Amerikën që e duan “larg by**ës së tyre

23 Dhjetor 2017, 18:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një situatë të papërgjegjshme në raport me interesat e SHBA në Shqipëri dhe Kosovë, që po tentojnë të hidhen në erë nga politikanë sharlatanë dhe një situatë tjetër të SHBA me botën, ku të njëtët politikanë sharlatanë po tentojnë të bëjnë vendin qesharak.

Sali Berisha me enturazhin e vet në Shqipëri dhe Hashim Thaçi me Ramush Haradinaj në Kosovë, kanë dalë publikisht hapur kundër asaj që vet SHBA e ka konsideruar interes strategjik të SHBA në Shqipëri dhe Kosovë. SHBA e kanë konsideruar “Reformën në Drejtësi” në Shqipëri interes strategjik të SHBA dhe në momentin kur opozita e Sali Berishës e Ilir Metës, tentoi ta refuzonte votimin, ata njoftuan aplikimin e instrumentave të ndëshkimit për deputetët që do të refuzonin votimin, një praktikë e njohur prej tyre ndaj politikaneve që i bien ndesh interesave të SHBA, në një vend të caktuar.

Seanca e fundit u përsërit me prokurorin e Përkohshëm, por shumica i kishte votat dhe nuk kishte krizë. Në retorikën e tyre kundër SHBA, që nga Sali Berisha e deri tek Monika Kryemadhi, ata flasin për nevojën që SHBA të mos sillet si “guvernante” në Shqipëri, që vendi ynë t’i zgjidhë vet punët e veta, që SHBA të mos ndërhyjë në këto çështje etj. Më tej kanë bërë copë ambasadorin e SHBA e BE, që kanë rekomanduar votimin e kryeprokurorit.

Në Kosovë e njëjta situatë. Kosova, një shtet i çliruar dhe ndërtuar nga SHBA, ka interes strategjik krijimin e Gjykatës Speciale, si standart besueshmërie për Perëndimin, që aty po ndërtohet një shoqëri e drejtë, një shtet ligjor dhe një vend i lirë. Natyrisht që Gjykata do hapë plagë të reja mes atyre që do të jenë subjekte të saj, por ai është çmimi i lirisë që duhet paguar për shtetin e Kosovës.

Nën ndikimin e qartë të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj, 47 deputetë nga ata të krahut të luftës,  tentuan të nisin procedurat për shfuqizmin e ligjit të Gjykatës Speciale, dhe detyruan ambasadorin e SHBA në Kosovë, ta quajë thikë pas shpine për SHBA votimin kundër Gjykatës. Ambasadorët e tjerë të Perëndimit paralajmëronin thuajse fundin e shtetit të Kosovës.

Në mënyrë dramatike, ata njerëz që vite më parë thoshin se ishin gati të vdisnin për lirinë e Kosovës, dje ishin gati të vdisnin Kosovën, për lirinë e tyre.

Por në mënyrë paradoksale, të njëjtët liderë, në Kosovë dhe Shqipëri, u shprehën njëzëri se vota e Shqipërisë, e cila ishte njësoj si vota e gjithë vendeve të BE e NATO, që nuk ishte në anën e SHBA për Jeruzalemin, ishte tradhti e madhe ndaj SHBA.

Kjo është jo vetëm hipokrizi, por dhe mentalitet i rrezikshëm banditi, që e llogarit SHBA si një cub, që i duhet dalë në krah në luftrat e saj në botë, me kusht që ajo të mos u përzihet në punët e veta në katundin e tyre.

Shqiptarët i janë mirënjohës SHBA dhe duhet të jenë në aleancë historike me të në trojet shqiptare, për atë që ajo ka bërë për lirinë e Kosovës dhe demokracinë në Shqipëri.

Mbështetja shqiptare për SHBA tregohet në Shqipëri dhe Kosovë  në ngërçet e tyre për të ecur në rrugën e një shteti ligjor, pro perëndimor dhe me një kohezion të plotë me frymën amerikane të lirisë.

Asgjë nuk e bën më anti-perëndimore Shqipërinë dhe Kosovën, se refuzimi i disa politikanëve shqiptarë, për të mbështetur investimin amerikan dhe europian për reformën në drejtësi dhe Gjykatën Speciale në Kosovë. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Luzlim Basha janë gati të shpallin pavarësinë e Shqipërisë nga SHBA dhe nxjerrjen jashtë të ambasadorit Donald Lu, për by**ën e tyre, nga frika e reformës në drjetësi, dhe nga ana tjetër, në mënyrë qesharake bëjnë sikur janë gati të vishen ushtarë e të shkojnë Jeruzalem për t’i qëndruar në krahë SHBA-së, ku nuk është nevoja. Shqipëria nuk ka asnjë peshë në politikën botërore, përveç politikës së saj të brendshme. Ne bëhemi të njohur në botë vetëm kur shpërthejmë ndonjë luftë brenda vendit dhe bëhemi problem për botën. Ne nuk jemi vendi që zgjidhim probleme, por vendi që krijojmë probleme. Votimi për Jeruzalemin, është votim shtetëror dhe jo politik, që respekton historinë e raporteve të Shqipërisë me OKB, BE, dhe  NATO, të cilat kanë votuar si Shqipëria. Asgjë nuk e bën armiqësore Shqipërinë me SHBA në këtë votim, përveç emocioneve të numrave, që ishin shumë pak në anën e SHBA. Në dosjen SHBA- Shqipëri nuk ekziston ndonjë çështje e quajtur Jeruzalem, por një çështje e quajtur “Reformë në Drejtësi”, dhe aty ka plot njerëz të shënuar me vizë të kuqe.

Po ashtu qesharak u bë në Kosovë, Hashim Thaçi, i cili u betua se do ishte edhe i vetëm pro Jeruzalemit, me SHBA. Dukej sikur kishte të drejtë, pasi Kosova është shtet i ri dhe e ka jetën prej SHBA, por një ditë më pas i dha fund farsës, duke çuar deri në shkatërrim total të raporteve SHBA- Kosovë, duke nisur shfuqizimin e ligjit për Gjyaktën Speciale, që është i gjithi investim amerikan në Kosovë.

Për të qenë me i ndershëm është më mire të mbajë SHBA në Kosovë, se sa ta zbojë atë, siç po bën, me Gjykatën Speciale. Se SHBA duhet trajtuar si mike e madhe për hallet që ajo ka në Shqipëri me ne, dhe jo për hallet e SHBA në botë, se ato i zgjidh vetë.

Berisha, Meta, Thaçi e Haradinaj, po përpiqen të zbojnë SHBA nga Shqipëria e Kosova për by**ën e tyre, dhe po përpiqen të na mbushin mendjen se janë gati të shkojnë të vriten për të në Jeruzalem.

Qetësohuni!

Këtu e keni SHBA nëse doni “të vdisni për të”. Këtu i kini ambasdorët e saj që i mallkoni nga mëngjesi në darkë. Në publik i keni deklaratat kundër tyre. Zgjidhni hallet e SHBA në Shqipëri dhe do ta lehtësoni atë, të ketë më shumë kohë të zgjidhë hallet e saj në botë. Halle të krijuar nga politikanë si ju.

30 komente në “Amerikën që e duan “larg by**ës së tyre”

  1. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Kerkojne aleate per tu mbrojtur nga vetingu,duke menduar se kjo aleance “izraelite” do t’ju jap siguri dhe qetesi,per korupsionin dhe krimin qe kane mbi shpine.
    Vetingu nuk drejtohet nga Rama,per “perkrahesit”, SPAK , nuk do beje diferencime alla berishjane apo metjane,serioze do jet te largohen nga byth-lepirja.
    Nga kjo politik, per dite e me shume, opozita po humbet teren politik.

    1. adi says:

      Dmth shkurt
      Per ameriken eshte me e rendesishme reforma ne drejtesi ne shqiperi , se jeruzalemi qe e ka votuar unanimisht kongresi amerikan dhe e ka neneshkruar presidenti i amerikes ??????
      Ca mund te degjojme me shume nga rilindja
      Edhe enver hoxha nuk guxoi kurre te thoshte brockulla te tilla mgjth i njejti popull eshte .

      1. Kleidi says:

        Adi, ne lidhje me Shqiperine per Ameriken me shume interes ka, shkurt, reforma ne drejtesi sesa votimi pro Jeruzalemit qe Shqiperia nuk ka asnje influence ne politiken e jashtme. Me shkurt se kaq vetem nje militant i paguar nuk e kupton

      2. john says:

        lexoje artikullin mè me kujdes or mik.
        tjeter shkruan e te tjera ke kuptuar me duket.
        megjithate respekt……

  2. Kombi says:

    KY ESHTE PARADOKSI I MADH I KETYRE SHARLATANEVE TANE DHE SUPER SHARLATANEVE TE KOSOVES . DUHET TA KISHIN LLOGARITUR DHE FUNDIN E HIDHUR . NUK SHKATARROHET SHTETI PER DISA PORDHITIKANA QE PO BEHEN CDO DITE QESHARAK

  3. EMIGRANT says:

    JE I JASHTEZAKONSHEM TE LUMTE Z. MERE FALE KETYRE NJERZVE SHQIPETARET SI KOMB E NE NEPER BOTE JEMI TE DENUA TE VUAJME PERJETESISHT E

  4. niko says:

    GOMARLLËKU I RADHËS ,I OPOZITËS SAKATE!
    PRITENI ,SE DO I KTHEHEN SULMIT NDAJ LU-së,
    SE NUK I FUNKSIONOJË KJO MANOVRA E FUNDIT
    QË TI KUNDËRVININ OPINIONIN PUB.QEVERISE.
    DHE TA DËNONON PÊR ANTIAMERIKANIZËM.
    ? OPOZITË DËSHTAKE, KARAGJOZE???

  5. Jimi says:

    Falemnderit Mero!

  6. Dalani says:

    Ke te drejte Mero. Nuk te heq asnje presje. Sikur te kishim bere te kunderten, po keta do te kercenin perseri. Pune sunitesh.

  7. Bushi says:

    Bravo Mero,te lumt dora dhe mendja.

  8. B.Blaku says:

    Pothuajse eshte i njejti kazan i politikanve:Berisha,Meta,Haradinaj dhe Thaqi:Zhvatje,Krim i organizuar,gjyqtare dhe prokuor ne shernim te tyre e per fat te keq edhe ne Kosove ngjashem si ne Shqiperi njerez te mediave ne sherbim te tyre:Baton Haxhiu,Berat Buzhala gazetar dhe drejtues ne RTK.

  9. ashtu posi says:

    Tamam sharlatane dhe qesharake.
    Kujtojne se u erdhi rasti qe te mbulojne antiamerikanizmin e tyre.
    Amerikes edhe mund ti kete mbetur qejfi.Normal.Ajo mund qe edhe Ramen ta rezoje.Por juve mor sharlatane hipokrite e qesharake me Saliun Meten dhe Lulin,ja u ka prere bileten per tek 7 penxheret.
    Se Amerika aleancat strategjike nuk i lidh me qeverite dhe oreksin e tyre,por me interesat e saj strategjike.

  10. tomsojeri says:

    I qart ,objektiv dhe i paster Mero si gjithmon! Kjo halabakeri e pa precedent politikanesh shqiptar ne te dy anet ,esht vula e madhe e turpit qe po jetojm ,esht hordhia anti shqiptare qe nuk kursen te hedh ne arenen e ktij turpi as grat e as femijt e tyre ! Kjo hordhi hajdutesh qe nuk kursen te shes nder ,emer ,atdhe e komb, po “ha hekurin me dhemb” qe tja arij qellimit , te dal fitimtar, e te gezoj perjetesisht trofen e fituar
    Nuk ke cfar shton ne kte shkrim, por shqetesimi i shqiptareve esht sa do ja arijn qellimit !Beteja ne parlament esht e qart e paster dhe kjo pakic po lufton te sundoj shqiptaret me cdo cmim ! Nuk besoj te jen aq budallej amerikanet te dorezohen e ta len Shqiperin ne duar krokodilesh te pabes hajnesh ! Kjo hordhi hipokrite,kriminelesh ka kaluar cdo kufi ne kembngulje per tja aritur qellimit dhe nuk ju behet von se u ben te kuptushem ne ter Boten ! ZOTI vent dor te shqiptaret !

  11. bregdetari says:

    EHH MORE MERO !
    CUDIA ESHTE SE KETA PALO POLITIKANE JANE KAQ HIPOKRITE SA KANE FAQE DHE DALIN HAPUR NE PUBLIK ME CA EKUACIONE DIPLOMATIKE TEPER TE THJESHTA QE DHE VETE E KUPTOJNE DHE E DINE SE AJO QE PO MBROJNE SI TEZE PROAMERIKANE NUK KA VLERE.
    CDO GJE QE BEJNE E KANE PER KONSUM TE BRENDSHEM SEPSE AURA E TYRE NUK I KALON KUFIJTE E VENDIT EDHE PSE KJO ESHTE NJE TEZE E NXEHTE NE SHKALLE GLOBALE E DITEVE TE SOTME.
    ATA NE ARENEN NDERKOMBETARE NUK I KA KUSH NE REFENE.
    KETE E DINE FORT MIRE.
    IMAGJINONI NJE KRIZE MINIMALISHT RAJONALE NGA FLLUSKAT E ILIR METES ?
    DISKORDANCAT NE SHTETIN SHQIPTAR KU NJERI I BIE GOZHDES E TJETRI PATKOIT TREGON FOSHNJERINE E POLITIKES SHQIPTARE DHE PAPJEKURINE E TYRE.
    NUK MA MERR MENDJA SE BURSA E NJU JORKUT DO TE TRONDITET NGA LETRA E METES APO DEKLARATAT E BERISHES.
    NESE QENDRON VARIANTI SE TRUMP KETE PROPOZIM E KISHTE SI KUSUR FUSHATE NDAJ LOBIT CIFUT ATEHERE LLOGARISIM SE DHE VETE TRUMP KA LARE BORXHIN ME TA KESHTUQE SERISH NUK DO TE NDODHE QE AMERIKA TE PRISHE EKULIBRAT PER SHKAK TE NJE LAJTHITJE TE TRAMPIT.
    NGA KJO , LOGJIKA TE LE TE KUPTOSH SE META ME LETREN DHE BERISHA ME DEKLARATEN NUK KANE PERFITUAR ASGJE PERKUNDRAZI I KANE BERE NJE ATENTAT VETVETES PERPARA OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR SE NE DIPLOMACI QENKERKAN ME SHUME SE MEDIOKER AQ ME TEPER KY META QE KA NJE POZICION SI KRYETAR I SHTETIT.
    POR SIC KUNDER THASHE ME LART KETA E KANE PER KONSUM TE BRENDSHEM DHE SI KUNDERVENIE NDAJ RAMES DHE QEVERISE DHE JO SI PROAMERIKANE PASI PO TE ISHIN TE TILLE NUK DO NA CANIN KOKEN KAQ VJET PER REFORMEN NE DREJTESI.

  12. rasel says:

    Me 1924 A Zogu vinte ne pushtet me ndihmen e bajonetave serbe
    Si shperblim per ndihmen e mbreterise serbo-kroate -sllovene i dhuronte serbise disa toka shqiptare
    Disa vite me pare E P Toptani u falte jugun grekeve veriune serbeve vetem e vetem qe te njihej si pasha i nje province te vogel te Shqiperise se meseme
    Me 1944 fil clirimit E Hoxha binte dakort me Titon per ngeljen e Kosoves brenda kufijeve te Serbise vetem e vetem qe te kishte perkrahjen e jugosllaveve per mbajtjen e pushtetit
    Dhe jo vetem kaq por zhduku dhe ekzekutoi te tere nacionalistet shqiptare dhe tere kosovaret qe mundoheshin te mbanin gjalle flaken e bashkimit dhe patriotizmit shqiptar perballe egeresise serbe
    Disa vite me pare nga sot nje ish minister i jashtem me kryeminister Berisha neneshkronin nje marreveshje detare me palen greke qe i jepnin asaj nje pjese te madhe te ujrave shqiptare e shoqeruare kjo me ngritjen e disa varrezave per ushtaret greke te renur ne token shqiptare
    Si shperblim per keto dhurata te kokebosheve shqiptare Greqia do te votonte pro hyrjes ne Nato
    Dhe vime ne ditet e soteme
    Menjehere pas deklarimit te qeverise shqiptare per ndertimjn e dy varrezave te tjera ne territorin shqiptare vjen edhe pergjigjja e pales greke se duhet hequr ligji i luftes me Shqiperine haaaahaa
    Shqipot dhe Diteziu i z Baze dine nga diplomacia aq sa di gjyshja ime mbi astronomine
    Futen edhe ligjin e luftes ne pjesen e bisedimeve diplomatike qe perkthehet ne jap dhe marr
    Po c ka marre pala shqiptare ne kete rast
    Teorikishte hiqet ligji i luftes por ne te vertet me ndertimin e disa varrezave te tjera u kane vene ligjin e luftes per mijra vete
    Pse duhet te vene ligji i luftes ne nje pakete bisedimesh diplomatike kur ekzistenca e tij eshte skandaloze per nje shtet te unionit europian
    Shqiperia duhet te padiste greqine ne vazhdim ne strukturat europuane se si mund te jete nje shtete pjese e Bashkimit europian e ndersa ka ne fuqi nje ligj lufte me nje fqinj te tij
    Ne diplomaci lojtari i mire eshte ai qe leshimin qe jep ta paraqese si nje kosto dhe humbje te madhe e ndersa ne te vertet ajo qe ai ka leshuare nuk eshte asgje ne krahesim me ate qe ka fituare
    Dhe ne kete rast mjeshtrat e diplomacise dinake te Athines e kane fituare lehte ndaj naivitetit amotoriste shqiptare
    Gjerat duheshin pare qarte
    Per palen greke jane keto probleme
    Gjendja e minoritetit
    Ujrat detare
    Dhe varrezat
    Per palen Shqiptare
    Njohja e problemit Cam
    Kthim i pronave
    Dhe njohja e Kosoves
    Ne diplomaci funksionohet meer dhe jap humbas dhe fitoi
    Doni kete gje atehere duhet te me jepni kete
    Por problemi me politiken e jashteme shqiptare vazhdon edhe neaspekte te tjera
    Paranje muaji ministria e jashteme shqiptare deklaroi (nen trysnine e politikes Bullgare e cila merr drejtimin ne BE per kete 6mujor)se njeh minoritet bullgar ne vend!!!!!!!!!!!
    Pas 105 vjeteve shteti shqiptar na njohka nje tjeter minoritet ne vend edhe pse nuk ka asnje marreveshje ndershteterore apo ndonje konference europiane qe ka detyruare shtetin shqiptare te njohe minoritet bullgare ne vend!!
    Prania e disa qindra shtetasve shqiptare qe flasin slavishten dhe qe prania e Bullgarise ne BE i ben te marrin nje pasaporte bullgare qe te levizin lireshem ne europe s do te thote se duhet njohur edhe si minoritet
    E ndersa pardje politika e jashteme shqiptare vendosi te votoje kunder vendimit te presidentit Trump per Jeruzalemin si kryeqytete te Izraelit!!
    Argumentet qe jep ministria e jashteme jane jo vetem jobindese por edhe qesharake
    Votuam sic votoi tere Europa!!!!!!
    Polonia Hungaria etj nuk jane pjese e Europes dhe e Natos
    Kunder nuk votuan vetem gjermanet anglezet por edhe Ruset edhe Serbet qe na duan aq shume
    Argumenti i dyte
    Shqiperia ka votuare gjithmone per paqen dhe stabilitetin ne lindjen e meseme
    Dmth ngeli lindja e meseme per voten e Shqiperise per te harritur stabilitetin dhe paqen
    E ndersa pozicioni me i qarte dhe i paster do qe abstenimi duke pare interesat kombetare mbi cdo utopi rreth paqes
    Cili eshte qendrimi palestinez mbi ceshtjen kosovare
    Negativ dhe proserb
    Cili eshte qendrimi izraelit mbi kosoven
    Negativ dhe proserb
    Atehere une pse duhet mbeshtese nje pale apo palen tjeter e ndersa qendrimi i tyre ndaj interesave te mija eshte negativ
    Je ministria e jashteme shqiptare dhe jo e OKB qe na interesoka paqja ne lindjen e meseme mbi interesat tona
    Dhe me te vertet eshte thike pas shpine ndaj aleatit me te madh i cili 55 vjete pas luftes se 2boterore se bashku angline per interesat e tija por qe u perputhen me ato shqiptare bombardoi bishen serbe ne europe
    Erdoganet dhe europianet e tjere kur therreshin me mijra shqiptare nga miloshevici mjaftoheshin me deklarata per paqen dhe lug boshe derisa harritem ne masakren e srebenicesbene here kes te shokuar

    1. Kleidi says:

      Je zgjatur shume, tre fjalite e para ishin shume te bukura

  13. Koba says:

    Pergezime Z.Mero.Shume efikas ne analizen tuaj.Keta legene e konsiderojne votimin e Shqiperise si atu per te sulmuar Z,.rama ,Po te kishte Votuar ndryshe ,do ti suleshin se ka sulmuar BE.Pune Sharlatanesh pa Maska.Nuk shpetojne dot nga denimet per Zullumet qe kane bere.Daj Sami i di te gjitha.Presim me Durim dhe Shprese.

  14. Andi says:

    SHBA nuk do të kujdesen shumë për Shqipërinë që votoi kundër apo pro. Harroje kete! Kjo nuk mund të jetë një ‘jelek jete’ për ‘peshqit e mëdhenj’. Ata duhet të gjejnë justifikime të tjera. Letra Meta drejtuar Trump përshkroi situatën. Ai gati iu lut Trump që ta falte dhe ta ndëshkonte Rama!

  15. Ajet Delaj says:

    Populli shqiptar si populli me pro Amerikan I botes duhej qe Qeveria Shqiptare duhej te ishte ne krah te Shteteve te Bashkuara ose me se pakti te abstenonin.
    Nuk deshiroj te zgjatem me argumenta apo kunderargumenta por e them me bindje se pas refuzimit te komponenteve kimik sirjan , pozicionimit hapur ndaj Presidentit Trump vjet gjate fushates e votes kunder tani Edi Rama po riciklon te shkuaren ne Shqiperi.
    Si , cfare, ku, kur . Let see thone Amerikanet

  16. Taras Bulba says:

    Si gjithmone i zgjuar dhe shume bindes per te gjithe ata qe duan Shqiperine nje analize e thjeshte dhe zgjuar si dhe shume e kuptushme edhe nje BRAVO z Mero ,nje dicka kisha me ju shohe qe botohen komente po te njejte pothuajse per per dite ,flas per vetem time ne 99/perqind te komenteve nuk me botohen ku eshte arsyja qe ta di qe ndofta edhe mos te mundohem jo me bere komente por as me lexu dhe gazeten tuaj Tema ,faleminderit

  17. TNT says:

    Keta edhe dy dite para Krishtlindjeve nuk te lene rehat Mero djali, do ta kthejne te shtunen dite pune. Prit kur ti shohesh te gjithe ne Kisha te henen duke puthur duart e prifterinjve e premtuar vetem paqe e dashuri me ato fytyrat e tyre qe vetem ato dy gjera nuk ju shkojne. Prit kur te shikosh Lulzim Pallen qe do dali e pellase per lufte te marten, vetem prit…

  18. d.didani says:

    Me kete artikull Mero u hoqi maskat politikaneve shqiptar…Fytyrat e verteta ngjajne me surrat kameleoni!

  19. D O K L E A T I says:

    Jo NATO nuk votoi si Shqiperia. Ata qe u ndihmoi SHBA te lirohen nga prangat e Rusise abstenuan.
    SHBA nuk kishte nevojen e votes tone, ne kemi nevojen e votes te SHBA.
    E kuptuam mire qe Saleh Berisha dhe Hashim Thaci ( jo Ramush Haredinaj) menduan se SHBA cliruan Kosoven per te i dhurua Erdoganit. Po mendonim se ndryshe do veproi Edi Rama. Pas apelit te SHBA per vote kjo per Shqiperine ishte me teper se vota per nje rezolute te pa obliguashme. Jo vetem ndaj SHBA por e njejta gje per Izraelin. Ishte interes shteror dhe politik. Vetem ne teori te gjitha shtetet sovrane jane te barabarta ne bote.
    Investimet e SHBA ne SHqiperi e Kosove jane edhe ekonmike, te cilat duket qe po neglixhohen.
    Nuk ishte detyra jone as te caktohme presidentin e SHBA dhe as te mundohemi te ndryshojme politiken globale te SHBA dhe Izraelit. Nuk pati sukses Enver Hoxha per 40 vite.
    Sa per Saleh Berishen dhe Hashimin Thacin si dhe kientet e tyre e shofim ku e prune popullin shqiptare. Pet karrigen e tyre ne pushtet do i shitshin Shqiperine e Kosoven dhe jo ma SHBA dhe Izraelin.
    Suksesin me te madh e paten se na i prune xhihadistat ne trojet shqiptare.
    GJykata speciale nuk nevoitej ndaj nje populli qe u vrane nga agresori me dhjetra mijra dhe u deportuan me teper se 1 milion shqiptare. E imponoi Thaaci sepse mendoj se do perdoret per te tjeret. Kur e verejti se aty do shkonte vete i doli kunder. Po ashtu ishte rasti me Berishen, Bashen e Meten per formimin e organeve te vertta te drejtesise.
    Edhe nese duam, nuk e kemi luksin te sillemi si Britanija, Franca dhe Gjermanija.
    Dy here SHBA ne shpetuan ne histori.
    Turkut nuk ja pame hajrin per 500 vite. As ambassdori nuj duhet te kishim present ne Koferencen islamike qe u mbaht para pak kohe ne Turqi. Plus deklaraten qe e beri. Tek popujt demokratik dhe te botes perendimore Erdogani vetem po e kthen mbrapan Turqine, e jo te e keshe aleat. Te vetmen gja qe edhe sot investoj ne Kosove jane xhamite me raketa islamike.
    Me mire eshte te permirsosh gabimin sesa perseri te investosh ne te.
    Rruga me e mire ishte apstenimi. Perndryshe arsyetim nuk ka.

  20. @autori says:

    Nuk ka zgjidhje tjeter, pervecse bashkimi i Shqiperise me Kosoven, nen protektoratin e plote te BE+SHBA. Jo vetem gjykatat do te jene efikase kunder krimit dhe korrupsionit, por edhe rendi nuk do kete lidhje me kete kaste pseudo politikanesh qe e kane mendjen vetem per te vjedhur. Per te pakten 25 vjet edhe populli do te emancipohet.
    Pse nuk i botoni keto komente?

  21. fjalë me vënd says:

    Fjalë me vënd!Të lumtë mero!

  22. Fatos Duro says:

    Vetem nje element i mungon ketij artikulli, per ti vene kapakun. Sic dihet, shume vite me pare dhe ne rrethana te caktuara gjeostrategjike, Amerika ka mbyllur nganjehere njerin sy ndaj diktatoreve apo maskarenjve ne pushtet ne vende te ndryshme te botes, me kushtin qe ata te mbrojne interesat amerikane. Eshte me se e njohur shprehja “He may be a son of a bitch, but he’s our son of a bitch”. Pikerisht ky eshte me sa duket edhe ne rastin konkret statusi qe kerkohet te arrihet. Mero thuaji ndonjerit nga redaksia te ta perktheje pak kete shprehjen.

  23. . says:

    … Or a jane VERIORE … mire thote se:

    Historikish VERIORET kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise … gjithmone e kane penguar dhe demtuar zhvillimin e Shqiperise …. e imagjinoni SHQIPERINE pa keta veriore ?

  24. Bashkim says:

    Qe nuk kemi politikane qe te mendojne me shume per Shqiperine kete e dime te gjithe edhe me pak mend ne koke ,politikanet shqiptare mendojne per interesat e tyre ne radhe te pare, e kane treguar me fakte, por vota e dhene pro rezolutes,kunder SHBA ishte gabim i rende i qeverise !Shqiperia nuk eshte e barabarte me Gjermanine,Francen dhe vendet e tjera te BE,jemi shume mbrapa atyre, 100 vjet,.Shqiptaret nuk jane ne gjendje te ndertojne shtet,nuk dine apo nuk duan nuk ka rendesi,nqs kemi arritur deri ketu ku jemi fale SHBA ne rradhe te pare,pastaj dhe faktit qe jemi ne Europe, popull i lashte,do sdo ajo s’ka ku te na coje dhe te arrije bytha e jone e shtremet ti dale kundra SHBA-se,mungese totale respekti kundrejt atij qe kemi ekzistencen si komb,sepse do ishim shuar fare ore te pabese, qe pse jeni juve kunder nuk do te thote se eshte edhe populli, kjo nuk ka emer tjeter vecse tradhti kombetare !Votuat pro palestines, qe nuk njeh Kosoven shtet, ,se vota juaj do zgjidhi problemin e tyre,kur juve nuk jeni ne gjendje te zgjidhni probemet tuaja !Turpi ju mbulofte ne kete bote dhe ne tjetren !

  25. Qimi says:

    MIKJA NUK KA hallate o MERO POR GP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje