Nga Mero Baze
Ka disa gënjeshtra që po tentojnë të kthehen në mit për ngjarjet e ditëve të fundit, të cilat thjesht duhet t’i injorojmë. Mbi to po krijohen teori konspiracioni, përpjekje për viktimizim dhe modele të reja opozitare, për të mbajtur gjallë një lëvizje politike pa perspektivë.
Teza e parë që thuhet gjithandej si krye-argument nga opozita, është zgjedhja e prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm në shkelje të Kushtetutës. Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm, është i parashikuar në Kushtetutën e ndryshuar me 140 vota në parlament. Në nenin 109 të dispozitave kalimtare, në paragrafin e dytë thuhet qartë se kur mandati i prokurorit të Përgjithshëm përfundon para se të jetë ngritur KLP, funksionet e tij i merr me vendim të Kuvendit, prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm.
Opozita ka ngritur mitin e gënjeshtrës antikushtetuese duke ju referuar zgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm sipas Kushtetutës. Ai zgjidhet me tre të pestat dhe pasi të kalojë vetingun. Dhe ashtu do të zgjidhet. Askush nuk ka premtuar, apo është zotuar se do të shkelë Kushtetutën. Arta Marku është zgjedhur sipas dispozitave kalimtare të Kushtetutës, që është miratuar me konsesues dhe sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Për këtë arsye, ka ndodhur që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama të votojnë një vajzë që vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë dhe familje politike e PD. Jo se e kanë qejf, por se u seleksionua nga ligji dhe jo nga preferencat politike. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër. Kur të zgjidhet prokurori i Përgjithshëm, do zbatohet pjesa e Kushtetutës që i përket atij. Por opozita duket se as për atë ngjarje nuk është gati. I duket tmerr që nuk zgjidhet nga Berisha, por nga Kushtetuta.
Teza e dytë, është konspiracioni opozitar kundër Perëndimit, si një fuqi e korruptuar, që mbështet qeverinë e Edi Ramës. Sulmet ndaj SHBA dhe BE po përpiqen të krijojnë idenë e viktimizimit të opozitës nga Perëndimi i “korruptuar”, por në fakt po defaktorizojnë opozitën. Duke qenë një histori për konsum të brendshëm të opozitës, ajo ka rrezikun se qoftë dhe 1 për qind e militantëve ta besojnë, bën dëm, pasi kultivon një frymë anti-perëndimore tek opozita, dhe dëshpëron shumë pjesën tjetër normale të saj, pasi nëse për Edi Ramën kanë shpresa se mund ta mundin një ditë, Perëndimin nuk kanë ndërmend ta mundin. Aq më banale e bëjnë këtë situatë sulmet personale me porosi ndaj ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin. Ato vetëm sa lexojnë më mirë faktin se sulmet janë vepra të liderëve të opozitës.
Teza e tretë, është përpjekja për t’u viktimizuar nga ngjarjet në Kuvend. I pari tentoi ta bëjë Berisha, me shpresë se dikush do ta rrëzonte përtokë si “lis i premë” dhe populli do shpërthente. Pastaj flamurin e mori LSI dhe kryetarja e saj. Mund të biem dakord që LSI e mundi PD në Kuvend sa i përket dhunës, por nuk kemi asnjë shenjë të reagimit të dhunshëm të shumicës në pushtet kundër opozitës. Qetësia e Edi Ramës kur dëgjonte se si Sali Berisha e shante “surratqen” dhe kur Kryemadhi i thoshte me ulërima “byth*irë”, janë një leksion qytetarie, që shfryu skenarin e dhunës që nuk ndodhi.
Është gjë e mirë që nuk ndodhi, pasi protestuesit ju afruan derës së Kuvendit më shumë se protestuesit Kryeministrisë më 21 janar, bile Flamuri bëri dhe shurrën në oborrin e Kuvendit, por thjesht nuk është më një kryeministër vrasës në pushtet.
Teza e katërt, është ndjekja penale ndaj ngjarjeve në Kuvend. Kjo është një procedurë normale që i përket drejtësisë, dhe jo politikës. Dhe kjo vlen dhe për shumicën. Të gjithë ata që janë tërbuar nga sjelljet e Monikës duhet të qetësohen, se ajo atje është për të bërë politikë, dhe ashtu e ka menduar politikën. E ka menduar ta bëjë si e “fortë”. Kjo është zgjedhja e saj, edhe pse shumë njerëzve u duket skandaloze, ngaqë është grua, biles dhe grua e presidentit. Për anën politike të kësaj sjelljeje, duhet parë bilanci në fund, kur të shikojmë nëse LSI-në do ta rrisin këto sjellje apo do ta ulin. Për anën juridike, ka kush merret. Sa i përket thirrjes në polici dhe prokurori pas protestave, Shqipëria ka precedent që është arrestaur dhe Sali Berisha duke u marrë zvarrë nga makina e tij për shkak të protestave në Tropojë, dhe nuk ka ndodhur gjë. Vetëm gruaja e tij e ka pritur me pizhama para derës së Komisariatit. Këto nuk janë histori që prodhojnë më politikë. Janë thjesht procedura.
Teza e pestë, është ky bombardimi i Lulzim Bashës nga opozitarët si tradhtar, meqë nuk dëshiron të djegë mandatet, apo të bëjë protesta që nesër. Tani këtë çështje opozitarët duhet ta ndajnë, nëse Lulzim Bashën e duan t’i gënjejë, apo t’i udhëheqë. U premtoi një herë radikalizëm në çadër dhe në vend që të shkatërronte kundërshtarin, shkatërroi PD-në. Më duket i matur që nuk po e bën për herë të dytë.
?, ? Njerëz, kjo është e vërteta.
Kush gënjehet, s’kemi çi bëjmë, se edhe vetëm fare,
s’mund të jenë LULUSHI dhe MONUSHI.
DY MONSTRAT E POLITIKËS SHQIPËTARE ,
PJELLA TË SALI BERISHËS!??????
undefined
Azgje nuk the se si zgjidhet i perkohshmi…
E dyta: nga e gjete persekutimin e zonjes?! Apo i duhet Rames e Rucit?!
E fundit, ty te te kerkoje gruan nje nate Ram ti ja jep , bythqir i zerit te popullit , funderine e se shkuares.
Ka dhe hajdute dhe kriminele si ky Limozi qe mbron funderrinat e politikes.Sado pak por ekzistojne akoma tarallake si ky tipi.
KY QE KA REPLIKUAR ME SHKRIMIN TEND Z.BAZE ESHTE NJE NGA ATA QE SHURROJNE NE OBORIN E PARLAMENTIT SE KESHTU JANE MESUAR TERE JETEN E TYRE!PO TA VESHE RE NUK SHURRON NJERI ME POSHTE URES SE LANES SE TANI JANE BERE PARLAMENTARE E SHURROJNE NE LULISHTEN E SAJ.
Ju falenderoj per shkrimin, zotni Baze (ne kuptimin e plote e te sakte te fjales ZOTNI) te cilen e meritoni plotesisht. Mirenjohjr per cka keni dhene e vazhdoni te jepni ne gazetarine e vertete.Fjalet e tjera, nuk kane vlere.Ju uroj shendet, dhe ruaju nga “shejtani” i cili kur do te jape shpirt, do te vere te “tjere” perpara.
Ndihmojne poziten Mero, sidomos kur fillon dhe ben varreza greke
Asnje presje ,smundet ti shtosh a ti heqesh komentit tuaj, zoti Mero..Me pelqen,qe gjithe diten,biles edhe disa ditedegjon me vemendje, cfar thuhet dhe shkruhet,dhe pastaj, je ti qe qendis zhgaben mbi flamur.Ju bej thirje,prokurorise,se nese duan fakte, te bazuara dhe ne ligj, ti marin nga Mero baze.Kopliment, te kane dhe frike, te gjithe paperjashtim.Nuk maten dot me ju…Cdo dite e kritikon opoziten,dhe ata si pula te lagura heshtin..hahahaha.Nje sugjerim te vogel,per kujtese.Kjo opozita e re,me Monen,ne krye,e kerkon nje shkundje nga ju, se na turperuan, vatanin..dhe presidenti yne i nderuar,me dashuri, e qetesi,shikon gruan kurr i qi rrobet, kryeministrit..hahaha
Shtrengoni radhet shoke, reaksioni po na godet….
undefined
Kjo eshte Kushtetuta e Shqiperise, e plota dhe e verteta dhe neni 109 flet per financat e organeve te qeverive vendore dhe aspak per dispozita kalimtare apo nje Prokuror te Pergjithshem te Perkoshem:
https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/kushtetuta-perditesuar-1.pdf
Plasi sytë dhe mos dizinformo!http://www.gjykataelarte.gov.al/web/ligj_nr_97_2016_orgainzimi_dhe_funksionimi_prokurorise_1725.pdf Fq. 44, neni 109, pika 2.
I BASHKON KENGA E SIRENAVE ….
SHKOLLEN NE PERENDIM …..
KOKEN NE TREKENDESHIN ANTISHQIPTAR!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Edhe Augusto Pinoceti, Dyvaljeja alias Baba Doku i Haitit, edhe Ferdinand Markos edhe Reza Pahlevi, edhe Sllobodan Milloshevic edhe Kim Yong Un ….. jane shkolluar ne Perendim … por ishin po aq ne mos edhe me barbare se vete barbaret !
Edhe Lulezim Basha edhe Sali Berisha jane shkolluar apo specializuar ne perendim ashtu si dhe Kastriot Islami….
Po a nuk ishte Kaci i Zi, sic e quante Berisha, qe kercenoi me thyerje kafkash opoziten e vete Salen dhe e beri edhe deputet te tij !? Martese politike me interes te ndersjelle, sipas parimit armiku i armikut tim eshte miku im !
Po a nuk ishte vete Sali Berisha, Lulezim Basha qe thyen kafka femijesh e pleqsh me Mafian e tyre te dale krejt jashte kontrollit ne Gerdec, qe ekzekutuan pa gjyq kater protestues krejt paqesore ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011 ….
A nuk jane po ata qe me dhjetra here tash nje vit kercenojne me thirrje ala kastriste e staliniste per revolucion popullor, per permbysjen me dhune, me hedhje ne Lane, me dhune te armatosur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike, qe sigurisht nuk eshte perfekte por pa asnje medyshje eshte me e mira, me atdhetarja dhe me liberalja ne keto 105 vjet te shtetit te pavarur shqiptar !
Shkolla ne Perendim nuk eshte as certifikate e as diplome demokracie e lirie, as barazie dhe vellazerie, as atdhetarie !!!
Aq me pak kur shkolla eshte marre ne Perendim dhe koka eshte ne Beograd, Athine, Moske, ne trekendeshin e Bermudeve me antishqiptare deri ne genocid e toke te djegur, deri ne terrorizem shteteror kunder Shqiperise si shtet e kunder shqiptareve si komb sic e deshmon qarte Kosova e Cameria, trojet shqiptare ne Maqedoni, Mal i Zi e Luginen e Presheves , krejt Golgota mbishekullore shqiptare qe nga Berlini e Londra, Anadolli e Jalta … ku u gatua kjo tragjedi qe vazhdon te na shoqeroje edhe sot edhe per shkak te atdheshitjes dhe politikes antishqiptare Albanus Adversus Albanus, Shqiptaret Kunder Shqiptareve ose sic e ka quajtur Faik Konica
“ Armiku ne i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret !”
Cila eshte rrugedalja !?
Ate me mire se askush e ka dhene Rilindasi i sotem, Akademiku i Shqiptarizmit Rexhep Qosja qysh ne hapat e pare te demokracise shqiptare “ Nga lufta midis vellezerve ka vetem te humbur !”
Ilaci !?
Vellazeria midis shqiptareve si bij e bija te nje trolli, te nje gjuhe, te nje kulture e qyteterimi nga me te lashtet e me te perparuarit, qe kurre nuk sulmuan as pushtuan asnje pellembe toke te askujt !?
Me gjeni nje popull e komb tjeter ne Bote qe uron, qe pret e percjell mikun e jo mikun me shprehjen sublime, siperore : “ Tungjatjeta ! “
A ka gje me te vlefshme, me te cmuar, me te bukur, me njerezore se jeta !?
A ka te drejte jo vetem njerezore por te cdo gjallese ne kete Bote se jeta !?
Tungjatjeta !
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I teti ne bronx ala serbo- rus eshte Edi Palokari. I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare per te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
Ate qe pame me Moniken vertete kemi mbetur te shokuar, nga ajo femer mund te presesh cdo gje, e peshtire ne kulm, injorante sa ska me, e shemtuar aq sa mendon me mire te fle me saliun ose Petritin se sa me monen, hajdute xhepesh me veprimet qe beri me rrembimin e kartonave and over all femra me e perbuzur tani e tutje.
Editorjal i shkelqyer i zotit Mero Baze. Vetem kete te lexojn shqiptaret , brenda e jasht vendit dhe mesojn te verteten per zgjedhjen legjitime te kryeprokurores zonjes Marku dhe sjelljen destruktive, antikushtetuse, rrugaecerore te PD, LSI, per ta penguar zgjedhjen legjitime dhe te merituar te kesaj zonje, ne raport me dy kandidaturat e tjera.
VATE KRYEMINISTRIA…COFI DHE TEPSIA
….. Po vjen drejtesia.
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sabelitodo- Gjithckadites!
Ky jo vetem di gjithcka por edhe ben gjithcka …!
Kot nuk eshte doktor !
Ka nje urim filozofik te mencurise shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes :
– Mos u befsh per Doktor dhe per avokat !
Njeri te qeth ! Tjetri te rruan !
Njeri te gruan! Tjetri te qeth !
Jo nga floket e qimet e fytyres !
Po nga xhepat, nga paret, nga portofoli !
A nuk ishte Petrit Vasili ministri i Shendetesise se Qeverise Berisha- Meta !?
E gjeti ne krize e zhvatje …
E ngriti nivelin e saj ….
Lart e me lart flamujt e Kongresit …
E coi ne agoni e korrupsion masiv !
Pacienti ne spital duhet te paguante edhe ilacet qe ministria e Shendetesise ua jepte nen dore farmacive me mire tri per Lalen se pese per Salen!
Farmacia ua shiste familjareve me 2-3 fishin pasi spitalet e Vasilit nuk i kishin pasi Petriti ua kishte shitur farmacive sipas ekonomise se tregut “ Kush paguan me shume ! “
A nuk ishte Petrit Vasili ministri Drejtesise i Qeverise Rama Meta…
Drejtesia e drejte si litari ne thes e ktheu edhe thesin ne litar ne qafen e shqiptareve.
Drejtuesit e Burgjeve , shumica e te cileve, ish-burgaxhinj vete, ua vodhen jo vetem ushqimin por edhe jeten mijera te burgosurve …
Edhe burgjet u bene domen i LSI-se nga ish Kryetari I Grupit Parlamentar te saj, shkolleshumi Petrit Vasili dora vet…
E sot Vasili bashke me Monen pergjerohen per Kushtetuten !
A nuk u bene prone pa tapi e LSI-se edhe Hipotekat qe e ben Lesh e Li pronat e Hipotekat si askush para tij !?
Ku ve e ka dore LSI behet puna Lesh e Li si bakllavs ne tepsi, sic thote ajo kenga filozofike tiranase !
Petrit Vasili kishte ne komande te Drejtesise shqiptare… Drogat e forta dhe te buta, kanabisi lulezoi si asnjehere….
Cfare beri ministri i Drejtesise Petrit Vasili per goditjen ligjore te saj dhe mbrojtjen e Kushtetutes !?
Me pak se nje vrime ne uje !
Ku mbillej, kultivohej, rritej Kanabisi!?
Kush i mbulonte pyjet, ekologjine, transportin rruget ne qeverine parardhese!?
Sigurisht LSI-ja !?
Pse!? Ku ish parja e madhe e Tepsia atje ishte LSI-ja, te na rroje nene Partia !
E Vasili, Mona, Luani, Manjani, Keida … u prine hordhive te Bandes se Gangstereve e Kusareve te Sali Berishes ne sulmin kunder Kuvendit !
LSI shkemb e gur
Digjet vritet per Flamur !
Per flamurin e Tepsise..
Tym e flake i ve Shqiperise !
Nen komande te
Mareshall Salise !
Nacalnikut te Serbise !
Shkelqimi me i madh i Petrit Vasilit dhe bandes se tij eshte politika…
E kane ndritur fare…
Profesor politike si Petrit Vasilin eshte veshtire te gjesh ne planetin tone ! Churchilli, Kisingeri, Theceri, Merkeli, Regani, Klintoni, Ten Hsiao Pini… jane vetem shkollepaka para Petrit Vasilit e compani !
E shpalli veten kryeminister te Shqiperise pa u caktuar ende data e zgjedhjeve…
Shkollepaku Edi Rama dy metra burre i duket si nje liliput, nje hic …
Aq hic sa gjashte thirrjeve telefonike te kryeministrit qe e kishte per detyre shteterore e ligjore diten e komplotit te madh ala Lul, Mehdihoxhe e co. si duket I kishte dehur avulli i rakise se Dashi Shehut, as i begenisi fare…
Si mundej ta ulte veten ne nivelin e nje shkollpaku si Edi!?
Larg qofte !
U fut ne sallen e Konferences se Mukjes si Profesor, si Gjeneral, si Mareshall numer 2, si shkolleshumi i politikes !?
Si doli !?
Si nje qen i rrahur kur shkollepaku Rama i futi krahun Lulushit dhe gishtin ne bythe
shkolleshumit Vasili!
Petrit Shkolleshumi u fut ne salle si Ptoleme
E doli prej saj si dru me pre!
Preludi i disfates te sukseshme te Petrit Vasilit 25 qershorit 2017 qe ia hoqi jo vetem kryeministrine por edhe Tepsine !
I iku kryeministris
E mosomakeq !
Cofi dhee Tepsia
Po vjen drejtesia
Ndaj eshte terbuar PD- LSI-a !
Ndaj si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
Pse! …. I bashkon paniku dhe lemeria ndaj Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi qe edhe De Fakto dje filloi nga zbatimi .
O Mero,
Na griu nga baterite ky website’i yt!
Gjeji ndonje zgjidhje se nuk do te te lexoje me njeri..
Ne kohen e Saliut mbante me gjate bateria kur hapje Temen e Meros, te jete prej reklamave valle!!!!!
No comemt!
spekullim i plote i zotit Baze
kushtetuta (e miratuar me 140 vota) asgjekundi nuk parashikon prokuror te perkohshem.
ligji mbi prokurorine i votuar nga mazhoranca po. Ne nenin 109 pika 2 sic thote Baze parashikon rastin kur mund te zgjedhim nje zevendesues
neni 109 i ligjit mbi prokurorine 97/2017 thote:
Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më
shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji.
pra Zj Arta eshte nje zevendesuese e Prokurorit te Pergjithshem
ndersa citimi se eshte ne Kushtetute eshte mashtrim, trillim spekullim i z Baze
Teza 6 eshte me te futme.Mero bej 10 pushim
I love you man
Si e quan vehten Shqiptar i konvertuar ne Servil I PS dhe anjehere nuk e hap gojen qe nen sherbimin e Rames Greku po hap varreza koti ne Shqiperi???????????????????????kujt I sherben Gazeta Tema????????????????? nuk ke si te quhesh shqiptar dhe aq me keq qe jeton me parate e popullit Shqiptar me Tendera korrupsioni. Servilizmi eshte karakteri me I deformuar njerezor. Dobici I Janullatos po ja dhuron territorin shqiptar Grekut.
Me shkrimet kritike ndaj opozites(gjithmone ndaj opozites) besoj se ke qellim te mire,apo jo?
Por kur kjo opozita ishte ne pushtet,po ne drejtim te saj kishe drejtuar shigjetat!Tani,kujt ja ke
me hile,PS apo PD?Sepse thone,se ai qe te do te kritiko!Shkrimet tuaja jan “histori” per periudhen
militantiste te medias servile.Ku ka dikture,ka edhe servilizem.Ji kritik per te dyja kahet politike
nese nuk don te ndjehesh keq me ndergjegjen tende pas shume vitesh.Rama genjen ashtu si
Berisha e kompani,ndoshta edhe me shume.Kujto vetem para disa ditesh merrveshjen me
Greqine,qe ti e dhe vetem si lajm,pa treguar qendrimin tend,qe tregoi se nuk je i sinqerte,
nuk je asnjanjes,por megafoni i demagogjise se Rames(dhe i jo personave pozitive ne PS),ashtu
si dikur megafoni i Berishes(dhe jo i personave pozitive ne PD).