Të dashurohesh me “viktimat” e tua

18 Tetor 2017, 20:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita nuk mund të mos mblidhej sot për çfarë ka ndodhur. Edhe gjuha e saj e ashpër kundër kryeministrit nuk është teprim. Çdo opozitë do ta bënte në vend të saj këtë gjë.

Por një gjë nuk do ta bënte simbolikisht asnjë idiot. Të thërriste viktimat e luftës së saj politike dhe trofetë e fitoreve të veta, si të barabartë në krye të vendit.

Njeriu që i dha tonin tryezës opozitare quhet Koço Kokëdhima. Nuk ka ndonjë rëndësi pse ai ka qenë mik i Edi Ramës. Miqësitë shkojnë e vijnë dhe njeriu ka të drejtë t’i ndryshojë ato. Por ai është trofeu i vetëm i betejës politiko- ligjore të opozitës së Lulzim Bashës kundër qeverisë së Edi Ramës, mandatin e kaluar.

Nga ana tjetër, ajo që nuk ka ndryshuar akoma tek Koço Kokëdhima, është aksioni i tij i vetëm politik në historinë e këtij vendi, për kanabizimin e Shqipërisë.

Ai nuk është vetëm ideatori i liberalizimit të kanabisit, por është një iniciator me vepra konkrete në këtë drejtim. Ai ka bërë lobing publik dhe politik për këtë çështje, ka bërë takime në popull, ka takuar viktima të kanabisit dhe e ka kthyer atë në “kalë beteje”.

Për shkak të afërsisë së tij të madhe me Edi Ramën në vitin 2015, beteja e tij për liberalizimin e kanabisit, u muar dhe si një sinjal që Edi Rama kishte mbyllur një sy për atë që po ndodhte.

Më pas Kokëdhima u prish me Edi Ramën, për shkak se Rama i hapi rrugë aksionit opozitar, për ta çuar Kokëdhimën para Gjykatës Kushtetuese.

Nën paranojën se ai e shiti mandatin e tij në Gjykatë Kushtetuese nga presioni i ambasadorëve të Perëndimit, Kokëdhima u prish me Edi Ramën dhe ju bashkua disa nismave, përfshi dhe LSI, për të bllokuar dhe rrëzuar qeverinë Rama.

Pavarësishtë pozicionit të ri,  ai kurrë nuk ka bërë qoftë dhe një deklaratë për të tërhequr platformën e tij të “Zgjidhjes” së çështjes së kanabisit, përmes liberalizimit të tij.

Ai vazhdon të mbetet politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri, që e ka këtë objektiv të jetës së tij politike.

Duke e u ulur sot në krye të vendit në tryezën e opozitës, Lulzim Basha vetëm sa ka bërë qesharake një çështje serioze të opozitës, siç është beteja kundër qeverisë për këtë çështje.

Shqipëria ka nevojë të japë prova serioze për shkëputje të fortë dhe të qartë nga historia e drogës dhe bandave që kanë lidhje me politikën, nga Shkodra, Elbasani, Vlora e Saranda.

Por mes atyre ndaj të cilëve duhet të distancohet politika shqiptare, Koço Kokëdhima është në krye të listës. Ai jo vetëm që duhet të izolohet politikisht, por ndaj tij duhet të procedohet dhe penalisht, pasi ka bërë presion publik për të lejuar kanabizimin e vendit.

Duke vendosur atë në krye të vendit në tryezën opozitare, Lulzim Basha banalizon tërësisht energjitë opozitare. Dhe ajo që është më e keqja, kam frikë se e bën nga kureshtja, përse Edi Rama e mbante afër atë njeri. Me siguri mendon se ka zbuluar një talent dhe në këtë pikë ka nevojë të flasë më gjatë me Berishën.

Kurioziteti i tij për rivalin dhe ish- mikun e tij, e bën atë sot një lider qesharak opozitar, që në vend që ta paraqesë Kokëdhimën si një trofe të betejës së tij kundër Ramës, po na  e nxjerr si një hero kundër Ramës.

Me këtë logjikë i bie që nëse Saimir Tahiri dorëhiqet dhe përballet me drejtësinë, duke e fituar betejën, dhe për këtë shkak të mërzitet me Edi Ramën dhe PS, Basha ta ftojë dhe atë në tryeza opozitare. Dhe kështu të vazhdojë pa fund, duke marrë viktimat e luftës së tij politike si heronj, në pritje për të marrë në “sini” kokën e Edi Ramës.

Koço Kokëdhimën nuk e çoi Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese, por opozita. Ai ka humbur mandatin prej Lulzim Bashës. Nga një dorë ia kemi dhënë të gjithë, por Bashën vumë para me dosje në duar. Tani nëse Lulzim Basha nuk di të mbrojë as sukseset e veta, nuk ka pse ja jep meritat Edi Ramës. Se megjithë dhimbjen që ka ai,  vetë, Edi Ramës i bëhet nder ta quajë Kokëdhimën viktimë të tij. Dhe këtë dhuratë vetëm një kryeopozitar si Lulzim Basha mund t’ia bëjë. Ai që mendon se çdo gjë që flak Edi Rama, duhet shijuar.

18 komente në “Të dashurohesh me “viktimat” e tua”

  1. Sadija says:

    E ke qare Mero.

    1. Amy says:

      Basha vodhi parate e rruges shume milona eura, dhe beri dermen me parate e bashkise ne 4 vite, ky njeri pa cipe ben te fortin tani kunder krimit dhe krimineleve, po ketij cfare emri te vesh= kryekriminel, Ky njeri bashke me kryemadhin duan pushtet, nuk ju behet vone per Tahirin, ata duan koken e Edi Rames, ai vend ju intereson, por Edi eshte K/min i zgjedhur me shumice absolute, dhe kjo monike qe deri dje ka vjedhur dhe ka blere vota bashke me kriminel dhe hajdut bashen nuk mund te pelqehen per te marr vota dhe pushtet, le te lehin sa te munden, Edi ka te drejten me vete, dhe e drejta do fitoj,
      Tahiri shkoi ne Prokurori dhe eshte i hapur per hetime, po Basha pse nuk shkon kur e therrasin, aq me keq Berisha ai kurre nuk ka shkuar megjithese eshte i implikuar ne shume krime. Ne nuk jemi budallenj, e shikojme se cfare qellime kjo kaste krimile ka, por do ti dale bllof si gjithmone.

      1. Edkari says:

        Koço Kokedhima ke Saliu
        si
        Mero Baze ke Edvini.
        sepse
        shoh Koçon dhe Meron
        qe lepijne çfare thane
        dikur.

  2. Tajari says:

    Mero trimi,
    Fjalia e fundit eshte briliante ??????
    Të lumte.
    Tung

  3. Ylli says:

    Te dashurohesh me legenllikun.Me ne fund o Mero Baze u bere legen.Qe nga gjyqi per djalin e Edit ,ne te cilin vihej ne diskutim atesia ,SIPAS AFTESISE TENDE ZBULUESE ,qe Edi akuzonte Kristaqin,e deri te justifikimi i marrjes peng te Edit nga Qelbesirat e Shqiperise ,nga trafikantet e droges ,ajo qe nuk.vihet ne dyshim eshte legenlliku i karagjozeve te majte.
    Perfumdimisht ky vend mori fund.Lexoj shkrimin tend dhe me vjen turp per burrin legen Mero Bsze.

  4. Albi_I says:

    Po ik ore debil se te ka ngel ora te Koco ngaqe duhej gjetur dikush per tu goditur qe te mos i ngelte faji Saimirit dhe Edit. Te mblidhen te gjithe qelbesirat, ashtu sic u be per te hequr Berishen, po qe te heqin monstren e rradhes qe i ka zene deren Shqiperise.

  5. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Me nje fjale Luli ka qejf te kullose atje ku Rama ka lene bajgat o Mero.

  6. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Mero degjo. Gjullurdine e tahirit e ka bere shiku I vesho ajazit dhe jo italianet dhe ja kane dhene italianeve per te mos rene ne sy.
    Saliu me vesho ajazin, qe sipas saliut eshte transvestite, pergjojne socialistet dhe aty ku ngelin, ngelin.
    Ky tahiri eshte treguar mendjelehte qe eshte perzjere.
    Pse them une qe eshte vesho ajazi? Sepse saliu dhe basha ka kohe qe e thone qe do ta plasin b……. Omben. Me nje miljon perqind eshte veshua ne bashkepunim me kte policin malok qe doli te fevziu. Gjera te kombinuara. Shiku punon per salen jo shtetin.
    Megjithate sajmiri I ka dhene materiale sa te duash3.

    1. Albi_I says:

      Dmth Vishua paska bere publike pislliqet e Sajmes. Ku eshte problemi ketu?

  7. Vjosani says:

    Hahahah, shkrim fantastik…Sidomos mbyllja: “Ai (Luli) qe cdo gje qe flak Edi Rama, duhet shijuar”

  8. mirel says:

    Mero kerkon lincimin e Kocos pse ka lobuar per legalizimin e kanabisit.
    Gjeja me civile ne bote eshte te lobosh per dicka qe secili e beson si pozitive.
    Eshte gjithe bota perparimtare sot qe lobon per te.
    Por Mero kerkon ti lidhi fihet e pushtetit ne menyren Duerte. Vrit kedo perdorues. Nje diktature e vogek ne Shqiperi per interes te Meros dhe Ramutit do i shkonte per shtat situates. Nje gansterizem tip fashisti i ideuar ne gazetarine e turpshme te qeverise shqiptare qe te drejten e fjales se lire e sugjeron ta dhunoje nepermjet asaj qe duhet te percojr fjalen e lire: median.
    Ne Amerike ka shtete conservatore qe jane kunder legalizimit , dhe keto jane te dominuara nga lobuesit e industrise farmaceutike dhe sigurimeve shendetesore. E gjithe klasa perparimtare liberale lobon pro hashashit.
    I kujtoj Metos dhe nje gazetar qe ai e boton ndonjehere, Fared Zakaria. Ai eshte gazetar investigativ dhe per kete problem flet dhe lobon hapur duke dhene dhe eksperiencat pozitive boterore te perdorimit te hashashit ne kurim semundjesh qe nga mengjitet, artritet deri dhe te kanceret.
    Gjithe thirrjet per raprezalje ndaj Kocos vetem pse ka kerkuar legalizim nuk i ka ndermarre as krahu me radikal kundershtues ne Amerike. Vetem thirrjet e diktatoreve kane tone te tilla.
    Mero i bem ftese publike rikthimit te diktatures fashiste te ciles ai i sherbeu me Berishen.
    Nuk mund te imagjinosh thirrje me kriminale kunder fjales se lire sesa kjo qe ben Mero sot.
    Te arrestish dike vetem pse shpreh mendimin e tij si duhet te behet me mire kjo eshte cmenduri dhe tregon kthetrat e monstres fashisto diktatoriale qe jane rritur perreth sundimit te Ramiut.
    Te ishte se Koco Kokedhima provohej fajtor per kontrabande, sic akuzohet sot Tahiri, atehere po kemi te bejme me thirrje per drejtesi..por qe vendimet ti marri Merua nepermjet gazetes per lincim publik te qytetareve te ketij vendi vetem pse shprehen atehere ky eshte krim publik.
    Dihet qe Ramuti e perdor Meron per te kurdisur opinionin publik. Per ta ndersyer ate kunder armikut Koco.. Funksionoi magjishem me Harri Lenen..por qe cudi funksionon me heshtje te plote per HECet mbi Vjose.
    Kjo eshte strategjia kriminale e aleances Mero-Rama. Opinioni do manipulohet vetem per ato qe ve gishtin kryeministri. Per te tjerat heshtje e plote.
    Mero tashme e ka permbushur portretin e tij prej sherbetori kastash. Kur mori persiper te bente propagande Berishiane, patjeter qe do jete i gatshem te bej dhe propagande Ramiste.
    Cdo gje qe i leverdis te rrije ne maje te biznesit.
    Por kjo thirrje e fundit per Lincim te Kocos i ka tejkaluar limitet e fuqise se fjales se Meris. Ajo eshte kercenim i drejteperdrejte i fhales se lire te shtetit demokratik.
    Eshte sinjali i pare i dukshem i fashizmit

  9. wow says:

    Hej cpo na shikojne syte, dhe ate qe ne enderr nuk mund ta imagjinomin, koco koqedhima ne alence me bashen. Jo, no one e beson kete, por sheqyer qe nuk paska qene Kaci i zi the kreshnik spahiu se perndryshe bota do te permbysej ne moment.

  10. rumpallhana e ripjelljes says:

    Dakort me ato qe shkruan per Kocon opoziten popullin, malet, fushat, lumenjte, henen, yjet etj por ka nje gje qe ne kete vend qesharak te gjitha keto jane periferike per momentin. Ky vend prodhon qesharak ne cdo fushe por me qesharaket jane ata te mediave qe vazhdojne ketu e 5-se vjet qe e keqja e ketij vendi nuk jane ata qe qeverisin keq dhe po i bejne gjemen ketij vendi por ata qe bejne opozite dhe qe thone pese te verteta. Mero ky vend eshte bere per suksese ne jete ndersa ti ngele duke i rene gajdes. Bjeri gajdes o gajdexhi ti bashke me armaten e liderit global

  11. Eda says:

    VAzhdo me kete ritem Mero se vetem nje lexues do te kesh per gazeten tende ne fund te ketij viti…dhe ai do jesh po ti….ku shkoi Merua opozitar qe denonconte fort krimet dhe korrupisionin e qeverise se meparshme? Tani mundohet vec te justifikoje qeverine dhe merret me opozitaret qe jane dhe keta te tere per vepra penale ne burg…gazetari servile dhe e peshtire! Zhgenjim total!

  12. kleptofagos says:

    Qe Koco ka shume gjynahe, kjo nuk vihet ne diskutim. Por te reklamosh fushaten e tij per kanabizimin si krim kombetar, ne mos eshte mashtrim per te fshehur pergjegjesite e Rames, eshte te pakten naivitet. Kocoja e ka deklaruar haptazi idene e tij per legalizimin e hashashit, madje nuk eshte terhequr deri me sot. As nuk mund te akuzohet per krim ne lidhje me kete ceshtje. Bemat kriminale te Kokedhimes jane te tjera, qe jane bere ne prapaskene, me vjedhjen e pasurise kombetare, ndertimet e paligjshme, abuzimet dhe mashtrimet me pushtetin, etj. per te cilat jo vetem qe Rama ka dijeni, por e ka mbeshtetur dhe perkrahur mikun apo ortakun e tij te vjeter duke mosperfillur opinionin publik dhe ate te partise se tij. Sa per tryezen “opozitare” te organizuar nga Basha, nuk eshte hera e pare qe shohim Plehrat e Shqiperise te mblidhen dhe te bashkohen, per “te pastruar” vendin. Ne te tilla “evente” politike ka marre pjese dhe Rama (shpesh here) dhe nuk duhet te cuditemi kur “per hir te stabilitetit dhe interesave te vendit”, te mblidhen prape sipas nevojes e sipas interesave te tyre personale dhe te pushtetit.

    1. mirel says:

      Shume dakort jam.me ty. Koco te denohet per bemat e tjera, po lobimi nuk eshte krim. Bile as nuk eshte i parashikuar ne ligj si krim.
      Te denosh ate qe lobon ne vend te atij qe ben kontrabanden kjo eshte hapur abuzim pushteti dhe favorizim krimi.
      Gishti eshte drejtuar nga shteti, po keta thone pune e madhe si puna e Tom Doshit..
      Jemi mesuar thone qe njerezia lehin dhe asgje sna bejne dot.
      Prandaj krimi Shteteror do vazhdoje duke leshuar legenat si Mero te ndryshojne objektin e zemerimit te popullit qe leh kot pastaj kunder Kocos..jo se Koco eshte ndonje burre me i mire..por ka qene vete Mero vite me kur na e shiste Kocon si modelin e njeriut te suksesshem.

  13. TNT says:

    Ne rast se shkrimeve te tua do u hiqej paragrafi fundit dhe publikoheshin te gjitha bashke , do ishte nje perle, ashtu siç thote shpesh New York Times ; Best seller book. Je i modh shume dhe me e bukura qe Ke eshte se humorin tend katunaret nuk e kuptojne?

  14. zi says:

    Krimet e klasit te pare dashurohen me viktimat e tyre, te semuret psiqike.
    S’me intereson fare ideja makabre e te dashuruarit psiqik,
    apo makabret, ide te sajuara per hicmozgje.
    Ne vendin e krimit do te ktheheni te gjithe dhe do te paguani,
    cdo njeri sipas dashurise qe u njgjall viktima juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje