Që Skënderbeu të mos kthehet në heroin, që na prish me Perëndimin

28 Nëntor 2017, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria bëri publike sot logon e “Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, një fushatë një vjetore, e cila shikohet me dyshim nga fqinjët dhe partnerët perëndimorë të Shqipërisë, kur vendoset në kontekstin e patetizmave patriotike të qeverisë së Tiranës, mbledhjeve të përbashkëta me Kosovën e Maqedoninë, fishekzjarrët e Pandeli Majkos, bashkëkryesimin e dy presidentëve, dhe frikën se në Ballkan të gjithë janë gati për t’u gdhirë nacionalistë, sidomos kur janë dhe pak hajdutë.

Por a është kjo fushatë një demonstrimi i nacionalizmit shqiptar?

Nuk është, por qeveria shqiptare e ka të vështirë ta shpjegojë këtë. E ka të vështirë nga pikëpamja kulturore, historike dhe politike. Edhe nga dëshira që të merret me dy kuptime.

Vështirësia qëndron tek fakti, se promovimi që i bëhet Skënderbeut nga qeveritë shqiptare në Tiranë, po dhe në Prishtinë, nuk është në funksion të një një simboli bashkimi, por të një identiteti perëndimor të Shqipërisë. Debatet e pafundme rreth figurës së Skënderbeut të ngjallura së fundmi, kanë të bëjnë pikërisht me zhbërjen e tij si figurë e identitetit kombëtar dhe trajtimi i tij si nacionalist anti-turk, apo si aleat dhe ushtar i Vatikanit. Ky është një debat delikat historik dhe kulturor, ku, nëse përzihet politika, bëhet dhe më keq.

Por e vërteta është se Skënderbeu u vlen shqiptarve si identitet i orientimit të tyre perëndimor. Ata shikojnë tek ai jo vetëm rezistencën ndaj një pushtuesi që erdhi nga Lindja, por mbi të gjitha, faktin se luftonte në emër të Perëndimit në Shqipëri.

Rilindja shqiptare po ashtu e përdori Skënderbeun për të njëjtin qëllim. Këtu ka pak rëndësi Skënderbeu i vërtetë, dhe faktet historike, biologjike, apo antropologjike, si gjatësia e tij, shpata e vogël apo e madhe, përkrenarja e vogël me dy brinjë dhije, nëna e krishterë që nuk e kishte ndarë nëse ishte me Kostandinopojën apo Romën, apo fati i Shqipërisë në atë kohë.

Skënderbeu që përdorim ne, me atë që ka ekzistuar, nuk është e thënë të jenë e njëjta gjë. Miti i Skënderbeut, është miti i shqiptarëve europianë, dhe Shqipëria e Kosova ka sot nevojë për këtë mit.

Politika shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është e gatshme, dhe bën mirë që rri larg debateve religjioze, larg shkulmave të urrejtjeve neo-osmane, që here- herë derdhen mbi Skënderbeun. Bën mirë, pasi nuk ka pse përfshihet në një betejë për të mbrojtur Skënderbeun nga turqit e rinj. Skënderbeu nuk na duhet si luftëtar anti-turk, por si kalorës i Perëndimit. Edhe ashtu, ai dikur e humbi luftën me turqit, por kurrë nuk humbi si simbol i Perëndimit për shqiptarët. Ky është një debat që dominohet nga nevoja jonë për identitet perëndimor dhe jo nga nevoja për një figurë që të na ribashkojë trojet apo shtetet tona. Kjo është një çështje e tejkaluar.

Ndaj qeveritë shqiptare, si ajo e Tiranës, dhe e Prishtinës, duhet të fokusohen qartë tek mënyra se si e shpjegojnë “Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”. Gjithë sulmi ndaj tyre do të jetë që është një vit që promovon bashkimin kombëtar, por në fakt duhet të qartësohet se është një vit që forcon identitetin tonë europian. Së paku në aspektin propogandistik.

Më tej, për të qenë europianë duhet të bëjmë detyrat që na ka lënë Europa, të plotësojmë standartet e anëtarësimit dhe ta bëjmë realitet këtë ëndërr. Por si propogandë, së paku vlen të merret si një qasje ndaj identitetit tonë historik europian.

Ndryshe, në vend të përkujtojmë figurën që na lidh me Europën, do ta kthejmë “Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut” në vit anti-europian. Edhe pse do flasim gjithë vitin për kryekalorësin perëndimor të shqiptarëve!

15 komente në “Që Skënderbeu të mos kthehet në heroin, që na prish me Perëndimin”

  1. Monkey says:

    Kur e paska humbur Gjergj Kastriot Skënderbeu luftën me turiqit ? Sa ishte Ai gjallë, Arbëria ishte e pamposhtur…

    1. Ezopi says:

      Vk se e fiton editorialin tjeter

      1. ben says:

        1) gjergj kastrioti ishte arber shqiptar dhe si i tille ishte luftetar i krishtere dhe i lirise qe jane dhe vlerat europiane. Gjergj Kastriotin nuk mund ta shohesh si do ti o Mero se ndryshe e kthen ne nje haxhi qamil. Sepse identiteti kombetar shqiptar eshte 1 dhe i padiskutushem kjo qe pretendon ti o Mero eshte nje bastardim midis shqiperise dhe turqise.
        2) patriotizmin dhe shqiptarine nuk e bejne as nuk e kane bere dhe as mund ta bejne kurrrrrrrre as turqit dhe as banditet. Patriotizmin mund ta bejne vetem shqiptaret qe ne vlerat e tyre morale dhe shoqerore nuk kane brenda as islam , as turqi, as banda dhe as droge. Ndryshe kjo qe propozon ti eshte nje burdello.
        3) sipas mediave greke ( qe eshte e lidhur me sa me siper) sasia prej 2 ton e droges e kapur ishte bashkepunim i sherbimeve Amerikane , Italiane dhe Greke. Dhe sasia e droges qe kishte destinacon turqine ku do kembehej me heroine kontrollohej nga Saimir Tahiri dhe njerez afer Edi Rames.
        Pytja eshte a mumdet banditet e droges te jene patriote shqiptare????
        apo me shume akoma banditet e droges te jene promovuesit e Gjergj Kastriotit dhe vlerave te tij Memedhe Liri dhe Krishterim????
        Qesharake

        1. mirel says:

          Po tipike e Meros kjo, njehere zedhenes i Berishes, njehere i Zogollit. Tani i shoferit te Zogut..dmth dobicit te Zogut.
          Mero eshte nue njeri pa vlera morale. Identitetin e ka ndertuar duke iu sherbyer bajgave. Si rrjedhoje tere filozofine e ka ndertuar si zorren e trashe te Berishes.
          Pavaresisht se ben si i Rilindur, ka dale nga vrima e Berishes.

  2. I nderuar Mero Baze, as mos u trondit per kete vendim te marre per kremtimin e VITIT te Gjergj Kastriotit -Skenderbe.
    S’ka shqipwtar te vertete, vec agjente te sebit me shoke, antishqiptare, qe jane kunder kesaj.
    Po ne s’luajme vendit, ( flas si popull), se kemi NE- mbeshtetie- BOTEN MBARE.
    Mos u trondit e hapni iluzione te humbies, po te fitores dhe PIKE.
    Ju pershendes per folien acik-hapur.
    Dhimbie e Madhe Popull.

  3. Luli says:

    Mire e the o Mero por do i merzitet vellai i madh Rames,Erdokari se Olsi e ka mendjen ke leket,po punon per vitin 2100.

  4. @autori says:

    Skenderbeu eshte dhe duhet te mbetet pergjithmone heroi kombetar i shqiptareve dhe simbol i orientimit perendimor te ketij populli, por integrimi europian nuk eshte realizuar deri me sot me tam-tame dhe propagande. Aq me shume shteti nuk ndertohet vetem me heroj dhe me patriotizmat fallco te Hajduteve ne pushtet. Jo vetem sot, por qekur u shpall Shqiperia e pavarur, ne na kane udhehequr hipokrite qe nuk kane menduar per popullin. Here me lindjen dhe here me perendimin, sikurse ja kane diktuar interesat e tyre. Sot kemi nevoje me shume se kurre per shtetin ligjor dhe demokratik, me orientim perendimor, bashke me Kosoven, por nen nje protektorat europian.

  5. Brahoo says:

    Mbase eshte shkrimi ose artikulli me i mire i ketij viti.

  6. Sit back and relaks says:

    Bravo Ushtar Mero, objektivi u arrit dhe detira u realizua me sukses.
    Skenderbeu ishte kunder venedikut po aq sa ishte edhe kunder turkut. Skenderbeu dhe Venediku perdoren njeri-tjetrin per interesat e tyre ashtu si dhe turqit u perdoren dhe perdoren Skenderbeun. Ajo qe Skenderbeu nuk kuptoi ishte qe njeriu eshte i vdekshem ndersa sistemi jo. Skenderbeu vertet bashkoi princat e Arberise por nuk arriti te ngrinte nje sistem qe te mbijetonte dhe ti sherbente shqiptareve edhe pas vdekjes se tij. Dmth nuk pati largpamesine e duhur per ti siguruar shqiptareve nje te ardhme edhe pas vdekjes se tij. Ishte ushtarak gjenial per kohen, ishte politikan i zoti per te forcuar pushtetin dhe pozitat e tij por nuk arriti te ngrinte nje sistem funksional qe ti rezistonte rreziqeve te kohes, nuk arriti ti bente shqiptaret te donin Arberine po aq sa donin padronin qe i conte ne lufte sa here i dilte nevoja. Beme 25 vjet qendrese heroike per tu harruar per 500 vjet nga te gjithe ata qe duhet te na ndihmonin kur ua patem nevojen. Nderkohe qe Europa shijonte rilindjen, muziken, artin, zbulimet e kontinenteve, diturine etj ne shijonim eren e poturreve te osman ages qe duhet te kene qene te ngjashme me ato te Edvin agait. Skenderbeu deshtoi ne politiken e jashtme sepse ndoshta ajo nuk ishte dhe aq e rendesishme sa ajo e brendeshme e cila i siguronte edhe pushtetin personal. Keshtu o Mero, o shkrimtar i Oborrit te Pallatit te Enderrave. Gjergj Kastrioti Skenderbeu ashtu si edhe Saliu, Tosi apo Edvini me Liken nuk jane as kane qene as pro as anti-lindor apo anti-perendimor, ata thjesht jane me ate qe ju siguron jetegjatesine ne pushtet pa menduar per te bere shtet.

    1. llaman says:

      Te paska ikur mendja fare!. Po a mund te gjykohet historia sipas mendesise se sotme te cdo diletanti ?Historia eshte ajo qe eshte dhe nuk mund te ndryshohet e as ndreqet.

  7. Ilia says:

    Mero! Si do beni qe kete optike tua transferoni politikaneve sepse intelektualet jane ne nji mendje me Ju!

  8. Stela says:

    Per 5 shekuj nuk na mposhten turqit ate qe nuk e ben dot ato po’ e ben piktori i madh qe Eshte lidh me erdoganin dhe po e ben shqiperin anadoll plot me xhamia palma medrese kjo Eshte dhe arsyeja qe Europa largohet nga ne

  9. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468,Skenderbeu luftoi kunder osmaneve !
    Llogaritni vitet e tjera, deri ne shpalljen e Pavarsise !
    Kush e mbrojti Europen ?!
    Sot Evropa do na mirepres,fal punes sone,per realizimin e standarteve te kerkuara.
    Ne do futemi ne Europe, si “Skenderbeu” ne Kruje ?!

  10. DOKLEATI says:

    Eshte interesante. Shqiptareve ne Mal te Zi nuk ju lejohet ndertimi i asnje permendore te herojve komberare ( mendoj ne sheshet publike)
    NeTuz nuk lejohet ngritja e permendores te Skender beut per hire te ruajtnes te bashkejeteses fetare.

  11. Gentian says:

    Po ne as skemi e as skemi pasur ndonji her heroj komtare vec trathtare qe kan shitur vendin per pasurit e tyre, ne lavderohemi me ismail qemalin per cfar qe ngriti nje flamur ne vlore dhe lan shqiprin te ndare ne 4 shtete, po asnje nuk thot se cfar ishte ismail qemali para se te shpallte pavarsin, a nuk ishte nje zyrtar i asaj parandorie qe na la nder me te varferat ne rajon, por ne shqiptaret jemi mesuar ti bejme heroj qe ne kohen e skenderbeut vetem hajnat ata qe masakruan ket popull dhe nuk lan gje pa bere kunder tij qe nga koha e skenderbehut deri tek ky skenderbeu yn i tanishem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje