Nga Mero Baze
Në gjithë debatin rreth mënyrës se si sulmohet Saimir Tahiri dhe si po mbrohet ai, të bien në sy dy standardet me të cilat gjykohet pala italiane në këtë histori. Nga një anë ajo lavdërohet si iniciatore e çeljes së hetimeve dhe arrestimeve, nga ana tjetër trajtohet sikur të ishte drejtësia shqiptare e këtyre 25 viteve.
Italia është pala e vetme që ka hetuar trafikun e drogës së Habilajve dhe ka mundur të prangosë një nga ata, pas katër vitesh ndjekje. Aktin e tyre pastaj e mori Prokuroria shqiptare dhe shtoi një urdhër arresti për Saimir Tahirin, bazuar më shumë në vullnet politik, se sa në prova.
Nëse e shikon korrektesën me të cilën policia italiane dhe drejtësia atje, ka gjurmuar për katër vite këta trafikantë dhe e krahason atë me implikimin e policisë shqiptare, biles dhe të një oficereje policie që bënte guidën kriminale të tyre, e kupton diferencën mes nesh dhe Italisë.
Por ndërsa opozita lavdëron Italinë që ka ndjekur, përgjuar dhe në fund arrestuar trafikantët, për gjithçka tjetër Italinë e konsideron një vend të korruptuar, si Shqipëria.
Sali Berisha ka së paku katër ditë që në postimet e veta e konsideron Italinë një vend të korruptuar, pa drejtësi, që gjithkush mund të shkojë, të blejë drejtësinë, apo të prishë provat.
Në fillim e nisi me Engjëll Agaçin, sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, i cili dikur ka qenë avokat në Itali. E akuzoi atë se është nisur drejt Italisë (edhe pse nuk ishte nisur fare) për të prishur “provat” e Saimir Tahirit. A thua provat ishin në një thes të ekspozuara në qendër të Romës dhe do shkonte Engjëlli t’ia fuste thesit me shkelm, e të prisheshin. Banaliteti i kësaj akuze, në fakt nuk ka të bëjë aq shumë me drejtësinë italiane, por me konceptin e sinqertë që Berisha ka për mënyrën se si duhet të sillesh me drejtësinë, kur je në hall. Ai e ka praktikuar këtë. Kur Fatmir Mediu ishte në kërkim në Itali dhe ishte dënuar me 4 vite për lidhje me krimin e organizuar nga një Gjykatë në Milano, Sali Berisha udhëtonte me Mediun dhe nuk shqetësohej që e kishte mbiemrin “Mehdihoxha” në pasaportë, pasi e dinte se Mediu po paguante ta rregullonte atë punë. Kur atij i ndodhën njëra pas tjetrës gjëmat me drejtësinë shqiptare, që nga “Rruga e Kombit”, “Gërdeci” e “21 Janari”, ai gjithmonë e ngrinte mekanizmin e prishjes së provave, blerjes së gjyqtarëve, apo kërcënimit të atyre që rezistonin.
Ndaj nuk ka si mendon ndryshe dhe për këtë rast.
Problemi i ri është se ai mendon për Italinë, atë që bënte vetë në Shqipëri.
E njëjta gjë ndodhi dhe me vizitën zyrtare të Fatmir Xhafajt në Itali, ku ai ka arritur të bindë partnerët europianë për një institucion kundër trafikut në Shqipëri, me mbështetje të partnerëve. Berisha sërisht nuk përtoi ta akuzonte Xhafajn se ka shkuar të blejë zyrtarë apo të prishë prova.
Edhe sot që Tahiri paraqiti si dëshmi një deklaratë të palës italiane, që ai nuk është nën hetim, sërish injoruan rëndësinë e palës italiane, edhe pse deri tani, gjithë akuza është ngritur falë punës së saj.
Dhe kjo nuk është akuzë, as për Xhafaj, as për Agaçin, por reflektim i mentalitetit të Berishës, për çdo lloj drejtësie në botë, e cila sipas tij, mund të blihet apo të përdhoset.
Mjafton kaq për të kuptuar se në dorë të kujt është gjykimi politik nesër në seancë për rastin Tahiri, dhe cili është shqetësimi i tij kryesor. Makthi i Berishës, nuk është as e vërteta, as drejtësia, as akuza për Tahirin apo Habilajt, por se mos dikush bën atë që ka bërë ai, kundër drejtësisë. Se vetëm ai e di në atë sallë, që mund të bësh çfarë të duash, të vrasësh kë të duash, dhe sa të duash, të vjedhësh sa të duash, të shpifësh sa të duash, të shantazhosh kë të duash, e të mos dënohesh. Dhe ashtu siç e mendon vetë, kujton se e mendon edhe Italia, edhe SHBA. Dhe ndaj në vend ta falenderojë Italinë, e sulmon çdo ditë, sikur të ishte një vend që shet e blen drejtësi, si këtu. Duke e ditur se çfarë ka bërë vetë, mendon se të gjithë kanë mundësi ta bëjnë atë që ka bërë ai kundër drejtësisë. Ndaj nuk është i qetë.
I the’ po kujt i the’ o Mero?
mero
ja ben kaq mire qe tall kaq shume trapin me keta rilindasit.
dhe ne fakt ne njefare menyre e meritojne qe ti tallesh ti qeshesh, po ti e egzagjeron.
sepse ti nuk shkruan per shqiptaret qe nuk besojne te nje parti as per ata qe besojne te pd se keta nuk te besojne ti shkruan vetem per rilindasit dhe kete talljen me ta e ke perfekte.
mbasi shkruan se tirana qe para 2 vjetesh kur ishte basha ishte mizerje e pabanueshme , dhe vetem ne 2 vjet me rilindasin erionka u be qyteti me fantastik ne europe ( imagjinoni si do jetet qyteti nr 2, dhe imagjino sa shume e perdorin keta te huajt termin fantastik, mgjth kur kete e kopjonte obama pse mos ta kopjojne dhe te tjere ) , me fal po nuk duhet te jesh kaq i pameshirshem dhe ti trajtosh kaq shume si idote rilindasit fundja edhe ata shqiptare jane , kurseji pak te lutem.
Pastaj me kete shkrimin sot kur shkruan se ministri i rilndjes qe zvendesoi saimir tahirin ,qe opozita e akuzon se i vellai eshte i kerkuar ne gjysmen e botes per droge , dhe te thuash qe ky njeri i mbushi mendjen europes ta ndihmoje qe te luftoje drogen, me fal por kam pershtypjen qe duket sikur ke nje percmim gjenetik per rilindasit qe ti tallesh kaq rende.
mero te lutem mos ji kaq i pameshirshem ne talljen e trapit me rilindasit , mos i trajto sikur nuk jane qenie njerezore, sikur jane kafshe qe cdo lloj bari qe tju hedhesh ata e hane.
meshiroi pak mero , meshiroi.
o njeshi o mero e ka mire nje komentus..editorialet tuja jan si prralla..tamom na ishte nje here etj etj..mero jeta eshte e shukurter per gjithe qeniet njerzore..cohu njehere ne kembe o mero baze dhe jeto si njeri..sepse ngele ne gjunje ate qifjaudhet..tu ka bere llapa gjak duke lepire sa majtas djathtas
o mero po su bone burre i here mo mero djali..nuk re lumit permes asnjehere o mero ngele po ne breg duke bo krahasime..mero va ka bo berisha e dime po ashtu mediu dhe basha dhe rilindja ka 5vjet pushtet mund ti cote ne gjykate..por ktu flitet me prova drejt per drejt saje qorrit..po dil o mero njehere pa krahasime e te shofim cer menimi ke???sidoqofte je qen besnik me te gjithe editorialet e ksaj ngjarje se ke permend kurre presidentin e sapozgjedhur te rilindjes
Italia eshte demokraci e consoliduar dhe nuk mund ta trembi lehja e një qeni plak nga thepat e tropojës. Ai vetëm tregon esencën e vet maloke.
Mero.
Berisha e ka dosjen e tahirit qe kur ishte kryeminister. Prandaj dhe e sulmonte ps me parrullen partia e krimit dhe droges.
Ne talleshim dhe thoshim ka lujt menc.
Nuk eshte rastesi qe ai pilici teipojan filloi procokimet dhe te ndiqte levizjet e tahirit ne vlore.
Ai ishte emeruar atje si besnik I saliut.
Nuk ishte rastesi qe veshua dhe dhalla kane survejuar cdo levizje te tahirit.
Nuk ishte rastesi tre hetues tropojan. Nuk ishte rastesi qe pd e valeviste kte dosje dhe e shpertheu tani.
Ceshtja eshte politike dhe per kte arsye sduhet lejuar arrestimi I tahirit.
Or shoku Mero, ke degjuar ti psh qe denohesh edhe per favorizim indirekt te trafikut te droges duke pasur dijeni dhe mos nderrmarre veprime ne goditjen e grupeve qe bejne kete trafik? Dhe Habilajt ishin nje nga keto grupe, dhe nuk ka bir k…e te me mbushi mendjen qe Tahiri nuk e dinte qe Habilajt merreshin me droge. Dhe Habilajt ishin kusherinjt e tij, te 10-te apo te 20-te nuk eshte justifikim, nuk eshte justifikim ne momentin qe ti ke pasur nje marredhenie biznesi me ta duke ju shitur atyre nje prone tenden dhe duke mos e nderruar pronesine. Tahiri e dinte qe nuk nderronte dot pronesine e makines kujtdo personi t’ia shiste pasi me vendim gjykate nuk bente dot tjetersim pasurie per sa kohe ishte ne gjyq me kalamojt e saliut. Ath cdo shqiptar sado debil te jete kur shet nje makine gjeja e pare qe ben eshte qe heq emrin e tij nga pronesia e mjetit pasi llogarisin qe ne rastin me banal ai qe e bleu mund te aksidentoje njeri dhe mjeti figuron akoma ne emrin e shitesit e te fut ne belara, jo me Ministri i Rendit me postin dhe poziten qe ka e di fare mire qe makine qe shet ai duke qene nen pronesine e Ministrit te Rendit mbart me vete privilegje per kedo qe eshte brenda saj, pra Ministri ose nuk duhet ta shiste makinen ose duhej te kontrollonte mire se kujt po ia shiste makinen dhe ketu tani lindin disa pyetje. Sipas deklarateve te Tahirit ai nuk e dinte se kush ishin kushot (personat qe po e blinin makinen) dhe me cfare merreshin e a kishin apo jo probleme me ligjin pasi askush qe shet e ble nuk pyet se ca probleme ka me ligjin bleresi pasi normalisht as nuk ka pse ti interesoje, deri ketu ok. Por ne rastin e ish-Ministrit te Rendit Tahiri ceshtja ndryshon paksa nga nje shit-blerje normale pasi ne kete rast mjeti u shit por pronesia nuk u nderrua duke shfrytezuar nje hapesire ligjore. Ne kete rast shitesi i cili ishte Minister Rendi, deputet, personalitet politik duhet te interesohet se kush eshte ky qe po e ble, per me teper qe Tahiri ishte minister rendi ne konflikt me krimin dhe qe duhej te tregohej i kujdesshem me ke hynte ne pazare. Por ai thote qe neglizhoi, gje qe eshte shume pak e besueshme edhe nga nje kalama po ti tregosh historine. Une them qe ai kushot e tij i njihte shume mire por ta zeme se nuk i njihte, ath nuk i njihte deri ne momentin kur komisar zagani ia tha hapur shqetesimet per banden e habilajve dhe e tregoi minsitrin me gisht si personazh qe favorizonte habilajt. Ath deri perpara ketij momenti le te themi qe Tahiri ishte lene ne erresire per trafikun e habilajve e nuk dinte gje, po pas denoncimit te zaganit perse nuk nderrmori asnje veprim kunder habilajve, thjesht edhe per kuriozitet per te pare ore ja fut kot ky zagani apo keta vertete merren me droge se une ju kam shitur dhe makinen ketyre, makine e cila eshte akoma ne emrin tim, nuk i mendoi keto tahiri fare? Nderkohe qe prokuroria Italiane i kishte vene nene pergjim policia dhe ministri i saj i rendit shoku Tahiri nuk luajti as gishtin per ti hetuar, pergjuar dhe ndaluar. Dhe kjo me habilajt e rendon tahirin pasi me keta ka lidhje biznesi dhe gjaku, por sa e sa banda te tjera kane e bere e bejne te njejten pune nen hunden e tahirit e tani te xhafes. 4 vjet shqiperia nuk ishte as blu as mavi por e gjelber, Green Albania dhe askush nga qeveria, pushteti lokal, policia, shiku nuk shikonte asgje. Justifikimi i Tahirit se nuk i njihte e nuk dinte se nuk shikonte e nuk degjonte nuk pi uje pasi ne rastin me te mire per Tahirin vlen shprehja qe ne nje proces gjyqesor injoranca apo padija nuk vlejne si justifikim ne rastin me te keq tahiri ka qene ne dijeni dhe i ka toleruar me ndergjegje. Dhe pas tahirit vjen Rama pas as ai nuk eshte aq i kulluar, mire tahiri nuk luajti gishtin pas akuzave te zaganit po kryeministri nuk u be pak kurioz per ngjarjen, ta pyeste tahirin ore vertete i ke shitur makine ketyre? ore vertete merren me droge habilajt? ore vertete ke lidhje gjaku me ta? ore po sikur ti hetosh pak ata habilajt e te sigurohemi qe neser mos na dalin zera jo keshtu po ashtu. Po sic e tha the vete Rama ai nuk i nderhyri ne asnje moment tahirit, dmth tahiri i jepte llogari vetem zotit per punen si minister se KM i kishte dhene carta bianca. Askush nuk e ha qe Rama, ai qe ne bashkine e tiranes monitoronte edhe sa here shkojne femrat nderrojne linesat ne banjo i paska lene dore te lire Tahirit te beje shesh dhe pershesh ne ministrine e rendit. Nuk ka njeri ti haje keto justifikime qe as ne klase te pare nuk i perdorin me. Duan t’ia hedhin lumit duke e paraqitur Tahirin si debil dhe Ramen si babaxhan….
MERO ! ESHTE SULMI I FUNDIT FRONTAL NDAJ REFORMAVE NE PERGJITHESI DHE ASAJ NE DREJTESI NE VECANTI . VITINGU , PO VJEN VITINGU . U KA HYRE LEPURI NE BARK . E PE KU SHKOJ ME SHKRIMIN E TIJ GJAKMERKAJ . DOLI SI ME 97 KONCEPTI VERI JUG . DHE E MBAN VETEN PER ANALIST SA SHUME PLEHRAVE U BENI VEND NE MEDJA . JANE PISLLEQET E RADHES KETO MERO.
Ne perendim politikat ekstremiste ,panvaresisht se kane nje mbeshtetje te konsederushme,
nuk perfiillen pothuajse fare ne medjat serioze,
cudi,ku akoma ne shqiperi reklamohen kaq shume.Akoma me te mbaruarit mereni.
Po te ndjekesh brumbullin dihet ku perfundon.
E c’rendesi ka c’fare mendon LIDERI?
Shkurte pune trapi ose trap mafios politik debil
Shume mire.Berishen e ka zene tartakuti se po vjen ora e gjykimit dhe ai nuk po gjen dot vrime ku te futet.
Une jetoj ne Itali. Eshte e vertete ajo qe thote Berisha. Ketu e blen drejtesine, por jo aq lire sa ne Shqiperi. Prandaj jane te paket ata qe e blejne , sepse kushton. Berlusconi eshte nje nder ta.
Mender Sali Karaxhici jo se nuk i di se si funksionojne drejtesite ne vendet perendimore, por ate qe di me mire eshte te shpif per cdo gje, por edhe duke ditur mentalitetin e shqiptareve qe i besojne kollaj cdo shpifjeje te gjithkujt , sepse truri i tyre ka shume pak gb nga hallet e pandara dhe ne lufte per mbijetese !%
Mero leshi. Per 8 vjet ne pushtet PD fajin e kishte saliu. Kater vjet ne pushtet PS prape sipas jush e ka Saliu. Ju jeni me keq se politikanet e felliqur.
Kot fare.Po kot fare ama.Meqe Berisha shan Italine ,dhitjani Sales kushurinj socialist.Cojeni Sajmirin ne itali ,hiqjani kopilin Edit dhe lerjani Italise ne dere.
Qe nga shkrimet e Meros (na ishte njehere),kupton qe per kushirinjte socialiste ,po vine dite te zeza.
Shyqyr Mero qe mbrojte drejtesine italiane ,se me kete shqiptare ke mbaruar pune !
Te lutemi ,bej nje shkrim per shoferin Saimir sesi fitonte 5 milion ne muaj dhe 20 milion nuk i dilnin per fushaten elektorale per tu zgjedhur kryetar fisi.
Pastaj shpjegoj kushurinjve socialist sesi Saliu manipuloi zgjedhjet e fisit te shoferit.
ju komentues detari dhe ylli qe keni shkrujt naten tu u gdhi dita e sotme je I njejti person,
duhet te jesh ndonje roje gjekundi si puna me e zakonshme e burrave te “forte” jo biznesmene.
Se kaq merak te komentosh naten kur dihet qe dhe truri nuk punon me kapacitet te plote ne keto ore,me vjen shume cudi
suksese te metejshmene komentimet e ardhshme o truri I kombit.
Truri i kombit e sigurte qe nuk jam.Loqja e Sajmirit e sigurt qe je ! Une jam Ylli e askush tjeter.Nuk kam trashegim nga social komunizmi pseudonim o shoku Tarrasi Sui.
Z.mero
Nuk i hek asnje presje cka ke nenvizuar per berishen por ketu flitet per tahirin jo per berishen pra ps ka pese vjet ne pushtet asgje beri per gjemat e pd-s ne qeverisjen 8 vjecare
Per mendimin tim tahiri nuk mbrohet me, kete e thone lvizjet rames ndaj tij
Te gjithe dime qe prokuroria eshte vegel e pd-s ajo qe me frikson eshte qe kta tre muskutieret duke hapur ceshtjen tahiri nje muaj para vetingut shpresojne te kualifikohen meqe kane ne dore nje ceshtje ministri dhe te vazhdojne te bejne kalin e trojes per pd-n ne organet e reja
Nuk ka kuptim per nje prokurator qe 5 vjet fle gjume dhe disa dite para se te flaket jashte zgjohet e kerkon arrestimin e tahirit
edhe qorrat e shohin si levizje politike
Jo ITALIA,por gjithe EVROPA eshte nje bordello e korruptuar deri ne palce,e mbushur me burokrate dhe zorraxhijn te gatshem te blihen dhe shiten kurdohere.