Standardi ndaj "Kurum"-it dhe ndaj Sotës

20 Nëntor 2017, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj biznesmenit Sota, u bënë publike dy detaje që tregojnë se Prokuroria po vepron me dy standarde ndaj biznesmenit Sota dhe ndaj partnerëve të tij, pronarëve të kompanisë “Kurum”.

Njëra dëshmi që del nga përgjimet, ka të bëjë me faktin se patentat e familjes Tahiri, ishin lënë aty nga shoferi i tij, që ka lidhje me shoferin e biznesmenit Sota. Kjo del nga përgjimet e autorizura ligjërisht dhe jo nga ndonjë deklaratë politike. Gjykata është në të drejtën e saj të vlerësojë rëndësinë e kësaj prove.

Prova e dytë janë sms-të e Lefter Sotës, babait të djalit që është në burg. Ato provojnë negociatat me pronarin e “Kurum”-it, dakordësinë për të dërguar djalin me para, si dhe momentin kur është arrestuar djali nga policia.

Nuk dua të përfshihem në debatin mbi fajësinë e djalit të Sotës, dhe po i marr të mirëqëna fajet e tij për transport ilegal parash dhe pagesa jashtë sistemit bankar për kompaninë “Kurum”. Por provat e bëra publike, janë të mjaftueshme që në këtë dosje të përfshihen drejtuesit e kompanisë “Kurum”.

Përtej këtij rasti, dhjetra biznesmenë të tjerë që kanë marrëdhënie me këtë kompani, e pohojnë faktin se qyshkurse ata janë vënë nën sekuestro për shkak të borxheve dhe janë në proces likujdimi, ata vazhdojnë punojnë në të zezë përmes pagesave nën dorë. Kjo biles është aq e rëndë, sa në këtë dosje duhen përfshirë dhe institucione financiare të Shqipërisë, që nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan, e deri në qendër.

Por minimalisht, për të respektuar provat e bëra publike, drejtuesit e “Kurum”-it duhet të përfshihen nën hetim.

Këmbëngulja  e prokurorëve për t’i mbajtur ata jashtë dhe qëndrimi i tyre partizan në këtë çështje, duke shtuar fajësinë se ka gjetur dy monedha fallco 50 euroshe (a thua se në 853 mijë euro, ky Sota ishte keq për 100 euro), si dhe deklaratat verbale të tyre, të fokusuara tek Tahiri, e dëmtojnë në thelb hetimin.

Askush nuk duhet të bëjë presion mbi procesin, por injorimi nga Prokuroria i fakteve që zbardhin të vërtetën, është dhunë e prokurorëve mbi hetimin dhe konfirmim i qëndrimit politik të tyre në këtë proces. Fakti që administratori ligjor i “Kurum”-it mohon transaksionin, por një prej pronarëve të tij është i provuar që ka negociuar për këtë pagesë nën dorë, është fakt i mjaftueshëm që ata të merren nën hetim dhe t’i bashkohen kësaj dosje hetimore.

Kjo nuk ka lidhje me ndëshkimin e biznesmenit Sota. Ai mund të ndëshkohet pse i ka dhënë makinës pa patentë, apo që nuk i ka ndaluar policit, mund të dënohet pse paguan “Kurum”-in nën dorë, por nuk mund të përdoret si personazh i një filmi të prodhuar paraprakisht, për ta ilustruar atë si personazh. Fakti që Prokuroria injoron fajet e tij të dukshme, siç është mosndalimi i policisë apo ngarja e makinës pa patentë, dhe fokusohet tek dyshimi “se këto mund të jenë paratë e Saimir Tahirit”, tregon se ata janë më shumë të interesuar për skenarin që kanë në kokë, se sa për realitetin. Dhe kjo mund ta dëmtojë hetimin e çështjes më shumë se sa e kanë dëmtuar vetë prokurorët në fillimin e saj, me partizanllëkun e tyre, në traditën më të keqe të Prokurorisë sonë, që kur heton çështje politike, më shumë ka dëshirë të bëjë politikë, se drejtësi.

29 komente në “Standardi ndaj “Kurum”-it dhe ndaj Sotës”

  1. LORA says:

    Kam pershtypjen se je duke kerkuar standart tjeter ,nga ai qe di dhe I duhet te beje llalle-prokuroria ,,,
    o Mero vellai.
    Sipas standartit te hetimit te llalle-prokurorise I bie qe ne mijra transaksionet e biznesit qe ende behen dorazi ne Shqiperi te jete strukur Saimir Tahiri.Jepi llalle ,mos kij frike deri me 30 nentor 2017-te,,,,,se me tej, te pret standarti qe e meriton tash sa vjet ne vepren tende te pashoqe antishqiptare te shkallmimit te institucionit te akuzes dhe rrjedhimisht edhe te drejtesise ne Shqiperi.

  2. Mentari says:

    Cpune ka Korumi ketu kur Drogitsti I tahirit leviz Free (Pa frike) me patentat dhe parate e Tahirit?Po pse besohe qe ai do ti jepte parate Korumit gjoja per hekur?vetem nje naïve apo ai qe kerkon te mbroje Thirin mund ta e shohi kete skene e ata para ihin ne te vertet per Korumin se ata qe kane dy para mend ne koke besojne plotesisht dhe drejtesisht se ata para ishin parate e atij personi qe kishte harruar patentat ,pra Tahirit dhe nuk duhet diskutuar ndryshe sepse ofendon Inteligjencen normale te njeriut. Nuk mbulohet muti nga dielli me shoshe.Prokurorija ka te drejte kur mendon se ata para kishin destinacion Mafiozin Sajmir Tahirin .

    1. Na myten karnat says:

      O Mentar kari. Seksi bohet dyshe. Po ashtu edhe pastrimi i parave.
      Ket po thote autori. Kurum duhet te hetohet. Por prokuroria merret me lepra si Sota se po hetoi Kurumin mund te arrije deri tek Sala apo Erdogan.
      Nuk shtyhet jeta tu i ra me dore. Sa te kete si ty Shqiperia mire jane keta lart.

    2. mergim tari says:

      Mental
      Ti thua qe prokuroria ka te drejte kur mendon se ato pare jane te Tahirit.
      Prokuroria o Mentar nuk shkon ne Gjukate te provoje fajesine e dikujt me “keshtu mendoj une”….
      Fajesine prokuroria e provon me fakte dhe dokumenta. Me te menduar sic thua ti nuk nxjerrin gje.
      Psh edhe une nuk te njoh ty, por me sa ke shkruar me siper une MENDOJ psh se TI JE NJE GOMAR I VERTETE.
      Por une nuk mund ta them kete per ty pa patur fakte, apo jo MENTAR, megjithese ato qe ti ke shkruar jane fakte e shkuar fakteve qe e provojne qe ti je……….. shume inteligjent.?

    3. nardi says:

      mentar je vetquajtur po ment nuk ke,
      na perkethen ne shqip fjalen free,
      por shqip nuk din
      se lemsh je ber me te tendin diskutim,
      dhe inteligjencen morale
      e ke cu krejt ne hale!

  3. Labi says:

    Shkrim i porositur dhe i blerë ….

    1. Skënder says:

      Megjithmend nuk e kupton Mero?! Kështu i bëjnë lekët prokurorët. Futi një akuzë të paqënë që nuk mund ta provosh, fshi ato që janë të vërtetuara, shko në gjykatë me provat e paqëna ajo ti hedh poshtë dhe liron të pandehurin, ose prit derisa të kalojë afati i hetimit dhe të dalë vetë dhe mbaroi…shko merr këstin e dytë nga Sota i madh. Ju bëni kot llogje kavaje këtu kur këta i kanë kopsitur gjërat si në rastin Tahiri. Kërkuan arrestimin se kishin frikë mos ikte por pastaj as nuk i morrën pasaportën wë të mos udhëtonte. Zgjohuni nga gjumi budallenj!

    1. E verteta says:

      O Mero nuk i ve dot nje filter ketij trapit underfined se na neveriti.

  4. Haka Tekizoti says:

    Prokuroria dëshiron ta mbajë në burg Sotën dhe gjykata ia bën qejfin me qëllim që nën këtë lloj presioni t’marrin kallzim të rremë kundër Tahirit. E gjithë strategjia e prokurorëve të Llallës së Salës këtu synon.

  5. Tirona says:

    Ky Mentori qenka k.r nga koka te komet ?, me car gjyslyk e legion kte shoring me ate me xhom apo pa chin o
    Kurumi po bashkpunon me prokurorin, duhet te bohet zbardhja e tabulateve te tel. te Kurumit dhe te atyre prokurorve qe po merren me kete ceshtje se dyshohet qe Kurumi ka joshur me shuma marramendse duke korruptuar prokuroret qe mos te vihen perpara drejtesise

  6. Tirona says:

    Ky Mentori qenka k.r nga koka te komet ?, me car gjyslyk e lexon kete shkrim me ate me xhom apo ate pa xhom o?
    Kurumi po bashkpunon me prokurorin, duhet te bohet zbardhja e tabulateve te tel. te Kurumit dhe te atyre prokurorve qe po merren me kete ceshtje se dyshohet qe Kurumi ka joshur me shuma marramendse duke korruptuar prokuroret qe mos te vihen perpara drejtesise……

  7. Bama says:

    Revolution
    Pasaniket problem

  8. Gentian says:

    Mero Më pëlqen komentet tuaja! Kur ne sjellim pjesë së bashku paratë e paligjshme u vendosën në mënyrë të paligjshme në llogaritë e Kurumit për t’u ‘larë’ për shumë vite. ‘Çështja e Tahirit’ mund të jetë një shkak, por Kurumi është rezultat këtu!

  9. drejtesia says:

    Shkrim i perkryer! Ca llafazane ketu siper s’kuptojne faktin qe prokuroria do te “kenaqi” politikanet qe “kafshohen” se sa drejtesine.
    Pas kesaj drejtesia le te behet, sic thote shkrimi.

  10. albatros says:

    Kurvat e sotse qe shajne Enver Hoxhen jane sahan lepires dhe zagare.Skllever te shitur ndaj te huajve.Kurumi ka ndotur tokat ne Elbasan dhe lumin Shkumbin

  11. Shaba says:

    Pse i Ati i paska dhene te birit ate shume aq te madhe parash dhe e nis pa patente per te ngare nje makine me materiale te dyshimta te nje personi te dyshimte. Hetimi duhet te perfshije levizjet e makines qe ngitej nga Sota.

  12. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ky eshte shteti i BEN QAMETIT anglishtfolesit me te mire te kabinetit qeveritar. Bjeri biznesit te vogel dhe vidh me biznesin e madh. Kurum ne procedura falimenti me administrator shteteror i falin dhe nja 800 milion euro dhe do ti vene mates puseve te ujit, ky eshte shteti qe duan rilindasit. Keta plehra do bejne shtet

    1. mirel says:

      Do dru populli idiot qe nuk i ze per gryke Ramen me gjithe Ahmeten , ashtu veyem zgjidhen keto pune.
      Por Merp tani ben devijatorin. Ja le ne dere vetem prokurorise se Berishes.
      Jane te gjithe te perlyer.
      Ramiu dhe Ahmuti thjesht po vazhdojne vjedhjet e Berishes.

  13. Dritan says:

    Mero radari juaj po punon! Por keni harruar një pjesë të rëndësishme. Kurum përdor portin e kontejnerëve për kontrabandë. Paratë? Ju tashmë e dini. para se ndërkombëtarët të shkojnë në Rama, ai duhet të largojë urgjentisht Kurum nga Port!

  14. al paci says:

    Un nuk kuptojn dicka ne shqiperin tone, krume ka shpallur falimentime dhe nuk po paguan azgje ase kestet ne banka dhe ase furnitoret, dhe nga ana tjeter punone dhe sheska hekur si i dashka qefi me lek ne dore. Pse nuk flet Rama pe kete vjedhje dite me djelle qe u behet shqiptareve. Vete nga evazioni qe behet ne elbasan dhe marinxe me naften shuma eshte 10 fishin me e larte se sa uie qe konsumon e gjithe shqiperia. Fmn thote te biznesi i mathe perqendrohuni se atije behet hataja me te vjedhur, kurse tatimoret e Rames merren me kjoskat.

    1. mirel says:

      Pikerisht ky eshte thelbi i vjedhjes se shtetit.
      Ato shpallin falimentimin dhe fitojne ne te zeze. Shteti me Ramutin ne krye behen partnere te padeklaruar dhe ndajne fitimet, ne vend qe ti perzene dhe ti konfiskojne .
      Kjo eshte llogjika e gjithe koncesioneve, prandaj i jep Ramiu me Ahmeten me shumice, sepse idoje qefi dhe xhepi, dhe gjithe populli ngelet ne varferi me tere keto pasuri qe kemi.

  15. taksapaguesi says:

    llalla dhe llallistet shyqyr qe i erdhi peshku ne rrjete-dmth sota. do festojne xmass dhe vitin e ri bashke.
    shteti rri se s ka kohe per soten dhe kurumin. eshte shume i zene me luleshitesit, domateshitesit dhe me cdo shites tjeter qe fiton buken. ka palne te medha;tvsh. tatim fitimi, takse shpie etj. s ka faj shteti dhe as ben qypi se jane shume te zene duke ngrit ushtrine e sklleverve. te medhenjte nuk preken se duhet te vilen .

  16. mirel says:

    Kur i do qefi Meros i thote gjerat sakte. Kur nuk ia do qefi nuk i thote.
    Psh..mire qe prokuroria po ben hetim politik dhe po le pa hetuar krimin e parave ne te zeze..po pse Mero nuk permend qe eshte qeveria qe e le te punoje Kurum qe tani e paska deklaruar falimentimin. Mos ndoshta qeveria ndjek te njejten politike me te gjutha kompanite qe deklarojne se nuk kane te ardhura?
    Dmth biznesi behet nen dore dhe pasuria e shqiptareve iken per lesh, dhe shqipot hane berrylin..
    Kur behet pyetja perse shteti jep mineraret, naften, metalurgjikun dhe gjithcka me koncesion justifikimi eshte qe nuk jane fitimprurese. Tani del qe punohet ne te zeze dhe qeveria eshte pjesemarese ne kete krim.
    Prandaj o Mero m9s i bjer vetem prokurorise, por shtetit te Arben Ahmetes, qe i lejojne ne faj te plote keto lloj biznesesh sepse i marin parate nen dore.
    Ndaj ankohen te varferit e kromit…rrojne mbi krom dhe nuk ja shikojne te mirat..
    Jane qente e shtetit qe i hane leket te paret , pastaj vijne biznesmenet private.
    Ndryshe nuk do kishin mundesi te benin numra po te vepronte autoriteti i shtetit

  17. Skënder says:

    Megjithmend nuk e kupton Mero?! Kështu i bëjnë lekët prokurorët. Futi një akuzë të paqënë që nuk mund ta provosh, fshi ato që janë të vërtetuara, shko në gjykatë me provat e paqëna ajo ti hedh poshtë dhe liron të pandehurin, ose prit derisa të kalojë afati i hetimit dhe të dalë vetë dhe mbaroi…shko merr këstin e dytë nga Sota i madh. Ju bëni kot llogje kavaje këtu kur këta i kanë kopsitur gjërat si në rastin Tahiri. Kërkuan arrestimin se kishin frikë mos ikte por pastaj as nuk i morrën pasaportën wë të mos udhëtonte. Zgjohuni nga gjumi budallenj!

  18. A says:

    Pikes i ke rene Mero…si perhere…Por jemi mesuar aq shume qe kurre prokuroret tane nuk kane ditur ta kapin peshkun nga koka sa do te na duhet cudi qe te dale dikush tani nga prokuroria e te beje nje hetim te plote ,llogjik gjithperfshires e te mbylli NJE rast te vetem krimi a korrupsioni….opo NJEEEE TE VETEM….PROKURORE LESHI INJORANTE QE NUK DINE TE MENDOJNE ,SHKRUAJNE E SHPREHEN NE MENYRE KOHERENTE E LLOGJIKE…

  19. Arvaniti says:

    Sa per dijeni, kurum ne shqiperi nuk ka kasioner individe por ka aksioner kompanine turke kurum. Keshtu qe pretendimi se lefter sota ka fol me pronarin bie. Per me teper qe kurum shqiperi eshte ne mbrojtjw nga ligji i falimentit ku pervec kufizimeve ligjore ka dhe nje mbikqyres te caktuar nga shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje