Nga Mero Baze
Ka një tërbim të papritur të Berishës për dorëheqjen e Visho Ajazit nga posti i kryetarit të SHISH. Të mërziturin duket se po bën gjithë PD-ja dhe koalicioni opozitar, duke shpikur lloj- lloj skenarësh për “presione” mbi Ajazin. Janë aq kontradiktorë në ato që thonë, sa nga një anë e lavdërojnë si zyrtar superkorrekt, që ka denoncuar kanabisin, nga ana tjetër e shpallin “frikacak” të larguar nga presionet. Ilir Meta e ka pranuar në heshtje zëvendësimin nga pasardhësi i tij. Edi Rama ka ruajtur indiferencën që ka pasur ndaj tij pesë vitet e fundit.
Por përse duket i shqetësuar Berisha?
Për aq sa unë e njoh Visho Ajazin, ai është një besnik i Berishës dhe një njeri që ka qëndruar më afër se Gazidedja pranë tij, prej vitit 1992. Ka qenë pjesë e betejave politike të Berishës, përfshi dhe ato në krizën me SHBA në vitin 1996- 1997, dhe i rikthyer në Shqipëri qysh në vitin 2005, për t’u bërë kryetar i SHISH. Amerikanët e zbrapsën tre herë Berishën në përpjekjet e tij, për ta ndryshuar ligjin e SHISH e për të emëruar Ajazin, më 2005, 2007 dhe 2010. Berisha e arriti atë vetëm kur arriti të marrë Presidentin në vitin 2012.
Kush e mban mend ditën e parë të emërimit të Ajazit, duhet të kujtojë reagimet mosbesues të Ambasadës së SHBA në Tiranë, që ishte gati një mospranim i emërimit të tij.
Pastaj gjërat u qetësuan.
Kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, nuk mund ta lëviznin Ajazin, për shkak të Presidencës së Nishanit, i cili kishte kundërfirmën. Por, as që tentuan.
SHBA pushoi së qeni e shqetësuar me të, dhe biles disa vite më vonë, Edi Rama edhe e dekoroi Ajazin për punën e tij në luftën kundër terrorizmit. Ajo që ishte e dukshme, ishte se Visho Ajazi kishte ditur të qetësonte aleatin strategjik të Shqipërisë, që ka raporte shumë të ngushta me Shërbimin Sekret Shqiptar, duke e pasur atë gati si “grup të gatshëm” në Ballkan.
Dhe Edi Rama, me gjithë rezervat, e kishte pranuar atë.
Është po aq e vërtetë se Ajazi ndërkohë vazhdonte ta mbante miqësinë me Berishën, duke e furnizuar me informacione të tipit “qytetari digjital” për histori droge apo kriminelësh, por deri në atë masë që nuk i prishej puna me aleatët në SHISH.
Tërbimi i Berishës nuk është se Edi Rama i ka bërë vërtet preson Ajazit për ta hequr dhe e ka zëvendësuar me dikë tjetër. Se tjetri, është po ashtu një i emëruar i Gazidedes dhe vartës i Ajazit. Berisha është i shqetësuar se ka kuptuar që Ajazi u largua në mirëkuptim me “garantët” e tij. Ai bën sikur i ulërin Ramës, por në fakt ndjehet i tradhtuar nga Ajazi, që nuk i tha së paku se i ka mbaruar garancia atyre që e mbajtën në detyrë deri më sot.
Njësoj si tek reforma në drejtësi, Berisha nuk është i shqetësuar përse SHISH po shkon në duar të Ramës, pasi nuk po shkon në duart e tij. Ai është i shqetësuar që SHISH është tërësisht në duar dhe kontroll të aleatëve Perëndimorë, dhe kryesisht SHBA, dhe kjo e tremb realisht.
Është e njëjta frikë që e ka pas për Vetting-un, apo SPAK. Bënte sikur bërtiste që po e kap Edi Rama, po në fakt në ëndërr i dilte Lu dhe Vlahutin. Është pak a shumë e njëjta sindromë. Nuk i dhimbset pse ka ikur Visho pa e njoftuar, biles ka mundësi, që privatisht t’ia llogarisë si “thikë pas shpine” këtë akt dorëheqje. Është gjetur i papërgatitur për faktin se tani e tutje, ata që po kontrollojnë reformën në drejtësi, po kontrollojnë dhe SHISH. Dhe atij i duhej që të mos i tremben “ushtarët” dhe t’i dezertojnë. Dorëheqja e Vishos është sinjal i keq për të dhe ai po kërkon t’i mbajë të bashkuar ushtarët e vet, duke thënë se nuk kemi përballë Perëndimin, por Edi Ramën. Është e vetmja mënyrë të shpresojë që nuk do ketë dezertime të tjera, siç i ndodhi në vitin 1997. Dhe të mendosh që Vishua nuk e tradhtoi, as më 1997. Megjithëse atëhere një pasaportë kishte. Tani ka dhe kanadezen.
Visho Ajazi ishte dekoruar edhe ne Toronto si rojtar i dalluar derrash
Shume nivel intelektual.
Ontario je komplet rrote Kari
Si lum ne qe ja arritem kesaj dite : Kryeministri i Shqipersie mban “çelsat e kashtës “.
Ku i gjejne kto derra kryetari shik duhet te kete te pakten dy doktorata
ne rrjeshtin e 10-te thuhet:
.
;’Amerikanet e zbrapsen tre here Berishen””
qe duket sikur eshte luftim trup me trup midis berishes dhe arvizuse apo donaldlise se radhes.
.
me sa ka ndodhur deri me sot ka vetem dy rruge:
E PARA
ose me nder berisha ka fuqi diabolike qe po mposht Ameriken
E DYTA
ose ai eshte skuth i tyre (me sakte i segmenteve antishqiptare-progreke dhe proserbe ne euro-amerike)
Kam besim se nqs dikush do bente mrekulli te jepte nje video per 2017 qe ne 1991 shqiptaret do te egersoheshin aq shume
sa asnje nuk do ti shikonte surreterit e ambasadoreve te perendimit rrugeve te tiranes apo ne studio televizive..
.
Nuk besoj se ikja e vishos ka ndonje problem nga mbrapa..ai eshte thjesht pjese e lojes ndyre 25 vjecare bashke me serberishen dhe ramen qe jane bere Dildo per ate popull
.
Visho Ajazi eshte treguar shume i zgjuar. Ka marre leket qe i kane ofruar dhe do kaloj nje pleqèri te qetè.
Veshua eshte kapur me presh ne bythe nga tahiri duke futur pergjusa gjithandej
Qeverrise, ambasadoreve dhe deputeteve.
I kishte ardh ngordhja. Sic po I vjen kaqolit dhalla.
Pastaj ngordhja e berishes.
Visho ishte vetem nje gur ne murin korruptiv shteteror shqiptar dhe nuk shembet muri vetem per nje gur. Muri vazhdon te qendroje ne kembe dhe nuk do rrezohet kurre po qe se nuk levizin tre qoshet kryesore, tre muskutieret e korrupsionit Berisha-Rama-Meta.
Kur te vijne ajo dite muskutieret do fajesojn per cdo gje ate qe do iki i pari nga kjo bote dhe disa faje me te vogla do kalojne dhe tek i dyti. I treti do jete me i pastri.
Keshtu muskutieret e korrupsionit do veniten ne histori dhe pastaj trashegimtaret do ju bejne nganje shtatore dhe do i shpallin heronj atehere kur asnjeri nuk mban mend se kush ishin me te vertete keta muskutieret e korrupsionit, pervec dokumentacionit zyrtar qe tregon pozicionin shteteror qe kane patur.
A nuk ndodhi keshtu kur u fajqesua Enver Suma per te gjitha dhe Ramizi u fajqesua pak, kurse Nexhmia, dhe kopeja e quajtur byro politike dolen te kuptuar.
Me shqiptaret historia perseritet me lehte se me cdo popull tjeter.
Do rroni e do shikoni.
Te pakten thuaj qe keshtu mendon ti se eshte o Mero, se ashtu si e ke vene titullin duket sikur varianti jot eshte ai i sakti. Mos i bej dhe ti si qeros fevziu qe di cdo sekret
Mero si nuk i hoqe keta ushtaret censurues?
A ke frike se te prishet biznesi apo biografia?
Bile edhe rusin nga gruaja e tij’kanadezé ´..
Hajt se na hap nje firm kanadeze tash qe do investoje ne Shqiperi,apo u sosen koncesionet?
undefined
Visho Ajazi besnik i Berishes kurse ti tradhtar ,e njeh ne kohen kur i lepije bythen Saliut
Zoti Mero, analizat e situatave per ngjarjet, qe ndodhin ne shqiperi me pelqejne dhe vertet jeni realist.Vetem nje gje nuk kuptoj Z.Mero,si ka mundesi qe gjithe keto dallavere dhe gjera te ndryshme ,situata,fakte per Sali Berishen dhe shoket e tij dalin perhere dhe Edi Rama,Amerika,Europa e ku at di une aq me keq del Saimir Tahiri dhe thot :”per familjen Berisha kam fakte tronditese”(ne qe te votuam dhe te besuam ebeme per ti beri ti publike se ne te thjkeshtet skemi gje ne dore),atehere perse keta te te siperpermendur i hapin ne cdo situate,ne cdo moment Berishes? ku fle lepuri? atehere ta them une: qe ”si Edi R&Co,dhe te tjere jane gje te gjith ne thes,asnje s,mendon per te bere dicka pozitive ne kete vend,ketu dhe kur ka ndonje te re eshte thjesht ceshtje klanesh,dhe me plot gojen mafia ne shqiperi egziston dhe jane ata qe vendosin kush e mer pushtetin. te tjeret dhe qytetaret e thjeshte jane vecse futes te letrave ne kuti,dhe ushqehen me nje cope buke qe cdo therime ua numeron qeveria,per fjetje,analistet e shpifur qe dalin cdo darke,i qofte ZOTIT ruga e lehte me shqipetaret e thjeshte sepse jane te djallosur nga djalli i pa shpirt
Sent from my iPhone
Begin forwarded message:
From: Alban Dega
Date: October 24, 2017 at 08:01 EDT
CFARE PRET EDI RAMA !?
Pse nuk shkarkon nje prokuhor si Adriatik Palla!?
Si mund te mbajer Shqiperia nje prokuhor qe eshte shpallur non grata dhe i eshte hequr viza per te shkelur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes!?
Si mund te lihet te livadhise dhe cakerdiseedhe me keqnje Drejtesi te degjeneruar e rrrenuar si ajo shqiptare qe patipafytyresinte publikoje deri edhe korrespondencen teper konfidenciale, teper seret me Ambasaden amerikane dhe ambasadorin e nderuar te saj Z. Donald Lu!?
Si mund te mbahet ne detyren me te lart ligjzbatuese te shtetit shqiptar nje derr i dhjmaosur i korruptuar nga koka tek kembet ne vend te godase pa meshire e me gjithe fuqine e ligjit, grushton fizikisht kolegun e tij, aq me teper Kryetar i Shoqates se Prokurorise se Republikes se Shqiperise ne sy te prokororeve te tjere te Republikes !?
Si mund te mbahet ne krye te Prokurorise se Shtetit Shqiptar nje kryeprokuror qe me shume se detyren e tij ben kryetarin ose telallin e Partise Demorkatike nme deklarata e fundit krejtesisht politike e aspak ligjore !
Nga kush ka frike kryeministri shqiptar ?
Nga emeruesit e tij me Kontraten e Gjysmagjelit 50/50 nga Sali Berisha e Ilir meta per te mbuluar aferat e tyre krriminale me ze e fuigure ne mes te dites e ne mes te Bulevardit qe vetem Adriatik Palla nuk i sheh e nuk i njeh !?
Shqiperia qe duam nuk do nje kruprokuhopr te Korporates se Kriemit te organizuar te Saleh Kadafit e co.
Te lejosh te vegjetoje e livadhise te shperdoroj detyren e ligjhin ne menyre flagrante ne syte e shqiptareve e ndekrombetareve nje kryepropkuhor te tille kruiminel me ze e me figure , nje komplotist ne sherbim te aleances thelbesisht antiamerikane e antishqiptare Ruso- greko- Serbe , te beje tellallin politik te Sali Karaxhicit, Bujar Karaosmanit…. e jo detyren e tij ligjore deri ne diten e fundit te mandatit te tij do te thote te bashkejetosh me krimin kushdo qofte ai .
A thua nuk paska Shqiperia , vendi me arsimdashes , sic e kane quajtur te tre Presidentit e fundit te SHBA, bij e bija te shkolluar, me integritet njerezor e dinjitet personal, per ta zevendesuar kete pjelle te Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit qe e rrenoi arsimin shqiptar, keta kamikaze te Sali MURTAJES e Bashkim Ruhollah Milloshevich Gazidedes!?
A thua nuk kishte ndonje tjeter pera ta zevendesuar
ate pervec zevendesi te tij po ish- ushtar, nxenes dhe kamikazet i Gazidedes e Sali Domllajes se Shqiperise !?
Nese eshte rekomandim i ambasadoreve te cilitdo shtet, pa asnje perjashtim, atehere Kryeministri shqiptar Edi Rama tu thoshte shkurt e prete u qofte fale merreni e gradojeni ne agjenturat tuaja meqe qenka kaq i vlefshem !
Populli shqiptar ne ka zgjedhur mua si Zot shtepie ne shtepine e perbashket te shqiptareve , ne Shqiperine qe duam !
Une dhe jo ju do te jap llogari para demosit per zgjedhjet dhe zgjidhjet qe bej…. Kam edhe mijera kandidatura me te mira e pa cene Berisha- gazidediste qe e zhbene Shqiperine si shtet pese here ne me pak se 25 vjet !
Mos harroni se ky kandidat i juaji ka qene ushtar I Gjeneral Bashkim Gazidedes kur ai u be Komandant I Kryemareshallit te Beogradit Sali Berisha ne vitin katrahure per Shqiperine e kasaphane per shqiptaret 1997, cka e kam provuar mbi trapin qe e lane per te vdekur !
Aq me teper ky person u fut ne SHIK-un gjakatar qe jo vetem rrembeu dhe masakroi per vdekje ne tortura por edhe i zhduku pa asnje gjurme edhe kufomen, qe gjakos i vellezerit e mi deputete e lideret e Partise sime me 28 maj 1996, qe i vune flaken vendit e shtetit qe kishin detyre te vetme e mision paresor ta mbronin edhe me jeten e tyre!
Une nuk them qe ky kandidat te rrembente automatin e tu zbrazte ne lule te ballit Gjeneral Gazidedes e Mareshallit te Beodradit Sali Berisha, po askush nuk e ka penguar qe me e pakta qe mund te bente ishte te jepte doreheqjen si oficer I SHIK-it pa asnje pasoje as per vete e as per familjen e tij !
Edhe… edhe ne shume behet fjale per nje person me shume hyrjes e dalje ne Greqi nje shtet qe akoma Ryan gjendjen e luftes me Shqiperine qe u perdor thjesht si nje trampolino nga fashistet italiane, pushtuesit e komandues
te saj de jure e de fakto!
E shpikje me e madhe e ketij vendi eshte Kali I Trojes dhe gjeja e pare qe do mendoje populli im i varfer por shume i mencur, i vuajtur por besnik me mikun deri ne vdekje para tij, atdhedashes e perendim- orientuar ka te drejte te dyshoje se edhe mund te jete ngrene corben e Prishur te Kalit te Trojes !
Me mjaftojne keta te Moskes e Beogradit pa u shtuar eche me atyre qe Athina ka mbjellur pa pushim historikisht e sidomos keto 25 vjetet e fundit !
Enough is enough ! Boll me !
Miku mik por zot shtepie ne shtepine e vet Shqiperi bijte e bijat e saj me kane zgjedhur mua ! Ndaj enough it’s enough !
Cfare pret kryeministri Edi Rama !?
SHENIM: Ky koment eshte shkruar per here te pare me 24 tetor 2017. Eshte botuar ne Tema me 24 tetor.
Dhjete paragrafet e fundit jane shkruar e shkruar sot !