E dinë se çfarë kanë bërë!

8 Dhjetor 2017, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në SHBA ka nisur një hetim ndaj kompanisë “OSI Systems Inc”, e cila ka koncesionin e skanimit në pikat doganore në Shqipëri, në emër të investitorëve të cilët kanë blerë aksione të zakonshme të “OSI”, pasi ndaj saj u bënë publike akuza të rënda në televzionin e njohur të lajmeve ekonomike “Bloomberg”. Hetimin e ka nisur “Kaplan Fox & Kilsheimer LLP”, një kompani e specializuar për auditin financiar, e cila është duke hetuar në interes të aksionerëve të kompanisë “OSI” që ka fituar koncesionin në Shqipëri .

“Bloomberg” thotë se kompania “OSI Systems”, e cila pësoi rënie në bursë, fituese e koncesionit të skanimit të kontenierëve në Shqipëri, ka përdorur praktika korruptive kundrejt qeverisë së atëhershme të kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011. Bëhet fjalë për një mashtrim që shkon nga 100 deri 150 milionë dollarë, i cili kuptohet lehtë se si gjysma e kompanisë që vlente në bursë 250 milionë dollarë u shit për 5 mijë lekë në Shqipëri, si dëshmi e ryshfetit për pushtetin në Tiranë.

Në Shqipëri ky koncesion dhe ai ngjyrosjes së naftës, ka qenë i përfolur para se të vinin socialistët në pushtet, për shkak të lidhjeve të forta që shkonin në familjen Berisha, por nuk u arritën të anulohen, për shkak të penaliteteve të larta, që qeveria Berisha, kishte parashikuar në raste të prishjes së marrëveshjeve të tilla.

Në këtë rast, siç provon investigimi i nisur në SHBA, njerëzit e Berishës, i kanë marrë paratë, duke qenë formalisht aksionerë në këtë kompani dhe duke shitur gjysmën e aksioneve që vlejnë në tërësi 250 milionë dollarë, me një shifër që shkon tek 50 dollarë. Kjo i bën të besojnë hetuesit se korrupsioni për pjesën qeveritare të Berishës ka qenë mbi 100 milionë dollarë.

Në rastin e koncesionit të ngjyrosjes së naftës, njeriu i afërt i familjes Berisha u zbulua nga “Panama Papers”, se i ka aksionet në parajsë fiskale në Panama, ndërsa aksioneri tjetër në Zug të Zvicrës, po ashtu parajsë fiskale.

Këto janë dy nga dosjet e para që duhet të jenë në tavolinën e SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm, i cili duhet të zgjidhet këtë muaj.

Në fakt po të shikosh shifrat e frikshme që po hetohen si korrupsion i pastër qeveritar, dhe deklaratat nga investigatorët amerikanë se ata kanë fakte që ato para janë paguar për korrupsion në Shqipëri, e kupton se tërbimi ndaj procesit të caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm, të Përkohshëm, është i ligjshëm.

Po kaq i motivuar duket dhe tërbimi ndaj diplomatëve perëndimorë që po mbajnë nën kontroll procesin e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe sidomos mllefi ndaj ambasadorit Lu, që lidhet me paranojën se këto hetimet në SHBA i nxit ambasadori.

Në fakt nuk është fare e vërtetë. Ambasadori Lu nxit vetëm caktimin e Kryeprokurorit të ri, se ajo është puna e tij. Investigimet në SHBA janë punë e investigatorëve. Por të frikësuarit në Tiranë nga kjo histori, bëjnë bashkë në mendjen e tyre, atë që ata kanë bërë me atë që mund t’u bëjnë, nëse i zbulojnë dhe janë futur në një alarm të pazakontë.

Kurrë në Shqipëri nuk ka pasur kaq alarm dhe kaq egërsi ndaj zëvendësimit të një kryprokurori. Berisha u ka hequr socialistëve në bashkëpunim me Ilir Metën, Arben Rakipin dhe s’ka ndodhur gjë. Berisha ka hequr Dhori Sollakun kundër vullnetit të socialistëve dhe prap nuk ka ndodhur gjë. Berisha shkarkoi Ina Ramën, para kohe me urgjencën që kishte nga frika e “Gërdecit”, “21 janarit” dhe hetimeve për Bashën, dhe sërisht nuk ndodhi gjë.

Alarmi që ka nisur dhe po vazhdon të trashet lidhur me largimin e Adriatik Llallës dhe ardhjen e një Kryeprokurori të ri, që nuk kalon nga duart e Berishës, është ndoshta momenti më alarmant që politika shqiptare ka pasur që në vitin 1991. Dhe nuk ka me se shpjegohet tjetër, veç pasigurisë që ndjejnë nga zhvillimi i papritur me Kryeprokurorin e përkohshëm, i cili u duket gjëja më jetëgjatë në Shqipëri. Se ndryshe nga ne, që përpiqemi t’i kuptojmë, pse janë kaq të alarmuar, ata e dinë se çfarë kanë bërë.

 

12 komente në “E dinë se çfarë kanë bërë!”

  1. Nik says:

    TEPËR E SAKTË!??????

  2. Ata e dine se cfare kane ber,ata qe jane ne fuqi e dine se ckane bera ata,ne e shohim se ku jane ata me pasurit milionshe te tyre dhe ata tallin menderen me ne dhe varferin tone.
    Jo kryeprokurori i perkohshem ,por edhe ai i perhershemi nuk kane per te ber gje sepse ketu ka vetem bla bla dhe te gjithe e kan ngrene corben e prishur.
    Ketu jane si tik llalla qe te gjith,deklarojn se ne shtator do behet nami,ne shtator deklarojn se ne maj do shikoni se cfare do ndodhi.
    Dhe ai i gjati deklaron se nuk keni par gje akoma.
    Hajdut e kriminel politikan mos u trembni se askush nuk do ju prek.

  3. ALBAN DEGA says:

    Mendime me fakte

    PESHQ TE MEDHENJ APO KUCEDRA TE KRIMIT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dosje e dosje …. e dosje permbi dosje

    Saimir Tahiri dhe dosja e tij qe po krijohet, zgjerohet jane bere kryefjala e politikes dhe medias shqiptare.
    Jane me qindra e qindra dosje te tjera shume me te renda qe shkojne deri ne kufijte e Hages.
    Jane dosje te renda qe shkojne deri ne shkelje ligjesh e konventash nderkombetare perfshi edhe ate te Gjeneves, deri ne kontrabande armesh e nafte per regjime terrori shteteror e genocidi si ai i Milloshevicit dhe i Ruandes me mbi nje milione viktima te viteve 1994- 1996!
    Dosje urdherash per perdorim Lendesh Helmuese Luftarake, LHL, e zhdukjeje ne mase si Napalmi kunder popullisese civile ne 97 me mbi 10 mije viktima te pafajshme , dosje si ajo e Gerdecit me mbi 26 te vrare e qindra te plagosur !
    Dosje si e Otrantos me mbi 60 viktima perfshi edhe femije e gra shtatezena qe perfunduan ne fundin e detit te human trafikut po aq ne mos edhe me i rrezikshem se narkotrafiku!
    Dosje narkotrafiku qeveritar te vertetetuara nga Republika e Lazaratit!
    Dosja e tokave te helmatisura te Porto Palermos te Argita, Shkelzen e Sali Fazlicit me vlere prej mbi 100 milione dollaresh investim i munguar
    Dosje kusarie me vlere gjysem miliarde dollaresh te Autostrades se Kusariese se Kombit nga Sali Berisha, Lulezim Basha e banda e tyre e kusareve,
    Dosja e plackitjes se arit dhe Thesarit te Shtetit Shqiptar dhe 700 mije euro vetem nje faqe blloku me ze e me figure qe e ka pare gjithe Bota te Like Floririt
    Dosja e tradhetise kombetare dhe Atdheshitjes se Sali Berishes, Lulezim Bashes, Arben Imamit… me vlere multimilardeshe gazi e nafte me vendim te pakonstestueshem e perfundimtar, me vendim unanim te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise qe nuk u hap kurre dhe nuk u hetua kurre nga drejetsia e kapur nga Slai Berisha.
    Te gjithe shqiptaret e nderkombetaret flasin per “peshq te medhenj” te krimit kur para syve tane si ne Shqiperi edhe ne Kosove, si ne Maqedoni edhe ne Mal i Zi, e deri edhe ne Luginen e Presheves shohim e degjojme per korrupsion e vjedhje masive te djerses e mundit te shqiptareve nga politikanet shqiptare.

    Vidh miliona behesh milioner !

    Behet fjale per balena , per kucedra e dinosaure kusarie me ze e me figure, me dugaja e me saraje , me kala e vila multimilioneshe ne Gjirin e Lalezit e ne Farke, ne Shengjin e ne Vlore, ne Sarande e ne Velipoje, ne Ulqin e ne Kodren e Trimave , ne Oher e deri ne Dubai….
    Cfare peshqish te medhenj!?
    Behet fjale per kucedra te pangime me gjak e djerse shqiptaresh, me plackitje e padrejtesi pa fund qe kane krijuar nje hendek sa kanionet e Drinit midis nje populli te tere dhe nje grushti kriminelash me kollare e kemisha blu por pa asnje skrupull e frike nga ligji, te cilit ia kane mbyllur syte para ,krimeve te tyre dhe vendosur lupen per nje rrenje kanabis apo qindarka te vjedhur.
    Kesaj i thone vjedh qindarka e perfundon ne burg.
    Vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner, kuceder qe sa me shume djerse e gjak shqiptari thith aq me shume i shtohet oreksi.
    Eshte nje gare midis ketyre kucedrave se kush grabit e vjedh, kush vret e pret e me shume , duke vrare se pari atdheun e kombin e vet .
    Cfare jane Shullazet e Prengat, Roshet e Berishat, Ismailet e Altin Dardhat para Sali Berishes e Lulezim Bashes, Fatmir Mediut e Ilir Metes, para Genc Pollos e Genc Rulit, para Monikes dhe Argites, para Shkelzenit e Fullanit !?
    Cironka!? Sherbetore me ose pa pagese per qerim hesapesh midis kucedrave te krimit politik e juridik, mediatik e jetik.
    Pikerisht keto kucedra kryekusare e kryekriminele pikerisht keta kryehajdute me ne krye Il Capo dei Capi Sali Baben e Lulezim Bashen, Fatmir Mediun e Ridvan Boden, Aleksander Frangajn qe nga nje karrocier perfundoi ne Cifligarin e latifondistin me te madh te Golemit ne saje te sherbimeve dhe reklamave te Klanit te tij per politiken e korruptuar.
    Jane pikerisht keto kucedra qe tundin nate e dite e japin leksione per dekriminalizimin deri edhe ne Washington e Bruksel.

    Kur kryehajdutet cirren kapeni hajdutin!

    Kryekriminelet me ze e me figure faqe shqiptareve e mbare Botes na bejne predikuesin dhe mesuesin, lektorin e profesorin e dekrimnilaizimit.
    Nuk behet fjale as per kriminele e as per kryekriminele ordinere,
    Behet fjale per kryekriminele ne krye te politikes shqiptare tash e 27 vjet .
    Behet fjale per kryekriminele ala Luigj i 14-te “Ligji jam une”
    Te gjtihe flasin per gjyqtare e kryegjyqtare, prokurore e kryeprokurore, per police e kryepolice te korruptuar e sherbetore krimi.
    Po nga na erdhen e si erdhen ata ne ato pozita!?
    Kush i emeroi e si i emeroi ata ne kycet e drejtesise dhe ligjzbatimit te tij.
    Kush konkuroi dhe kush fitoi.
    Konkuruan shume, shume.
    Fituan ata qe paguan me shume.
    Ka fakte pa fund se shume prokurore e gjyqtare kane fituar vendet qe kane ne baze te parimit ” kush paguan me shume” Keshillit te Larte te Drejtesise” qe kryesohet nga Presidenti i Republikes.
    Po Presidentet si u zgjodhen !?
    Te pakten dy presidentet e parafundit jane zgjedhur me vota deputetesh te blera deri ne 250 000 euro secili, me vota te trafikuara !
    Te pakten 300 gjyqtare e prokurore jane emeruar e graduar kundrejt pagesave prej 50 000 deri ne 500 000 euro sipas peshes se karrikes.

    Kush paguan me shume !

    Kur shitet e blihet posti i Presidenti te Republikes, kur shitet e blihet, vidhet vota e deputetit e per pasoje edhe deri tek kryeministri qe u be mode sidomos pas 26 majit 1996 merreni me mend se cka ndodhe me cdo karrike te atij shteti qe nga pastruesi e deri tek ministri !
    Politika eshte bere rruga dhe mjeti kryesor i pasurimit te shpejte edhe me shpejt se me narkotrafik, se me human trafik se me asnje lloj krimi tjeter.
    E keshtu krimi pjell krimin
    Pse !?
    Ku i ka marre parat prokurori ose gjykatesi, ose mesuesi, ose infermieri, ose mjeku ose…. kushdo per paguar ato shuma!?
    Si do ti rifitoje ato harxhime marramendese !
    Sigurisht duke shitur ligjin, drejtesine, mesuesine, shendetesine… jeten e popullit.
    Keshtu eshte krijuar xhironi i kusarise dhe krimit !
    Ndaj cdo reforme ne cfareolloj fushe te jetes ne Shqiperi nuk do te jete as e plote, as efektive, as a sukseshme po nuk e keput ky xhiron kryekrimi e korrupsioni, duke filluar nga politika fillimisht.
    Asnje Veting, asnje reforme nuk do te jete as e zbatueshme e aq me pak e sukseseshme pa jetesuar iiiiijise pari Vetingun ne politiken shqiptare.
    Aty jane kucedrat e krimit dhe korrupsionit!
    Te tjerat shkojne deri tek peshkaqeni ose Toni jo me tej !
    Populli sheh e ndjen ne kurrizin e shpirtin e vet pasojat e krimeve te tyre pa fund kur i vjen thika te palca.
    Por kriminelet nuk kane skrupuj, nuk kane moral, nuk kane shpirt.

    Ne emer te popullit…!?

    Gjithe diten e naten flasin ne emrin e popullit .
    Gjithe gjykatesit e japin vendimet ne emer te popullit !
    Te gjitha poshtersite kunder popullit behen ne emer te popullit perderisa ky apo cilido popull do te votoje e mbeshtese politikane te tille kriminele!
    Ne mbare boten demokratike vendimet merren e jepen ne emer te popullit e per popullin.
    Por edhe kryekriminelet vrasin e presin, drogojne e tregtojne shperdorojne e gjakosin popullin ne emer te popullit
    A ka ku te shkoje me tej cinizmi dhe krimi. Krim ndaj popullit ne emer te popullit!
    Krimi ndaj Atdheut te vet duke rrenuar, shitur Atdheun e vet haptazi.
    Institucionii me i larte i Drejtesise ne Shqiperi eshte Gjykata Kushtetuese!
    Gjykata Kushtetuese jep vendim anonim kunder atdheshitjes nga kryeatdheshitesi Sali Berisha per ceshtjen e Otrantos.
    Cfare ndodhe !?
    Pas 8 vjetesh ish- kryeministri Sali Berisha merr guximin te akuzoje e shpife kunder Gjykates Kushtetuese te emeruar nga maxhoranca e vet ai per shitblerje te saj !?
    Kryeprokurori Adriatik Palla qe ka detyre paresore mbrojtjen e zbatimin e kushtetutes se Shqiperise jo vetem hesht , por ben telallin e tij e te Lulezim Bashes.

    Bashkejetesa perfekte politike- krim !

    Bashke me kamikazet e Berishes ala Besim Hajdarmataj dhe prokruroren e Matit qe mbyll dosjen e CEZ-it kunder emeruesve te tij me kontrate.
    Ne vend te beje kryeavokatin e Shtetit Shqiptar ben kryeavokatin e krimit dhe Garden Pretoriane te politikes kriminale e atdheshitese te Sali Floririt dhe bandes se tyre te gangsteresve.
    Sali Berisha ben publike videot e prokurorit dhe kryeprokurorit te Lalles, Hajdarmataj per nje operacion kunder narkotrafikut duke e deshtuar ate.
    Kryeprokuhori Adriatik Lalla eshte i zene me pergatitjen e deklaratave ala PD lidhur me Saimir Tahirin ne vend te urdheronte arrestimin e menjehershem te vartesve te tij dhe Sali Berishes per shperdorim detyre dhe sabotimin e aksionit te policise.
    Shihni simbiozen, bashkejetesn perfekte midis krimit politik dhe juridik deri ku ka arritur !?
    Ne vend te beje kryeprokurorin, kryeavokatin e shtetit qe e paguan dhe ruan ben kryeprokuhorin e krimit dhe Garden Pretoriane te Bandes se Gangstereve dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te Kucedres se Vicidolit dhe Balenave te megakrimit megakorrupsionit te tyre !

    Veting nje minute e me pare !

    Jo vetem kaq por menjehere mbas mbylljes se Dosjes se CEZ-it gradon dhe transferon me ngritje ne detyre nga Burreli ne Tirane te prokuhores se kesaj Mafia vrastare e kusare.
    A ka ku te shkoje me lidhja, bashkepunimi, bashkejetesa midis politikes, antidrejtesise dhe krimit flagrant me vlera multimlioneshe te Sali Berishes, Ilir Metes dhe bandes se tyre te gangstereve !?
    Gjithe kjo bande gangsteresh politike e juridike, mediatike e familjare, e gjithe kjo Mafia kucedrash krimi jo vetem sjhqiptare eshte kapluar nga tmerri dhe paniku i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi e kan kthyer ceshtjen Tahiri ne flamurin e reckosur , ne fijen e kashtes per te shpetuar cfare mund te shpetojne prej gjemise se tyre te krimit qe po e do te mbytet nga dallget e Uraganit Veting qe me ne fund filloi nga veprimi.
    Nuk dua aspak te bej avokatin e Saimir Tahirit dhe te askujt tjeter. Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar… Secili mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e tij.
    Por cdo person eshte dhe supozohet te jete i pafajshem derisa fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore. Kjo eshte drejtesia! Askush nuk ka te drejte te beje gjykatesin aq me pak krygjykatesin suprem per cilindo qofte. Aq me pak dikush si Sali Berisha qe permend ore e cast kusherinjte e tij te peste apo te dhjete, kur pjella e tij politike dhe biologjike jane perfolur dhe hetuar deri edhe nga Komisione Ligjore te Kuvendit te Shqiperise per afera korruptive multimiloneshe, aq me pak kryekusari i 250 milione eurove te Autostrades se Kombit Lulezim Basha, qe shpetoi nga burgu i garantuar me procedura e raporte mjekesore fallco …. !!!
    Ndaj vetingu eshte nje urgjence kombetare!
    Pa Vetingun dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi, nje minute e me pare, asnje reforme e veting tjeter nuk do te kete sukses.
    Veting nje minute e me pare!
    Vraponi burra e gra , shqiptare e nderkombetare!
    Nuk ka kohe me prite!
    Sot, neser eshte e mund te jete teper vone !
    Vraponi burra nuk me prit eshte edhe Kushtrimi i Himnit tone Kombetar!
    Eshte thirrja e Shqiperise dhe kombit per ti prere te gjtiha kokat kesaj kucedre qe ka pllakosur Shqiperine e shqiptaret !
    Sot!

  4. prokurori qe po vjen.. says:

    Pa kopliment zoti,Baze.Je analisti me i mire,gazetari me i mire,dhe njeriu me kurajo me te madhe per tu shkuar gjerave deri ne fund..
    Gjithemon, i drejt,dhe me prova te pakundershtueshme..
    Kjo eshte gazetari,te tjerat,kazan plerash,pa futur, ne kete thes, edhe shume gazetare, dhe gazeta me dinjitet..

  5. Peza says:

    Ja pse thote shumica e popullit se Shqiperia nuk u demokratizua ne 90-tren,por u pushtua nga fashistet e zinj kriminele dhe hajdute!
    Prandaj keta bandite kane 27 vjet qe i fryjne tamtameve kunder komunizmit fantazem,Luftes Antifashiste,dekoratave te Enverit,shokeve qe paska vrare Enveri,lidhjet e tij me jugosllavet,shitjen e Kosoves etj.
    Te gjitha keto,per te larguar vemendjen nga krimet e medha qe i kane bere dhe po i bejne shqiptareve!

  6. Liri says:

    Namin na kane bere.

  7. Askushi says:

    Ku jane komentet.

  8. teni says:

    Leri pordhet Mero se s’te kane lezet!Beri ka zgjedhur ,ka shkarkuar e do te emeroje ne te ardhmen se rrenjet i ka si ajo poema e te ndjerit Driero:”Ku ti kerkoj rrejet e tua Sali” e po tia kerkosh rrenjet del qarte se perse Saliu eshte i gjithepushteteshem e me imunitet deri ne vdekjen e tij natyrale!Sali krimin mund ta gjykoje vetem vehtja e tij si ai ish agjenti i CIA-s qe para vdekjes deklaroi se “Bob Marely”e ka helmuar vete,duke pohuar qe te gjithe kundershtaret e perandorise keshtu perfondojne!Bej nje analize se shkuaresh e do te gjesh plote te tille nga dora famekeqe e kryekrimit shqipetar Sali dhe “burrit te shteti”kinez!

  9. ademi says:

    Pa justifikuar Saimirin qe deri tani akoma ska fakte bindese jane keto afera qe populli shqiptar eshte i alarmuar se kane futur duart ne parate e shtetit(popullit)prandaj socialistet ne qofte se kane bole tu shkojne deri ne fund,ndryshe do te jene bla bla se mund te kene dhe ata gjynahe per te shlyer.Populli jo vetem qe nuk eshte budalla por dhe si harron lehte.

  10. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Shkrim me se i sakte.Te lumte.
    Eshte momenti kur te gjithe intelektualet duhet te pronocohen haptas dhe t’i japin shtytje reformes ne sistemin e drejtesise.Te gjithe duhet t’a kemi te qarte se,ne gjendjen qe eshte katandisur ky sistem,po su kurua,duke bere qelizem te thelle,po s’u shkund i teri,mbetemi ne vend numuro.
    Vetingu miq Vetingu!…
    Te mos katandiset si ai mitingu
    Qe nis me zhurme te madhe
    Dhe mbyllet pa u ndjere fare

  11. DETARI Atllantides? says:

    Pranvera qe vjen do te celi lule ” te zeza” per …..keta qe e kane kuptuar…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje