Mos prisni mrekulli në Kretë!

11 Nëntor 2017, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bisedimet shqiptaro- greke në ishullin e Kretës kanë rritur një pritshmëri jo reale për atë çfarë mund të arrijnë, për shkak të klimës së pastabilizuar, e cila ka dominuar raportet mes dy vendet vitet e fundit.

Shumë media shqiptare kanë raportuar për “arritje” të disa marrëveshjeve, mes tyre dhe ajo për kufirin detar, çfarë nuk është reale.

Nuk është reale, jo se nuk mund të zgjidhet, por është nga ato çështje që peshon më shumë se sa një takim dhe përpjekje për ta zgjidhur atë me bisedime.

Së paku, disa çështje që janë me peshë historike në raportet mes dy vendeve, sic është Ligji i Luftës, kufiri detar apo problemi çam, nuk mund të gjejnë kurrsesi zgjidhje në Kretë. E rëndësishme është që aty të diskutohet pa komplekse për to dhe të ngrihen mekanizma që të mbahen hapur për debate në të ardhmen.

Ajo që është thelbësore në raportet shqiptaro- greke, është që temat me peshë historike në raportet mes dy vendeve, të mos mbysin problemet jetike mes dy vendeve, që nuk kanë lidhje me historinë. Integrimi i shqiptarëve në Greqi, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha, eleminimi i axhendave rezervë nacionaliste dhe etnike që kthejnë në pikën zero raportet mes dy vendeve, të eleminohen.

Çështjet me peshë historike, si Ligji i Luftës apo kufiri detar, nuk kanë pritur Kretën të zgjidhen pasi nuk janë çështje që janë krijuar pak kohë para takimit të Kretës. Zgjuarsia është që të vendoset një raport propocionalisht i drejtë, mes problemeve reale mes Shqipërisë e Greqisë dhe problemeve historike.

Shqipëria ka jetike integrimin e saj në Europë dhe marrjen e negociatave, dhe Greqia, së bashku me Italinë, duhet të kthehet në aleatin kryesor tonin në rrugën drejt BE-së, pasi janë dy fqinjë që përballen me problemet tona.

Raportet katër vjeçare të qeverisë Rama me Greqinë, kanë qenë shpesh sipërfaqsore dhe emocionale, që janë përdorur për konsum të brendshëm nga të dy palët.

Rama i ka përdorur këto raporte shpesh si “timonier”, herë për të mbajtur një shumicë e herë për të marrë vetëm timonin, duke luajtur me faktorët e brendshëm, pro dhe antigrekë, ndërsa Greqia e zhytur në krizën e saj, me një klasë të re politike të panjohur për Edi Ramën, thjesht e ka pasur një bezdi më shumë marrjen me Shqipërinë dhe e ka lënë në dorë të çdokujt që ka pas nge të hedhë nga një gur matanë kufirit.

Tirana zyrtare duhet të jetë serioze me Greqinë dhe faktorët realë politik në Greqi. Rënia e partive të vjetra politike, sidomos e PASOK, e ka gjetur të papërgatitur Tiranën për aleanca të reja politike me Athinën, dhe ky është një minus i madh në raportet mes dy vendeve. Cipras dhe e majta radikale greke, e përzier në një qeveri laramane, po ashtu ka qëndruar larg Tiranës dhe afër sherrxhinjëve me të, pasi nuk ka aleatë realë në Tiranë. Dhe kjo e ka bërë banale raportin mes dy vendeve.

Ditmir Bushati nuk mund të zhbëjë në Kretë problemet historike mes dy vendeve, por duhet t’i japë siguri Athinës se Tirana është serioze në konsiderimin e tyre si çështje të zgjidhshme.

Ndaj mos prisni që Kreta të rregullojë historinë tonë më Greqinë, por të shpresojmë të prishë syrin e keq në raportet grindavece mes dy vendeve, që na bën joseriozë si dy fqinj ballkanas dhe më shumë joseriozë si fqinjë të ardhshëm europianë.

9 komente në “Mos prisni mrekulli në Kretë!”

  1. Tarrasi says:

    Vertet seriozisht e ke ti Mero !?
    Kojton ti se pas renies se komunizmit, Shqiperine e ka marre njeri seriozisht (me perjashtim te vitit 1997) ?!

  2. evgjitngrenesi says:

    ngele duke u lëpirë o mero! e çfarë axhende nacionaliste na paska tirana? mos po u kërkon njohjen e arvanitasve si shqiptarë dhe përdorimin e shqipes? mos po u kërkon çamerinë? mos po kërkon shkolla dhe institucione fetare shqiptare për emigrantet? mos po kërkon varreza për shqiptarët e çamërisë? mos po kërkon të vërtetën? ngelët duke bërë avokatinë e grekëve,të cilët kanë marrë gjithçka duan dhe do të vazhdojnë të kërkojnë derisa të arrijnë qëllimin e tyre- zhdukjen e shtetit shqiptar. nqs e ke nga paaftësia për të kuptuar,gjysma e të keqes! por më duket se je infektuar

  3. Ylli says:

    Pregatitje e Bazes per spurthjaket antiBerishe te TemeS
    Zgjidhja dihet …..nuk mund te benim me shume se fajin e ka Saliu.Hahahahahahaha.Saliu i kthyer socialistet ne karagjoze patetike.
    Mezi po pres ate “presorin e Polikumit” Myslym Pashen te bej spurdhjakerine e rradhes …..Pse Edi nuk shiti detin ,por shiti vetem metrat.
    Palaco …..palaco ……palocollek.

  4. Per Memedhene.... says:

    Qeveria greke ndaj qeverise shqiptare qe nga 1992 e deri tani per 25 vjet I ka te gjitha “ndeshjet” fitore asnje ndeshje barazim apo humbje qe kur ne krye te vendit erdhi “Borati Kazakistanit” em nder me thene Berisha qe ishte sin je prostitute politike qe kur dhe e pallonin duhet te paguante ajo.
    Por ajo qe eshte nje krim kombetar DHE DO MBAHET MEND PER QINDRA VJET ishte pranimi pa asnje kusht I janullatosit ne krye te kishes AUTOQEFALE Shqiptare..pra sakrificat me jete te FAN NOLIT u perdhosen nga COBANI DOKTORR I vicidolit..
    Biles colonel janullatosi kur nje here berisha I tha qe te kemi pranuar te perkohshem ..Janulla talli bythen me te duke I thene :’QE TE PERKOHSHEM JEMI TE TERE NE KETE JETE.
    Pse vazhdon te jete akoma illegal Janulatos edhe pse ne ditet e sotme nuk dihet a eshte I gjalle a mos perdorin ndonje sozi te tij….Pse asnje politikan nuk thote asnje fjale per zevendesimin e Janulles qe eshte nje pushtues I mirefillte klasik?
    Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqendrohen te qenia e tij me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar:

    a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare.

    b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it.

    c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

    Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë sistemit socialist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.

    Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

    %%%%%%Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.

    Kritika të tjera mbështeten në përzierjen e tij si kreu i K.O.A.SH. në çështje politike,

    – Në rastin e vrasjes së një të riut në Himarë, ku Janullatos u shpreh me tone shume etnike ndaj ngjarjes.

    – Skandali i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti pët t’i varrosur si ushtarë grekë, ishte një tjetër skandal që preku K.O.A.SH.-in dhe personalisht Janullatosin si kreun e saj.
    Por ngjarja me e shëmtuar ka qene procesi i fronezimit te tij ne 1991 qe ishte si një Puc kolonelash te asfalias greke. Në gjithë këto parregullsi që shkelnin haptas sovranitetin e KOASh-it, Hirësia e tij vendosi të shpinte deri në fund detyrën me të cilën ishte ngarkuar nga kisha greke – të kryente celebrimin kanunor kishtar si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt i guximshëm ndodhi më 2 gusht 1992. Atë ditë u zhvillua në kishën katedrale të Tiranës ceremonia solemne për fronëzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it.

    Brenda në katedrale ndodheshin mitropolitët e ardhur nga Patriarkati i Kostandinopojës, disa mitropolitë grekë të ftuar nga Jnaullatosi, disa priftërinj shqiptarë, disa dhjetëra priftërinj minoritarë dhe disa qindra besnikë të krishterë ortodoksë. Sipas kanoneve kishtare, një prift apo një peshkop apo një kryepeshkop i kishës ortodokse quhet i fronëzuar kur në solemnitetin e Asamblesë Kishtare të gjithë besnikët që ndodhen në atë çast në kishë i përgjigjen pyetjes nëse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin “aksios” (pëlqehet).

    Nëse një pjesë e besnikëve të pranishëm në kishë përgjigjet “anaksios” (jo i pëlqyer, pra i pamerituar, i padenjë), ai quhet i pamiratuar. Më 2 gusht në katedralen e Hyjlindëses së Tiranës kur besnikët u pyetën nëse e miratonin ose jo A. Janullatosin si kryepeshkop i Shqipërisë, krahas një pjese që thirri “aksios”, një pjesë tjetër e tyre u përgjigj me thirrjen “anaksios” (pra, i papëlqyer).

    Veç kësaj, në atë solemnitet kishtar shfaqja më tronditëse ishte buçitja në katedrale e këngës rilindëse
    “Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë”,

    në kuptimin se kryepeshkopi grek shkelte parimin thememlor të Rilindjes Kombëtare dhe se ai duhej të largohej nga kisha shqiptare. Megjithatë, Janullatosi nuk u dorëzua. Për ta realizuar me çdo kusht detyrën e ngarkuar ai u largua menjëherë nga katedralja dhe së bashku me pasuesit e vet shkoi në hotel “Tirana International”, ku celebroi fronëzimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë.

    Ditën e nesërme, më 3 gusht 1992, Agjencia Telegrafike Shqiptare njoftoi botërisht se më 2 gusht 1992 në ceremoninë kishtare A. Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipërisë. Në emër të A. Janullatosit, KOASh-i u përgjigj se më 2 gusht ceremonia e fronëzimit u zhvillua në përputhje me kanonet kishtare në një ambient entuziasmi të madh, por shtonte se “këtë atmosferë u përpoq ta prishë një grup i vogël njerëzish, ku bënin pjesë edhe disa myslimanë, përfshirë këtu edhe një deputet të këtij besimi”. (Besoi se te gjithe keni pare nje vidio,sonte ne TV news 24,te 2 gushtit 1992,kur shumica e te pranishmeve kundershtonin fronezimin e Janullatosit si kryepeshkop)

    Në kanonet kishtare nuk thuhet se kryepeshkopi duhet të zgjidhet me shumicë votash, sepse kisha nuk pranon asnjëherë numërim votash. Kisha kërkon që krerët e saj të pëlqehen unanimisht nga besnikët e pranishëm në çastin e fronëzimit. Si rrjedhim, mjafton prania e një grupi sado të vogël kundërshtarësh që thërrasin “anaksios” për ta bërë të pavlefshëm zgjedhjen e prelatit, në rastin tonë të A. Janullatosit.

    Përfundimisht
    Nqs Janullatosi do drejtonte kishen per nje periudhë rreth 5 vjecare dhe te largohej duke korigjuar gabimin e tij ne 1991 duke vene nje prift me gjak shqiptari do ishte gjysma e se keqes.Fakti qe ai po mbush nej cerek shekulli ne krye te kishes si illegal duhet trajtuar si pushtues I kishes dhe si “prodhotis” dhe duhet kerkuar largimi i tij.

    Nje aspect tjeter eshte se Tirana po I ngjan Berlinit Perendimor qe po ndahen sferat e influences midis kater “fuqive” Myslymaneve,Katolikeve,Ortodoksve dhe Bektashinjeve.

    Kjo “mbledhje” e ketyre prifterinjeve ishte si nje demostrim “force” per tre kundershtaret e tjere dhe na kujtuan nje mbledhje para ca viteve te 11 hoxhallareve “boterore” qe erdhen per te uruar Berishen per fitore ne votimet e 2013…Ndoshta pas shume dekadash shqiptaret,pra nipërit tane do marrin vesh se kush e organizoi dhe kush I thirri keto mjekerr-zinj.Por nje gje eshte vertetuar nga historia se aty ku shkelin oligarket e larte te nje feje aty eshte eshte vendosur nje gur kufiri qe gjithmone keto gure kane ngjyre te zeze..biles dhe keto takime si ky I Kretes jane si nje deodorant per te mbuluar ndyresite e grekeve qe pa tjeter kane dhe nje miratim ne heshtje nga aleatet tane dhe mbeshtetje te plote nga lobet greke ne Amerike qe Lul Bash-Tradhetari sa here shkon ne USA takon dhe lobet greke te himares dhe vorio-epirit dhe kurre nuk ka shkelur te Vatra e Nolit apo lobi shqiptaro-amerikan.

    Nuk jam dakord me Meron qe nuk kupton qe Edi Rama (me gjithe disa gabime te tij) eshte shtetari i vetem pas 1992 qe po sillet dinjitoz me greket e perkedhelur ne menyre te peshtire nga perendimi qe e hedhin shurren perpjete sot..dhe ky qendrim dinjitoz le te kete nje fare kosto… dhe jo si kurriz-uluri Nano apo monstra e Viqidolit qe i fali “free” janullatosin-varrezat sipas vijes vorio-epirit..pjese te detit Jon dhe nga ana tjeter varrosen ceshtjen came.

  5. tfgs1 says:

    to ”makri” do te merri o te pabese turkoshake……………..

  6. Para Laci says:

    Greket kane tanke, avione, ushtri, etj, etj… pra ndihen me te fuqishem dhe me te bashkuar se shqiptaret. Politika, biznesi dhe cdo gje tjeter e qe lidhet me to eshte xhungel. Ne xhungel mbijeton me I forti dhe me I zgjuari. Si individe, shqiptaret mund te jene me te forte se greket (per karakter), por si shtet jemi shume mbrapa.
    *
    Te vetmin presion qe mund tu bejme grekve eshte ceshtja came ne gjykaten e larte europiane, por me luftrat qe po ndodhin ne Ukraine, siri e irak, dhe me fluksin e madh te refugjateve qe ka goditur europen sot, askush se ka mendjen ne ballkan. Europa vetem sapo e mban ceshtjen e ballkanit “tic e mos kput”. Prandaj dhe greku ben cfare eshte e mundur ta shtoje presionin kunder shqiprise.
    Erdogani shkon ne serbi dhe thote se: “nje shtet pa rruge nuk mund te flase per qyteterim” ( e kishe fjalen per rrugen serbi-sarajeve).
    *
    Meqe turqit i donin kaq shume shqiptaret, dikush duhet ti beje nje pyetje atij qe per 500 vjet “bashke-jetese” me ta, sa rruge ndertuan ne shqiperi? E gjithe kjo eshte nje hipokrizi, por te gjithe jane hipokrita. Si Europa, Serbia, Greqia e Turqia.
    *
    Kur te arrijme qe me te vertete ti bejme presion (qe ti vejme kufirin te thana), si grekeve dhe si serbeve, atehere do kemi arritur dicka. Europa na ka ndare ne 5 shtete for prap se prap, sepse jemi te rrethuar nga hijenat, europa eshte shpresa e fundit per te na bere shtet.

    Te gjithe per vete, dhe zoti per te gjithe.

  7. mirel says:

    Nje pyetje serioze per Meron, si zedhenesin e qeverise.. Cfare duhet te prisnin shqiptaret ?
    Shqiptaret nuk kishin ndonje pritshmeri nga greket..
    Shqiptaret nuk kane det per te marre nga Greqia. Pse duhet te konceptohet vizita e shqiptareve si pritshmeri.
    Ne nuk presim qe Greqia te na fali ndonje cope det, apo te na ngreje varreza came, si thote dhe dikush me siper. Ne nuk kemi pretenduar nga greket dicka qe na paska ngelur pezull.
    Pse duhet te diskutohet dicka qe nuk ka cfare te diskutohet.
    As deti dhe as varrezat nuk duhet te diskutohen me nga shqiptaret.
    Pritshmerua nuk eshte e shqiptareve, por e grekerve.
    Cfare nenkuptohet me kete koncept te pritshmerise? Qe detin e kemi humbur..pritje e kote kjo? Apo qe varrezat greke do shtohen?
    Kush po e ben tradhetine pervec Bashes dhe Berishes?
    Mero? Bushati? Apo Ramuti?
    Agenda per te qetesuar shqiptaret eshte mbjellha e pemeve te reja. 100 rrenje peme per ” disa metra katrore det” gezojne shqiptaret. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje