Nga Mero Baze
Ka një retorikë të rritur dhe një shfrenim të fantazisë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit javën e fundit, edhe për shkak të telenovelave të prodhuara me personazhe joshës për publikun si Saimir Tahiri. Kemi një shpërthim të opozitës në delir, aq sa i duket sikur nuk ka punë me krimin dhe korrupsionin, një shpërthim të Edi Ramës si luftëtar i madh premtues, sikur e ka marrë pushtetin javën që shkoi, një iluminim të LSI kundër korrupsionit, dhe një kakofoni lajmesh në gjithë shtypin për krim, vjedhje e vrasje, sa të krijohet ideja se në këtë vend nuk ka më asnjë të korruptuar, por një shoqëri vigjilente ndaj viktimës së radhës që kapet dhe kryqëzohet verbalisht.
Kjo është një nga ato situatat tragji-komike në një vend, që nëse e shikon nga jashtë thua se është vendi më antikorruptiv në botë dhe shoqëria më e pastër që nuk e pranon atë. Kur dëgjon Sali Berishën se si flet, ti mendon se nuk është ai që ka vrarë katër qytetarë dhe i ka ikur drejtësisë, apo nuk është i biri i tij ai që varrosi 26 vetë për disa miliona më shumë dhe nuk u hetua kurrë. Kur dëgjon LSI-në thua ku paska qenë më parë kjo parti të shpëtonim nga korrupsioni. Kur dëgjon Edi Ramën sot tek beteja e premtuar kundër krimit, thua kush e ka penguar këtë në këtë betejë.
E vërteta është se shqiptarët nuk po përjetojnë një betejë kundër krimit, por një periudhë të “qejfit” për luftë kundër krimit, ku të gjithë duan të bërtasin “hajduti” për të mos u dukur hajdut.
Problemi real është, se beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të fillojë jo si aksion politik, por si hap institucional. Fillimi i procesit të Vetting-ut dhe nevoja që Shqipëria të bëhet një vend i besueshëm në pranverë, kur pritet të hapen negociatat do të çojë këto kohë, shumë vetë drejt qelive. Dhe është e sigurtë që do të jenë të gjithë nga radhët e këtyre që po flasin kundër krimit e korrupsionit këto ditë.
Jo vetëm ekspertët e FBI, apo strukura të tjera hetimi ndihmëse, por vetë sistemi i Vetting-ut për drejtësinë e më pas për politikën e shtypin, do të dorëzojë para ligjit njerëz që nëse lexojnë çfarë kanë shkruar e folur këtë javë, nuk do t’u besojnë syve. Aty do të nisë problemi real.
Sot është e lehtë të flasësh, sidomos kur i kryqëzuar është një djalë i ri, i shkolluar në Londër, i papërgjegjshëm në veprimet e tij, trashëgimtar i një perandorie bizesi të babait të tij, nën modelin e të bërit biznes në Shqipëri, me plot elementë telenovele brenda historisë. Kaq mjafton që të gjithë të bëjnë profetin. Por Oresti është larg të qenit një viktimë e fillimit të drejtësisë. Ai është një i ndaluar në postbllok nga rastësia. Problemi do të nisë kur të ndaluarit nuk do kapen në semafore, apo rreth-rrotullime por në zyrat dhe shtëpitë e tyre, për ato që kanë bërë.
E vetmja gjë e mirë që po bëjnë socialistët është që nuk po i politizojnë këto beteja kundër njerëzve të tyre, por po ia lënë drejtësisë e nuk po përfshihen. Duhet të bëhen të gjithë gati t’i rrinë larg debatit nëse kryetari i partisë së tyre, ish ministri i tyre, ish pronari i medias së tyre apo kompanisë së tyre, del njeri me probleme me ligjin. Atëhere do të ketë vërtetë nevojë për debat gjakftohtë për atë që mund të ndodhë. Thjeshtë duhet të mësohemi me kulturën e përballjes me ligjin dhe jo me kulturën e përbaltjes nga mungesa e ligjit.
Dhe nuk është se ka një plan se kush do arrestohet apo hetohet, siç thonë lart e poshtë plot delirantë. Ka vetëm një plan, që do hetohet dhe nuk dihet se kush ngel në atë rrjetë. Aty nis problemi i vërtetë i debatit për krimin, korrupsionin dhe shtetin ligjor. Kjo do të duket si gjimnastikë para fillimit të orarit të punës.
Bismilah.
Inshaeallahuteala!
Do te ndoshe?!
Kur?!!!
Omer ti mendon se je i paster ?Ke shume pasuri edhe ti Omer ,ku i dihet ndoshta e ha edhe ti.Mos u bej si shpetimtar se pastaj do te pendohesh.
Cili shqiptar e di se sa nga njerzit e vendosur tashme ne sistemin e drejtesise kane mbaruar studimet per jurisprudence ne nje vend perendimor apo qe ka punuar ne sistemin e drejtesise te nje vendi perendimor.
Ju lutem shkruani ca emra nese e dini apo njihni ndonjerin prej tyre.
Vertete do ju falenderoja besoj edhe ne emer te shume shqiptareve qe duan ta dine se me cfare kontigjenti po ndertohet sistemi i ri i drejtesise ne Shqiperi
futu ne loje Mero xhani!Mos na u bej si mbinjeri.Me cilin je?Mos e ndy gazeten e bukur me bubuzhela si Bushati,buzhala,etj.Eshte koha qe ta hedhesh hapin aq para sa ka shkuar.Nuk ka njeri te lire qe ecen ne shume drejtime.I lire eshte ai qe je ti ne te vertete.Mos bej grimasa.
POR , KUR DO TE FILLOJ TE CAHET RRJETA NGA PESHQIT E MEDHENJ ???????????????????????????????????????????????????!!!
Leshelia eshte partia e pare qe bertet “hajduti” per te mos u dukur vete si kryehajdute.
Mbase fillon me Salen, dhe vazhdon me Like hajdutin,, Xeni vrasesin, Luli mashtruesin …e pastaj ka plot ne radhe.
Elita e kalbur e ka mbaruar misionin historik,eshte koha e kthimit te timonit drejt perendimit,te babzitur dhe breke grisur qe masakruat kete vend welcome to the prison
Po ti ore po na merr ne mbrojtje Orestin? Si mund te besh shkrime te paguara ne kete gazete kaq prestigjioze? Pse ore shitesh dhe e perdor gazeten per njereze hajdute, kriminel, dhe bashkkontrabandiste me Tahirin?
C’lidhje ka ketu arsimimi I tij me aktin e tij gati criminal? Ti duhet te perkrahesh luften kunder korrupsionit, lekeve cash te vjedhura dhe te perdorura pastaj per blereje vote nga Tahiri apo edhe per familjen e Tahirit. Ky djali nuk eshte gje tjeter por nje mafjoz qe paska studjuar ne Londer me leket e babait biznesman dhe e sigurt qe edhe babai qenka I lidhur me Tahirin and per pasoj me krimin ne Shqiperi. Si mendon ti vertet po kryqezohet per gjera te vogla, gjenden patenta me fotografi to ministrit te rendit dhe para e madhe cash e pa justifikuar dhe ai u akuzoka kot. Ptu gazetar plehra dhe interesaxhingj.
Prit gomar te mbij bar i themi ne.
Pret gomari..
Zor se na mjaftojne burgjet qe kemi! Utrgjentisht duhet te ndertohen te reja