Vazhdimi i betejës kundër kryeprokurores!

30 Dhjetor 2017, 20:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjitha ata që e konsideruan si betejë të humbur emërimin e prokurores së Përkohshme, tani po përpiqen të gjejnë arsye të reja për të vazhduar luftën me të.

Emërimet e para të saj brenda Prokurorisë së Përgjithshme, që janë normale për dikë që emërohet në një zyrë të re, u sulmuan në mënyrë të paskrupullt, duke fshehur të vërtetat dhe dukë thënë gjysma faktesh.

Të njëjtët njerëz që deri një javë më parë kritikat ndaj Adriatik Lllallës i quanin sulme politike, sulmojnë politikisht zonjën Marku pse nuk punon me njerëzit e Llallës. Ajo thjesht ka ndryshuar stafin e saj, me njerëz që po ashtu i ka gjetur në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, por sulmi ndaj saj po bëhet nga PD në atë mënyrë sikur Marku ka filluar punë në selinë e PD dhe po i heq Bashës pastruesit nga puna.

Ajo thjesht i ka ndërruar zyrë Rovena Gashit dhe e ka zëvendësuar me Arqile Koçën. Arqile Koça ka aty rreth 20 vjet, qysh në vitet ’90, i superpërgatitur, prokuror i dosjes së Azem Hajdarit, Gërdecit dhe 21 Janarit, me integritet profesional dhe i papërfolur kurrë në historinë e tij, as nga PD, as nga PS.

Nuk dua ta paragjykoj Rovena Gashin, se nuk e njoh, dhe jam gati të mos ja quaj gjithë etiketimet që i kanë bërë, përfshi dhe heqjen e vizës për në SHBA, por dhe sikur të mos i kishte këto kusure, ajo thjesht do të ndryshonte zyrë, dhe sikur Argitën të kishim çuar kryeprokurore.

Por opozita është sërisht me dy standarde rreth kësaj historie. E mbajmë mend se si Berisha dhe Kryemadhi u sollën me zgjedhjen e Markut, që sulmuan dhe me molotov në dorë Kuvendin, për të mos u zgjedhur, dhe pastaj thoshin është vajzë e mirë, s’kemi gjë me të personalisht.

Tani po i thonë që ajo ka hequr nga zyra Gashin për shkak të kërkesës që ka bërë për mandatin e deputetit çam Aqif Rakipi, duke lënë në harresë Rehovicën e LSI. Tani ose e ka hequr pse ka çuar këta të dy në KQZ për heqje mandati, ose jo!

Në të njëjtën kohë, Kryemadhi ka thënë se LSI do ta mbrojë Rehovicën në KQZ, pra do jetë kundër kërkesës së Gashit. Tani nëse Arta Marku paska qenë kundër heqjes së mandatit të këtyre deputetëve, ajo mendoka si LSI, s’keni pse e sulmoni…

Në fakt, Rovena Gashi, pavarësisht se e sulmojnë, këtu nuk ka asnjë rol. Ajo është një letër e ardhur nga Interpoli me mangësi apo detaje që ne nuk i dime, dhe ajo thjesht i ka përcjellë. Nuk e ka përcjellë as kundër Rakipit, as kundër Rehovicës, por për shkak të detyrës. Sikur ta kishte gjetur Arqile Koçin në atë detyrë ajo letër, edhe ai atë do bënte. Bile më me zell.

Kjo është një histori që nuk ka të bëjë as me Arta Markun, as me Rovena  Gashin, as me Arqile Koçën, as me dy deputetët, por me vazhdimin e betejës kundër zgjedhjes së prokurorit të ri të Përkohshëm, i cili duket se u ka prishur shumë punë disa njerëzve në opozitë.

Të vetmit që nuk janë ankuar nga këto lëvizje, janë vetë prokurorët dhe deputetët e paditur prej tyre. E vetmja parti që po ulëret më shumë, është PD, që nuk i ka të vetët deputetët e paditur, pasi ata janë një i LSI e një i PDIU. Dhe siç thotë populli në këto raste,  “kur nuk ke pula, nuk ke pse bën …ishshsh”. Por duket se ata janë bërë si pulat nga frika se Prokuroria nuk është më një zyrë partie e tyre dhe u dhemb çdo prekje e orendive të kësaj zyre.

15 komente në “Vazhdimi i betejës kundër kryeprokurores!”

  1. Haaahaaa , po u vjen ora per te dhen LLOGARI te gjithe , jane strukur si minjte nga frika…. Yyysht fare e keqe te gjithe ne burge do shkoni per te gjitha zullumet qe keni ber keto 27 vjete.. Rrofte Shqiperia….

    1. Kujtim Pushka says:

      PD dhe LSI nje bade qe DUHET pastruar
      POPULLI DUHET ti shkateroi me vote mbarepopullore

    2. Spartaku says:

      Ke te drejte zoti Mero! Ata te pd-ke dhe te LSI-s,jane bere nga frika si pula te lagura,dhe nuk po gjene vrime ku te futen.Vetem ne vrimen ku kane dale,te semes,mund te futen.Qelbesirat,deri dje,vertete,prokuroret dhe gjykatesit e kishin zyre partia ata maskarenje,por sot qe Arta Marku po u tregon vendin,po u duket prifti gomar.Mut opozite kemi,te perbere nga çakenj qe ulerisin dite e nate.Te na marin te keqen,se Edi Rama eshte vendosur aty nga vota e popullit dhe nuk ka burre nene t’a luaj.Le te grijne sa te duan,Berisha,Basha,Meta dhe shaleshqyera Monka muti.

  2. Lexues i TemmA says:

    Nota 10 ne yll (bojeqielli… jo te kuq).

  3. Irskral says:

    Rrofte Shqiperia rrofte populli Shqiptar. Poshte politicanet ekorruptuar dhe abuzuesit me pushtetin ne keto vite tranzicionit.
    Gjaku i 4 tevrareve me 21 janar ende nuk eshte
    tiare!
    Deshmia e te ndierit D. Priftit eshte e gjalle.
    “thirrjet “e R. Hoxhes oshetijne.
    E. Te tjera e te tjera…..?!

    1. mergim tari says:

      DETI
      RRUGA
      GERDECI
      PRISHJA E MBIKALIMIT TEK ZOGU I ZI
      KOSTA TREBICKA
      NAFTA MILLOSHEVICIT
      VJEDHJET E ZGJEDHJEVE 1996
      KRIMI I 1997
      GRUSHTI I SHTETIT 1998
      VJEDHJA E ÇEZIT
      ………… E DHJETRA E DHJETRA TE TJERA KRIME TE TJERA

      ……. SAMI AMENI (SALI BERISHA) ……….. SA KRIME RENDOJNE MBI TE

  4. Tr says:

    LE TE CIRREN SA TE DUAN , KY SHTET DUHET TE NDRYSHOJE ,DUHET TE PERPAROJE NE CDO SEKTOR . BERISHA ME TABORRIN E TIJ SI KOMUNIST I VJETER , SHKATARROJE GJITHESHKA NE SHQIPERI . KULTUREN DHE MORALIN E KETIJ POPULLI .SA PER EKONOMINE E KA NXIRE FARE .
    DOSJET DUHET TE HAPEN , PASURIA E VJEDHUR DUHET TE SEKUESTROHET . SHQIPERIA KA SHUME NEVOJE OER MILIARDAT E TYRE TE FSHEHURA .
    UROJ QE VITI 2018, TE JETE VITI I MBARE PER SHQIPERINE .

  5. Ollga Toronto says:

    Midis shume bemave te Saliut,dy jane kryesoret qe nuk mund te pluhurosen me tej,21 Janari dhe blloku i Likes,shpresojme te hapen sa me shpejte.

  6. Arben says:

    Per zagaret si saliu & familja,ilirin dhe moniken etj kone te politikes eshte bere vrima e miut 1 miliard $.

  7. sali-ram-marrezia says:

    Te gjith te zezat kane nje AUTOR sali-ram-kryekrimineli eshte njeriu qe duhet te paguaj familjarisht Gjendjen KAOTIKE qe kane mberthyer si nje GETO vendin

  8. Emigranti says:

    Zoti Mero. Gezuar vitin e ri 2018, shendet, dhe suksese akoma me te medha ne te adhmen. Tu befte pena top.
    Sjellja ipokrite, tinzare, dhe qellimi i mbrapsht , qe i bejn zonjes Marku, deshmon, per pafytyresin e Berishes, Bashes, Monikes e Titit. I pam diten kur kjo zonje u zgjoth si kryeprokurore e perkoheshme,. I degjuam edhe me pas dhe po i degjim edhe tani se cthon, kur filloi, te krye detyren kushtetuse.
    Keta kameleon, meritojn vec deskreditimit publik, pse jo dhe ndeshkim, per shkelje ligjore e vepra penale, te bera me par . Mjer kush u beson mashtrimeve, dhe premtimeve qe bejn keta mostra. qe jan te zhytur ne akuza penale. Esht kjo aresyja qe kerkojn te ngen ne protest qytararet, per te destabilizuar vendin dhe bashk me te, te rezojn edhe rreformen e drejtesi, per ti shpetuar hetimit, per vjedhjet dhe krimet e bera.

  9. "BOHOTINA" says:

    Ky komb i nderuar, i vjeter, i bukur, me nje gjuhe brilante qe hyn ne 5 me te vjetrat ne bote, kerkon shpagim… Jane shume vite qe na vodhen e grabiten nje klase e korruptuar politikanesh.
    Mashtrues te paskrupuj. Parrullat se “do qeverisim me duar te pastra”, “jemi bashkevuajtes”, “une jam kryesherbetori juaj dhe jo kryeministri juaj” mpine trurin e shqiptareve per shume kohe.
    Nuk besoj se ky komb ka nxjerre ndonjehere njeri me te poshter se Salih Berisha. Askush nuk i ka bere keq kaq shume, sa ai, vendit te vet. E pas tij Likja e Mona.
    Tani o kurre. Rrofte SHBA dhe BE.

  10. Edi says:

    Sa i super pregatitur mund te jete z.Koca kur dosja Hajdari rrjedh politike e paaftesi nga te gjitha anet?

  11. {sit back and relaks} says:

    Po pastaj, e ca te keqe ka ktu?! Do thoshte Jakomoni.
    Sa per ate punen e drejtesise nuk do kete bythe njeri te preki te paprekshmit se kta se kane problem ti nxjerrin tymin prokurorise, spakut e gjithe spakrave me rradhe. Ne jemi nje bythe vend e te gjithe i njohin te gjithe, ku jane, ku jetojn, ca hane, ca pine, ku flene etj. Ka akoma besnike te saliut qe japin jeten e marrin jete po te jete nevoja per saliun (per lulin si plas njeriu se ai as ul e as ngre gje ne kandar). Thjesht dua te them qe mos fluturoni me prasin e babagjyshit, mos prisni cudira apo mrekullira.

  12. {sit back and relaks} says:

    Po pastaj, e ca te keqe ka ktu?! Do thoshte Jakomoni.
    Sa per ate punen e drejtesise nuk do kete bythe njeri te preki te paprekshmit se kta se kane problem ti nxjerrin tymin prokurorise, spakut e gjithe spakrave me rradhe. Ne jemi nje bythe vend e te gjithe i njohin te gjithe, ku jane, ku jetojn, ca hane, ca pine, ku flene etj. Ka akoma besnike te saliut qe japin jeten e marrin jete po te jete nevoja per saliun (per lulin si plas njeriu se ai as ul e as ngre gje ne kandar). Thjesht dua te them qe mos fluturoni me prasin e babagjyshit, mos prisni cudira apo mrekullira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje