Si po shkatërron korrupsioni i Berishës, një koorporatë amerikane?

11 Dhjetor 2017, 19:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Po përpiqem të shpjegoj thjesht, se si korrupsioni i njerëzve të Berishës në Shqipëri, po shkatërron një koorporatë të madhe botërore, vetëm për shkak të përfshirjes në korrupsion në Shqipëri, dhe pse kjo histori do të mjaftonte për të justifikuar çdo ndërhyrje amerikane në reformën në drejtësi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kompaninë publike “OSI System”, që njihet si “Rapiscan”, dhe që ka marrë koncesionin e kontrollit të automjeteve në pikat tona kufitare prej Sali Berishës. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 250 milionë dollarë.

Prej datës 6 dhjetor, kur  Carson Block, themeluesi i “Muddy Waters Capital”, pohoi në një video dokumentar, se “OSI Systems”, krijuesi i detektorëve metalik të aeroportit “Rapiscan”, është “i kalbur në thelb” dhe kritikoi praktikat e saj të biznesit në Shqipëri, ku besohet se ka paguar 120 milionë dollarë ryshfet, çmimi i aksioneve i OSI Systems, Inc. ra 24.55 dollarë për aksion, ose 29% .

Arsyeja bindëse ishte historia e korrupsionit me njerëzit e Berishës në Shqipëri, ku disa muaj pas nënshkrimit të kontratës 250 milionë dollarëshe, 49 për qind e aksioneve, pra gjysma e kompanisë, ju shit për 5 dollarë një mjeku shqiptar.

Pas kësaj, deri me sot jane se paku dymbedhjete zyra të mëdha avokatësh në SHBA, kanë nisur të hapin praktika mbrojtje për aksionerët e kësaj kompanie, duke i nxitur ata të padisin kompaninë dhe të jenë në radhë për të tërhequr investimet e futura aty.

Dy prej tyre jane “Bragar Eagel & Squire, P.C.” dhe “Pomerantz LLP” , qe kanë ngritur padi kundër OSI System dhe njoftojnë investitorët, se nëse ata janë aksionerë që kanë blerë tituj të OSI ndërmjet 16 gushtit 2013 dhe 5 dhjetorit 2017, deri më 5 shkurt 2018, mund të kërkojnë nga Gjykata që t’i emërojë si paditës kryesorë.

https://www.businesswire.com/news//home/20171207006220/en/Bragar-Eagel-Squire-P.C.-Investigating-OSI-Systems

https://globenewswire.com/news-release/2017/12/08/1250467/0/en/Pomerantz-Law-Firm-Announces-the-Filing-of-a-Class-Action-against-OSI-Systems-Inc-and-Certain-Officers-OSIS.html)

E thënë shkurt, njoftimi se kjo kompani ka bërë korrupsion me njerëzit e Berishës në Shqipëri, po e rrënon me një shpejtësi marramendëse, duke humbur rreth 30 për qind të kapitaleve brenda një jave dhe që rrezikon të vihet nën hetim nga SEC (Securities and exchange commission) Enti Rregullator i Financave në USA.

Ky është një proces zinxhir, që nuk varet nga zhvillimet në Shqipëri, por nga ajo që ka ndodhur mes drejtuesve të kompanisë që ka marrë kontratën e skanimit të pikave kufitare dhe njerëzve të Berishës.

Në SHBA , kompanitë publike në bursë kanë detyrim thelbësor transparencën. Beteja për transparencë kundër kësaj koorporate për shkak të korrupsionit në Shqipëri, nuk është diçka që mund të ndalet nga Shqipëria. Procesi nisi nga një paditje e “Muddy Waters Capital”, një kompani investiguese që ka praktikë denoncimin e korrupsionit të koorporatave, dhe që vë baste financiare për shkatërrimin e reputacionit të tyre bazuar në faktet që ka. Më pas janë së paku dy studio ligjore që kanë nisur depozitimin e padive të aksionerëve kundër saj dhe do të pasohet nga hapa të tjerë.

Grafiku qe tregon renien e aksioneve te OSI javen e fundit

Brenda javës kompania ka humbur 30 për qind të kapitalit nga ky skandal, ose afërsisht rreth 350 milionë dollarë në një javë. Kjo është kostoja e të bërit korrupsion nga një kompani amerikane dhe përballja e saj me shtetin ligjor dhe tregun.

Disa zyrtarë të korruptuar në Shqipëri kanë tronditur themelet e një koorporate me ryshfetin e tyre dhe kanë vënë në rrezik investime të qytetarëve amerikanë. Shkaktarët e këtij rrënimi gëzojnë paratë e vjedhura në Shqipëri, të pashqetësuar nga askush dhe me mbrojtje politike. Ish- kryeministri përgjegjës për këtë vjedhje, kërcënon çdo ditë se do t’i vërë flakën vendit nëse emërohet prokurori i ri, me ndërhyrje të SHBA apo BE, dhe bashkë me opozitarë të tjerë, po bëjnë thirrje që SHBA dhe BE të qëndrojnë larg reformës në drejtësi.

Ky rast është një përgjigje, përse  ndërhyn SHBA në punët e drejtësisë në Shqipëri. Ndërhyn  për të mbrojtur së paku qytetarët e saj nga pasojat që kanë nga korrupsioni i këtushëm! Ky është një rast shumë  ilustrues.

8 komente në “Si po shkatërron korrupsioni i Berishës, një koorporatë amerikane?”

  1. Jimi says:

    Interesant!? Po ne kete vend nuk ka asgje interesante, apo te cuditeshme!
    E njejta prokurori qe me zell te madh kerkoi arrestimin e ish ministrit te brendeshem Tahiri, pa e hetuar vete por vetem se trafikantet te cilet jane kusherinj te tij e kane permendur nje emer “Sajmir”ne bisedat e tyre telefonike te pergjuara nga prokuroria italiane dhe kaq mjaftoi qe nga prokuroria shqiptare me zell te madh te kerkohej arrestimi i tij!
    Ne kete rast kur nje agjensi ivestigative e supershtetit amerikan ka ber nje padi publike per kompanin ne fjale, per korrupsion galopant ku partner ne kete korrupsion ajo evidenton edhe drejtues politike e shteteror te kohes ne Shqiperi, prokuroria shqiptare per cudi hesht!? Jo vetem qe nuk i ka filluar investigimet, jo vetem qe nuk e ka marre mundimin te pakten te informohet se c’shkruhet ne te perditeshmet prestigjoze amerakane per rastin ne fjale, por as qe do t’ja dije ne egziston Amerika apo jo? Kjo eshte kriminale!

    1. NY Times- leter higjenike e Saliserbit te Gerdecit says:

      o jimi

      nuk e di cfare edukimi dhe cfare shkalle intelekti ke..por dhe ti si Mero Baze po e paraqit Sali Bythishen sikur ja ka bere tete me dy amerikes..
      .
      Fakti qe salibolja ka aq fuqi qe te fshije sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarin

      .

      Fakti qe salibolja ka aq fuqi sa te ofendoje NY-TIME-sin leter higjenike
      .
      Fakti qe salibolja ka aq fuqi sa te gjeje nje prokuror amerikan per te mbuluar vrasjen Trebickes..
      .
      Tregon se Berisha nuk eshte problem i shqiptareve por problem i shtetit amerikan..

      Pra ose duhet te nderojme saliserbin qe mposhti Ameriken….ose te mendojme se ai eshte nje PINOCET I TYRE
      dhe ka ne dore disa shtetare me rendesi ne amerike dhe europe qe nese hap gojen per afereat e tyre kriminale ne Shqiperi ndodh nje SALIGATE qe ngre nje cunam ne atllantik qe do ti veje ere e keqe brukselit dhe WDC

      Mero nuk luftohet kanceri me aspirina..

      salibisha eshte lapidar qe amerika dhe europa i kane ngritur enver hoxhes si profet me permasa boterore
      .
      .

  2. Lu-Lu-shit says:

    Kush do bast që nuk ka për të ndodhur asgjë.
    Aq sa u ndriçua afera e Gërdecit apo sa ç’po zbardhet ajo e CEZ-it….
    Në Janar do hamë “peshkun e madh”.
    Kokën e kalbur që vjen era do t’ja japim Lu-së dhe Ramës.
    Fuck You ?.

  3. Buxhingla says:

    Per Meron qe ja fut nganje nje çike kot.
    Qe te jemi te qarte qe ne fillim Saliu duhet te ishte ne
    Burg per shume e shume gjera te tjera pastaj normal edhe per kete rastin e kompanise Raspican.

    Per sqarim qe me votimin e SOX nga parlamenti american me 2002 companite jane te detyruara me ligj
    Qe te bejne transparente transaksionet.
    Kshu qe korporata me fjale e dinte shume mire se cfar po bente. Ka korporata sa te duash qe shfrytezojne mundesine ne vende te botes se trete si vendi yne.

    Pra daj, nuk mund te bejme nje artikull ashtu kot dhe te themi se Ishte Saliu qe e shkaterroi kompanine ne fjale.

    Korporata e ka bere kete me vetdije te plote
    Kshu qe korporata duhet ta paguaje ate qe ka bere
    Me lidhje me kete rast. Nga ana tjeter saliu duhet te pergjigjet per pjesen e tij.
    Ambasadori Lu nuk ka pse te ruaje investitoret duke bere reforme ligjesh ne shqiperi kur investitoret jane te mbrojtur me ligjet amerikane qe nganjeher edhe anashkalohen si ne kete rast. Prandaj edhe kjo pikes
    Nuk ngjet shoku Mere.

  4. TR says:

    XHAXHI MERO, NUK DO TE PESOJE ASGJE BERISHA ,
    TE FALA BAFTJARIT .

  5. Alban Dega says:

    CFARE NUK PRITET NGA NJE KUCEDER
    VICIDOLI !?

    Ai shkaterroi, rrenoi. zhberi te pakten 5 here shtetin shqiptar ne 13 vjet sundim e jo me nje korporate amerikane !?
    Ai ia futi flaken Shqiperise te pakten 3 here e jo me nje kompanie te “ imperializmit amerikan “ !?
    Ai la mina me sahat ne cdo hallke jetike te Shqiperise sipas antiparimit “ Mbas meje te behet qameti “ !?
    Common Mero …. !?
    Me habit ambasadori i nderuar Amerikan ne Tirane, Z. Donald Lu flet per peshq te medhenj krimi kur kucedrat e tij bejne kerdine ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve tash 25 vjet !

  6. goni says:

    Ketij I ka ngele ora ke Berisha!
    Sa keq !Nuk bene Berisha me asnje lajm!

  7. Alphade says:

    Ky,do,varur,te,sheshi,
    Skenderbej….!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje