Tri pritshmëritë europiane të 2018 në Tiranë

31 Dhjetor 2017, 19:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Viti 2018 vjen me tri pritshmëri të mëdha të cilat kanë të përbashkët identitetin perëndimor të Shqipërisë. Ai po hyn në Shqipëri si “Viti i Skënderbeut”, simbolit perëndimor të Shqipërisë, miti i të cilit funksionoi për të ringjallur idenë e kombit shqiptar në emër të një figure që mbrojti me shpatë identitetin e Perëndimit në këtë vend.

2018 po hyn gjithashtu si viti i kontratës historike me Bashkimin Europian, që pritet nga hapja  e negociatave për anëtarësim.

Por mbi të gjitha, 2018 po hyn si viti i zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mund të mbushë hendekun e madh që ekziston mes vendeve parademokratike dhe shoqërive tribale me vendet perëndimore.

Një shtet me një drejtësi të pavarur që i jep fund pandëshkueshmërisë dhe krijon premise që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, është identikti i një shteti perëndimor që duhet të ndërtojmë.

Pritshmëria e parë është ngjarje  e sigurtë. Viti i Skënderbeut do të festohet si një ngjarje që nuk dëshmon nacionalizmin tonë, por identitetin tonë. Skënderbeu nuk vlen vetëm se ka qenë një një luftëtar i madh në një periudhë të caktuar të historisë sonë, pasi të tillë kemi pasur plot.

Skënderbeu vlen, se luftoi për të mbajtur shqiptarët në anën e Perëndimit dhe kur shqiptarëve u erdhi dita të rilindnin dhe më pas të bënin shtetin e tyre, e përdorën atë si simbol kombëtar dhe funksionoi. Pra, miti i Skënderbeut vlen si një mit funksional, si një identitet që i bashkon shqiptarët më shumë se kushdo tjetër. Ne kemi dhe figura të mëdha që kanë luftuar për Turqinë, apo për vete të tyre, për pushtet territoral dhe personal, dhe që kanë mbijetuar më gjatë se Skënderebu në pushtetin e tyre, por ata nuk kanë funksionuar si identiteti ynë. I vetmi që ka funksionuar si identiteti ynë dhe që shqiptarët e kanë pranuar si heroin e tyre, është Skënderbeu. Dhe kjo është një arsye e madhe historike, por dhe gjenetike, përse shqiptarët i përkasin Perëndimit.

Pritshmëria  e dytë, ajo e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, është hapi i parafundit drejt dyerve të Europës institucionale, dhe një ngjarje e cila do të lërë gjurmët e saj në historinë tonë kombëtare. Me shumë gjasa ajo do të ndodhë, dhe të shpresojmë se Europa nuk do të ketë arsye  të vetat personale për ta shtyrë këtë vendim. Nëse ai shtyhet, Shqipëria do të humbasë disa vite dhe cikle të tjera për ta kapur këtë shans dhe rrugëtimi do t’i ngjajë shumë “Gurit të Sizifit”.

Nga pikëpamja politike, negociatat nuk janë as fitore e socialistëve, as e demokratëve, por e Shqipërisë, por nga pikëpamja e zhvillimit të vendit, hapja e negociatave do t’i japë një shtysë të re investimeve të huaja, dhe standartizimit të ekonomisë sonë në modelin e ekonomisë europiane. Negociatat do rrisin lirinë ekonomike, do t’ua bëjnë të vështirë mbijetesën monopoleve dhe oligarkëve që vazhdojnë ta shikojnë Shqipërinë si një plaçkë që blihet duke blerë pushtetin, dhe mbi të gjitha, do t’u japë siguri shqiptarëve të investojnë në atdheun e tyre, si pjesë e Europës. Është një proces nga i cili nuk ka asnjë të humbur dhe asnjë politikan që meriton nderime. Politikanët tanë meritojnë përbuzje për vonesën që i kanë shkaktuar vendit drejt Europës dhe askush nuk duhet të guxojë të mbajë në qafë dekorat e këtij procesi, përveç përgjegjësive për vonesat.

Por shqiptarët duhet të ndjehen të fituar, pasi do të jenë pjesë e një vendi më të lirë, më të sigurt, më të pasur dhe më të drejtë.

Pritshmëria  e tretë është zbatimi i reformës në drejtësi. Ajo sapo ka filluar me fillimin nga puna të Arta Markut, prokurores së Përkohshme dhe pritet të kurorëzohet me zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe institucioneve të tjera.

Ka shumë dyshime nga qytetarët dhe shumë zemërim nga politikanët dhe kasta e korruptuar e njerëzve të drejtësisë për këtë reformë, të cilën e ka shtyrë para vullneti i pazakontë i dy ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilëve për fat, qeveria u ka qëndruar në krah në çdo iniciativë të tyre.

Por reforma reale fillon tani. Beteja për ta votuar ka qenë historike dhe një kalvar i gjatë i mbushur me paranoja, hezitime, ligësi dhe papërgjegjësi, por që në fund u zbythën para vendosmërisë së Perëndimit.

Qeveria nuk do t’ia dilte dot kurrë ta bënte atë e vetme pa mbështetjen e dy përfaqësuesve të BE dhe SHBA në Shqipëri.

Zbatimi i saj do të ndajë epoka në Shqipëri, epokën e pandëshkueshmërisë, me epokën e ndëshkimit sipas ligjit, epokën e korrupsionit, me epokën e përballjes me ligjin, epokën e drejtësisë politike, me epokën e politikës që bën drejtësi.

Zbatimi i saj natyrisht do ketë kosto për të gjitha palët, për socialistë e demokratë, por do të ketë vlerë, pasi do të ngulitë në mendjen e shqiptarëve ekzistencën e shtetit ligjor dhe shpresën se ata kanë një derë ku mund të ankohen ndaj padrejtësive, pa e blerë drejtësinë.

Dhe ky është tipari më i fortë europian i një shteti që ne shpresojmë ta na sjellë 2018-a.

10 komente në “Tri pritshmëritë europiane të 2018 në Tiranë”

  1. 21 janari 2011 kullon gjak akoma... says:

    Fix para 4 vjetesh zoti Mero boton ne dhjetor 2013
    pas arrestimit te Doktor Xhelal Mziut nje artikul me titull:
    .
    “Ndeshkimi I nje modeli”

    dhe me te drejte shpreh me nota te larta optimiste si ai si lexuesit/komentuesit
    sepse besonin ne fillimin e nje ere te re ndryshimi..se po vinte ndeshkimi I shume pritur
    I atyre qe nga breke me bythe u kthyen ne milionera ne 2-3 vite…
    .
    Komentshkruesi nisur nga nje fakt domethenes se Doktor XH.M po arrestohej
    me drita ndezura me akuzen :”mos barazi ne tendera” deklarova se kjo ishte nje loje e ndyre e qeverise
    qe iku ne bashkpunim me qeverine Rama.
    Ishte loje e ndyre se nese do fillohej ndeshkimi duhej me Doktorrin Tjeter
    dmth Sali &lul berishen..sepse nqs I vihen pranga doktorrit vogel per mos barazi ne tendera…
    atehere Doktorri I madhe bashke me Lulin duhej ti fusnin plumbin ne Lule.
    #############
    Nuk vonoi shume dhe Lul bash krimineli e viziton me banden e tij ne burg dhe deklaron rrotkarizimin e tij duke thene:
    XHELAL MZIU….MANDELA I SOTEM..
    Nuk vonoi shume dhe per ekuliber u ra dakort te arrestohej nga kampi tjeter Shpetim Gjika
    dhe ne fund me shume e hengri Shpetimi I PS ndersa doktorri I vogel xhelal u shpall Hero i Shqupit
    #############
    Por shembulli me I pabesueshem ishte me Ardjan Fullanin qe ne barcaleta qe tregohen me pas quhej ‘MIKU I ARVIZUSE” edhe psa ka dokumentet me te vertetura ne bote per krimet e tij ekonomike ai jo vetem qe eshte jashte burgut ,,por po merr dhe leket e denimit si I pafajshem..
    Kjo eshte midis reales dhe ireales qe thonte Kadareaj dikur..
    Pra hajdute te dokumentuar 100 % si te tille ne vend te jene ne burg te perjetshem po behen heronj dhe po marrin dhe benefite extra.
    #############
    Edhe ne rastin e reformes se drejtesise-vetingut dhe venecias sic jane shkruar letrat deri tani duket nje loje e ndyre..
    Ve bast qe reforma do filloje te egzekutoje qeverine e Rames nga marsi-prilli 2018 dmth 2-3 muaj para votimeve te parakoheshme per te shkaterruar PS dhe per te katapultuar Lul Bash-kriminelin.
    #############
    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    #############

    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
    #############

    NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,
    NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT

    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..
    dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..
    qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

    E thene ndryshe
    Zoti Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate)
    duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DE-NAZIBERISHIZIMIT…
    ……………sic bene gjermanet pas 1945.
    .
    por derisa berisha..burri i shtetit i arvizuse arriti te fshije
    sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarin
    dhe ti thote NY-TIME-sit leter higjenike
    per gerdecin tregon se me keto artikujt e tu o Mero ka ardhur ko
    qe Xeni Sypeshkaqeni me Belul Bashin te tallin trapin
    me pseudo-reformen e Donaldit ..te Rames dhe Meros
    .
    Gezuar vitin e ri te nderuar shqipfoles

    dhe mirupafshin
    pas tre javesh ne festen e kokpalareve te 21 janarit 2011
    per te cilet duhet te denohen
    jo vetem treshja Berish-Bash-Meta
    por dhe Impotenti edirama e deri te hipokriti
    donaldlu qe po e ben reformen si ekspertizat e FBI me te cilat berisha fshiu prapanicen

      1. Odulanti Mero says:

        P.O. si nuk ke nje teme analize serioze o plehra e Komi Izmit. Po kush jane ata budallenj qe marrin mundimin te lexojne kazanin e plehrave Tema.

    1. Gjorku says:

      Jeni i saktè nè analizèn tuaj, mè duhet tè sqaroj disa gjèra me amerikanèt. CIA duke patur pak mundèsira tè drejtèpèrdrejta me shqipèrinè, tè dhènat pèr atè i merrte direkt nga fqinjèt e sajè, Jugosllavia , Greqia dhe Italia. Tè gjithè tè aratisurit kalonin nè njè ‘ sitè ‘ tè imèt dhe mè pas sipas ‘cilèsisè’ shpèrndaheshin…..dhe nè bazè tè informacionit tè mbledhur nxireshin detyrat e reja. Kèshtu qè Ai mr. Rajson nè marrjen e konkluzioneve do tè binte ndesh me interesat e shqipètarève nga njèra anè dhe nga ana tjetèr nè harmoni tè plotè me fqinjèt. Pas ’90 shqipèria u dorèzua i dha fund rezistencès, raportet popull – parti u thyen. Vèndi hyri nè njè kaos tè thellè por tè organizuar dhe menduar mirè. Kèshtu qè mr. Rajson me çantèn e fryrè nga plane e projekte pa fund niset drejt Tiranès me njè kalè serb, njè grek dhe karrocè made in it. Sa mè shumè shqipètarèt braktisnin vendin e tyre aq mè tepèr mr. ndèrsente ‘kuajt’ e tijè. Ishte koha e ‘mbjelljes’ sè demokracisè jo me ” farè ” vèndi por me hibrit, ndaj èshtè korrur ajo qè dihet. Ata, amerikanèt mè pas e kuptua hilenè, por tash ma ishin pèrdorur, koha nuk kthehej mè pas. Ata ‘kuajt’ kishin arritur orgazmèn. Shqipèria kurrè mè rezik pèr ata, Kosova dhe çamèria çèshtje tè mbyllura pèrjetè. Papritur ata, amerikanèt pas asajè kasaphane mbi shqipèrinè dhe shqipètarèt e ndjenè veten tè poshtèruar kur nxènèsit e tyre nga kryeneçèr u bènè hajdutè tè pasur e kriminelè idiotè. ç’tè bènin ? Tè mènçurit ishin larguar, tè urtèt ishin nènshtruar, familja ishte shthurur. Shqipèria po shihte nè pasqyrèn e historisè vetvetèn e 1479 ! Ndaj amerika e morri kthesèn dalè nga dalè nè interesin e shqipètarève………le tè shpresojmè nè Happy ending 2018 !

  2. Samiu says:

    ku eshte fshehur miushi hajdut Genci Ruli. Tani qe po i shfletohet dosja eshte zhdukur dhe nuk di ku te fuse koken. Ora per tu paraqitur ne gjykate po afron per te gjithe lukunine e hajduteve te pashpirt si Bode, Pollo, Mediu, Shkelzeni, Bumci, Argita, TAHIRI, Ilir Meta,Mona, Qerozi i bujqesise se LSI, Keto jane dosjet qe do te shqyrtohen nga prokuroria qe ne 3 mujorin e pare te vitit 2018. Pandeshkueshmeria duhet te marre fund. Kur Saliu te jete pas hekurave do te bej nje barbeku me birra te ftohta dhe do te ftoj te gjithe miqte e mi. Rrofte Shqiperia dhe gjithe shqiptaret pervec atyre qe do te dorezojne parate e vjedhura.

  3. Emigranti says:

    Kjo esht e verteta e te vertetave e historise postkomuniste!! Kush e ka shkruar i lumte pena dhe eshte koha qe e gjithe ajka e kombit shqipetar qe eshte larguar ne emigrim nga keto ndyresira te kthehen e te marrin fatet e kombit ne dore dhe ti tregojn vendin aty ku e meritojn ketyre te ashtuquajtur pushtetar/hajdute/ kriminele/tradhetare .

  4. LORA says:

    Per mua ,nuk eshte e treta por e PARA pritmeria shqiptare e fruteve te matshme e besueshme te reformes ne drejtesi dhe Vetting-ut.Uroj qe te nise nga ndeshkueshmeria e pameshirshme e maskares kryeministrore te 21 janarit 2011,me rekordin kriminal ne shehs te mejdanit,,,,,,,sepse vetem keshtu njerzit mund te besojne dhe te kontribojne,shoqerisht dhe individualisht, dhe bindshem per shtetin e TYRE te se drejtes.

  5. Stela says:

    Asgje nuk do bejne parole parole

  6. Don says:

    Kam frike se 3 mujori i pare i vitit 2018 nuk do jete sezoni i kapjes se peshqve te medhenj por viti i Ngjalave me vere te kuqe dhe raki Skrapari ku ne krye te tavolines do ngeje dolli Baftjari I.re pa mustaqe. Ne kohen e Bujarit te I.re me mustaqe u hengren vetem ngjala me vere. Per peshk te madh as behej fjale ata i hante vete Saliu me metoden e seleksionimit.

  7. Mentari says:

    Tri dele dyqindpare. me gjith mend pret tre mrekullite e bandes hajdute te qeverise se krimit dhe te droges? Naivitet I tepruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje