Koha që PD t’i rimarrë votat e shkuara te LSI

27 Dhjetor 2017, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka shumë zëra që kritikojnë një koalicion të mundshëm afatgjatë mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, si të pafavorshëm për PD. Këtë e thonë jo vetëm kritikët e kryetarit të PD nga brenda PD, por dhe shumë komentatorë politikë, të cilët e mbështesin arsyetimin e tyre më shumë mbi baza morale. Por një vështrim më i ftohtë i pozicionit të ri të LSI, mund të ndryshojë këtë histori në favor të PD-së, edhe pse larg të bërit atë fituese.

Në fakt, një aleancë afatgjatë mes PD dhe LSI, është rruga më e dobishme për Partinë Demokratike për të rigjeneruar fuqinë e saj të humbur nga baticat dhe zbaticat në raport me LSI.

Pozicioni i tanishëm politik i LSI është momenti më i favorshëm që PD ta afrojë atë në koalicion, pasi kështu mund të rithithë brenda vetes shumë njerëz që shkuan prej saj në LSI më 2013, kur LSI ndoqi një politikë të butë ndaj “tradhtarëve” të PD që donin të vazhdonin të ishin në pushtet, dhe me koalicionin LSI-PS.

Falë një politike të butë dhe përthithëse të Ilir Metës për këtë kategori, PD u rrënua në zgjedhjet e 2015-së dhe po ashtu pati hemoragji të fortë në zgjedhjet e 2017. LSI vetëm u rrit dhe mbrojti elektoratin e saj më 2017.

Sot LSI ka një qasje të re politike. Ajo nuk është më partia që qëndron në mes, që përthith faktorë lokale elektoralë  të PD apo të PS.

Sot LSI është parti radikale, me qëndrime të forta ndaj PS-së, biles shumë më të forta se të PD. Ajo po identifikohet përditë, si një parti e armiqësuar me PS për punët e veta, me qëndrime politike shpesh anormale dhe me një fjalor politik vulgar.

Kjo gjuhë politike e LSI, bën që askush nga PS të mos orientohet më nga LSI dhe të konsolidohet një armiqësi politike mes tyre, që i jep fund rrjedhjes së votave nga e majta, dhe çarjes së re të mundshme të së majtës.

Por nga ana tjetër, ky është një opsion që mund të rrisë Partinë Demokratike, pasi tani është ajo që mund të marrë votat e ikura tek LSI. Unifikimi i LSI me qëndrime ekstreme lë pak hapësirë për rolin e  vjetër të saj si parti mes dy partive të mëdha, dhe i jep shans shumë demokratëve që kanë pas shkuar tek LSI të rindjehen si në shtëpinë e tyre sërish në PD.

Ata që kritikojnë këtë koalicion kanë të drejtë në faktin se nuk mund të jetë fitues, por një riorganizim votash benda opozitës, do të rrisë PD dhe do zvogëlojë LSI. Në këtë aspekt, Basha mund të ketë interesin e vet, pasi në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë rezultat më të mirë se në këto zgjedhje, por jo fitues. Të paktën mund të ketë shansin të thotë se filloi ndryshimi.

13 komente në “Koha që PD t’i rimarrë votat e shkuara te LSI”

  1. {sit back and relaks} says:

    Koha qe shqiptaret e ndershem e patriote te qendrojne ne shtepi e te mos votojne asnje parti por te votojne per Partine e Bojkotit e cila eshte shumice absolute ne Shqiperi

    1. fati says:

      Bojkot do te thote 1997, pra Sali Rrumpalla. Me falni, sa ju paguajne per komentet qe beni?

      1. {sit back and relaks} says:

        Po kur te ngordhi saliu me ca gogoli do e trembni miletin? Apo do i thoni njerezve mos bojkotoni se ngjallet saliu. Truri gje e madhe…….

    2. Kujtim Pushka says:

      PD dhe LSI nje grup banditesh
      Jan Kundra Shqiperis
      DUHET te ndeshkohen me vote mbarepopullore

    3. Edkari says:

      Po vjen koha qe te kthehen ne PD jo vetem ata qe shkuan ke LSI-ja po dhe mjaft gazetare si psh Mero Baze.
      Nga ky editorial kete mesova qe Merua ka vendosur te kthehet dhe nje here e te behet demokrat .
      Jepi Mero se PD -ja ka nevoje per ty mbasi Sali Berishes si ti askush nuk ja lepin bythen.

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    “Politika e krimit” dhe “bleres se votave”,nuk i jep avantazh Bashes,te rivendos balancat e humbura me LSI-ne.
    Analiza dhe nxjerrja e shkaqeve reale te humbjes se zgjedhjeve,mund te ndergjegjesoj Bashen.
    Basha aleancen e ka ndertuar te duket “Superman”,i kercenon se do ta marre pushtetin jo me vote,por me protesta,duke “djegur” mandatet !
    “Alternativat” e Bashes nuk jane jetgjate,ato dita dites po e humbasin forcen bindese.

  3. Keta kan vjedhur sebashku dhe po mundohen qe ta mbrojne sebashku placken e vjedhur.
    Keta po bejne cmos qe te rrezojn qeverin qe te mos behet drejtesi po te ngelet padrejtesi.
    Keta horra kujtojn se populli e ha se keta duan te mbrojn kushtetuten(kur e shkelmuar ďisa here)dhe duan te luftojn drogen kur jan vet qe specializuan mbjelljen dhe tregtimin.
    Aleanca e ketyre horrave ka nje rrezik se secili prej tyre do te duket me gangster se tjetri dhe do shkatrrojn cdo gje qe ti mbushin me ndjen trushplareve te vet se ne jemi me te fort
    Shikoni monika histeriken qe eshte gati te gjuaj me brek qe tja kaloj lules,por keta horra nuk e kuptojn qe po humbasin me shum.
    Dhe faj kane ata qe po i len te livadhisin

  4. ALPINI.
    Rrini mire dhe beni kethese.se sot ne demokraci pushteti nuk merret me gryken e pushkes por me miresi.Seme kete sjedhje do te ngrini me lart ne piedestal PS e cila nga 74 deputet do te marre 94 deputet.Kjo vlen nga sjedhja e juaj prej kala… .nga njera ane dhe nga punet e mira qe ka bere PS gjate ketyre 5 viteve.

  5. Arbeni says:

    Une mendoj si saliu,luli,monika dhe vet xhuxhi jane trembur shume dhe si ujq e derra te plagosur qe jane ketkojne te behet kataklizmo si me 1997.Une mendoj se keta maskarenj e maskaresha duke e ditur se nuk kane shpetim per krimet e kryera po sulmojne edhe nderkombetaret.Ata u tremben shume atyre,sepse ata dijne shume per pislleqet e tyre,sepse per Ramen nuk e çajne shume menderen.Keta pisa ne shqipetaret i njohim mjaft mire,prandaj duam t’i shohim mbas hekurave.Ata mendojne se kane perkrahjen e shqipetareve,por i genjen mendja.Sa te jete saliu tropojes nne PD shqipetaret do t’i japin brrylin PD.
    Skandali me S Tahirin e ka demtuar PS por perkohesisht.Saliu dhe familja e tij duhet te japin llogari per 97-n,per Gerdecin,per 21 Janarin,per marrveshjen e detit dhe shume afera te thera kirruptive si Rruga e kombit ,pervetesim trojesh e pronash ne bregdet etj.Ndersa saliu dhe iliri bashk duhet te japin lligari per arin e vjedhur ne galerite e minieres se Krrabes.

  6. Pensjonisti says:

    PD dhe LSI jane katandisur ne ate derexhe sa qe duhet te shpresojne se pushteti mend te merret duke hipur ne nje shtylle tensioni dhe te therrasin “Na jepni pushtetin per ndryshe do hidhemi”

  7. @autori says:

    Hiqja Lenes dhe jepja Prenes..
    Pse keshtu do vazhdojne perjetesisht punet ne Shqiperi?

  8. Viro says:

    Vetem nje parti me vizion te ri e qendrim te forte ne idet e saja mund te ndryshoje raportet ne zgjedhje. Sala, Mona, Shehi, Dulja, Nardi e co Jane xhaketa te vjetra jane karta te djegura, te gjithe hajdut, mashtrues, dembela e kriminela. Cfaredo te bejne keta nuk kane te ardhme. Rama I ka vene perpara me pune, politikanet, gjyqtaret, gazetaret e zyrtaret, gjithe boten e vjeter.

  9. spartaku says:

    Pd-ke dhe LSI-ja nuk vijne dot ne pushtet,se nuk ja jep voten populli.Dhe kjo ka nje arsye,qe Berisha,Basha,Meta dhe Monika e bejne me djallezi.Eshte Radikalizmi i tyre, qe kerkojne lufte,destabilitet te vendit,dhe duan t’a marin pushtetin me dhune.Cili popull ne bote eshte ai qe e do radikalizmin,destabilieteti,luften? A kane tru keta te pd-ke dhe te LSI-s,se pushteti meret vetem me voten e popullit diten e votimeve kur te vije koha.Po t’a maresh me dhune,nuk eshte demokratike,por nuk te njeh dhe nuk te le bota.Eshte per te ardhur keq,jo per keta udheheqes ne krye te partive,por per ate pjese te popullit,qe kthehet mercenar,per nje 5000 lekshe te qelbur.Shiko ç’ndodh.Liderve te djatht,u inereson te beje protesta,se jane te kredhur ne krime,kurse i shkreti popull qe e ndjek nga pas,i gezon asaj 5000 lekshes.Shqiperia do behet e do ecin perpara, kur populli te zgjohet,te kuptoi te verteten,te dalloi kriminelin nga i ndershmi.Sali Berisha me gjithe ato krime te panumerta qe ka bere,u thote besnikeve te tij, se une nuk jame kriminel,por Edi Rama qe nuk ka bere krime,dhe fatkeqesisht ata e besojne.I thon amin o zoti Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje