i kam miq, dashte zoti e mos i paca armiq SHBA dhe Izraelin.
      Nuk jemi superfuqi boterore te vendosim i cili do jete kryeqyteti i Izraelit.

  5. indeksi says:

    Mero Baze te lumte per kete shkrim qe eshte pershkrim i shkelqyer i njerzeve qe Kosoven e kan peru ne nivelin me te ulte te mjerimit ne te gjitha aspektet .

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Mero ka te drejte..!
    Keta bandite kane hallin e tyre. Megjithate mire te na behet. Vet po i zgjedhim. Aspak me te mire nuk jane as ata te opozites..!

  7. Strellca says:

    Kur haradinaj shkoj ne oborr te nje familje ne strellc,i armatusur cka ne cdo vend do t’a kishte sjell ne burg, a nuk eshta Amerika ajo qe e dergoi me mjete ushtarake ne Germani per t’ia shpetuar ate pak tru qe kishte? …
    Investimin e tyre e kane mbrojtur se ju duhet Haradinaj e Thaci kur duan me u tall me shqiptaret e me firmos kornizat,demarkacionet etj etj..

  8. Viro says:

    Mendoj se artikulli thekson nje problem real te politikes ne kosove. Kosova si dhe Shqiperia po drejtohen nga kasta politike te korruptuara. Sali Berisha mbahet si sjelles I demokracise e duhet te qendroj me pushtet sa te jete gjalle mgjse mbi te rendon 1997, vrasjet ne bulevard apo Gerdeci etj. Njelloj ndodh ne Kosove ku Ramushi me shok vazhdojne ti krijojne probleme vendit. Nese Kane marre pjese ne luft, jepuni medalje, bejini heronj e ua shkruani emrat ne librin e historise por mos ua falni Kosoven atyre. Kosova vlen me shume se Ramushet etj, Kosova eshte produkt i disa brezave dhe si rregull me mbarimin e luftes ne qeveri vine te tjere e komandantet dalin menjane. Keshtu ndodh ne vendet e civilizuara. kurse keta duan te jene te perjetshem.
    A e dini ju se me mbarimin e luftes se dyte boterore, ne zgjedhjet qe bene anglezet nuk e rizgjodhen Curcillin kryeminister? Ai vertet fitoi luften por anglezet donin te rindertonin vendin dhe zgjodhen nje tjeter.

  9. Tralala says:

    Mero ke te drejte. Kosova e Shqiperia kane pronbleme te medha me politikanet e tyre. Ata duhen pastruar pa meshire qe te shpetojne popujt dhe vendet tona. Ka ca naive qe genjehen nga keta politikane dhe Jane gati te falin te ardhmen e vendit per keta horra. Kosova ka mbi 100 vjet lufte per te fituar kete Republike dhe per te kane luftuar nga Ded Gjon Luli, Azem Galica e Ibrahim Rugova per te perfunduar me luftetaret e vitit 1999 dhe bombardimet e NATO-s. Keta ne pushtet kane marre pjese vetem ne aktin e fundit e kjo s’ do te thote ta privatizojne Kosoven sepse Kosova vlen me shume se ata, ajo eshte e brezave qe Kane ikur e qe do vine. Ketyre naiveve po iu kujtoj rastin e Curcillit. Ai ishte kryeministri qe udhehoqi luften kunder Hitlerit dhe e fitoi luften. Por ne zgjedhjet e para te pasluftes anglezet nuk e votuan per kryeminister, ata votuan nje tjeter. Logjika ishte: ti vertet bere luften po tani duhet nje tjeter qe te ndertojme vendin. Kurse ne Kosove keta duan te Jen te perjetshem dhe Jane gati ta falin Kosoven per bythen e tyre. Ndersa ata qe flasin kunder aleatve madhor te luftes kunder Serbise duhet ta dine se pa Amerikn sot Kosova, ose do te ishte ende pjese e Serbise ose kosovaret do banonin neper evrope po Jo ne vendin e tyre se i vuri Milloshevici perpara si delet.

  10. ILIRET says:

    Ja pse serbet nuk e kane humbur asnjehere shpresen se nje dite do ta marin perseri Kosoven.
    Bile keshtu sic po sillen udheheqesit e Kosoves, nderkombetaret do ti luten Serbise: -Aman ejani, mereni Kosoven, sepse keta nuk qeverisin, vec vjedhin e vrasin njeri tjetrin.
    – Po me deshire te shkoni para vdekjes o komandante injorante, vec Kosova te rroje dhe te mos ju kthehet perseri serbvet.

  11. Aleko says:

    Asnjehere nuk e kame kuptuar se ckerkohet nga UCK. Si mundet nje formacion qe vuri ne levizje NATO DHE SHBA kunder makinerise vrasese te Miloshevicit dhe kunder krimeve te llahtareshme te tyre ndaj popullit te KOsoves te cilesohen sot se kane bere krime. Ne nje kohe qe ende gjeneralet sadist te serbise qe drejtuan keto krime nuk po u hyn asnje gjembe ne kembe ,kur kosova u doq e u poq nga kejo ushtri kriminale, cuditerisht papritur vemendja per krime qe paskan bere po drejtohet nga UCK ja se ata paskan bere naming duke vrare serbet pushtus , dhe kur?.. jo ne kohe paqe por ne kohe lufte kur sic eshte e njohur behet fjale per jete a vdekje dhe jo per te drejatat e njeriut. Kur te gjejne eshtrat e mijra kosovareve qe zdi ku jane , kur te gjenden kriminelet dhe sadistet serb qe perdhunuan e masakruan mijra gra e femije, kur te gjykohen ata qe dogjen pronat e shqipetareve , e mjafte krime te tjera ahere mund u vije radhe ndonje luftetari kosovare qe mund te kete bere gjera qe klasifikohen si krime lufte…Ndryshe Shqipetaret duket se po gjenden ne nje kurth te ri qe nuk dihet se nga na vjen.Eshte ceshtje tjater abuzimet dhe korrupsioni I lidereve kosovare .Per kete te ngrihen jo nje por 100 gjykata dhe te jepet llogari sikudo ne bote..Per krime lufte nuk besoj se u ka ardhe radha ende..

  12. Adi says:

    Ne nuk kemi as Mero Baze e as Fatos Lubonja që thonë atë që e mendojnë dhe drejt e në sy. Të gjithë gazetarët e Kosovës merren me fundshpina të të tjerëve, sa që ky profesion as që egziston bile. Ne kemi Milaim Zekën që, jo një fjali por një fjalë nuk din me shkru në Shqipe dhe i thot vetes gazetar me famë bile.

    Nuk e di a u kujtohet një fjali e viteve të 90/ta kur populli Shqiptarë filloj të dalë në diasporë e disa prej tyre i rregulluan edhe dokumentacionet dhe qarkullonin me vendlindjen. Fillonin djemt e rinjë e bisedonin kta gurbetqarët me ata që ishin mbetur atje. Kta u thonin atyre: “Në përendim nuk ke nevoj me u tutë prej policit nëse e bënë një gabim. Duhet t`u frigohesh secilit nga qytetarëvet sepse atje po të ndiqke qytetari i thjeshtë, dhe po të dorzonte në polici.”

    Unë mendoj që çdo njeri nëse i thua a don me u bë Kryeministër apo President nuk e refuzon ( të paktën në Ballkan kështu është). NJë polic nuk mund ta ruan qytetin e shtetin.

    Fjala bie kështu: Po me Masën ç`u bë? Ose me Turmën siq i thonë aq bukur nga Shqipëria. Dhe kur them kështu nuk mendoj Turmat stereotipe, por mendjet e hapura e të ndritura e plot ide që thonë : JO, ky nuk do të bëhet KURRË udhëheqësi i shtetit tim.

    Ku është problemi i vertetë, pse të gjitha këto të këqija e kapluan Kosovën për aq pakë kohë, si është e mundur vallë, çka shkoi keq???
    E kam një përgjegje të ëmbël, të bukur, aq të sinqertë e të vertetë sa vet egzistenca ime. Doni ta dëgjoni ?

    Ne e kishim një President (Dr. Rugova). Ishte i zgjedhuri i popullit. Presidenti i shtetit është me çdo ligj KOMANDANT SUPREM I FORCAVE TË ARMATOSURA. Ai urdhron për luftë, për mbrojtje për sulme dhe për paçe. Tërë kohën jemi thirrur në Presidentin tonë e kur erdhi momenti nuk e peytëm fare. Prandaj, të gjithë ata që kan punuar pa lejen e presidentit dhe në emrin e tyre personal, heret a vonë do ua shohim sherrin. A do e vuajm dhe sa do zgjasë kjo, do varet se sa Mero Baze dhe sa Fatos Lubonja kemi ne në mesin tonë që t`u themi këtyre HORRAVE STOP!!!

  13. Dibrani says:

    O Mero kete qe po thua ti e kam para se te beheshin aleancat per Pushtet.
    Por vetem dicka dua te te korigjoj.

    Rsmushi,Fatmiri,Veseli , Thaci,..jane krininel nuk kan cliru gje ata.
    Kosoven e cliroj Amerika dhe Britania.
    Keto hajnat qe permena siper kan vra njoni tjetrin per pushtet prandaj po tuten nga gjykata speciale . Kosova ndodhet ne nje pozicionin si mbas luftes ,kur nuk e njihte asnje sheet.
    Kam frik se do behet pjes e Serbis prap,ose do coptohet keq fal kthyer hajnave e kriminelave.

  14. pena says:

    Situata eshte alarmante ne Kosove.Shpresa e vetme e shpetimi i saj eshte mbeshtetja totale me cdo mjet e forme e VETVENDOSJES!

  15. KOSOVA KRESHNIKE says:

    KOSOVEN SOT NUK MUND TA SHPETOJ AS POPULLI I SAJ , SEPSE KETO HAJNAT, KANE BERE SHPLARJEN E TRURIT TE GJITHE POPULLIT , KY POPULL ESHTE GATI TE DJEGI KOSOVEN , VEC RRAMUSHIN DHE THACIN MOS JA PREKI KUSH . INJORANCA NE ATE VEND ESHTE E PERMASAVE TE MEDHA .

  16. Koba says:

    Shume drejt eshte shtruar Problemi.Nuk ka kuptim qe te qendrojne ne Politike dhe per me teper ne Udheheqje njerez qe kane probleme me Drejtesine.Me la shije te hidhur kontrolli i baneses nga Policia e Unmikut e politikanit te NISMES.??? Pse duhet te qendroje ne politike Ky Herif???-
    Ne rast se ia duan te miren Kosoves keta tipa duhet te behen menjane .Ka plot djem dhe vajza te shkolluem Kosova .Ata le te marrin dekorata,Paga speciale dhe te lene te lire rrugen e zhvillimit te Kosoves.

  17. Aleko says:

    Edhe njehere Duhet te ndajme luften qe drejtoi UCK me korrupsionin qe mund te jete bere nga udheheqesit e KOsoves pas krijimit te shtetit te KOsoves. Lufta e UCK se nuk mund te gjykohet…korrupsioni po duhet te luftohet sikudo ne bote.. A kuptoni o njerez?..Nese dikush qe ben korrupsion sot gjykohet dhe per luften kejo do ishte shume e rrezikshme per kosoven.Duket se dhe ne Kosove ndiqet e njejta politike si ne shqiperi pas viteve 90..Ata qe nuk luftuan ne luften clirimtare kunder okupatoreve italo gjerman deklaruan se ne shqiperi nuk ka pas lufte clirimtare por civile..tani edhe per kosoven thuhet e njejta gje nga ata qe nuk luftuan…cpo behet keshtu?.. a jemi ne veti?..

  18. Gjorku says:

    Nè linjèn e pèrgjithèshme ata qè marrin pjesè nè luftè pèr çlirimin e Atdheut, janè bijtè dhe bijat mè tè devotèshme …. Ajo lufta nxjer nè pah tiparet, vyrtytet dhe vlerat e larta humane por, nga ana tjetèr zbulon dhe instiktet kafshèrore ….. Ushtarèt e UçK ishin luftètarè qè me ndèrgjegjie tè lartè u sakrifikuan pèr tè tjerèt, pèr atdheun e tyre Lavdi Pèrjetè ! Pas luftès ndodh dorèzimi i armève, krijimet e grupeve politike, riorganizimi i shtetit etj……. Kosova èshtè e lirè qè nga qershori i vitit 1999, pra rreth 19 vite nè aleancè me shtetet mè tè fuqishme tè botès dhe pèrsèri nuk po pèrparon si e dèshirojmè. Ku ti gjejmè shkaqet ? Mero i ka rènè shkurt e thatè ” çlirimtarèt po vrasin Kosovèn ” !?! Jam i mendimit se mr. Mero i ka mèshuar fort tastjerès nè kètè shkrim. Sikur Kosovèn ta kishin drejtuar vetèm çlirimtarèt mund tè kish tè drejtè. Ti biem drejtè Kosovèn e kanè drejtuar quinti si unitet shtetesh e jo politikash. Ajo ( gjukata ) nuk u miratua me dèshirè por me imponim. Ndaj çlirimtarèt e votuan me ‘ingenui’ e tyre duke rènè nè kurth politik. çlirimtarèt aq sa janè tè rèndèsishèm pèr kosovèn janè problematikè pèr ‘ preçedentin ‘ e krijimit tè shtetit tè kosovès ! Duan apo zduan çlirimtarèt : – èshtè mè e lehtè ta marrèsh pushtetin se sa ta mbash . Nè raste tè tilla kur je duke rènè, bèn mè tè mirèn : – Hidhu vetè !!!

  19. lola says:

    Zoti Mero, jo më shumë se një vit më parë (në mos gaboj), “çirreshe” me gazetën tënde, që Ramushi (kokëshalqini analfabet), i zënë në Francë, të mos ekstradohej në Serbi, sepse ishte “hero” dhe “i pafajshëm” dhe duhej të kthehej triumfalisht në Kosovë, si çlirimtar-shpëtimtar i saj…(?!) Vetëm monument nuk i ngritët në Tiranë…! Tani, ç’të zuri, pse e ndërrove rrotën…???!!! Nga kush ka frikë Ramushi, Hashimi dhe “heronjtë” e tjerë “çlirimtarë” të Kosovës, që … janë “të pastër” si fëmijë dy muajsh…???!!! Seriozisht tani…: Heronjtë (lexo sherbetorë që bënë “emër”) e krijuar artificialisht, kanë afat skadence, sado mirë “të amballazhohen”…

  20. Kimeti says:

    Mero je nder gazetaret me ne ze qe nuk ta ndien a jan demokrat apo socialist dhe ju meshin te gjitheve dhe drejte dhe poashtu ky shkrim asht me se i qelluar sepse bandat dhe banditet ne kosove jan tue blere votat per pushtet me an te punesimit dhe frikes dhe te gjitha keto ata per ta pshtue bythen e tyne ata me nuk ndiejne ma per miq e armiq dhe le te kallet kosova per ta asht vetem per ta pshtue bythen e vet e perendimi duhet tiu ndal rrugen ktyre hajnave dhe banditeve

  21. @autori says:

    Nuk ka zgjidhje tjeter per shqiptaret, pervecse nje Protektorat Nderkombetar (BE+USA) per Shqiperine dhe Kosoven, per te pakten 25 vjet. Vetem keshtu do zhduken hajdutet dhe mashtruesit e pushtetit ne te dy anet e kufirit shqiptar dhe do realizohet bashkimi kombetar njekohesisht me integrimin europian. Sa me shpejt aq me mire.

  22. D O K L E A T I says:

    Nuk eshte lehte te thuash te verteten. Te verbon pasuria nga placlkitja.
    Deri dje shites i blue-jeans ne Zvicer apo homless ne Gjermani apo France. Pa kurrfare pune per dy dite milioner.
    Eshte e vulosur: Ibrahim Rugova ishte truri i formimit te shtetit te Kosoves. Qendrat e forces qe cliruan Kosoven ishin Bruxel dhe “tomohawks” ne Tampa.

  23. Pasho Maksuti says:

    Duhet te jemi te vetedijshem se nuk behet fjale per “krime lufte” por thjeshte per kriminalizimin e luftes. Nese kreret e luftes futen ne burg si kriminele, del qe lufta ishte kriminale siç thote Serbia. A duhet shume mend ketu? Ne kete rast do te rezultonte se ata qe rrinin ne shtepi dhe iknin, jane te nderuar, ndersa ata qe luftonin, jane kriminele!? Kete e thone edhe disa neper portale, me ç’rast mohojne vetveten dhe luften, duke ia postuar te gjitha vetem Natos. Nuk vihet ne diskutim se Nato çliroi Kosoven, ashtu si aleatet munden Gjermanine fashiste, por ne vendet e tyre te gjithe thone se u çliruan me forcat e veta (çliruan Shqiperine, Bullgarine,Jugosllavine,Francen, etj. me forcat e veta e me sakrifica mbunjerezore). Me falni por kush e ngriti gjithe makinerine e Natos? sipas meje, lufta qe nisen ne terren luftetaret e uck. Sugurisht qe qendresa 10 vjecare nen LDK kishte bere punen e saje ne krijimin e parakushteve. Pra, procesi i çlirimit nuk mund te pervehtesohet nga askush por nuk mund te jemi nihiliste. Sa per krimet e luftes kishte gjykata nderkombetare. Ka gjykata te Kosoves per krime. Nese duhet, te behet Wetingu edhe ne Kosove per te krijuar sistem gjyqesor nurmal. Keshtu (siç e kane ngrene kur e votuan) gjitheçka eshte per te denuar luften. Btw ne Hage kur denohej Milosheviqi, ne fakt ne banken e te akuzuarve ishte Serbia. Ne Nyrnberg, akuzohej Gjermania. Prandaj tani tentohet te akuzohet Kosova e lufta e saj dhe jo individet. Sa per korrupsionin, le te behen funksionale gjykatat e vendit. Se paku ne rrjetet sociale do te kerkoja te jemi te pergjegjshem e jo emocionale,. Ate qe kane nisur amerikanet do ta realizojne, kjo duket. Nga lobet shqiptare do te sugjeroja qe te mundohen te ndikojne ne politiken amerikane, jo per te mbrojtur ata qe kane bere krime, por per te fuqizuar e pavaresuar gjykatat vendore te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje